Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga Alessandro Cappelli ?Linkiesta?
Që nga fillimi i konfliktit, Ukraina ka marrë më shumë se 60.000 armë antitank nga aleatët e saj perëndimorë. Midis tyre janë padyshim armët amerikane ?Javelin?, gjermanet ?Panzerfaust?, dronët turq ?Tb-2?, si dhe armët më të lehta të gjeneratës së re të dërguara nga Britania e Madhe dhe Suedia.
Sipas blogut ?Oryx?, më shumë se 3000 tanke ruse dhe automjete të tjera të blinduara janë shkatërruar, dëmtuar, braktisur ose kapur në Ukrainë. Por kjo ende nuk mjafton për ta ndihmuar rezistencën vendase. Pasi Putini ka ende në dispozicion më shumë se 10.000 mjete të blinduara, dhe mijëra të tjera presin të futen në shërbim.
Prandaj nuk është rastësi që presidenti amerikan Xho Bajden i kërkoi më 28 prill Kongresit 33 miliardë dollarë shtesë për t?iu përgjigjur krizës ukrainase, përveç 13.6 miliardë dollarëve të miratuara dhe të shpërndara tashmë që në fillim të këtij viti. Po ashtu, ai i ka kërkuar Kongresit edhe 20 miliardë dollarë ndihma ushtarake për Ukrainën.
Një shpenzim në dukje i madh, por i domosdoshëm. Që nga fillimi i konfliktit, ofensiva e Rusisë është fokusuar kryesisht te këmbësoria dhe artileria, duke i dhënë një rol dytësor aviacionit dhe marinës ruse. Përveç kësaj, në luftimet aktuale në Ukrainën Jugore dhe Lindore, ku të dyja palët po luftojnë më shumë, artileria është padyshim elementi kryesor i luftës.
Ideja bazë e artilerisë është shumë e thjeshtë, shpjegon ?The Economist?:?Armët e vogla automatike mbahen nga ushtarët, dhe armët e montuara në tanke, përdorin të ashtuquajturin zjarr të drejtpërdrejtë, duke goditur gjërat që mund të shohin.
Ndërkohë, artileria siguron një zjarr indirekt, pra e godet një objektiv, edhe nëse ai ndodhet në anën tjetër të një kodre, qoftë edhe dhjetëra kilometra larg. Artileria përfshin një gamë të gjerë armësh, nga mortajat kompakte dhe të transportueshme, deri tek armët 30-tonëshe të montuara në platforma të posaçme?.
Qëllimi i kësaj fuqie zjarri – vazhdon artikulli – mund të jetë bllokimi i forcave armike që janë në lëvizje apo shkatërrimi i tyre, për t?u dhënë mundësi përparimi këmbësorisë dhe mjeteve
të blinduara. Moska e ka vendosur artilerinë në qendër të ushtrisë së saj që nga koha e perandorisë ruse, dhe zotëron shumë më tepër pjesë artilerie sesa shumica e forcave perëndimore, dhe sidomos Ukraina.
Por artileria është gjithashtu jetike edhe për Kievin, në mënyrë që të nisë sa më shpejt kundërsulmet, sa herë që Rusia merr kontrollin e një fshati. Kjo është një nga arsyet pse vendet perëndimore, të cilat fillimisht e furnizuan kryesisht Ukrainën me armë më të vogla dhe më të lehta, kanë kaluar tek armatimet e kalibrit më të madh, pavarësisht shqetësimeve se një ndihmë e tillë mund të shihet si një provokim nga Moska.
Furnizimi i ushtarëve ukrainas me sasi të mëdha të këtyre armëve, nuk do të jetë aq i lehtë, dhe kjo jo vetëm për arsye logjistike. “The Econimist” pyet më tej: “A do të mundet industria amerikane e armëve, ajo që e ka furnizuar më shumë Ukrainën deri më sot, t?i përgjigjet kërkesës së vazhdueshme për armë nga ky vend??
Shumica e furnizimeve të dërguara deri më sot vijnë nga stoqet. Kjo edhe sepse fabrikat mund të mos jenë në gjendje të rrisin shumë shpejt normën e prodhimit. Amerika nuk jep detaje të stokut të saj të armëve. Por sipas dokumenteve mbi buxhetin, ushtria amerikane ka blerë rreth 34.500 armë antitank ?Javelin?, që kur ato hynë në shërbim në vitin 1996.
Disa ekspertë vlerësojnë se 12.500- 17.500 raketa janë përdorur për stërvitje dhe prova. Dhe vitin e kaluar rezervat mund të ishin midis 17.000-22.000. Pra, 7000 armët antitank që i janë dhënë deri tani Ukrainës, mund të përfaqësojnë një të tretën ose diçka më shumë të stoqeve të ushtrisë së SHBA-së.
Ndërkohë, një raport i fundit nga Shoqata Kombëtare e Industrisë së Mbrojtjes, argumenton se baza industriale amerikane në këtë fushë po dobësohet. Problemet kryesore janë mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe sërish e pjesëve rezervë.
Për shembull fabrika e kompanisë ?Lockheed Martin? që prodhon ?Javelin?, mund të prodhojë deri në 2.100 raketa në vit – ato kushtojnë 350.000 dollarë secila – dhe normalisht do të duhen 32 muaj nga momenti i porosisë, deri në momentin e dorëzimit të saj.
Në teori prodhimi mund të arrijë deri në 6.480 raketa në vit duke punuar me turne shtesë (siç do të kërkonte një situatë e jashtëzakonshme). Por prodhuesit e armëve hasin në jo pak vështirësi në gjetjen e punëtorëve dhe pjesëve të këmbimit, dhe veçanërisht të gjysmëpërçuesve.
Kriza e furnizimit me këto pjesë të domosdoshme në shumë fusha po vazhdon prej muajsh. Amerikës i mungojnë gjithashtu ?Stinger?, një raketë portative kundërajrore që ka në përbërje shumë elementë të vjetruar dhe të vështirë për t?u gjetur.
Ketlin Hiks, zv/Sekretare e Mbrojtjes, thotë se Pentagoni po përpiqet të eliminojë pengesat që po has. Ai po përpiqet të gjejë furnizues alternativë për pjesët që janë më vështirë për t?u gjetur, ose si në rastin e ?Stinger?, mjetet me të cilat do t?i prodhojë ato.
Në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë, nuk mungojnë idetë për përmirësimin e sasisë së prodhimit. Synohet mbledhja e më shumë rezervave, diversifikimi i furnizuesve, apo fillimi i dizenjimit të armëve modulare, që lejojnë shkëmbimin e komponentëve, si dhe krijimi i standardeve të përbashkëta midis aleatëve.
Por proceset e këtyre transformimeve, janë gjithmonë shumë të ngadalta. ?Ne nuk duhet të fiksohemi pas ?Javelin? apo raketave të tjera anti-tank. Sepse ne po e furnizojmë Ukrainën me sistemet tona antitank. Ajo që i nevojitet Kievit nuk është një armë e veçantë, por një aftësi, si për shembull, për të ndalur automjetet e blinduara ruse, aftësi që mund të ofrohen nga armë të tjera ose aleatë të tjerë?- thekson Hiks./CNA.al
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga Andrew Wilson “European Council on Foreign Relations”Ndë...
Nga William A.Galston “Wall Street Johurnal”Ne nuk e dimë se...
Nga Kenneth Rapoza “Forbes”Javën e kaluar, qeveria ruse ndal...
Nga Giovanni Castellaneta “Formiche.netJavët e fundit ka pas...
Nga Neven Andjelic “Transitions Online”Pandemia e Covid-19 n...
Nga Leif Wenar “Wall Street Journal”Nëse Vladimir Putin lej...
Nga Ian Williams “Spectator”Xi Jinping ka bërë zgjedhjen e t...
Le ta pranojmë: Amerika ka një problem me gerontokracinë (qe...
Prej kohësh tetë orë gjumë ka qenë rregulli i artë për një p...
Nicola Davis “The Guardian”Njerëzit që janë shtruar në spita...
Nga Howard Davies “Project Syndicate”Përballë tmerreve të sh...
Nga Vladislav Inozemtsev “The Moscow Times”Sulmi i paprovoku...
“The Economist”Përpara se Vladimir Putin të niste pushtimin ...
Për shekuj me radhë, piramidat e Gizës në Egjipt i kanë habi...
Nga David N.Bossie “Fox News”Siç thotë shprehja e vjetër “pu...
Nga Jim Geraghty “National Riview”Ndërsa po shtohen raportet...
“The Indipendent”Lufta në Ukrainë vazhdon që të përshkallëzo...
Nga John Smith “Spectator”Rusia ka ndalur furnizimet me gaz ...
Pas ndoshta 30 vjetësh, do të vendosim në tryezë një pjatë t...
Rreth vitit 1943, Robert Grejvs shkroi një poezi. Në të, ai ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...