"Mos kalo nga kjo rrugë"/ Si nisi konflikti mes dy vëllezërve në Kavajë që përfundoi në vrasje
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Nga William A.Galston ?Wall Street Johurnal?
Ne nuk e dimë se si do të përfundojë Lufta e Ukrainës, por tashmë është e dukshme se ajo përfaqëson një pikë kthese në historinë bashkëkohore. Së pari, kjo luftë i ka dhënë fund debatit për qëllimin e ekzistencës së Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut dhe mundësisë së zgjerimit të saj.
Strategët që kishin frikë se zgjerimi i ?ombrellës? së saj mbrojtëse në Evropën Qendrore dhe Baltik do ta provokonte Rusinë, e pranojnë tani se pushtimi rus e bën të pashmangshëm zgjerimin e mëtejshëm. Finlanda dhe Suedia, që më parë i shmangeshin një marrëdhënieje zyrtare me aleancën, duken në prag të aplikimit për anëtarësim.
Emanuel Makron, i rizgjedhur së fundmi si president i Francës, nuk ka gjasa të ripërsëritë akuzën e tij se NATO ?ndodhet në gjendje kome?. Përkundrazi, NATO do të dalë nga lufta në Ukrainë si një forcë më e bashkuar dhe më efektive mbrojtëse.
Ndërsa anëtarët e aleancës po i transferojnë rezervat e tyre të armëve të epokës sovjetike te qeveria e Volodimir Zelenskit në Ukrainë, SHBA-ja dhe të tjerët do t?i zëvendësojnë ato rezerva me armë moderne, të cilat mund të veprojnë së bashku në të gjithë aleancën.
Së dyti, lufta e ka transformuar Gjermaninë. Fuqia ekonomike e Evropës, e ka braktisur politikën e jashtme dhe atë të mbrojtjes të formësuar nga kujtimet e Luftës së Dytë Botërore, dhe është zotuar ta rindërtojë ushtrinë e saj duke rritur shpenzimet ushtarake me të paktën 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Ajo ka lehtësuar gradualisht kufizimet e mëparshme lidhur me transferimet e armëve në vendet e përfshira në mënyrë aktive në konflikte ushtarake, dhe ka rënë së fundmi dakord që të dërgojë në Ukrainë armë të kalibrit të rëndë.
Së treti, lufta po e detyron Evropën të zvogëlojë varësinë e saj nga energjia ruse. Në një epokë ku furnizimet tashmë janë të kufizuara dhe çmimet mjaft të larta, kjo do të jetë e dhimbshme. Por Gjermania, lidhjet e gjera energjetike të së cilës me Rusinë kanë qenë prej kohësh një dobësi strategjike për Perëndimin, e kupton se nuk ka alternativë tjetër.
Edhe pse vendimi i ish-kancelares Angela Merkel për të hequr gradualisht dorë nga energjia bërthamore nuk ishte i mirëmenduar, konsideratat teknologjike dhe politike do ta bëjnë të vështirë rikthimin tek ajo. Edhe Franca, që ka një angazhim afatgjatë ndaj energjisë bërthamore, e ka të vështirë të ndërtojë kapacitete të reja pa vonesa të gjata dhe kosto të larta.
Gjatë dekadës së ardhshme, Evropës do t?i duhet që të përshpejtojë tranzicionin e saj drejt burimeve të rinovueshme të energjisë, duke i zëvendësuar lëndët djegëse fosile ruse me furnizime nga Lindja e Mesme, Afrika dhe SHBA-ja. Dhe kjo kërkon ndër të tjera një program specifik për ndërtimin e objekteve të magazinimit të gazit të lëngshëm në portet evropiane.
Kjo do të kërkojë nga Perëndimi që t?i kushtojë më shumë vëmendje stabilitetit politik dhe kushteve ekonomike në Nigeri dhe vende të tjera afrikane. Dhe kjo do të thotë se SHBA-ja duhet ta ndihmojë Evropën me një politikë energjetike që i balancon shqetësimet afatgjata rreth ndryshimeve klimatike, me furnizimet me lëndë djegëse fosile, të cilat Evropës do t?i duhen për të përballuar një dekadë të vështirë tranzicioni.
Lufta në Ukrainë ka forcuar disa mënyra të të menduarit mbi gjeopolitikën, ndërsa i ka dobësuar të tjerat. Për shembull, nuk është më e mundur të besohet, siç bënë shumë njerëz para Luftës së Parë Botërore dhe sërish pas rënies së Bashkimit Sovjetik, se konsideratat ekonomike dominojnë politikën duke i bërë të paimagjinueshme disa masa.
Vendimi i Vladimir Putinit për të pushtuar Ukrainën, do të shkaktojë një recesion ekonomik të fortë, dhe mund të çojë në një rënie afatgjatë të standardeve të jetesës në Rusi. Elvira Nabiullina, drejtuese e Bankës Qendrore të Rusisë dhe një besnike e Putinit, e kuptoi këtë dhe u përpoq të jepte dorëheqjen në shenjë proteste.
Por Putini mbeti i palëkundur në qëndrimin e tij. Përparësi ka dëshira për të eliminuar një kërcënim të perceptuar ndaj legjitimitetit të tij dhe për të realizuar ëndrrën e tij për të rikrijuar perandorinë ruse. Vendimi fatal i presidentit rus, i dha një goditje të fortë populistëve konservatorë në Perëndimin, të cilët e shihnin atë si një kampion të vlerave tradicionale në lidhje me gjininë, familjen, fenë dhe nacionalizmin.
Edhe Hungaria e Viktor Orban është detyruar ta zbusë retorikën e saj pro-ruse. Në SHBA, mbështetësit e Donald Trumpit janë bashkuar me demokratët dhe republikanët jo-Trumpistë për të dënuar pushtimin rus dhe për të mbështetur masat e ashpra amerikane kundër tij. Agresioni i Putinit, e ka unifikuar opinionin publik në SHBA më shumë sesa çdo ngjarje tjetër që nga sulmet e 11 shtatorit 2001.
Së fundmi, pushtimi rus e ka detyruar SHBA-në ta zhvendosë fokusin e saj nga përballja e kërcënimeve transnacionale, në fitimin e një gare tipike midis fuqive të mëdha. Është e vërtete që në axhendë mbeten çështje të rëndësishme si shëndeti dhe varfëria globale, flukset e imigracionit të shkaktuara nga konfliktet dhe mungesat, apo edhe ndryshimet klimatike.
Por për një të ardhme të parashikueshme, sfidat nga Rusia dhe Kina do të jenë në qendër të vëmendjes. Ky ndryshim ka risjellë edhe një herë në vëmendje rivlerësimin që duhet t`i bëhet superfuqisë në rendin botëror. Sigurisht, fjalët mund të nxitin një ndryshim të madh.
Vendimi i administratës Bajden për të sabotuar manovrat e rreme nga ana e Rusisë, përmes bërjes publike të zbulimeve të shërbimeve sekrete, ishte një goditje mjeshtërore. Por presidenti i Ukrainës, që e ka përdorur oratorinë e tij për të mbledhur rreth vetes vendin e tij dhe botën, këmbëngul se pa dërgesa të mëdha armësh, beteja për të mbrojtur vendin e tij do të dështojë.
Çështja është nëse presidenti Bajden do të arrijë në një përfundim të qartë. Nëse SHBA-ja duhet të mbrojë demokracinë kundër autokracisë, siç këmbëngul me të drejtë Bajden, ajo duhet t?i kushtojë mbrojtjes së saj më shumë se 3 për qind të PBB-së, dhe të riorganizojë shpenzimet ushtarake për t?iu kundërvënë kërcënimeve të sotme në Evropë dhe në rajonin e Azi-Paqësorit.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga Kenneth Rapoza “Forbes”Javën e kaluar, qeveria ruse ndal...
Nga Giovanni Castellaneta “Formiche.netJavët e fundit ka pas...
Nga Neven Andjelic “Transitions Online”Pandemia e Covid-19 n...
Nga Leif Wenar “Wall Street Journal”Nëse Vladimir Putin lej...
Nga Ian Williams “Spectator”Xi Jinping ka bërë zgjedhjen e t...
Le ta pranojmë: Amerika ka një problem me gerontokracinë (qe...
Prej kohësh tetë orë gjumë ka qenë rregulli i artë për një p...
Nicola Davis “The Guardian”Njerëzit që janë shtruar në spita...
Nga Howard Davies “Project Syndicate”Përballë tmerreve të sh...
Nga Vladislav Inozemtsev “The Moscow Times”Sulmi i paprovoku...
“The Economist”Përpara se Vladimir Putin të niste pushtimin ...
Për shekuj me radhë, piramidat e Gizës në Egjipt i kanë habi...
Nga David N.Bossie “Fox News”Siç thotë shprehja e vjetër “pu...
Nga Jim Geraghty “National Riview”Ndërsa po shtohen raportet...
“The Indipendent”Lufta në Ukrainë vazhdon që të përshkallëzo...
Nga John Smith “Spectator”Rusia ka ndalur furnizimet me gaz ...
Pas ndoshta 30 vjetësh, do të vendosim në tryezë një pjatë t...
Rreth vitit 1943, Robert Grejvs shkroi një poezi. Në të, ai ...
Nga Dalibor Rohac “Spectator”“Në rast se nuk ju pëlqen mënyr...
Nga Constanze Stelzenmüller “Financial Times”Një luftë e pam...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Kongresit të miratojë një pa...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...