Konflikt mes vëllezërve në Kavajë/ Ndërron jetë 74-vjeçari, u godit me thikë
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...

Nga Keir Giles “The Guardian”
Midis mbështetësve të Ukrainës ka aktualisht një ndjenjë gati euforike në lidhje me dëmet e vazhdueshme ushtarake që po u shkakton ushtria ukrainase forcave ruse. Por e vërteta është se Ukraina ka një rrugë të gjatë për të përshkuar, përpara se të arrijë çdo lloj rezultati të pranueshëm nga kjo luftë.
Dhe rrugëtimi vetëm sa do të bëhet më i vështirë, sa më shumë që duket se po i afrohet fitores. Sfidë nuk përbëjnë vetëm zonat e mëdha territoriale që janë aktualisht nën kontrollin e rusëve, ku Ukrainës i duhet ende të luftojë për të lehtësuar vuajtjet e qytetarëve të saj nën një pushtim ushtarak shumë brutal.
Të tilla janë edhe aspektet politike dhe ekonomike të luftës, të cilat shpesh janë anashkaluar në përshkrimin e detajeve taktike të përditshme mbi disfatat ushtarake të pësuara dhe shkaktuara kryesisht nga vetë ushtria ruse.
Ndikimi ekonomik i luftës po merr tani me shumë vëmendje, jo vetëm për shkak të goditjes së vazhdueshme të infrastrukturës civile të Ukrainës nga raketat me rreze të gjatë veprimi, por edhe si pasojë e efekteve globale të eksporteve të Ukrainës që janë duke u bllokuar nga Rusia.
Këto eksporte përfshijnë furnizime ushqimore, të cilat janë për rajone të tjera të botës. Kohët e fundit është folur shumë se kush do ta financojë rindërtimin e Ukrainës pas përfundimit të luftës. Por ka një pyetje edhe më urgjente: Si mund të ruhet roli jetik i Ukrainës në ushqimin e botës?
Dhe paraliza ekonomike që po shkaktohet nga Rusia, paraqet një sfidë politike shtesë për Ukrainën sa i përket vazhdimit të luftës. Tashmë mbi Kievin po ushtrohet presion për të bërë lëshime ndaj Moskës. Dhe ai vetëm sa do të rritet, teksa pasojat ekonomike të luftës atje do të fillojnë të ndihen plotësisht në shumë vende të botës.
Në rast se ushtria ukrainase do të përparojë përtej vijës së kontrollit që ekziston përpara fillimit të pushtimit në shkurt, dhe do të çlirojë Krimenë e pushtuar, kjo do t’i detyrojë mbështetësit e saj të ngrenë pyetje të tjera shumë më serioze.
Por ky nuk është aspak një justifikim për sugjerimet që Ukraina duhet t’i japë agresorit një pjesë të territorit të saj për hir të paqes mendore të presidentit rus Vladimir Putin. Sukseset ushtarake të Ukrainës në terren po vazhdojnë.
Ato janë të përforcuara gjithnjë e më shumë nga mbështetës të saj në Perëndim, me përjashtimin e vazhdueshëm të disa shteteve kryesore të Bashkimit Europian, duke e kapërcyer hezitimin e tyre për të ndihmuar Kievin. Por shumë nga këto suksese duket se janë po aq pasojë e dështimeve ruse në aspektin e kompetencës ushtarake, sa edhe të aftësive të ushtrisë ukrainase.
Por nuk mund të vazhdohet pafundësisht me këtë linjë. Ndërsa lufta po vazhdon - dhe Putini tashmë ka përgënjeshtruar parashikimet se ai do të kërkonte një mjet për t’i dhënë fund luftës deri në Ditën e Fitores - nuk duhet të përjashtohet mundësia që Rusia mund të ketë një përdorim më të arsyeshëm të burimeve ushtarake dhe fuqisë njerëzore që i ka mbetur ende.
Analisti ushtarak rus dhe koloneli në pension, Mikail Kodarenok, ka marrë një vëmendje të madhe në Rusi për shkak të kritikave të tij të hapura në televizionin shtetëror rus mbi mënyrën e zhvillimit të fushatës në Ukrainë, si dhe për gjendjen e ushtrisë ruse.
Tani për tani, Kodarenok është duke luajtur rolin e një gaztori të oborrit të regjimit apo të një budallai për Rusinë, duke u lejuar herë pas here të thotë të vërtetën kur gjithë të tjerët përreth tij përsëritin ende gënjeshtrat zyrtare.
Arsyet se përse i është lejuar ta bëjë këtë janë ende të paqarta. Por disa analistë me përvojë të Rusisë, po pyesin nëse kjo sugjeron perspektivën e një lëkundjeje të ushtrisë ruse në raport me lidershipin e Putinit, apo edhe zhvillimin e luftës në përgjithësi.
Dhe për Ukrainën do të ketë nevoja të tjera jetike, të cilat do të jenë edhe më të vështira për t’u arritur sesa zmbrapsja e ushtrisë ruse. Sipas llogaritjeve të bëra nga vetë Rusia, mbi 1 milionë ukrainas janë zhvendosur në zona të largëta të Rusisë, duke u bërë një jehonë të tmerrshme programeve të dëbimit të shekullit të XX-të, ku termi “deportimi” ishte një eufemizëm për të nënkuptuar skllavërimin e njerëzve në epokën moderne.
Lufta për Ukrainën nuk do të mbarojë derisa ajo të çlirojë të gjithë popullin e saj. Shumë ukrainas ka të ngjarë të mbahen peng nga Rusia si një mjet presioni edhe pasi të kenë mbaruar luftimet, njëlloj siç Moska mbajti dhjetëra mijëra të burgosur britanikë dhe amerikanë që kishin qenë robër lufte të gjermanëve, për të bërë pazare edhe shumë kohë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Ndërsa në gjithë Europën po fillojnë që të kuptohen kostot e mbështetjes së Ukrainës, dhe lufta po zgjatet me perspektivën e një dimri tjetër me një rritje më të madhe të çmimeve të energjisë, mbështetja për Ukrainën për të luftuar mund të zvogëlohet midis udhëheqësve perëndimorë të BE-së dhe publikut të tyre.
Kjo do të jetë një sfidë e vazhdueshme jo vetëm për Ukrainën, por edhe për atë pjesë të mbështetësve të saj që e shohin qartë se kjo nuk është vetëm lufta e Ukrainës, dhe se është jetike që Vladimir Putini të mos dalë nga kjo aventurë, duke menduar se ka qenë diçka tjetër përveçse jo një gabim strategjik katastrofik.
Shënim: Keir Giles punon për programin e Rusisë dhe Euroazisë në think-tankun britanik “Chatham House”. Ai është autor i librit “Rregullat e Moskës: Çfarë e shtyn Rusinë të përballet me Perëndimin”.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga Petro Poroshenko, “Politico.eu” Kur presidenti rus Vl...
Midis mbështetësve të Ukrainës ka aktualisht një ndjenjë g...
Kur presidenti rus, Vladimir Putin, nisi luftën e tij shka...
Ministri i Jashtëm i Rusisë dhe ambasadori rus në Shtetet ...
Më 23 maj 1992, gjykatësi Giovanni Falcone u vra në mes të...
Im atë ishte vetëm 15 vjeç kur kaloi kufirin hungarez në n...
Shefja e diplomacisë britanike, Liz Trus, propozoi në fjal...
Prej disa javësh, në disa kryeqytete perëndimore po qarkul...
Organizata e Kombeve të Bashkuara mund të mos jetë shumë e...
Nga David Brennan “Newsweek”Perëndimi duhet që të shtojë pre...
Nga Susi Denison & José Ignacio Torreblanca “European Counci...
Nga David A.Andelman “CNN”Presidenti rus Vladimir Putin ka j...
Nga Nicolas Tenzer, “Center for European Policy Analysis”Pre...
Nga Gideon Rachman, “Financial Times”Vladimir Putin nuk isht...
Nga Asli Aydıntaşbaş “European Council on Foreign Relations”...
Nga Mariglen Demiri “Visegrad Insight”Vendet e Ballkanit Per...
Nga Mark Galeotti “The Spectator”Papritur, jemi bërë që të g...
Nga David Ignatius “Washington Post”E ndërsa Evropën dhe raj...
Nga Mary Dejevsky “The Indipendent”Më 9 maj, ndërsa Vladimir...
Nga Michael Hirsh “Foreign Policy”Në fillim, pushtimi i Ukra...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...