Pse NATO duhet të mendohet dy herë përpara sesa të pranojë Finlandën dhe Suedinë
Një nga ironitë e luftës së Rusisë kundër Ukrainës - q...

Është ende herët për të parashikuar rezultatin e luftës në Ukrainë. Për momentin Rusia duket se ka forcuar ndjeshëm pozitat e saj në frontin lindor, duke regjistruar suksese ushtarake të vogla. Dhe gjatë ditëve të fundit është bërë e qartë se Moska mund të jetë në gjendje të arrijë të paktën disa nga synimet e saj ushtarake.
Sabin Fisher, bashkëpunëtore në një institut gjerman mbi politikën e jashtme, flet për një skenar politik interesant, por edhe shqetësues. Ajo vë në dukje se humori në Moskë ka ndryshuar. Kjo për shkak të llogarive politike që ka bërë Kremlini bazuar te shpresa se vendet perëndimore nuk do të vazhdojnë edhe për shumë kohë me mbështetjen e tyre të madhe financiare dhe ushtarake për Ukrainën.
Sa më shumë të zgjasë kjo luftë, aq më shumë do të lodhet Europa. Deri në vjeshtë, pak para fillimit të dimrit të ardhshëm, prioriteti i europianëve do të jetë sigurimi i gazit nga Vladimir Putin.
Në zbardhjen e bisedës telefonike midis kancelarit austriak Karl Nehamer dhe Vladimir Putinit, pala ruse afirmon se ky i fundit ka rikonfirmuar detyrimet kontraktuale të Rusisë në lidhje me furnizimet me gaz. Kur i telefonoi kryeministri italian Mario Dragi, Putini shkoi edhe më tej: ai garantoi furnizime të sigurta me gaz natyror për Italinë me çmimet e vendosura sipas kontratave të nënshkruara.
Putini merret një nga një me liderët e BE-së. Në këtë aspekt ai nuk ka ndryshuar shumë. Ideja e ndryshimit të prioriteteve duket si një llogaritje e arsyeshme nga Kremlini. Por Fisher shkon më tej duke i kombinuar këto vëzhgime, me ndryshime të mundshme politike te vetë Ukraina, në një kohë që lufta po zgjat akoma.
Në rast se Moska do të arrijë të mbajë plotësisht të pushtuar Donbasin për një kohë të gjatë, ajo mund të ndihet e inkurajuar të sulmojë dhe rrethojë Odesën dhe ndoshta edhe Kievin. “Rusët mund të mbështeten edhe te destabiliteti politik në Ukrainë, që mund të sjellë edhe rrëzimin e qeverinë Zelenski. Pasi një disfate në Donbas dhe ndoshta aneksimi i territoreve të pushtuara, do ta bënte atë shumë të papëlqyeshme në pjesën tjetër të Ukrainës”- shkruan ajo. Komentet e saj i drejtohen kryesisht qeverisë gjermane, dhe refuzimit të kësaj të fundit për të furnizuar me armë Ukrainën.
Olaf Sholc po luan një lojë të dyfishtë, duke pretenduar se është mbështetës i Ukrainës. Së fundmi, ai mbajti një fjalim televiziv drejtuar ukrainasve, në të cilin u pohoi se Gjermania është në anën e tyre.
Njëkohësisht, qeveria e tij po vonon shumë dërgesat e premtuara të armëve. Gjermania nuk i ka dërguar Kievit asnjë armë që nga marsi. Komentet e tij u drejtohen ndoshta mediave syleshe gjermane, që janë gjithnjë proqeveritare, pavarësisht se kush është në pushtet.
Por për cilindo që e shikon nga jashtë situatën, sidomos nga Ukraina, loja që po luan Sholc është mjaft e qartë. Qeveria gjermane po u jep përparësi marrëdhënieve të saj tregtare me Rusinë - siç ka bërë gjithmonë, në një kohë që pretendon se qëndron në krah të Ukrainës si pjesë e konsensusit të BE-së dhe NATO-s.
Është loja e dyfishtë e vjetër lindje-perëndim, të cilën Gjermania ka luajtur që nga koha e kancelarit Vili Brand. Rusët po përpiqen që Bashkimi Europian të rikthehet në statuskuonë e tyre politike: një dobësi e shkaktuar nga ndarja midis shteteve anëtare.
Tani imagjinoni për një sekondë se si do të zhvillohej ky skenar në BE, në rast se Rusia do të aneksonte Donbasin dhe do të merrte edhe Odesën. Akuzat politike brenda BE-së do të bëheshin të padurueshme. Marrëdhënia midis vendeve të Europës Lindore dhe Gjermanisë, është sot më e keqe se kurrë më parë.
Ajo do të përkeqësohej me tej nëse Ukraina do të mposhtej nga Rusia, qoftë edhe pjesërisht. Akoma më shumë njerëz në Europën Lindore, do të pyesnin veten nëse është në interesin e tyre të jenë pjesë e një bashkimi që drejtohet kryesisht nga interesat tregtare të Gjermanisë.
Si anëtarë të NATO-s, ata nuk kanë nevojë për BE-në për sigurinë e tyre.
Përkundrazi, anëtarësimi në BE i lidh ata me politika, që mund të jenë të dëmshme për interesat e tyre të sigurisë. Merkantilizmi gjerman është një qasje e paqëndrueshme. Ose politika gjermane duhet t’i japë fund asaj, për të cilën nuk po tregon asnjë shenjë se do ta bëjë këtë, ose do të çojë në copëtimin e BE-së.
Shënim: Wolfgang Münchau, ish-bashkëredaktor i Financial Times Deutschland dhe drejtor i portalit Eurointelligence.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Një nga ironitë e luftës së Rusisë kundër Ukrainës - q...
Prej shumë vitesh, autoritetet shëndetësore në mbarë b...
“Der Spiegel” Ka zona ku duket se fitorja është e arritsh...
A është i mundur ndoshta një grusht shteti në Rusi? Disa m...
Klimatologët e OKB-së thonë se është momenti “tani ose kur...
Një sekret që ka mbetur i ruajtur brenda Vatikanit për më ...
Atmosferë pranvere në një qytet të Europës Lindore. Lulet ...
Tbilisi - Që kur Rusia pushtoi Ukrainën, kryeqyteti i Gjeo...
Rajoni Donjeck, Ukrainë - Toka në vendin ku ishin ngritur ...
Mund t’iu ndodhë që të dëgjoni shpesh për kriptomonedhat, ...
Qëlloi që Viktor Orban, kryeministri hungarez, të kishte d...
Masakra e së martës në një shkollë fillore në Uvalde të sh...
Një mosmarrëveshje diplomatike gjithnjë e më e ashpër në l...
Nga Guillaume Serina & Stewart Mackinnon “Euobserver” Në ...
Dy emigrantë amerikanë, që të dy të mbijetuar të sundi...
Ndërsa presidenti amerikan Xho Bajden po takohej më 24...
Në Moskë ka diçka që nuk shkon. Çështja nuk është nëse...
Vladimir Putin ka një emërtim të tijin për Perëndimin. Ai ...
“Që nga shekulli i XVI-të, ne rusët kemi jetuar sipas lig...
Pushtimi i paligjshëm i Ukrainës nga Rusia, është karakter...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...