“Këshilli Kombëtar, kozmetikë e Berishës”/ Spaho: PD do e ketë të pamundur të jetë rivale e PS
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Nga Howard Davies ?Project Syndicate?
Përballë tmerreve të shkaktuara nga pushtimi rus i Ukrainës, dhe duke njohur opsionet e kufizuara ushtarake të hapura, qeveritë perëndimore vendosën të përdorin arsenalin e tyre ekonomik dhe financiar. Natyrisht sanksione të tilla janë vendosur edhe më parë ndaj vendeve agresore, me një sukses të ndryshëm, por jo në të njëjtën masë siç po ndodh tani kundër Rusisë.
Këtë herë Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj sekuestruan një pjesë të madhe të rezervave valutore të Bankës Qendrore Ruse, dhe penguan qasjen e disa bankave ruse në sistemin e mesazheve financiare SWIFT për transaksionet ndërkombëtare. Bota ka mësuar një fjalë të re – ?dewifting? – dhe sistemi financiar po përdoret si një armë si kurrë më parë.
Është shumë herët për të vlerësuar ndikimin e sanksioneve kundër Rusisë; dhe nuk ka ende asnjë shenjë të një efekti vendimtar mbi regjimin e presidentit Vladimir Putin apo politikave të tij. Por dëmi afatgjatë mbi ekonominë ruse do të jetë ndoshta i konsiderueshëm.
Njëherazi, pasojat e sanksioneve aktuale të vendosura nga Perëndimi nuk do të kufizohen vetëm në Rusi dhe Bjellorusi, që janë objektivat direktë të tyre. Edhe vende të tjera po pyesin nëse mund ta gjejnë një ditë veten të shkëputur nga sistemi financiar i bazuar te dollari, nëse qeveritë e tyre do ta kapërcejnë vijën e kuqe të përcaktuar nga SHBA-ja.
Politikëbërësit e Arabisë Saudite janë të shqetësuar në këtë aspekt, ndërsa edhe Kina ka qenë për disa kohë në ankth për shkak të cenueshmërisë së saj të madhe ndaj sanksioneve financiare të SHBA-së.
Unë nuk e di nëse ekziston një fjalë në gjuhën kineze që mund t`i përshtatet termit anglez ?deswifting?. Por Zhou Xiaoçuan, ish-guvernatori i Bankës Popullore të Kinës, ka folur për rrezikun që i kanoset Kinës nga sanksionet e SHBA-së, dhe ka mbështetur masat mbrojtëse për të rritur përdorimin e renminbit (monedha zyrtare e Republikës Popullore të Kinës dhe një nga monedhat rezervë në botë), në tregjet globale. Edhe të tjerë kanë ngritur hapur pyetjen nëse ndonjë veprim i Kinës kundër Tajvanit do të sillte vendosjen e sanksioneve të ngjashme nga ana e Perëndimit.
Vitet e fundit, Kina ka ndërmarrë disa hapa për ta zbutur këtë rrezik. Për shembull, ajo ka krijuar sistemin e vet të pagesave ndërbankare ndërkufitare, CIPS, që ka të njëjtin format mesazhesh si SWIFT, për të mundësuar pagesën ndërkombëtare në renminbi midis anëtarëve të këtij sistemi.
CIPS është zgjeruar me shpejtësi, me një pjesëmarrje aktive nga bankat kryesore perëndimore, edhe pse vëllimi i transaksioneve të përpunuara nëpërmjet tij përpara luftës në Ukrainë ishte ende më pak se 1 për qind e vëllimit që ka aktualisht SWIFT-i. Ndërsa kjo normë ka të ngjarë të rritet pasi bankat ruse të shkëputura nga SWIFT do të synojnë të përdorin CIPS-in si alternativë, vëllimet e transaksioneve të tyre do të jenë shumë të vogla për të imponuar ndonjë ndryshim të rëndësishëm.
Megjithëse CIPS nuk e ka kërcënuar seriozisht deri tani hegjemoninë globale të sistemeve perëndimore të pagesave, zhvillimi nga Kina i renminbit dixhital mund të ketë një ndikim më të madh. Shumë banka qendrore po eksplorojnë mundësinë e futjes së një monedhe dixhitale (Suedia, ku paratë e gatshme po zhduken me shpejtësi, është më e avancuar se shumica e vendeve).
Por sa u përket ekonomive më të mëdha, Kina është më përpara nga të gjitha. Dollari bahamian mund të pretendojë se është monedha e parë e bankës qendrore plotësisht dixhitale. Por shumë ekspertë dyshojnë nëse ai do ta rivalizojë seriozisht monedhën e gjelbër.
Bankat Qendrore Perëndimore po lëvizin me kujdes drejt monedhave dixhitale. Sepse ka jo pak probleme teknike që duhen zgjidhur, ashtu si edhe disa shqetësime serioze në lidhje me privatësinë. Qytetarët mund të mos e mirëpresin idenë që banka qendrore mund të monitorojë çdo qindarkë që shpenzojnë.
Por këto konsiderata nuk e shqetësojnë shumë Bankën Qendrore të Kinës. Një raport i fundit i Institucionit Hoover mbi perspektivat e renminbit dixhital, e përshkruan atë si ?një rritje marramendëse të kontrollit autoritar?. Por, nga perspektiva perëndimore, implikimet ndërkombëtare janë më serioze sesa çështjet e kontrollit të brendshëm.
Udhëheqja e Kinës në fushën e monedhave dixhitale, mund të rrisë ndjeshëm përdorimin ndërkufitar të renminbit, ndërsa vendet pjesëmarrëse në nismën e Kinës ?Brezi dhe Rruga? po ?inkurajohen? tani që ta përdorin atë. Një raport i Institutit Hoover, i botuar pak kohë para fillimit të luftës në Ukrainë, argumentonte se aftësia e SHBA-së për të zbatuar sanksione financiare në mënyrë efektive do të zbehej nëse Kina do të arrijë të promovojë, përmes monedhës së saj dixhitale, ?juanizimin? e flukseve të tregtisë globale.
SHBA-ja është shumë përpara në zhvillimin dhe promovimin e kriptomonedhave private. Mekanizma financiarë spekulativë me kosto të larta të transaksionit ofrojnë perspektivën për të ardhura më të larta për spekulatorët e zgjuar. Nga ana tjetër, Kina është lidere në sistemet e lira të pagesave që ulin koston e transaksioneve ndërkufitare për individët dhe bizneset në ekonominë reale. Këtu mund të nxirret një mësim me vlerë.
Sigurisht ?vdekja? e dollarit është parashikuar shumë herë, dhe megjithëse pjesa e monedhës së gjelbër në rezervat globale të këmbimit valutor ka rënë nga 71 për qind në vitin 2000, në pak më pak se 60 për qind sot, aktualisht ka pak shenja të rënies së tij.
Por përdorimi në rritje i sanksioneve financiare si një armë lufte, ka krijuar një nxitje të re për Kinën dhe vendet e tjera, për të eksploruar mënyra se si të minimizohen pasojat negative në rast se vendosen masa të ngjashme ndëshkimore kundër tyre. Pasojat afatgjata për sistemin financiar global mund të jenë shumë të gjera.
Shënim:Howard Davies, ish-president i Shkollës Ekonomike të Londrës dhe ish-zv/guvernator i Bankës së Anglisë.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga Vladislav Inozemtsev “The Moscow Times”Sulmi i paprovoku...
“The Economist”Përpara se Vladimir Putin të niste pushtimin ...
Për shekuj me radhë, piramidat e Gizës në Egjipt i kanë habi...
Nga David N.Bossie “Fox News”Siç thotë shprehja e vjetër “pu...
Nga Jim Geraghty “National Riview”Ndërsa po shtohen raportet...
“The Indipendent”Lufta në Ukrainë vazhdon që të përshkallëzo...
Nga John Smith “Spectator”Rusia ka ndalur furnizimet me gaz ...
Pas ndoshta 30 vjetësh, do të vendosim në tryezë një pjatë t...
Rreth vitit 1943, Robert Grejvs shkroi një poezi. Në të, ai ...
Nga Dalibor Rohac “Spectator”“Në rast se nuk ju pëlqen mënyr...
Nga Constanze Stelzenmüller “Financial Times”Një luftë e pam...
Nga Jeffrey Sachs “CNN”Ekziston vetëm një përgjigje për luft...
Nga Jed Babbin “American Spectator”Çdo ekspert po bën sot pa...
Nga Lionel Laurent “Bloomberg”Në vitin 2017, Franca e kundër...
“La Repubblica”Synimi ynë është ta “sprapsim Putinin” nga Uk...
Nga Carl Bildt “Project Syndicate”Ndërsa rezultati i mundshë...
Nga Mary Kissel “The Spectator”Kaosi jashtë SHBA-së që e ka ...
Nga Amy Mackinnon “Foreign Policy”Para pushtimit të Rusisë, ...
Nga Richard FisherGati 500 vjet më parë, hartografi flamand ...
Nga Erminia Voccia “Linkiesta”Tridhjetë vjet pas rrethimit t...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...