"Një çoban e denoncoi"/ Si ra policia e Korçës në gjurmët e autorit të vrasjes së efektivit
Gazetarja Glidona Daci, në një lidhje me emisionin Opinion...
Gazetarja Glidona Daci, në një lidhje me emisionin Opinion...
Nga Dalibor Rohac ?Spectator?
?Në rast se nuk ju pëlqen mënyra se si është shtruar tavolina, atëherë kthejeni atë nga ana tjetër!?- thotë Frenk Anderuorld, personazhi makiavelist i luajtur nga aktori Kevin Spejsi në versionin amerikan të ?House of Cards?.
Mjafton vetëm të lexohet gjuha e trupit e Vladimir Putinit në takimin e tij të fundit me Ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu, për të arritur në përfundimin se ?operacioni ushtarak special? i Rusisë në Ukrainë nuk po shkon sipas planit.
Ndërsa ky është një lajm i mirë, diktatori rus mund të jetë duke u përgatitur për të nisur pushtimin e Moldavisë fqinje. Mëngjesin e të martës, dy shpërthime shkatërruan një antenë radiofonike që ritransmetonte stacionet ruse në Transnistria dhe Ukrainë, dhe një ?sulm terrorist? pati në shënjestër një njësi ushtarake pranë kryeqytetit të republikës së vetëshpallur.
Dy incidentet pasuan disa shpërthime të mëhershme, mbrëmjen e të hënës, të konfirmuara nga ?Ministria e Sigurimit të Shtetit? të Transnistrias. Duke pasur parasysh faktin se mosmarrëveshja mbi Transnistrian ka qenë e ngrirë për dekada, dhe që forcat e armatosura të Moldavisë janë thuajse inekzistente, shpjegimi më i qartë për sulmet është se ato janë një ?operacion i rremë rus? që synon të krijojë bazat për një fazë tjetër të përpjekjes së Putinit për rindërtimin e perandorisë ruse.
Rusët kanë hedhur në erë edhe urën e vetme mbi lumin Dniestër në Ukrainë, që lidhte zonën përreth Odesës me pjesën e vogël të territorit të Ukrainës në bregun e Detit të Zi në jug të Moldavisë. Kjo do t?i japë mundësi rusëve të zbarkojnë në Ukrainë, dhe më pas të zhvendosen drejt Transnistrias, ose për të pushtuar Moldavinë, ose për t?i përdorur ato
për një rrethim të ardhshëm të Odesës, një qytet-port shumë i rëndësishëm për Ukrainën.
Pas dështimit spektakolar të ushtrisë ruse për ta nënshtruar me shpejtësi Ukrainën, zgjedhja për të sulmuar një vend tjetër të pavarur në Evropën Lindore, mund të duket si një plan shumë i rrezikshëm.
Por duke pasur parasysh varfërinë e Moldavisë, përmasat e vogla gjeografike, mungesën e një mbrojtjeje efektive, dhe praninë e forcave pro-ruse me ndikim në politikën e vendit – si dhe propagandën e shumë-përhapur ruse – është tërësisht e imagjinueshme që aty të ndodhë një operacion ?i burrave të vegjël me uniforma të gjelbra?, si në Krime në vitin 2014,
që mund të ketë sukses në rrëzimin e presidentes së re pro-perëndimore Maia Sandu dhe shumicës së saj parlamentare të qendrës së djathtë.
Është shumë domethënës fakti që në ditët e para të pushtimit, parashutistët rusë kryen shumë zbarkime përreth Kievit, vetëm për t?u masakruar nga forcat ukrainase. Njësitë e parashutistëve përdoren zakonisht për kontrollin e turmave dhe frikësimin e civilëve – dhe shumë më pak në luftë – gjë që tregon se Kremlini ishte përgatitur për një operacion të ngjashëm me shtypjen e trazirave civile në Kazakistan, në mbështetje të regjimit miqësor ndaj Moskës të Jomart Tokajev.
Fakti që Putin zgjodhi objektivin e gabuar me Ukrainën, nuk do të thotë se i njëjti manual nuk do të funksionojë në Moldavinë kryesisht të pambrojtur. Që nga viti 2014, qeveritë e njëpasnjëshme të Ukrainës, po përgatiteshin për luftën aktuale, duke e parë atë si diçka të pashmangshme.
Ndërkohë politika në Moldavi, ka qenë e ndarë midis një nostalgjie sovjetike, të kompletuar me simbole komuniste dhe ish-aparatçikë, dhe forcave reformiste properëndimore, që kanë pasur një farë suksesi në nxitjen vitet e fundit të reformave të efektshme politike dhe ekonomike.
Por Putin është një në garë me kohën. Rezistenca ukrainase por edhe përgjigja perëndimore, po i shkaktojnë regjimit kosto të rënda politike dhe ekonomike, shumë më tepër se sa çdo gjë që mund të kishte paramenduar Kremlini.
Ka shumë shenja se diktatori rus dëshiron të shpallë fitoren deri në Ditën e Fitores, 9 maj, duke i ofruar Ukrainës një armëpushim, të cilin ai shpreson se fuqitë perëndimore do ta detyrojnë Volodimir Zelenskin që ta pranojë.
Aneksimi i Moldavisë së bashku me rajonin e Besarabisë në Ukrainë, pikërisht në kufirin me Rumaninë, do të ishte për Putinin një fillim i përsosur për përpjekjet e ardhshme për të marrë plotësisht gjithë bregun e Detit të Zi që i përket Ukrainës.
Dhe në dallim nga përfitimet e pakta territoriale në Ukrainë, zakonisht me koston e rrafshimit të qendrave urbane, një pushtim më i ?qartë? i një ish-republike tjetër sovjetike, mund të jetë pikërisht lloji i çmimit simbolik që mund t?i japë Putinit hapësirë manovrimi në arenën ndërkombëtare dhe siguri për regjimin e tij në Rusi.
Ky është një bast i rrezikshëm, por jo absurd. Ta refuzosh këtë si skenar, dhe të mos i japësh Moldavisë një ndihmë ushtarake të minutës së fundit, apo një plan tjetër që mund të rrisë kostot e një sulmi të mundshëm nga ana e rusëve, do të ishte një dështim i tmerrshëm i imagjinatës. Dhe fatkeqësisht nuk do të ishte i pari nga ana e udhëheqësve perëndimorë në frontin lindor.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga Constanze Stelzenmüller “Financial Times”Një luftë e pam...
Nga Jeffrey Sachs “CNN”Ekziston vetëm një përgjigje për luft...
Nga Jed Babbin “American Spectator”Çdo ekspert po bën sot pa...
Nga Lionel Laurent “Bloomberg”Në vitin 2017, Franca e kundër...
“La Repubblica”Synimi ynë është ta “sprapsim Putinin” nga Uk...
Nga Carl Bildt “Project Syndicate”Ndërsa rezultati i mundshë...
Nga Mary Kissel “The Spectator”Kaosi jashtë SHBA-së që e ka ...
Nga Amy Mackinnon “Foreign Policy”Para pushtimit të Rusisë, ...
Nga Richard FisherGati 500 vjet më parë, hartografi flamand ...
Nga Erminia Voccia “Linkiesta”Tridhjetë vjet pas rrethimit t...
Kaliningrad, vendi ku Rusia mban armë bërthamore është një h...
Nga Ben van der Merwe “New Statesman”Për politikanët që syno...
Nga Gustav Gressel “European Council on Foreign Relations”Më...
Nga Judy Dempsey “Carnegie Europe”Rusia dhe Ukraina janë në ...
Nga Robert Maginnis “Fox News”Gjenerali Mark Millej, kryetar...
Nga Eusebio Ciccotti,“Formiche.net”Për herë të parë mafia po...
Nga Anders Östlund “Center for European Policy Analysis”Për ...
Nga Luca Angelini “Corriere della Sera”“Ushtria ruse është n...
Nga Sergei Guriev “Financial Times”Fakti që Vladimir Putin e...
Nga Vladimir Kara-Murza “Washington Post”Sofia Kalistratova,...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...