A vuan Vladimir Putin nga kanceri në gjak?
Nga Mark Galeotti “The Spectator”Papritur, jemi bërë që të g...
Nga Mariglen Demiri ?Visegrad Insight?
Vendet e Ballkanit Perëndimor ndodhen në një tranzicion historik. Sfidat me të cilat ballafaqohet rajoni kanë nxitur ndjeshëm pasigurinë në lidhje me integrimin e këtyre vendeve në familjen më të madhe evropiane. Më poshtë janë 5 skenarët e mundshëm mbi të ardhmen e Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2030.
Këta skenarë po përpunohen nga analistë politikë, vëzhgues dhe gazetarë në kuadër të projektit ?Ballkani Perëndimor, zhvillimi i trajektoreve rajonale?, që është pjesë e programit ?Identitetet e Ballkanit Perëndimor? të Fondit Ndërkombëtar të Vishegradit.
Integrim i detyruar
Pushtimi ushtarak i Rusisë në Ukrainë u shoqërua me rritjen e bashkëpunimit ushtarak me Bjellorusinë, dhe nga ana tjetër me zgjerimin e ndikimit ekonomik dhe infrastrukturor kinez në kontinentin evropian, veçanërisht në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Kjo e fundit mund të nxiste një integrim më të shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, përfshirë Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke ndalur kështu kërcënimet në kontekstet e brendshme të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Duke pasur parasysh faktin se si një alternativë ndaj proceseve demokratike në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, në horizont po shfaqen modelet autoritare, Brukseli përfaqëson një lloj modeli bazë për të pasur shpresë dhe qëllime konkrete. Në këtë drejtim, ambiciet e këtij skenari do të ishin konsolidimi i stabilitetit demokratik dhe politik, i cili do të angazhohej për të investuar dhe krijuar strategji me pjesëmarrjen e të gjitha vendeve të interesuara.
Një e ardhme e zymtë
Në themelin e këtij skenari parashikohen projektet e papërfunduara të demokratizimit në vendet e tjera, dhe mosreformimi i sistemit të drejtësisë me elementët thelbësorë. Kjo përbën një pengesë serioze jo vetëm për potencialin e vendeve të Ballkanit Perëndimor për t?u anëtarësuar në BE, por edhe për cilësinë e jetës, garantimin e dhënies së drejtësisë brenda vendit.
Nën këtë skenar një shtet i kapur, korrupsioni, klientelizmi dhe nepotizmi do të vazhdonin të përhapeshin në mënyrë të shfrenuar, çka do të krijonte hapësirë për regres politik në proceset e demokratizimit, reformimit të drejtësisë, por edhe në fushat e tjera të jetës politike e shoqërore.
Evropianizim i paarritshëm
Mosmarrëveshja midis Bashkimit Evropian dhe vendeve të Evropës Qendrore (kryesisht Hungarisë dhe Polonisë), do të nxisë përqendrimin e energjisë në këto vende. Rrjedhimisht do të ketë më pak investime të Bashkimit Evropian në drejtim të krijimit të mundësisë për integrimin në union të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Rënia e interesimit për anëtarësim në BE shoqërohet me rritjen e veprimtarisë së vendeve joliberale si Kina, Rusia, Turqia. Në aspektin ekonomik, këto tendenca e distancojnë rajonin nga BE-ja, dhe bashkë me të edhe konvergjenca ekonomike e vendeve do të jetë më e vogël.
Edhe pse mundësitë për anëtarësim në BE nuk do të mbyllen plotësisht, kriteret për sundimin e ligjit, lirinë ekonomike dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut mbeten shumë të rrepta, ndaj vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë të pamundur të nisin negociatat me BE-në dhe t`i mbyllin ato duke u anëtarësuar në mënyrë përfundimtare në union. Ky skenar parashikon rritjen e destabilitetit, shtypjen e të drejtave të njeriut dhe konsolidim të regjimeve autokratike dhe populiste.
Defragmentim i Ballkanit Perëndimor
Skenari i katërt parashikon rritjen e bashkëpunimit ekonomik midis vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ky bashkëpunim ka potencialin të reduktojë mosmarrëveshjet mes vendeve të tjera të rajonit dhe të kapërcejë iniciativat konfliktuale që po dominojnë aktualisht në rajon.
Bashkëpunimi i shtuar do të forcojë optimizmin për të ardhmen dhe do të përmirësojë kushtet për një shkallë më të lartë të respektimit të të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës. Sipas këtij skenari, Ballkani Perëndimor do të shihet si një lloj ?unioni i integruar ekonomik?, ndërsa BE-ja do të përfaqësonte për to një qendër të gravitetit ekonomik. Ndikimi ekonomik i vendeve si Rusia dhe Turqia do të kufizohej, dhe në disa sektorë do të zvogëlohej ndjeshëm.
Miqësi e fortë
Skenari i pestë dhe i fundit, parashikon zbatimin e nismave të përbashkëta strategjike midis vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ndër të tjera, këtu do të përfshihen sfida si ndryshimet klimatike, degradimi i mjedisit dhe ekonomitë e parealizuara. Ky bashkëpunim duhet të adresojë problemet e përshkruara më sipër, por edhe të nxisë ambicien demokratike për zgjidhjen dhe tejkalimin e problemeve më të mëdha historike dhe identitare, si dhe ato të varfërisë, të shtresëzuara përgjatë historisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Problemet ekologjike në Ballkanin Perëndimor, pandemitë si ajo e COVID-19 janë disa nga sfidat më të mëdha për vendet e Ballkanit Perëndimor. Në këtë skenar, rajoni i Ballkanit Perëndimor sfidohet nga faktorë të ndryshëm të jashtëm. Kjo i detyron liderët e vendeve të tjera të fillojnë të ndërtojnë një lloj uniteti pragmatik për t?i përballuar këto sfida.
Një panoramë përgjithësisht optimiste
Siç shihet, 4 nga 5 skenarët mbartin një ton optimist mbi zhvillimet e mundshme lidhur me të ardhmen e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Mendoj se e ardhmja e rajonit do të jetë një kombinim i 5 variacioneve që janë paraqitur në të kaluarën.
Shënim: Mariglen Demiri, studiues në Eurothink, Qendra për Strategji Evropiane. Është i diplomuar për filozofi bashkëkohore në Universitetin e Shkupit, Maqedoni.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga Mark Galeotti “The Spectator”Papritur, jemi bërë që të g...
Nga David Ignatius “Washington Post”E ndërsa Evropën dhe raj...
Nga Mary Dejevsky “The Indipendent”Më 9 maj, ndërsa Vladimir...
Nga Michael Hirsh “Foreign Policy”Në fillim, pushtimi i Ukra...
Nga Alastair Kocho-Williams “The Conversation”Shtetet e Bash...
Nga Gerrard Kaonga “Newsweek”Zërat për një zëvendësim të mun...
Nga Judy Dempsey “Carnegie Europe”Lufta në Ukrainë po e ndry...
Nga Giorgio Cafiero “TRT World”Shpërthimet e fundit në Trans...
“The Economist”Fuqia e ushtrisë moderne ruse, duhej t’i treg...
Nga Sanjana Varghese “Newlines Magazine”Në vitin 2018, një p...
Nga Dennis Ross “The Atlantic”Presidenti rus Vladimir Putin,...
Nga Ed Browne “Newsweek”Shëndeti i presidentit rus Vladimir ...
Nga Alessandro Cappelli “Linkiesta”Që nga fillimi i konflikt...
Nga Andrew Wilson “European Council on Foreign Relations”Ndë...
Nga William A.Galston “Wall Street Johurnal”Ne nuk e dimë se...
Nga Kenneth Rapoza “Forbes”Javën e kaluar, qeveria ruse ndal...
Nga Giovanni Castellaneta “Formiche.netJavët e fundit ka pas...
Nga Neven Andjelic “Transitions Online”Pandemia e Covid-19 n...
Nga Leif Wenar “Wall Street Journal”Nëse Vladimir Putin lej...
Nga Ian Williams “Spectator”Xi Jinping ka bërë zgjedhjen e t...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...