Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Ministri i Jashtëm i Rusisë dhe ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara, kanë paralajmëruar se dështimi i Rusisë në Ukrainë, mund të çojë në një sulm bërthamor të Moskës ndaj kësaj të fundit. Duke pretenduar se Rusia po i përgatit armët e saj, duke paralajmëruar për një rrezik “serioz” të përshkallëzimit të konfliktit drejt një lufte bërthamore”, dhe duke deklaruar se “kanë mbetur pak rregulla për t’u zbatuar”, rusët po luajnë qëllimisht me kartën e fundit që kanë në dorë.
Vetë Vladimir Putin ka deklaruar se zotëron armë që nuk i kanë kundërshtarët e tij, dhe se ai do t’i “përdorë ato, në rast se do të jetë e nevojshme”. Edhe drejtori i CIA-s, Uilliam Bërns, ka paralajmëruar mbi mundësinë që presidenti rus të përdorë armët bërthamore taktike, edhe pse për momentin nuk ka “prova praktike” se ky është një rrezik i afërt.
E megjithatë, ne duhet të jemi të përgatitur. Edhe ish-Sekretari i Shtetit, Henri Kisinger, është shprehur se ne duhet të marrim parasysh këtë kërcënim. Duhet të imagjinojmë të paimagjinueshmen, pra konkretisht se si do të reagonim ushtarakisht dhe ekonomikisht ndaj një ndryshimi të tillë në terrenin gjeopolitik global.
Presidenti Xho Bajden ka të drejtë që nuk e ka ngritur deri tani gatishmërinë e arsenalit tonë bërthamor. Edhe retorika e administratës nuk ka rënë pre e “karremit” të Vladimir Putinit. Në vitin 2012, unë deklarova se Rusia ishte kundërshtari më i madh gjeopolitik i Shteteve të Bashkuara, dhe mbetej qartazi një burim shqetësimi i madh, si për republikanët ashtu edhe për demokratët.
Duke pasur parasysh përmasat e pasojave të një sulmi bërthamor, opsionet tona të mundshme meritojnë të mendohen si nga udhëheqësit tanë, ashtu edhe nga qytetarët amerikanë. Duke e pushtuar Ukrainën, Putini e ka treguar tashmë se është i aftë të marrë vendime të palogjikshme dhe vetëshkatërruese.
Nëse ai humbet në Ukrainë, do të ketë dështuar jo vetëm të përmbushë ambicien e jetës së tij për të riparuar atë që ai e sheh si “katastrofën më të madhe gjeopolitike” të shekullit të XX-të – shembjen e Bashkimit Sovjetik – por po ashtu do të ketë zhdukur përgjithmonë statusin e Rusisë si një fuqi e madhe, dhe do të ketë fuqizuar shumë kundërshtarët e saj.
Ka shumë të ngjarë që Putini të përballet me sfida të brendshme shumë serioze për udhëheqjen e tij. Në një rrethanë të tillë, ai mund të jetë në gjendje të bindë veten se Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimi janë arsyeja pse ai pushtoi Ukrainën, dhe se propaganda që ka përdorur për ta justifikuar këtë pushtim imoral, ishte që në fillim e vërtetë.
Disa do të arrijnë në përfundimin se për të shmangur provokimin e Rusisë – dhe kësisoj për të shmangur perspektivën e një sulmi të mundshëm bërthamor rus – ne duhet ta frenojmë paraprakisht Ukrainën nga shkatërrimi i ushtrinë ruse.
Se ne mund ta kufizojmë sasinë e armëve që i dërgojmë Ukrainës, mund të frenojmë shpërndarjen e të dhënave të inteligjencës, dhe t’i bëjmë presion presidentit Volodimir Zelenski të pranojë lëshime territoriale për hir të arritjes së marrëveshjes së paqes.
Unë nuk jam dakord me këtë qasje. Kombet e lira duhet të vazhdojnë ta mbështesin ushtrinë e guximshme ukrainase. Dështimi për ta vazhduar mbështetjen ndaj Ukrainës, do të ishte njëlloj si ta paguanim një kanibal që ta na hajë neve të fundit në radhë.
Nëse Rusia, apo ndonjë fuqi tjetër bërthamore, do të lihej e lirë të pushtonte dhe të nënshtronte thuajse pa u ndëshkuar, atëherë Ukraina do të ishte vetëm e para në listën e pushtimeve të tilla. Në mënyrë të pashmangshme, miqtë dhe aleatët tanë do të gllabëroheshin nga fuqitë autoritare bërthamore, pasojat e të cilave do ta ndryshonin në mënyrë drastike rendin aktual botëror.
Përgjigjja e duhur në këto kushte, është të vazhdojmë t’i japim Ukrainës të gjithë mbështetjen që i nevojitet për të mbrojtur veten dhe për të fituar. Sukseset e saj ushtarake mund ta detyrojnë Putinin të largohet nga Ukraina, ose të pranojë një armëpushim të pranueshëm për popullin ukrainas.
Ndoshta kontrolli brutal mbi mediat ruse, do t’i jepte mundësinë atij që ta kthente humbjen në një narrativë që i shpëton fytyrën para rusëve. Këto janë rezultatet, të cilat ai do të ishte i zgjuar po t’i pranonte.
Por nëse një Putin i bllokuar në një qoshe do të përdorte një armë bërthamore – qoftë nëpërmjet një sulmi taktik apo duke përdorur si armë një nga termocentralet bërthamore të Ukrainës – ne do të kishim disa opsione. Ka disa që kërkojnë një përgjigje bërthamore.
Në fakt ekziston një gamë e gjerë opsionesh, dhe ato nuk duhet të jenë reciprokisht ekskluzive. Për shembull, NATO mund të angazhohet në Ukrainë, duke i dhënë goditjen e fundit ushtrisë ruse tashmë në vështirësi.
Po ashtu, ne mund të përballemi me Kinën dhe me çdo komb tjetër në një mënyrë të ngjashme me atë të Xhorxh W. Bush pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit: ose jeni me ne, ose me Rusinë, nuk mund të jeni me të dyja. Përdorimi i një arme bërthamore nga Rusia, do të ishte pa dyshim një ngjarje gjeopolitike ripërcaktuese dhe riorientuese.
Çdo vend që do të zgjidhte të ruante lidhjet me Rusinë pas një akti të tillë, do të izolohej ashtu si Moska. Një pjesë ose e gjithë ekonomia e saj do të shkëputej nga ajo e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve tanë. Sot, Perëndimi përfaqëson mbi gjysmën e PBB-së globale. Ndarja e çdo vendi aleat të Rusisë nga ekonomitë tona mund ta shkatërrojë atë.
Ndikimi tek ekonomitë perëndimore mund të jetë i rëndësishëm, por ndikimi mbi ekonomitë e Rusisë dhe aleatëve të saj do të ishte shumë më i rëndë. Në fund mund të ndodhë një Apokalips ekonomik, por ai është shumë më i preferueshëm sesa Apokalipsi bërthamor.
Së bashku me aleatët tanë kryesorë të NATO-s, ne duhet të zhvillojmë dhe vlerësojmë një gamë të gjerë opsionesh. Unë supozoj se presidenti Xho Bajden dhe administrata e tij, janë të angazhuar tashmë në një proces të tillë.
Përgjigjet e mundshme ndaj një akti kaq të urryer dhe gjeopolitikisht çorientues siç është një sulm bërthamor, duhet të projektohen me shumë kujdes, dhe të kenë mbështetjen e aleatëve tanë të NATO-s. Vladimir Putin dhe njerëzit përreth tij, nuk duhet të kenë asnjë dyshim, se përgjigjja jonë ndaj një përshkallëzimi të tillë do të ishte shkatërruese.
Shënim: Mitt Romney, është senator republikan i shtetit të Utah. Ish-kandidat i Partisë Republikane për president në zgjedhjet e vitit 2012.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Më 23 maj 1992, gjykatësi Giovanni Falcone u vra në mes të...
Im atë ishte vetëm 15 vjeç kur kaloi kufirin hungarez në n...
Shefja e diplomacisë britanike, Liz Trus, propozoi në fjal...
Prej disa javësh, në disa kryeqytete perëndimore po qarkul...
Organizata e Kombeve të Bashkuara mund të mos jetë shumë e...
Nga David Brennan “Newsweek”Perëndimi duhet që të shtojë pre...
Nga Susi Denison & José Ignacio Torreblanca “European Counci...
Nga David A.Andelman “CNN”Presidenti rus Vladimir Putin ka j...
Nga Nicolas Tenzer, “Center for European Policy Analysis”Pre...
Nga Gideon Rachman, “Financial Times”Vladimir Putin nuk isht...
Nga Asli Aydıntaşbaş “European Council on Foreign Relations”...
Nga Mariglen Demiri “Visegrad Insight”Vendet e Ballkanit Per...
Nga Mark Galeotti “The Spectator”Papritur, jemi bërë që të g...
Nga David Ignatius “Washington Post”E ndërsa Evropën dhe raj...
Nga Mary Dejevsky “The Indipendent”Më 9 maj, ndërsa Vladimir...
Nga Michael Hirsh “Foreign Policy”Në fillim, pushtimi i Ukra...
Nga Alastair Kocho-Williams “The Conversation”Shtetet e Bash...
Nga Gerrard Kaonga “Newsweek”Zërat për një zëvendësim të mun...
Nga Judy Dempsey “Carnegie Europe”Lufta në Ukrainë po e ndry...
Nga Giorgio Cafiero “TRT World”Shpërthimet e fundit në Trans...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...