Skenari, Rama-Vuçiç/ Si po e përdorin konfliktin midis serbëve dhe shqiptarëve
Nga Neven Andjelic “Transitions Online”Pandemia e Covid-19 n...
Nga Giovanni Castellaneta ?Formiche.net
Javët e fundit ka pasur shumë diskutime – dhe me të drejtë – mbi mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian. Pushtimi nga Rusia ngjalli një lëvizje solidariteti ndaj Kievit nga të gjitha vendet e BE-së (me përjashtim të pozicioneve të paqarta të Hungarisë së drejtuar nga Viktor Orban).
Vetë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen, shkoi në Kiev dhe i dorëzoi presidentit ukrainas, Volodimir Zelenski, formularët e nevojshëm për të përgatitur kandidaturën e vendit të tij. Formularët u plotësuan menjëherë dhe u dërguan në Bruksel, në pritje të procesit formal.
Sot vëmendja është me të drejtë e gjitha tek Ukraina, por do të ishte e gabuar dhe e padrejtë të harronim vendet e tjera evropiane që ndodhen në rajonin e Ballkanit, të cilat aspirojnë prej disa kohësh të jenë pjesë e ?familjes evropiane?.
Kur luftërat ballkanike përfunduan 27 vite më parë me Marrëveshjen e paqes së Dejtonit, komuniteti ndërkombëtar tregoi qëllimin strategjik të integrimit në institucionet euroatlantike, për t?i dhënë stabilitet dhe siguri Ballkanit dhe vendeve të reja post-jugosllave.
Një angazhim i marrë zyrtarisht nga Bashkimi Evropian me samitin historik të Selanikut BE-Ballkan në vitin 2003. Anëtarësimi i Sllovenisë dhe i vendeve të Evropës Qendrore në vitin 2004 zgjoi pritshmërinë e integrimit të shpejtë në Ballkan.
Po ashtu u rrit pritshmëria edhe nga vendimi i NATO-s për t?i hapur dyert e saj për disa vende të rajonit. Këto aspirata u realizuan vetëm pjesërisht, por duhet të mos harrohet se ky është një proces i vazhdueshëm që kërkon disa vite për të përfunduar.
Në fakt, ajo nuk është një procedurë thjesht politike (e cila në çdo rast do të kërkonte respektimin e disa rregullave themelore, siç është prania e një shteti ligjor të qëndrueshëm dhe institucione të fuqishme demokratike), por edhe një procedurë ekonomike, së bashku me nevojën për të ndjekur rrugën e stabilizimit dhe përputhshmërisë së standardeve të kërkuara nga Bashkimi Evropian.
Një rrugë jo e menjëhershme e anëtarësimit për vendet që e kanë nisur rrugëtimin nga nivelet e ulëta të zhvillimit 30 vjet më parë, të ardhur nga sistemet socialiste (apo edhe më ekstreme, si në rastin e Shqipërisë). Por të gjitha përpjekjet dhe rezultatet e mira të krijuara ndër vite rrezikojnë të pengohen nëse nuk ofrohen afate të qarta dhe procedura më të thjeshta për këto vende.
Ndjenjat e zhgënjimit të shkaktuara nga pritja e gjatë në ?paradhomën? e Bashkimin Evropian për më shumë se 20 vite mund të ndihen tashmë shumë qartë. Një studim i fundit në Maqedoninë e Veriut tregon se mbështetja për Bashkimin Evropian ka rënë brenda pak viteve nga 50 për qind në pak më shumë se 13 për qind.
Prandaj duhet një ndryshim ritmi dhe një përshpejtim i procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor. Deri më sot, vendet e rajonit zyrtarisht kandidatë për anëtarësim në Bashkimin Evropian janë Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia, në ?rreshtin e fundit? midis aspirantëve, pavarësisht se ka një nga ekonomitë më të forta në rajon.
Lufta e Ukrainës duhet të shërbejë së paku për t?i rikujtuar kancelarive evropiane faktin se në një pjesë të Evropës ka ende një boshllëk që është shumë afër nesh historikisht dhe kulturalisht, dhe sidomos me Italinë.
Turbullirat e shumta që përshkojnë Mesdheun Lindor dhe prania në rritje në rajon e lojtarëve të tjerë ndërkombëtarë (Kina, Rusia, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe) kërkojnë përfshirjen e plotë të Ballkanit në politikën e jashtme dhe të sigurisë evropiane.
Prandaj, integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor duhet të mbetet një nga prioritetet strategjike jo vetëm të BE-së, por mbi të gjitha të qeverisë italiane. Stabiliteti në rajonin e Adriatikut është i një rëndësie strategjike për vendin tonë, pasi do të na jepte mundësinë të zgjeronim sferën tonë të ndikimit politik dhe ekonomik në të gjithë pellgun lindor të Mesdheut.
Kjo është arsyeja pse vëmendja e duhur që i kushtohet Ukrainës, nuk duhet të zbehë përpjekjet dhe burimet e dedikuara për përfshirjen e rajonit të Ballkanit. Zgjerimi i hapësirës demokratike evropiane ka sjellë përfitime të mëdha në dy dekadat e fundit.
Në rast se duam që Bashkimi Evropian të ketë më shumë peshë në botë dhe gjithashtu të mos shantazhohemi nga fqinjët dhe armiqtë e rëndë të së drejtës ndërkombëtare si Rusia, duhet të vazhdojmë në këtë rrugë, ndoshta duke promovuar shtigje integrimi fleksibël dhe ?me shumë shpejtësi?.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga Neven Andjelic “Transitions Online”Pandemia e Covid-19 n...
Nga Leif Wenar “Wall Street Journal”Nëse Vladimir Putin lej...
Nga Ian Williams “Spectator”Xi Jinping ka bërë zgjedhjen e t...
Le ta pranojmë: Amerika ka një problem me gerontokracinë (qe...
Prej kohësh tetë orë gjumë ka qenë rregulli i artë për një p...
Nicola Davis “The Guardian”Njerëzit që janë shtruar në spita...
Nga Howard Davies “Project Syndicate”Përballë tmerreve të sh...
Nga Vladislav Inozemtsev “The Moscow Times”Sulmi i paprovoku...
“The Economist”Përpara se Vladimir Putin të niste pushtimin ...
Për shekuj me radhë, piramidat e Gizës në Egjipt i kanë habi...
Nga David N.Bossie “Fox News”Siç thotë shprehja e vjetër “pu...
Nga Jim Geraghty “National Riview”Ndërsa po shtohen raportet...
“The Indipendent”Lufta në Ukrainë vazhdon që të përshkallëzo...
Nga John Smith “Spectator”Rusia ka ndalur furnizimet me gaz ...
Pas ndoshta 30 vjetësh, do të vendosim në tryezë një pjatë t...
Rreth vitit 1943, Robert Grejvs shkroi një poezi. Në të, ai ...
Nga Dalibor Rohac “Spectator”“Në rast se nuk ju pëlqen mënyr...
Nga Constanze Stelzenmüller “Financial Times”Një luftë e pam...
Nga Jeffrey Sachs “CNN”Ekziston vetëm një përgjigje për luft...
Nga Jed Babbin “American Spectator”Çdo ekspert po bën sot pa...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...