Kriptomonedhat dhe Bitcoin/ Cilat janë avantazhet dhe disavantazhet?
Mund t’iu ndodhë që të dëgjoni shpesh për kriptomonedhat, ...

Rajoni Donjeck, Ukrainë - Toka në vendin ku ishin ngritur pozicionet e ushtrisë ukrainase ishte nxirë për shkak të flakëve të shkaktuara nga avionët bombardues rusë. Fushat e gjelbra me grurë që dukeshin më për tej ishin të mbushura me kratere të dala nga toka nga sulmet e vazhdueshme të artilerisë ruse.
“Këtu ishte një peizazh aq i bukur, dhe ata derrat e shkatërruan”- thotë komandanti i njësisë ukrainase, duke hedhur vështrimin nga i gjithë fshati mëngjesin e së premtes. Komandanti, që kërkoi të identifikohej vetëm me emrin e tij të koduar, Kandalaksha, drejton një njësi vullnetare që është pozicionuar në kodrat e Ukrainës Lindore.
Për dy muaj kjo njësi ka mbajtur një pjesë të vijës së frontit në jug të qytetit Izium, duke bllokuar një sulm të forcave ruse për të rrethuar dhe pushtuar rajonin lindor të Donbasit. Kandalaksha është një personazh jo-tipik në këtë luftë. Ai është nga Rusia dhe e cilëson veten një refugjat politik.
Një kundërshtar i qeverisë së presidentit Vladimir Putin, ai u largua nga atdheu i tij në vitin 2014 kur Moska aneksoi Krimenë dhe filloi të mbështeste një luftë separatiste në rajonet lindore të Ukrianës, Luhansk dhe Donetsk. “Unë po luftoja kundër regjimit të Putinit, dhe e kuptova se vendi i duhur për ta bërë këtë ishte në Ukrainë”- thotë ai.
Menjëherë pasi mbërriti në Ukrainë, ai hodhi një hap përtej aktivizmit të tij politik, duke iu bashkuar në vitin 2015 një njësie ushtarake vullnetare. “Isha në kërkim të një mënyre për të qenë i dobishëm. Dhe mendova se do të ishte më e ndershme të shkoja të luftoja për vendin”- theksoi ai
Kur Rusia nisi në shkurt pushtimin e plotë të Ukrainës, ai doli sërish vullnetar dhe luftoi për 1 muaj në periferitë veriperëndimore të kryeqytetit, Kiev. Më pas, kur Rusia u tërhoq nga Kievi dhe i përqendroi forcat e saj në betejën për Donbasin, njësia e tij u dërgua në lindje.
“Ne nuk i shohim me sy të lirë, por ata na bombardojnë vazhdimisht”- thotë ai për bashkatdhetarët e tij të dikurshëm, që janë pozicionuar rreth 16 km nga pozicioni që mbron njësia e tij. “Rrallëherë mund të kalojë një ditë pa bombardime. Ata përpiqen të na shkatërrojnë, por forcat tona po i mbajnë ende pozicionet e tyre dhe nuk po i lënë që të përparojnë”- thotë ai.
Forcat ukrainase ndodhen nën një presion në rritje në Ukrainën Lindore pasi ushtria ruse i ka ndryshuar taktikat. Ajo i ka përqendruar forcat dhe fuqinë e saj të zjarrit mbi një objektiv shumë më të vogël me një qëllim më të kufizuar: rrethimin e qyteteve dhe fshatrave që i përkasin Donetskut dhe Luhanskut.
Çdo disa ditë ushtarët të kësaj njësie të Brigadës 95 Sulmuese Ajrore, drejtohen për në vijën e frontit, për t’u dhënë mundësi të tjerëve të pushojnë paksa. Ushtarët janë të vetëdijshëm mbi llojin e luftës me të cilën po përballen në terrenin e sheshtë të Ukrainës Lindore.
Ata e përshkruajnë veten si “ushqim për top” nën breshëritë e rënda të artilerisë. Por morali i tyre duket ende i lartë dhe si vullnetarë shumica e tyre thanë se ishin të bindur mbi nevojën për t’iu kundërvënë agresionit rus. Një nga ushtarët vullnetarë është regjisor teatri, një tjetër pedagog i ekonomisë në universitet.
“Është shumë më e vështirë të rrish mënjanë dhe të mos bësh asgjë”- thotë pedagogu, që mban emrin e koduar akademik. Maksim Bulgakov, 40 vjeç, drejtori i teatrit, tha se nuk ka dashur asnjëherë t’i bashkohej ushtrisë. “Babai, vëllai dhe gjyshi im ishin oficerë artilerie, por unë nuk doja të isha kurrë ushtarak. Por tani e tillë është koha. Përballemi me një problem jetik dhe duhet të vendosësh se çfarë do të bësh”- thekson ai.
Burrat, dhe një grua, shtrihen për të fjetur në godinën e një ferme të zonës. Ata vëzhgojnë gjatë ditës aktivitetin e dronëve rusë, teksa përdorin armë të artilerisë, të cilat nuk u lejuan që të shiheshin nga gazetarët. Avionët rusë e kanë bombarduar rëndë zonën, duke shkaktuar kratere të mëdha deri në 3 metra të thella dhe duke dëmtuar disa fshatra dhe ferma.
Një predhë artilerie ra pranë nesh në momentin që po bisedonim me ta, por ushtarët e pakët që gjendeshin në postë dukeshin të pa shqetësuar, teksa po pastronin armët dhe po çanin dru nën hijen e pemëve. Ata flenë mbi dërrasa druri dhe dyshekë kampingu, duke e ndarë ambientin e tyre me dy mace të vogla.
Njërës prej tyre i kanë vënë emrin Hitler për shkak të një njolle të zezë në fytyrën e saj që të kujton mustaqet si furçë dhëmbësh që mbante udhëheqësi nazist. Macet kacavirren mbi trupat që flenë gjumë, ndërsa të tjerët bëjnë roje gjatë gjithë natës me radhë.
Edhe komandanti Kandalaksha, ka turnin e tij të rojes. “Morali ynë është i lartë. Të gjithë njerëzit që luftojnë e kuptojnë se e gjithë bota varet tani nga Ukraina. Dhe ne do të bëjmë
atë që mundemi”- shprehet ai. Me profesion inxhinier elektrik nga Murmansku në veri të Rusisë, ai u interesua për politikën rreth viteve 2008-2009 kur pa në internet një video nga aktivisti dhe politikani i opozitës Aleksei Navalni.
Ajo video fliste për korrupsionin dhe vjedhjen e miliarda dollarëve fonde publike nga udhëheqja ruse. “Nga ajo video unë kuptova se gjithë ato para shkonin për presidentin dhe njerëzve e tij. Nisa të bëja pyetje dhe u bëra shumë aktiv në politikë”- rrëfen ai. Kështu filloi të shpërndante fletëpalosje, dhe iu shmang postblloqeve të policisë për të marrë pjesë në një tubim të madh proteste në Moskë pas zgjedhjeve të vitit 2011.
Por shumë shpejt u vendos nën vëzhgimin e shërbimit sekret rus. Ai punonte në një hidrocentral, por e ndjeu se aktiviteti i tij politik i detyroi eprorët që t’i mohonin një promovim. “Ata donin që unë të ikja nga puna”- tha ai. Në këto kushte, ai gjeti një punë në jug te vendit në vitin 2013.
Dhe kur nisën protestat pro demokracisë në Ukrainë, që çuan në rrëzimin e presidentit Viktor Janukoviç, filloi të mendonte të largohej krejtësisht nga Rusia. Anëtarët e familjes ishin kundër lëvizjes së tij, por në fund e kuptuan. Ai u kërkoi që të mos identifikoheshin me të për të mbrojtur veten e tyre.
Sot ai thotë se nuk është penduar që është larguar. “Unë nuk mendoj se do të kthehem ndonjëherë në Rusi. Ndihem shumë mirë këtu. Unë jam në shtëpi”- deklaron ai. Nga ana tjetër shton se nuk ka shumë shpresë mbi mundësinë e ndryshimit të gjërave në Rusi. “Edhe nëse Putin largohet, sistemi do të jetë po ai. Ndaj ne duhet të ndryshojmë atë”- thotë inxhinieri.
Ndërkohë thotë se u tmerrua nga deklarata e fundit e ish-Sekretarit amerikan të Shtetit Henri Kisinger, që i sugjeronte Ukrainës të lëshojë një pjesë të territorit në një marrëveshje të mundshme paqeje me Rusinë. Një editorial në “The Neë York Times” sugjeronte të njëjtën gjë.
“Ky është një mendim i tmerrshëm. E gjithë bota duhet të shkatërrojë kancerin rus. Ai është thelbi i së keqes dhe duhet mposhtur nga i gjithë njerëzimi”- thekson ai, duke shtuar se mbështetja në shkallë të gjerë e Perëndimit për Ukrainën do të ndihmojë edhe në ndryshimin e mendjeve në Rusi, pasi njerëzit do të shihnin përmirësimet dhe zhvillimin e lirive. “Unë shpresoj që Rusia do të ndryshojë një ditë. Nuk është se unë dua që ajo të shkatërrohet, por shpresoj se rusët do të ndryshojnë mendësi”- përfundon Kandalaksha.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Mund t’iu ndodhë që të dëgjoni shpesh për kriptomonedhat, ...
Qëlloi që Viktor Orban, kryeministri hungarez, të kishte d...
Masakra e së martës në një shkollë fillore në Uvalde të sh...
Një mosmarrëveshje diplomatike gjithnjë e më e ashpër në l...
Nga Guillaume Serina & Stewart Mackinnon “Euobserver” Në ...
Dy emigrantë amerikanë, që të dy të mbijetuar të sundi...
Ndërsa presidenti amerikan Xho Bajden po takohej më 24...
Në Moskë ka diçka që nuk shkon. Çështja nuk është nëse...
Vladimir Putin ka një emërtim të tijin për Perëndimin. Ai ...
“Që nga shekulli i XVI-të, ne rusët kemi jetuar sipas lig...
Pushtimi i paligjshëm i Ukrainës nga Rusia, është karakter...
Pas goditjes që forcat ruse morën në përpjekje për të push...
Nga Keir Giles “The Guardian” Midis mbështetësve të Ukrai...
Nga Petro Poroshenko, “Politico.eu” Kur presidenti rus Vl...
Midis mbështetësve të Ukrainës ka aktualisht një ndjenjë g...
Kur presidenti rus, Vladimir Putin, nisi luftën e tij shka...
Ministri i Jashtëm i Rusisë dhe ambasadori rus në Shtetet ...
Më 23 maj 1992, gjykatësi Giovanni Falcone u vra në mes të...
Im atë ishte vetëm 15 vjeç kur kaloi kufirin hungarez në n...
Shefja e diplomacisë britanike, Liz Trus, propozoi në fjal...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...