Trump kërcënon Iranin: Do të godasim urat dhe termocentralet nëse nuk riktheheni në negociata
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Prej kohësh tetë orë gjumë ka qenë rregulli i artë për një pushim të mirë gjatë natës. Por studiuesit nga Kina dhe Mbretëria e Bashkuar thonë tani se njerëzit e moshuar kanë nevojë për më pak gjumë.
Shumica prej nesh e kanë përvetësuar këtë rregull: Një natë e plotë me gjumë do të thotë tetë orë për të rriturit. Por kjo mund të mos jetë më e vërtetë, pasi njerëzit arrijnë një moshë të caktuar.
Një ekip studiuesish nga Universiteti i Kembrixhit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Universiteti Fudan në Kinë zbuluan se shtatë orë gjumë mund të jenë koha ideale e gjumit për njerëzit e moshës së mesme dhe të moshuar.
Në një studim të botuar në revistën “Nature Aging?, studiuesit thanë se shtatë orë gjumë ishin më idealet për shëndetin mendor.
Pjesëmarrësit në studim raportuan sjelljet e tyre të gjumit dhe gjithashtu iu përgjigjën pyetjeve në lidhje me mirëqenien dhe shëndetin e tyre mendor. Ata iu nënshtruan një sërë ushtrimesh që lidheshin me aftësitë konjitive, të cilat testuan shpejtësinë e tyre të përpunimit të informacionit, vëmendjen vizuale, kujtesën dhe aftësitë e zgjidhjes së problemeve. Ata që kishin pasur shtatë orë gjumë të pandërprerë, ia dolën më mirë.
Megjithatë, duhet qartësuar diçka: 94% e pjesëmarrësve ishin të bardhë, kështu që është e paqartë nëse rezultatet janë të vërteta për njerëzit me ngjyrë dhe prejardhje të tjera etnike ose kulturore.
Një faktor tjetër i rëndësishëm është qëndrueshmëria. Rezultatet më të mira u panë tek njerëzit që treguan vetëm pak luhatje në rutinën e tyre të gjumit për periudha të gjata kohore dhe që ishin besnikë të periudhës shtatë-orëshe.
Gjumë i ndërprerë: rrezik për demenca
“Të bësh një gjumë të mirë gjatë natës është e rëndësishme në të gjitha fazat e jetës, por veçanërisht teksa plakemi? – tha Barbara Sahakian, profesore në Universitetin e Kembrixhit dhe bashkëautore e studimit.
Studiuesit thanë se mungesa e gjumit ka të ngjarë të pengojë procesin e trurit për të çliruar veten nga toksinat. Ata gjithashtu thonë se një ndërprerje e gjumit të ngadaltë ose të thellë mund të jetë përgjegjës në përkeqësimin e aftësive konjitive.
Trazimi i gjumit të thellë ndikon në dëmtimin e kujtesës dhe kjo mund të çojë në akumulimin e amiloidit, një proteinë që – nëse nuk funksionon siç duhet – mund të shkaktojë “konfuzion” në tru, pra çon drejt demencës.
Gjumi i pamjaftueshëm ose i tepërt mund të jetë një faktor rreziku për plakjen e trurit.
“Nuk mund të themi përfundimisht se pak gjumë ose shumë gjumë shkakton probleme me aftësitë konjitive? – thotë Jianfeng Feng, studiues i trurit dhe profesor në Universitetin Fudan. “Por arsyet pse njerëzit e moshuar kanë gjumë më të dobët duket të jenë komplekse, të ndikuara nga një kombinim i përbërjes sonë gjenetike dhe strukturës së trurit tonë.”
Kohëzgjatja e gjumit ndikon në strukturën e trurit
Studiuesit analizuan gjithashtu imazhet e trurit dhe të dhënat gjenetike, por ato të dhëna ishin të disponueshme vetëm për më pak se 40.000 pjesëmarrës.
Këto të dhëna treguan se sasia e gjumit mund të lidhet me ndryshimet në strukturën e rajoneve të trurit si hipokampusi, i cili konsiderohet qendra e kujtesës dhe mësimit në tru, dhe korteksi precentral, i cili është përgjegjës për kryerjen e lëvizjeve të vullnetshme.
Meqenëse rreziku i Alzheimerit dhe demencës ? sëmundjet e plakjes që vijnë me dëmtime të aftësive konjitive? është i lidhur me kohëzgjatjen e gjumit, studiuesit thanë se puna e mëtejshme në fushën e shkencës së gjumit është thelbësore.
“Gjetja e mënyrave për të përmirësuar gjumin për njerëzit e moshuar mund të jetë vendimtare për t’i ndihmuar ata të ruajnë shëndetin dhe mirëqenien e mirë mendore dhe të shmangin rënien e aftësive konjitive, veçanërisht për pacientët me çrregullime psikiatrike ” – tha Sahakian./DW
Nicola Davis “The Guardian”Njerëzit që janë shtruar në spita...
Nga Howard Davies “Project Syndicate”Përballë tmerreve të sh...
Nga Vladislav Inozemtsev “The Moscow Times”Sulmi i paprovoku...
“The Economist”Përpara se Vladimir Putin të niste pushtimin ...
Për shekuj me radhë, piramidat e Gizës në Egjipt i kanë habi...
Nga David N.Bossie “Fox News”Siç thotë shprehja e vjetër “pu...
Nga Jim Geraghty “National Riview”Ndërsa po shtohen raportet...
“The Indipendent”Lufta në Ukrainë vazhdon që të përshkallëzo...
Nga John Smith “Spectator”Rusia ka ndalur furnizimet me gaz ...
Pas ndoshta 30 vjetësh, do të vendosim në tryezë një pjatë t...
Rreth vitit 1943, Robert Grejvs shkroi një poezi. Në të, ai ...
Nga Dalibor Rohac “Spectator”“Në rast se nuk ju pëlqen mënyr...
Nga Constanze Stelzenmüller “Financial Times”Një luftë e pam...
Nga Jeffrey Sachs “CNN”Ekziston vetëm një përgjigje për luft...
Nga Jed Babbin “American Spectator”Çdo ekspert po bën sot pa...
Nga Lionel Laurent “Bloomberg”Në vitin 2017, Franca e kundër...
“La Repubblica”Synimi ynë është ta “sprapsim Putinin” nga Uk...
Nga Carl Bildt “Project Syndicate”Ndërsa rezultati i mundshë...
Nga Mary Kissel “The Spectator”Kaosi jashtë SHBA-së që e ka ...
Nga Amy Mackinnon “Foreign Policy”Para pushtimit të Rusisë, ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...