Një vit pritje për 3 milionë borxh, çfarë ndodhi pas ndërhyrjes së “Stop”
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Nga Ian Williams ?Spectator?
Xi Jinping ka bërë zgjedhjen e tij. Ai po qëndron përkrah ?miku të tij më të mirë?, Vladimir Putin, dhe këtë gjë nuk do ta ndryshojë as fundi i mizorive ruse dhe as mendimet e dëshiruara në Perëndim. Boshti i tyre i autokracisë, paraqet një sfidë të madhe për demokracitë perëndimore, me të cilat po përpiqet të përballet sidomos Britania e Madhe.
?Qëndrimi i botës ndaj Kinës, dhe gatishmëria e saj për të përqafuar integrimin e mëtejshëm ekonomik, mund të ndikohet nga reagimi i Kinës ndaj thirrjes sonë për një veprim të vendosur ndaj Rusisë?- deklaroi Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Xhenet Jelen, përpara takimit të përbashkët të javës që shkoi të Bankës Botërore dhe FMN-së, që u la në hije për shkak të luftës në Ukrainë.
Dhe Jelen është vetëm zëri i fundit i dëshpëruar i zyrtarëve perëndimorë që i bën thirrje Kinës të veprojë me ?përgjegjshmëri? dhe të përmbushë angazhimin e saj të supozuar ndaj parimeve të sovranitetit dhe integritetit territorial. Por kjo gjë nuk ka për të ndodhur.
Këto parime kanë qenë gjithmonë një mit, pasi Xi dhe Putin kanë në thelb shumë të përbashkëta midis tyre. Mediat shtetërore të Kinës, u kanë bërë jehonë mohimeve që i bën Moska krimeve të luftës në Ukrainë. Media sociale në Kinë e kontrolluar fort nga regjimi, i ka përforcuar pretendimet se mizoritë kundër civilëve ukrainas ishin inskenuar nga vetë këta të fundit.
?Tek e fundit, Zelenski është një aktor?- deklaroi Song Zhongping, një ekspert i medias. Ai përsëriti pretendimet e diskredituara se trupat në rrugët e Buçës u ?ringjallën? pasi mbaruan filmimet. Kina votoi kundër pezullimit të suksesshëm të Rusisë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut.
Ndërkohë, ditët e fundit autoritetet kineze, i kanë shtuar përpjekjet e tyre për të fajësuar NATO-n dhe Amerikën për provokimin e Rusisë. ?Shtetet e Bashkuara kanë përgjegjësi të pashmangshme për krizën në Ukrainë?- shkruante kohët e fundit ?People?s Daily?.
Ndërkohë, gazeta zyrtare e ushtrisë kineze, ?PLA Daily?, botoi një seri artikujsh mbi ?rolin e neveritshëm të Shteteve të Bashkuara dhe Perëndimit në krizën ukrainase?, duke përsëritur pretendimet e rreme se SHBA-ja po zhvillon armë biokimike në Ukrainë.
Media shtetërore kineze, u ka bërë gjithashtu jehonë pretendimeve ruse se po ?denazifikon? Ukrainën, duke krahasuar ngritjen e ?nazizmit? të supozuar ukrainas me protestat në Hong Kong. Që të dyja rastet paraqiten si shembuj të ?ndërhyrjes së forcave të huaja në punët e brendshme?.
Fjala ?pushtim? nuk është përmendur ende nga liderët e Partisë Komuniste. PKK ka detyruar universitetet dhe shkollat të organizojnë leksione për të ?unifikuan mendimet dhe të orientojnë saktë të kuptuarit e konfliktit në Ukrainë? nga nxënësit dhe studentët. Anëtarët e partisë në të gjithë vendin janë detyruar të shohin një dokumentar të prodhuar nga PKK mbi rënien e Bashkimit Sovjetik, që përshkruhet si një tragjedi, dhe ku Rusia portretizohet si një viktimë e ?ligësisë perëndimore?, dhe Putini si një hero për rivendosjen e krenarisë ruse.
Ukraina ka treguar goxha durim ndaj Kinës, e cila ishte një partnere e rëndësishme tregtare për Kievin para luftës. Kur kinezi Uang Ui i tha homologut të tij ukrainas se ?Kina është e gatshme të luajë një rol konstruktiv?, Dimitri Kuleba i shprehu mirënjohjen, ndoshta duke shtrënguar dhëmbët për të përmbajtur zemërimin.
Pasi Pekini nuk mund të merret seriozisht si ndërmjetës në këtë konflikt, aftësia e Rusisë për t?i shmangur sanksionet varet më shumë se çdo gjë tjetër nga ndihma e gjigantëve energjetikë të Kinës, të cilëve Moska u ofron gaz dhe naftë me çmim të lirë.
Tre të mëdhenjtë, ?Sinopec?, ?China National Petroleum Corp? (CNPC) dhe ?China National Offshore Oil Corp? (CNOOC), kanë qenë deri më tani të kujdesshëm. Thuhet se ?Sinopec? ka pezulluar bisedimet për një investim të madh në sektorin petrokimik të gazit në Rusi.
Për momentin, Pekini po tregohet i përmbajtur dhe i kujdesshëm që të mos preket nga sanksionet dytësore. Gjithsesi, Kina është shumë e pakënaqur ndaj sanksioneve, të cilat i sheh si një e keqe më e madhe sesa agresioni rus në Ukrainë.
Prandaj Kina dhe SHBA-ja do të përplasen shumë shpejt, ndaj Pekini po bën shumë përpjekje për të krijuar një pykë midis Evropës dhe Amerikës. Është një strategji që ka funksionuar shumë mirë në të kaluarën, dhe për këtë arsye Xi i ka bërë thirrje Evropës që të veprojë më e pavarur nga SHBA-ja.
Deri më tani, ai e ka nënvlerësuar forcën e neverisë që ka Evropa ndaj agresionit rus në Ukrainë. ?Për ne, lufta në Ukrainë është një moment përcaktues, nëse jetojmë në një botë të qeverisur nga rregullat apo forca?- tha kryediplomati i BE-së, Josep Borrel, përpara se të udhëtonte drejt Kievit me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen për të takuar presidentin ukrainas Zelenski.
Pas takimit me të, Von der Lejen u ka kërkuar vendeve anëtare të shtojnë dërgesat e armëve për në Kiev. Kur Ministri i Jashtëm i Kinës, Uang Ji, u takua me homologun e tij rus Sergej Lavrov për herë të parë që nga pushtimi, përsëriti premtimet e mëparshme për një bashkëpunim Kinë-Rusi ?të pakufishëm?.
Ai tha se të dyja palët do të ?promovojnë një botë dhe demokraci shumëpolare në marrëdhëniet ndërkombëtare?. Pra, kjo shpjegon mënyrën e zakonshme se si e shohin ata botën, etjen që kanë për një rend ndërkombëtar që është i sigurt për autokratët.
Është një vizion i politikës së fuqive të mëdha dhe sferave të ndikimit, ku nuk ka vend për vetëvendosje dhe të drejtat e demokracive të ?bezdisshme? si Ukraina apo Tajvani. Është e vërtetë se Kina ka një peshë shumë më të madhe në ekonominë globale sesa Rusia, dhe duket se ka interes në ruajtjen e stabilitetit.
Por përkundër kësaj, duhet të peshohet urrejtja e thellë dhe paranoja e përbashkët e Xi dhe Putin për rendin ndërkombëtar të udhëhequr nga Amerika. Putin bie dakord me konceptin e Russkiy Mir, për të justifikuar agresionin e Putinit në Ukrainë. Xi ka ëndrrën e tij për përtëritjen kombëtare të Kinës.
Të dy kanë vizione pothuajse mesianike të rivendosjes së madhështisë kombëtare, të nxitura nga një shovinizëm etnik, që ka shumë më tepër të përbashkëta me nazizmin se me çdo gjë që ka krijuar ndonjëherë në Kiev presidenti Zelenski.
Xi ndan qëllimet dhe besimet e Putinit. Nëse ai ka ndonjë shqetësim për Ukrainën, ai ka të bëjë me faktin që forcat e armatosura ruse kanë dështuar deri tani në objektivat e tyre. Kjo luftë nuk do të dëmtojë marrëdhëniet Putin-Xi, por do të rrisë rolin e Kinës si partnerja dominuese, dhe në fund do të jetë kërcënimi më i madh për demokracitë perëndimore./ Përshtatur nga CNA.al
Le ta pranojmë: Amerika ka një problem me gerontokracinë (qe...
Prej kohësh tetë orë gjumë ka qenë rregulli i artë për një p...
Nicola Davis “The Guardian”Njerëzit që janë shtruar në spita...
Nga Howard Davies “Project Syndicate”Përballë tmerreve të sh...
Nga Vladislav Inozemtsev “The Moscow Times”Sulmi i paprovoku...
“The Economist”Përpara se Vladimir Putin të niste pushtimin ...
Për shekuj me radhë, piramidat e Gizës në Egjipt i kanë habi...
Nga David N.Bossie “Fox News”Siç thotë shprehja e vjetër “pu...
Nga Jim Geraghty “National Riview”Ndërsa po shtohen raportet...
“The Indipendent”Lufta në Ukrainë vazhdon që të përshkallëzo...
Nga John Smith “Spectator”Rusia ka ndalur furnizimet me gaz ...
Pas ndoshta 30 vjetësh, do të vendosim në tryezë një pjatë t...
Rreth vitit 1943, Robert Grejvs shkroi një poezi. Në të, ai ...
Nga Dalibor Rohac “Spectator”“Në rast se nuk ju pëlqen mënyr...
Nga Constanze Stelzenmüller “Financial Times”Një luftë e pam...
Nga Jeffrey Sachs “CNN”Ekziston vetëm një përgjigje për luft...
Nga Jed Babbin “American Spectator”Çdo ekspert po bën sot pa...
Nga Lionel Laurent “Bloomberg”Në vitin 2017, Franca e kundër...
“La Repubblica”Synimi ynë është ta “sprapsim Putinin” nga Uk...
Nga Carl Bildt “Project Syndicate”Ndërsa rezultati i mundshë...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...