Çfarë është stresi ekstrem i nxehtësisë?/ Brenda fenomenit vdekjeprurës që po përhapet në të gjithë Evropën
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Nga Vladislav Inozemtsev ?The Moscow Times?
Sulmi i paprovokuar ushtarak ndaj Ukrainës dëshmon në mënyrën më brutale të mundshme se Rusia nuk ka qenë kurrë një vend ?normal?, por më shumë një fuqi revizioniste, e fiksuar pas së kaluarës së saj perandorake, dhe e ndjerë e ofenduar në mënyrë paranojake nga ?i gjithë Perëndimi? që gjoja imponoi ?rregullat e tij të lojës” pas fitores në Luftën e Ftohtë.
Në një përpjekje për të frenuar agresorin, fuqitë perëndimore kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe ndaj shumë rusëve, të cilët ose e kanë ndihmuar presidentin Putin në politikat e tij ose kanë përfituar nga regjimi i tij.
Në listën e sanksioneve mund të gjenden ministra dhe deputetë, oligarkë dhe miq personalë të Putinit, komandantë ushtarakë dhe menaxherë të koorporatave shtetërore. Njerëzit mund të bien dakord ose jo se përse disa anëtarë të këtyre grupeve janë vënë nën sanksione, ndërsa të tjerët jo. Por për momentin ekziston një grup i tërë që i ka shmangur krejtësisht sanksionet perëndimore.
Mua më shqetëson jo pak fakti që Perëndimi mbetet i fokusuar te ?propagandistët? e Putinit, njerëz të përfshirë prej kohësh në ?luftërat hibride?, duke prodhuar lajme të rreme dhe duke shpërndarë koncepte pro Kremlinit. Midis tyre janë figura si Vladimir Solovjov, moderatori i një emisioni paranojak në televizionin ?Channel One?; Dimitri Kiseljov, drejtor i agjencisë së lajmeve ?Rossiya Segodnya?; Margarita Simonyan, drejtuese e televizionit ?Russia Today?; Olga Skabejeva, një tjetër figurë televizive pro Kremlinit dhe Maria Zaharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse.
Ndërsa sanksionet u zgjeruan kohët e fundit, ato prekën edhe figurat më pak të rëndësishme të medias si Artjom Sheinin apo Sergei Briljov. Në disa raste janë sekuestruar edhe pasuritë e paluajtshme që u përkasin zëdhënësve të Putinit. Më të njohura janë vila e Solovjov në bregun e liqenit të Komos në Itali dhe apartamenti modest i Sheinin në Palanga, në bregdetin lituanez të Balltikut.
Por unë gjykoj se sanksioneve perëndimore u mungojnë objektiva shumë më të rëndësishëm. Njerëz si Solovjov, Skabejeva dhe Sheinin janë kllounë pa tru, të cilët nuk mund të shprehin në asnjë mënyrë ndonjë ide të prodhuar nga ata vetë. Por ata që krijuan ideologjinë moderne ruse dhe e përhapën atë në mënyrë aktive për vite me rradhë, mbeten ende të paprekur.
Ndërsa Putin po refuzon tani rregullat themelore të rendit ndërkombëtar aktual, unë duhet t?u kujtoj lexuesve se kush e propozoi për herë të parë vizionin e ?një bote pa rregulla?, që do të shfaqet nëse neglizhohen interesat ruse: Sergei Karaganov, Fjodor Lukjanov, Timofei Bordaçev dhe kolegët në Këshillin për Politikën e Jashtme dhe të Mbrojtjes dhe në Klubin e Diskutimit Valdai.
Karaganov e mbrojti furishëm të drejtën e Rusisë për të rivizatuar kufijtë post-sovjetikë; duke thënë se NATO është një ?kancer politik? që synon të vrasë shtetin ?e shëndetshëm? rus; se Ukraina nuk ka të drejtë që të ekzistojë si një shtet sovran etj.
Kjo treshe, së bashku me Dimitri Susllov, Andrei Ilnicki, Andrei Sushencov dhe disa të tjerë, e kanë lavdëruar prej vitesh ?fokusin e Rusisë drejt Lindjes, duke pretenduar se aleanca e Moskës me Pekinin do t?i jepte fund supremacisë së amerikanëve. Për më tepër, për gati 15 vite, Klubi i Diskutimit Valdai, i korruptoi akademikët dhe politikanët perëndimorë duke i çuar në Rusi për ?debate shkencore? të cilat kulmuan në takimet vjetore me Sergei Lavrov, Dimitri Medvedev dhe Vladimir Putinin.
Asnjëri nga këta vizionarë dhe mendimtarë të shkëlqyer nuk është penguar ndonjëherë të udhëtojë në Evropë, dhe sot e kësaj dite janë të ftuar të shpeshtë të mediave perëndimore. Këta njerëz që pohojnë me krenari se janë autorët e vërtetë të ?Doktrinës Putin? kanë studiuar në Perëndim, kanë bashkëpunuar për një kohë të gjatë me institucionet akademike perëndimore dhe, me sa di unë, tani po përpiqen që të sigurojnë disa vende pune në to në rast se dështon Putini.
Mund të shkoj më tej duke përmendur një nga ideologët ?më të ndritur? në Rusi, Pjotër Shedrovicki, babai i të cilit i ndjeri ishte i njohur si një ideolog i totalitarizmit rus. Ai ka qenë një ndihmës i afërt i Sergei Kirjenkos, sot zëvendës shefi i Administratës Presidenciale, kur ky i fundit shërbente në krye të Agjencisë Ruse të Energjisë Atomike.
Aktualisht ai jeton i qetë në Jurmala të Letonisë, ndërsa Rusia, e ringritur me ndihmën e tij aktive, sot po shkatërron qytetet e Ukrainës. Për hir të ?lirisë akademike?, ?dijetarët? rusë nuk i janë nënshtruar asnjëherë asnjë sanksioni perëndimor, përveç më të çmendurit prej tyre, Aleksandër Dugin.
Në fund, unë do të thosha se propaganda ruse aktuale, nuk duket si asgjë më shumë sesa si një përsëritje paksa e ndryshuar e ideologjisë së re revanshiste dhe ekspansioniste anti-perëndimore të Rusisë. Dhe është kjo ideologji që duhet të shënjestrohet nga sanksionet.
Ata që lavdërojnë përparimet ushtarake të Rusisë, që shkelin vlerat perëndimore dhe korruptojnë akademikët perëndimorë, që lavdërojnë lidhjet Rusi-Kinë, dhe që përshëndesin versione të ndryshme të sundimit autoritar ?efektiv?, duhet të përfshihen në listat e sanksioneve, pasi edhe ata janë përgjegjës për vuajtjet e popullit ukrainas.
Për më tepër, institucionet akademike perëndimore (si Këshilli i Marrëdhënieve me Jashtë që me krenari bashkësponsorizon revistën “Rusia” në çështjet globale) duhet të ndërpresë menjëherë një bashkëpunim të tillë, dhe të parandalojë punësimin e ndonjërit prej këtyre ?dijetarëve? rusë në universitetet dhe think-tanket perëndimore, që t?u publikohen shkrimet nga mediat perëndimore, apo të citohen në mënyrë të favorshme nga shtypi perëndimor. Këta njerëz kanë bërë tashmë kaq shumë për të krijuar një ?Rusi të përsosur?. Tani që ëndrrat e tyre më në fund janë realizuar, ata nuk duhet të lejohen të largohen asnjëherë nga vendi i tyre.
Shënim:Vladislav Inozemtsev, profesor në ekonomi. Është Këshilltar Special i Projektit të Studimeve mbi Median Ruse në think-tankun MEMRI me seli në Uashington.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
“The Economist”Përpara se Vladimir Putin të niste pushtimin ...
Për shekuj me radhë, piramidat e Gizës në Egjipt i kanë habi...
Nga David N.Bossie “Fox News”Siç thotë shprehja e vjetër “pu...
Nga Jim Geraghty “National Riview”Ndërsa po shtohen raportet...
“The Indipendent”Lufta në Ukrainë vazhdon që të përshkallëzo...
Nga John Smith “Spectator”Rusia ka ndalur furnizimet me gaz ...
Pas ndoshta 30 vjetësh, do të vendosim në tryezë një pjatë t...
Rreth vitit 1943, Robert Grejvs shkroi një poezi. Në të, ai ...
Nga Dalibor Rohac “Spectator”“Në rast se nuk ju pëlqen mënyr...
Nga Constanze Stelzenmüller “Financial Times”Një luftë e pam...
Nga Jeffrey Sachs “CNN”Ekziston vetëm një përgjigje për luft...
Nga Jed Babbin “American Spectator”Çdo ekspert po bën sot pa...
Nga Lionel Laurent “Bloomberg”Në vitin 2017, Franca e kundër...
“La Repubblica”Synimi ynë është ta “sprapsim Putinin” nga Uk...
Nga Carl Bildt “Project Syndicate”Ndërsa rezultati i mundshë...
Nga Mary Kissel “The Spectator”Kaosi jashtë SHBA-së që e ka ...
Nga Amy Mackinnon “Foreign Policy”Para pushtimit të Rusisë, ...
Nga Richard FisherGati 500 vjet më parë, hartografi flamand ...
Nga Erminia Voccia “Linkiesta”Tridhjetë vjet pas rrethimit t...
Kaliningrad, vendi ku Rusia mban armë bërthamore është një h...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Kongresit të miratojë një pa...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...