"Një çoban e denoncoi"/ Si ra policia e Korçës në gjurmët e autorit të vrasjes së efektivit
Gazetarja Glidona Daci, në një lidhje me emisionin Opinion...
Gazetarja Glidona Daci, në një lidhje me emisionin Opinion...
Nga David Ignatius ?Washington Post?
E ndërsa Evropën dhe rajonin e Paqësorit i prisnin muaj të tërë luftimesh brutale, në korrikun e vitit 1944 Shtetet e Bashkuara mblodhën në një takim aleatët e tyre në Breton Uds, për të planifikuar rendin e ri global që do të pasonte Luftën e Dytë Botërore.
Aleatët e dinin se cilat institucione do t?i duheshin botës – Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore dhe Kombet e Bashkuara – edhe para se të shihnin në horizont fitoren përfundimtare në atë luftë. SHBA-ja dhe partnerët e saj në NATO, duhet të tregojnë një imagjinatë të ngjashme krijuese edhe tani që po vazhdon lufta në Ukrainë.
Udhëheqësit e Perëndimit mund të mos jenë në gjendje të përshkruajnë mënyrën dhe kohën kur do të përfundojë kjo luftë e tmerrshme. Por ata i njohin blloqet ndërtuese të së ardhmes: sigurinë, prosperitetin, ligjin, rendin dhe demokracinë. Ndaj ata mund ta nisin që tani procesin e rindërtimit, edhe pse luftimet në terren vazhdojnë ende.
Në fund bota do të festojë fitoren përfundimtare të Ukrainës, dhe dëbimin e pushtuesit të fundit rus. Por kjo mund të jetë vite, madje edhe dekada larg. Ne nuk do të kemi së shpejti një traktat paqeje të nënshkruar si dikur në luftanijen ?Misuri?. Për një kohë të gjatë, Ukraina ka të ngjarë të jetë një vend pjesërisht i ndarë, me trupa ruse përtej asaj që ka të ngjarë të jetë një vijë ndarëse e frontit në një armëpushim të mundshëm.
Ky ngërç dhe kjo ndarje do të ishte mizore. Por siç po planifikojnë që tani ukrainasit, duhet të merren parasysh shembujt e Koresë së Jugut dhe Gjermanisë Perëndimore, të cilat u bënë demokraci shumë të suksesshme edhe nën hijen e luftërave të papërfunduara dhe kundërshtarëve despotikë.
Durimi strategjik do të jetë një armë, së bashku me sfidën e madhe që ka përpara Ukraina. Perëndimi duhet ta bëjë të qartë se do të refuzojë çdo njohje formale të sovranitetit rus në territorin që ka pushtuar deri më sot, ashtu siç Shtetet e Bashkuara për breza të tërë refuzuan
të njohin kontrollin sovjetik të shteteve baltike.
Në fund, gjërat do të shkojnë në vendin e vet. Por për momentin, qëllimi për Ukrainën dhe aleatët e saj të NATO-s duhet të jetë që të frenojnë ofensivën ruse brenda Ukrainës juglindore, të dëbojnë forcat e Putinit aty ku është e mundur, dhe ta bëjnë këtë luftë shumë të dhimbshme që Rusia të mos mundet ta vazhdojë pafundësisht.
Raportet e fundit të inteligjencës amerikane, sugjerojnë se ky është një qëllim i arritshëm, por mbart rreziqe si për Ukrainën po ashtu edhe për aleatët e saj. Evril Hajnes, drejtoreshë e inteligjencës kombëtare, bëri një përmbledhje të qartë të vlerësimeve aktuale të SHBA-së gjatë dëshmisë që dha në Senat të martën.
Ajo tha se beteja e Ukrainës ?po zhvillohet në një luftë shkatërrimtare?. Putin dëshiron ende që ta dominojë Kievin dhe të kontrollojë të gjithë bregdetin ukrainas në Detin e Zi. Por atij i mungon fuqia ushtarake konvencionale për t?i arritur këto synime.
Kjo ?mospërputhje? midis ambicieve dhe aftësive të tij mund të prodhojë ?një trajektore më të paparashikueshme dhe potencialisht përshkallëzuese?, shtoi më tej ajo.
E gjitha Evropa po lëviz në mënyrë të pashmangshme kundër Putinit, për shkak të marrëzisë së pushtimit të tij. Finlanda aplikoi zyrtarisht të enjten për t?u anëtarësuar në NATO, dhe ka të ngjarë që të pasohet nga Suedia. Ministria e Jashtme ruse kërcënoi me ndërmarrjen e ?hapave hakmarrës? kundër këtij zgjerimi të NATO-s, dhe ish-presidenti Dimitri Medvedev paralajmëroi ashpër se shtrëngimi ushtarak mbi Rusinë, mund të përbëjë përfundimisht një ?rrezik për t?u shndërruar në një luftë totale bërthamore?.
Kjo është një retorikë e frikshme. ?Ne besojmë se Moska vazhdon që ta përdorë retorikën bërthamore për të penguar Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimin nga rritja e ndihmës me armë të rënda për Ukrainën?- tha Haines, duke paralajmëruar se Moska mund të rrisë kërcënimin duke organizuar stërvitje bërthamore me raketat balistike ndërkontinentale, avionë bombardues dhe nëndetëse bërthamore.
Britania po i ofron Finlandës dhe Suedisë një pakt mbrojtës derisa të jenë zyrtarisht në NATO, dhe kur e pyeta Sekretarin Britanik të Mbrojtjes Ben Uollas të enjten nëse kjo do nënkuptonte një ?ombrellë bërthamore?, ai nuk tha jo.
Rindërtimi i Ukrainës duhet të fillojë që tani, edhe pse lufta vazhdon ende. Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka publikuar në internet një plan të rindërtimit në vija të përgjithshme të titulluar ?United24?. Vendet perëndimore duhet të fillojnë të zotohen që t?i përmbushur kërkesat e këtij plani.
Fatura e mundshme e kësaj lufte do të jetë e madhe. Një zyrtar ukrainas më tha të mërkurën se kostoja eventuale do t?i kalojë 500 miliardë dollarë, sipas vlerësimeve të përgatitura nga Shkolla Ekonomike e Kievit. Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar dhe agjenci të tjera globale, janë duke dhënë aktualisht miliarda dollarë në ndihma humanitare dhe ndihma të llojeve tjera.
Ky proces rindërtimi duhet të përfshijë në fund edhe Rusinë, sado paradoksale që mund të tingëllojë kjo gjë tani. Sigurisht nuk do të ndodhë së shpejti. Aleksandër Gabuev, analist në think-tankun ?Carnegie Center? me seli në Moskë, që u largua kohët e fundit nga Rusia, më tha të enjten se një shumicë e gjerë e rusëve e mbështet luftën e Vladimir Putin.
Mjerisht Rusia po ndjek rrugën e Iranit, duke u bërë një komb i përbuzur dhe nën sanksione. Por nuk do të qëndrojë kështu përgjithmonë. ?Në fund do të ketë një shkëndijë shprese?- thotë Gabuev. Xhorxh Robertson, ish-Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, ndau me mua komentet që bëri Putin në samitin NATO-Rusi në Romë në vitin 2002.
Duke kujtuar izolimin e gjatë të Rusisë në Luftën e Ftohtë, Putin tha: ?Asgjë e mirë nuk erdhi nga ajo përplasje midis nesh dhe pjesës tjetër të botës. Sigurisht që ne nuk fituam asgjë!?. Sa te drejte që kishte! Edhe pse lufta vazhdon në Ukrainë, shpresoj që presidenti Bajden të vazhdojë të përsërisë mesazhin: ?Populli rus nuk është armiku ynë?. Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të ndriçojnë rrugën e rikthimit të Rusisë në normalitet. Dhe kjo do të ndodhë një ditë pasi Rusia të jetë e rraskapitur dhe e traumatizuar.
Nga Mary Dejevsky “The Indipendent”Më 9 maj, ndërsa Vladimir...
Nga Michael Hirsh “Foreign Policy”Në fillim, pushtimi i Ukra...
Nga Alastair Kocho-Williams “The Conversation”Shtetet e Bash...
Nga Gerrard Kaonga “Newsweek”Zërat për një zëvendësim të mun...
Nga Judy Dempsey “Carnegie Europe”Lufta në Ukrainë po e ndry...
Nga Giorgio Cafiero “TRT World”Shpërthimet e fundit në Trans...
“The Economist”Fuqia e ushtrisë moderne ruse, duhej t’i treg...
Nga Sanjana Varghese “Newlines Magazine”Në vitin 2018, një p...
Nga Dennis Ross “The Atlantic”Presidenti rus Vladimir Putin,...
Nga Ed Browne “Newsweek”Shëndeti i presidentit rus Vladimir ...
Nga Alessandro Cappelli “Linkiesta”Që nga fillimi i konflikt...
Nga Andrew Wilson “European Council on Foreign Relations”Ndë...
Nga William A.Galston “Wall Street Johurnal”Ne nuk e dimë se...
Nga Kenneth Rapoza “Forbes”Javën e kaluar, qeveria ruse ndal...
Nga Giovanni Castellaneta “Formiche.netJavët e fundit ka pas...
Nga Neven Andjelic “Transitions Online”Pandemia e Covid-19 n...
Nga Leif Wenar “Wall Street Journal”Nëse Vladimir Putin lej...
Nga Ian Williams “Spectator”Xi Jinping ka bërë zgjedhjen e t...
Le ta pranojmë: Amerika ka një problem me gerontokracinë (qe...
Prej kohësh tetë orë gjumë ka qenë rregulli i artë për një p...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...