Balla reagon ndaj Athinës: Narta është tokë shqiptare, autoktone
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Dr...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Dr...
?La Repubblica?
Synimi ynë është ta ?sprapsim Putinin? nga Ukraina. Presidenti i Këshillit Evropian Sharl Mishel ka ?angazhuar? të gjithë Evropën: Bashkimi Evropian synon fitoren e Ukrainës. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrel, thotë se Evropa nuk mund ta ndalojë dot
ndihmën ndaj Kievit. Në fakt, fluksi i dërgimit të armëve ?do të rritet?, por pa u bërë ?bashkëluftëtarë në këtë konflikt?. Edhe pse nuk ka ende një marrëveshje nëse sanksionet e reja do të përfshijnë embargon ndaj naftës dhe gazit rus.
Kanë kaluar 2 muaj që nga fillimi i luftës. Kush mendoni se do ta fitojë?
Për momentin ajo që dimë, është se ka dështuar përpjekja e parë e Rusisë. Rusët donin të pushtonin Kievin shpejt, duke e sulmuar Ukrainën nga deti dhe kufiri me Bjellorusinë.
Dhe dështuan. Unë kam parë togje të shumta tankesh ruse të shkatërruara. Ndaj rusët u detyruan të tërhiqen nga Kievi, për t?i përqendruar të gjitha përpjekjet e tyre në Donbas.
Për momentin rusët kanë humbur.
Por kjo vetëm për momentin. Presidenti i Këshillit Evropian Mishel është shprehur:?Ne duam që të fitojë Ukraina?. A ekziston rreziku për t?u bërë bashkë-luftëtarë në këtë luftë?
Ne mbështesim njërën palë por pa u bërë një palë ndërluftuese. Ky është një ekuilibër delikat. Unë i kuptoj fjalët e Mishel. Ndihma jonë ushtarake ndaj Ukrainës do të vazhdojë dhe do të rritet. Dërgesat e armëve do të vazhdojnë. Mishel flet në emër të Bashkimit Evropian.
Gjermania dhe qeveria Sholc është akuzuar për sabotimin e kundërpërgjigjes ndaj Rusisë. Madje edhe në ndihmat në armë. Çfarë prisni nga Berlini?
Është gjithmonë e vështirë të arrihet një konsensus i caktuar. Këtë herë ndodhi më shpejt sesa në të kaluarën. Ne kemi vendosur ta përdorim buxhetin tonë për të financuar armatimin e Ukrainës. Tani të gjitha vendet anëtare po e furnizojnë Kievin. Unë kam biseduar me ministrin gjerman të mbrojtjes, dhe ai më siguroi se po e furnizojnë Ukrainën me armë sa më shpejt të jetë e mundur.
Cili është synimi i BE-së? Tërheqja e Rusisë? Dhe a do të jetë ende e mundur të negociohet me Putinin në të ardhmen?
Të gjitha luftërat kanë përfunduar me negociata ose dorëzim. Por edhe dorëzimi duhet të negociohet. Qëllimi ynë është ta pengojmë Moskën që të marrë gjithë kontrollin e Ukrainës, që të pushtojë kryeqytetin Kiev, të ndryshojë qeverinë, të imponojë dominimin e saj, dhe ta shtyjmë agresorin drejt kufijve të tij.
Ne duam që ukrainasit të jenë në gjendje të mbrojnë veten e tyre. Dhe ne do të donim që të ulemi në tryezën e bisedimeve. Por ajo që Putin i tha kancelarit austriak është shumë e qartë: ai nuk do ta ndalë luftën që ka nisur. Atëherë duhet ta ndihmojmë Ukrainën me çdo mjet që kemi në dispozicion. E çfarë mund të bëjmë tjetër?
Ndihma edhe për të rikthyer Krimenë?
?Unë nuk e di se cili është synimi i Putinit. Por kur disa njerëz të mirë dhe me zemër të madhe, më thonë se Ukrainës nuk duhet t?i jepen armë pasi kjo do ta zgjasë luftën unë u them: Në rregull, po pastaj? Nuk ju intereson sesi ndalet kjo luftë? Ose kjo pyetje merr përgjigje ose është një retorikë e pastër.
Kjo do të përsëriste frazën:Lufta ose fitohet ose humbet në fushën e betejës?
Putini nuk do negociata. Të dielën thirra një takim të udhëheqësve ushtarakë. Por nëse më thonë se do të ngrihet tryeza e bisedimeve, unë jam gati që nesër. Por të arritur paqen, në tavolinë duhen 2 palët. Ashtu si në një Tango.
Me këtë krizë, Evropa po tregohet më shumë apo më pak e pavarur? Pa SHBA nuk është e mundur të bëhet shumë. Edhe për armatimet…
Autonomia është një koncept më i gjerë. S?ka të bëjë vetëm me autonominë ushtarake. Në shumë mënyra ne kemi një deficit, ku më i rëndësishmi është në sektorin energjitik. Ne varemi në mënyrë thelbësore nga vendet me të cilat kemi sot marrëdhënie shumë të këqija.
A duhet ta kishim kuptuar më herët këtë?
Kjo është e vërtetë. Kur Krimea u pushtua nga Putini, ne duhet të kishim reaguar. Aspekti i dytë ka të bëjë me aftësinë ushtarake. Të gjitha vendet po kontrollojnë arsenalet e tyre ushtarake. Për ne kjo luftë është një testi i mirë.
Në pritje të autonomisë energjetike, ju do të miratoni sanksione të reja për naftën dhe gazin. Kur? Javën tjetër? Pas 2 javësh? Muajin tjetër?
Nuk mund të themi një datë të saktë. Vendimi është në dorën e qeverive. Komisioni nuk ka kapacitet për të paraqitur propozime. Për momentin nuk ka asnjë marrëveshje. Gjermania do të anulojë deri në fund të këtij viti të gjitha blerjet e naftës nga Rusia. Por zgjedhja është e saja.
Po në lidhje me gazin?
Gazi është një aspekt tjetër. Ai nuk përdoret vetëm për t?u ngrohur. Ai përdoret për të prodhuar plastikë. Pa gaz ndërpritet puna në shumë sektorë industrialë. Megjithatë, mund t?ju them se sasia e gazit të lëngshëm po bëhet më e madhe se ajo e gazit rus.
Po sanksionet?
Në ditët e ardhshme ato do të rikthehen në tryezën e diskutimeve. Por disa shtete kanë thënë se do të vendosin veton kundër çdo lloj vendimi kolektiv. Nuk ka unanimitet. As për të vendosur një kufi mbi çmimet apo ndonjë taksë.
Por si mund të pritet kjo nyjë? E pamë çfarë bënë rusët në Buça. A duhet të presim që ata të hedhin një bombë bërthamore që të mos vazhdojmë të bëjmë biznes me ta si zakonisht?
Gjërat nuk janë si më parë. Por disa shtete e kanë bërë të qartë se nuk do ta mbështesin asnjëherë një ndalim apo një taksë ndaj gazit rus. Na pëlqen apo jo, kjo është situata. Vende të tjera si Gjermania dhe Italia, po e zëvendësojnë vullnetarisht gazin rus me alternativa të tjera. A do të ishte më mirë, embargo apo taksë? Po, por për momentin nuk ka unanimitet.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga Carl Bildt “Project Syndicate”Ndërsa rezultati i mundshë...
Nga Mary Kissel “The Spectator”Kaosi jashtë SHBA-së që e ka ...
Nga Amy Mackinnon “Foreign Policy”Para pushtimit të Rusisë, ...
Nga Richard FisherGati 500 vjet më parë, hartografi flamand ...
Nga Erminia Voccia “Linkiesta”Tridhjetë vjet pas rrethimit t...
Kaliningrad, vendi ku Rusia mban armë bërthamore është një h...
Nga Ben van der Merwe “New Statesman”Për politikanët që syno...
Nga Gustav Gressel “European Council on Foreign Relations”Më...
Nga Judy Dempsey “Carnegie Europe”Rusia dhe Ukraina janë në ...
Nga Robert Maginnis “Fox News”Gjenerali Mark Millej, kryetar...
Nga Eusebio Ciccotti,“Formiche.net”Për herë të parë mafia po...
Nga Anders Östlund “Center for European Policy Analysis”Për ...
Nga Luca Angelini “Corriere della Sera”“Ushtria ruse është n...
Nga Sergei Guriev “Financial Times”Fakti që Vladimir Putin e...
Nga Vladimir Kara-Murza “Washington Post”Sofia Kalistratova,...
Nga Fareed Zakaria “Washington Post”Reagimi kurajoz dhe i sh...
Nga Michael Chong & Tom Tugendhat “Foreign Policy”Ndërsa bom...
Nga Gregg Jarrett “Fox News”Seriali i famshëm “House of Card...
Nga Frank Ledwidge “The Conversation”Nuk do të ketë marrëves...
Nga Steven Pifer “The Hill”Presidenti ukrainas Volodimir Zel...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...