Kaosi i ri botëror i Xho Bajdenit
Nga Mary Kissel “The Spectator”Kaosi jashtë SHBA-së që e ka ...
Nga Carl Bildt ?Project Syndicate?
Ndërsa rezultati i mundshëm i luftës së Vladimir Putinit kundër Ukrainës mbetet i paqartë, agresioni i Rusisë e ka ndryshuar tashmë në mënyrë domethënëse rendin evropian të sigurisë. Krahasimi i vetëm historik i kohëve moderne, është pushtimi i Polonisë nga Hitleri në shtatorin e vitit 1939.
Të dy rastet kanë të bëjnë me sulme të paprovokuara në shkallë të gjerë ndaj një vendi fqinj, me synim eleminimin e tij nga harta. Hitleri refuzoi të pranonte ekzistencën e një Polonie të pavarur; edhe Putin refuzon të pranojë realitetin e një Ukraine të pavarur.
Pushtimi i Putinit shkaktoi një tronditje të madhe tek qeveritë evropiane. Shumica e udhëheqësve evropianë i kishin minimizuar paralajmërimet e SHBA-së për një sulm të afërt, duke arsyetuar se ndonëse Putin mund të jetë i paparashikueshëm, ai nuk kishte gjasa të ndërmerrte një veprim të tillë kaq të paarsyeshëm.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Çështjet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borel, u prit shumë keq gjatë vizitës së tij të parë në Moskë në fillimin e vitit 2021. E megjithatë shumica e qeverive evropiane vazhdonin të besonin se diplomacia mund të prodhonte një marrëdhënie më të qëndrueshme.
Ky iluzion u shkatërrua më 24 shkurt, që u shndërrua në ?11 shtatorin? e Evropës: Një alarm global dhe gjeopolitik që ka 2 pasoja kryesore.
Së pari, shpenzimet ushtarake do të rriten në të gjithë Evropën. Pas vitesh zvarritje, gati të gjithë anëtarët evropianë të NATO-s janë angazhuar papritur të shpenzojnë të paktën 2 për qind të PBB-së së tyre për mbrojtjen. Ekonomia më e madhe e Evropës, Gjermania, do të shtojë me 0.5 për qind të PBB-së shpenzimet e saj për mbrojtjen vetëm brenda një viti.
Së dyti, aleanca do të forcohet në disa mënyra. Përveç rritjes së pranisë së saj ushtarake në shtetet anëtare që janë në kufi me Rusinë, NATO është gati të pranojë në radhët e saj Finlandën dhe Suedinë. Që të dyja këto vende janë afruar shumë me aleancën që nga aneksimi i Krimesë nga Rusia në vitin 2014 dhe inkursionet e saj në Ukrainën Lindore, por tani ato do të aplikojnë për anëtarësimin zyrtar.
24 shkurti krijoi një situatë krejtësisht të re pasigurie për Finlandën dhe Suedinë. Ai tregoi brenda natës se Rusia drejtohet nga një regjimi që do ta përdorë forcën ushtarake për t?i imponuar Evropës planet e saj perandorake.
Meqë Finlanda luftoi kundër Bashkimit Sovjetik në vitet 1939-1940 dhe ka qenë pjesë e Perandorisë Ruse për një shekull para vitit 1917, pushtimi i Ukrainës i bindi menjëherë liderët e saj që të kërkonin anëtarësimin në NATO.
Marrëveshja e brishtë e Finlandës me Bashkimin Sovjetik, dhe më vonë me Rusinë, ishte një nga arsyet kryesore pse edhe Suedia qëndroi jashtë NATO-s. Pas pranimit të Norvegjisë dhe Danimarkës në aleancë në fundin e viteve 1940, Suedia ndoqi politikën e neutralitetit gjatë Luftës së Ftohtë, e mbështetur nga një ushtri e fortë kombëtare.
Pas shembjes së Bashkimit Sovjetik, Finlanda dhe Suedia u bënë në vitin 1995 anëtare të Bashkimit Evropian, dhe e thelluan gradualisht bashkëpunimin e tyre me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara. Anëtarësimi i plotë në NATO u konsiderua si një opsion i mundshëm në të ardhmen.
Por ndonëse opinioni publik finlandez dhe suedez ishte bërë pak më i hapur ndaj kësaj ideje, shumica ishin ende skeptikë ose kundër. Por 24 shkurti ndryshoi gjithçka. Ndërsa janë ende për t?u kryer disa procese politike të brendshme, tani është praktikisht e sigurt se të dyja vendet do të dorëzojnë aplikimin për anëtarësim përpara samitit të NATO-s që do të mbahet në kryeqytetin spanjoll Madrid në fundin e muajit qershor.
Opinioni publik ka ndryshuar shumë javët e fundit. Në Suedi, të gjitha partitë kryesore politike, përveç ish-partisë komuniste dhe Partisë së Gjelbër gjithnjë e më e dobët, janë tani pro anëtarësimit në NATO. Në Finlandë, të gjitha partitë politike nga e djathta në të majtë kanë sinjalizuar mbështetjen e tyre.
Ne jemi dëshmitarë të një ndryshimi politik, dhe kjo për shkak të delirit perandorak të Putinit. Anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO, do ta ndryshojë arkitekturën evropiane të sigurisë në 2 mënyra të rëndësishme.
Së pari, Evropa Veriore do të fitojë kapacitetin për të koordinuar forca të konsiderueshme të mbrojtjes në të gjithë rajonin. Suedia dhe Finlanda do ta pajisin NATO-n me aftësi të reja të rëndësishme, siç është demonstruar tashmë nga stërvitjet e rregullta të trajnimit të forcave ajrore që ata zhvillojnë me Norvegjinë. Për më tepër, NATO do të ketë një kapacitet më të madh për të kontrolluar Detin Baltik, dhe kësisoj për të mbështetur mbrojtjen e Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë.
Së dyti, anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës do ta shtojë peshën e Evropës brenda NATO-s. Të dyja këto vende janë përkrahëse të zhvillimit të dimensionit të mbrojtjes dhe sigurisë së BE-së, si dhe të forcimit të lidhjeve transatlantike, përfshirë marrëdhëniet e rëndësishme në fushën e sigurisë me Britaninë e Madhe.
Ndërsa NATO do të mbetet garanti kryesor i mbrojtjes territoriale, BE-ja me arsenalin e saj më të gjerë të politikave, do të shndërrohet në një aleancë gjithnjë e më e rëndësishme sigurie, teksa do të thellohet koordinimi midis të dyjave.
Një zhvillim i rëndësishëm që mbetet të shihet është referendumi i 1 qershorit në Danimarkë për të hequr kufizimet mbi pjesëmarrjen e vendit në politikat e sigurisë dhe mbrojtjes së BE-së. Këto kufizime kanë mbetur që nga debatet në fillim të viteve 1990, dhe Danimarka – bashkë me Suedinë – janë angazhuar tashmë të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në nivelin 2 për qind të PBB-së.
Të marra së bashku, këto hapa do ta forcojnë ndjeshëm potencialin e mbrojtjes në të gjithë rajonit nordiko-baltik. Një mbrojtje më e fortë do të mbetet vendimtare për sa kohë që Kremlini mbetet në kursin e tij aktual.
Por evropiano-veriorët duhet të kenë gjithashtu kujdes që të mos e provokojnë Rusinë, e cila ka burime të rëndësishme dhe qendra ekonomike afër Suedisë dhe Finlandës. Shën Petersburgu është qyteti i dytë më i madh i Rusisë dhe një zonë e madhe industriale.
Ndërkohë në Gadishullin Kola ndodhen bazat ruse të nëndetëseve dhe objekteve të tjera ushtarake, si dhe përqendrimi më i madh në botë i armëve bërthamore. Udhëheqësit rusë e përshkruajnë projektin e tyre perandorak si një ?luftë për jetë a vdekje?.
Duke e marrë seriozisht këtë frazë, Finlanda dhe Suedia nuk e shohin më anëtarësimin në NATO si një zgjedhje strategjike. Që nga 24 shkurti ajo është shndërruar në një imperativ ekzistencial.
Shënim:Carl Bildt, Ministër i Jashtëm i Suedisë në vitet 2006-2014, dhe kryeministër gjatë viteve 1991- 1994. Ka qenë i dërguari i posaçëm i BE-së në ish-Jugosllavi, dhe i dërguari i posaçëm i OKB-së në Ballkan,
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga Mary Kissel “The Spectator”Kaosi jashtë SHBA-së që e ka ...
Nga Amy Mackinnon “Foreign Policy”Para pushtimit të Rusisë, ...
Nga Richard FisherGati 500 vjet më parë, hartografi flamand ...
Nga Erminia Voccia “Linkiesta”Tridhjetë vjet pas rrethimit t...
Kaliningrad, vendi ku Rusia mban armë bërthamore është një h...
Nga Ben van der Merwe “New Statesman”Për politikanët që syno...
Nga Gustav Gressel “European Council on Foreign Relations”Më...
Nga Judy Dempsey “Carnegie Europe”Rusia dhe Ukraina janë në ...
Nga Robert Maginnis “Fox News”Gjenerali Mark Millej, kryetar...
Nga Eusebio Ciccotti,“Formiche.net”Për herë të parë mafia po...
Nga Anders Östlund “Center for European Policy Analysis”Për ...
Nga Luca Angelini “Corriere della Sera”“Ushtria ruse është n...
Nga Sergei Guriev “Financial Times”Fakti që Vladimir Putin e...
Nga Vladimir Kara-Murza “Washington Post”Sofia Kalistratova,...
Nga Fareed Zakaria “Washington Post”Reagimi kurajoz dhe i sh...
Nga Michael Chong & Tom Tugendhat “Foreign Policy”Ndërsa bom...
Nga Gregg Jarrett “Fox News”Seriali i famshëm “House of Card...
Nga Frank Ledwidge “The Conversation”Nuk do të ketë marrëves...
Nga Steven Pifer “The Hill”Presidenti ukrainas Volodimir Zel...
Nga Pierre Haski “InternazionaleNë Ukrainë po ndodh një përs...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...