Balla reagon ndaj Athinës: Narta është tokë shqiptare, autoktone
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Dr...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Dr...

Një mosmarrëveshje diplomatike gjithnjë e më e ashpër në lidhje me mosgatishmërinë e Gjermanisë për ta furnizuar Ukrainën me armatime të rënda, kërcënoi të përshkallëzohej në përplasje më të gjerë midis aleatëve, mbi çështjen nëse ata janë të përgatitur të pranojnë një marrëveshje paqeje, e cila i jep mundësinë Vladimir Putinit të pretendojë fitoren.
Një zyrtar perëndimor thotë se udhëheqësit perëndimorë janë të ndarë midis atyre që mendojnë se mund të bashkëpunohet ende me Rusinë e Vladimir Putin sapo të përfundojë lufta, dhe atyre që mendojnë se kjo gjë nuk është më e mundur.
Kjo mosmarrëveshje po çon në ndarje të fortë mbi armatimin e Ukrainës, mundësinë praktike të zbatimit të një embargoje ndaj importit të naftës ruse, dhe nëse Kievi do të detyrohet të pranojë një humbje të mëtejshme të territoreve në fund të kësaj lufte si një çmim që duhet paguar për arritjen e paqes.
Thelbi i debatit midis Ukrainës dhe disa prej aleatëve të saj përqendrohet te hezitimi i Gjermanisë për të dërguar armë të rënda. Kievi po pëson humbje serioze, pikërisht për shkak të mungesës së armëve me rreze të gjatë. Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, Valeri Zaluzhnji, thotë se dorëzimi i këtyre armëve nuk mund të vonohet më tej.
“Ne kemi shumë nevojë për armë, që do të na japin mundësinë ta godasim armikun nga një distancë e largët”, - theksoi ai. Duke cituar burimet e saj në NATO, agjencia shtetërore gjermane e lajmeve “Deutsche Presse Agentur”, raportoi se anëtarët e aleancës kanë rënë dakord në mënyrë jozyrtare që të mos e furnizojnë Ukrainën me armatime të caktuara, për shkak të frikës se Rusia mund ta cilësojë dërgimin e tankeve dhe avionëve luftarakë si një hyrje de fakto të Perëndimi në luftë, dhe për këtë arsye mund të nisë veprimet hakmarrëse.
Se çfarë do të thotë ky vendim në aspektin praktik, kjo është e diskutueshme. Po ashtu ka pasur raporte me burime nga SHBA-ja se Izraeli e ka refuzuar kërkesën e SHBA-së për ta lejuar Gjermaninë të dërgojë në Ukrainë raketat antitank “Spike”. Këto raketat prodhohen në Gjermani me teknologji dhe licencë izraelite.
Që nga fillimi i pushtimit rus në shkallë të gjerë të Ukrainës në fund të muajit shkurt, Izraeli ka mbajtur një qëndrim neutral, duke refuzuar ta furnizojë me armë Ukrainën. Polemikat kanë lindur pasi disa zëra me ndikim në SHBA, nga diplomati veteran Henri Kisinger te gazeta “New York Times”, i kanë kërkuar Ukrainës të kuptojë se mund t’i duhet të lëshojë te Rusia një pjesë të territorit të saj.
Duke u referuar tensioneve, Ministrja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Trus, një mbështetëse e fortë e luftës ndaj Rusisë, e paralajmëroi Perëndimin të mos rikthehej te qasja tolerante ndaj Putinit, duke këmbëngulur gjatë një fjalimi të mbajtur në Sarajevë të Bosnje Hercegovinës, se është urgjente nevoja për furnizimin me armë të Ukrainës.
“Nuk mund të heqim kurrsesi sanksionet ndaj Rusisë. Çdo zbutje e qëndrimit tonë tani, vetëm sa do ta bëjë Putinin më të fortë në planin afatgjatë”, - deklaroi Trus. Shefja e diplomacisë britanike këmbënguli se sanksionet ndaj Rusisë nuk mund të hiqen derisa Putini të largohet plotësisht nga Ukraina dhe ushtria e tij të dobësohet në mënyrë të pariparueshme. Trus ka aleatë të fortë në qasjen e saj në Europën Lindore dhe Baltik, por jo në Paris apo Berlin.
Trus ka theksuar gjithashtu se çdo kthim prapa, do të sillte një konflikt më të zgjatur në kohë dhe më të dhimbshëm në kostot që do të shkaktonte. Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi gjatë një lidhje 'online' me Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, se ngurrimi gjerman buron nga dëshira për të rindërtuar marrëdhëniet me Putinin sapo të përfundojë lufta.
“Pavarësisht se çfarë bën shteti rus, ka nga ata që thonë: “Le të marrim parasysh interesat e Putinit”, - tha Zelenski. Edhe Polonia e ka kritikuar ngadalësinë e Gjermanisë në ndihmën ndaj Ukrainës. Kancelari Olaf Sholc është sulmuar edhe brenda Gjermanisë, duke u akuzuar se nuk dëshiron që asnjëra palë të dalë fitimtare nga kjo luftë, një akuzë që Sholc e ka hedhur poshtë.
Maria-Anjes-Shtrak-Zimerman, kryetare e Komitetit të Mbrojtjes në Bundestag, dhe një anëtare e Partisë së Demokratëve të Lirë (FDP) tha: “Nuk duhet të ndodhë që në fund të luftës bota ta shohë Gjermaninë si një sabotatore të aleancës, vetëm sepse jemi të paaftë për t’u organizuar dhe komunikuar si duhet”.
Në fillim të konfliktit, Gjermania propozoi furnizimin e shpejtë të Ukrainës me armatime të rënda nëpërmjet një “sistemi unazor”, ku vendet e Europës Lindore si Polonia dhe Republika Çeke do t’i jepnin Ukrainës tanket e tyre të epokës sovjetike, të cilat do të zëvendësoheshin me tanket moderne gjermane “Leopard”.
Është e vështirë të thuhet se dështimi për ta bërë këtë, është për shkak të inercisë burokratike, zvarritjes cinike apo një reflektimi mbi gjendjen e mjerë të forcave të armatosura gjermane. Në fjalimin e mbajtur në Davos, Sholc u përpoq të hedhë poshtë pretendimet se ai nuk e kuptonte emergjencën e situatës.
Ai e përshkroi luftën e Putinit si “imperialiste”, dhe që sipas tij po vë në pikëpyetje jo vetëm shtetësinë e Ukrainës, por një rend të tërë botëror që e lidh fuqinë me respektimin e ligjin. Ai tha se Putini ka humbur tashmë në raport me të gjitha qëllimet e tij strategjike. “Një pushtim i gjithë Ukrainës nga Rusia, duket sot më i largët sesa ishte në fillim të luftës. Më shumë se kurrë, Ukraina po e nënvizon të ardhmen e saj europiane. Qëllimi ynë është i qartë: Putini nuk duhet që ta fitojë këtë luftë!”- shtoi ai, duke këmbëngulur në qëndrimin se nuk mund të ketë një paqe të diktuar nga Putini.
Trus ishte një nga figurat e para europiane që u bëri jehonë pretendimeve ukrainase se nuk mund të humbasë territore në këtë luftë, përkundrazi duhet të rifitojë territoret e humbura që nga viti 2014. Kievi pret që kjo luftë të përfundojë me tërheqjen e ushtrisë ruse nga të gjitha territoret ukrainase.
Por aktualisht nuk duket të ketë ndonjë gjasë që Rusia të sinjalizojë një tërheqje të tillë. Por kjo nuk do të thotë se vendet nuk po punojnë për të ofruar ndërmjetësimin e tyre. Për shembull, kryeministri i Italisë, Mario Dragi, ka hartuar një plan për paqe me 4 pika që iu prezantua zyrtarisht Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.
Hapi i parë përfshin një armëpushim të mbikëqyrur dhe “çmilitarizimin” e vijës së frontit. Më pas do të kishte negociata shumëpalëshe në kuadër të një konference mbi statusin e ardhshëm të Ukrainës, duke ringjallur propozimin për neutralitetin e ardhshëm të Kievit, të mbështetur nga garancitë e sigurisë të ofruara nga fuqitë e mëdha.
Kjo mund t’i japë Ukrainës një ombrellë sigurie, përpara përfundimit të procesit të paqes, dhe të jetë një zëvendësuese e aspiratës së dikurshme të Ukrainës për të hyrë në NATO. Faza tjetër do të ishte një traktat dypalësh midis Ukrainës dhe Rusisë për “çështjet kufitare”.
Gjuha e propozimit flet për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe jetën ekonomike, autonominë de fakto për territoret e pushtuara dhe një zonë të vetme ekonomike, si dhe garanci për pakicat ruse, përfshirë edhe atë mbi gjuhën ruse. Kjo do të ishte shumë afër Marrëveshjes së Minskut, një format i ndërmjetësuar nga Franca dhe Gjermania, por që nuk u pëlqye asnjëherë nga ukrainasit.
Faza e fundit do të ishte një kompromis i madh për marrëdhëniet BE/NATO-Rusi, ringjallja e bisedimeve mbi stabilitetin strategjik, një rol i ri për OSBE-në dhe një rishikim i disa prej çështjeve të tjera që po diskutoheshin verën e vitit të kaluar mes SHBA-së dhe Rusisë.
Rusia u tall hapur si me planin ashtu edhe me propozuesin e tij.
Ish-presidenti rus, Dimitri Medvedev, tha: “Duket qartazi që plani nuk është përgatitur nga diplomatë, por nga politologë italianë që kanë lexuar vetëm gazeta që botohen në provinca dhe që veprojnë të motivuar nga mashtrimet e ukrainasve”. Por figura të tjera në Rusi mendojnë se disa aspekte të këtij plani mund të miratohen më vonë, kur të dyja palët të jenë zhytur në një ngërç në frontin e betejës.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga Guillaume Serina & Stewart Mackinnon “Euobserver” Në ...
Dy emigrantë amerikanë, që të dy të mbijetuar të sundi...
Ndërsa presidenti amerikan Xho Bajden po takohej më 24...
Në Moskë ka diçka që nuk shkon. Çështja nuk është nëse...
Vladimir Putin ka një emërtim të tijin për Perëndimin. Ai ...
“Që nga shekulli i XVI-të, ne rusët kemi jetuar sipas lig...
Pushtimi i paligjshëm i Ukrainës nga Rusia, është karakter...
Pas goditjes që forcat ruse morën në përpjekje për të push...
Nga Keir Giles “The Guardian” Midis mbështetësve të Ukrai...
Nga Petro Poroshenko, “Politico.eu” Kur presidenti rus Vl...
Midis mbështetësve të Ukrainës ka aktualisht një ndjenjë g...
Kur presidenti rus, Vladimir Putin, nisi luftën e tij shka...
Ministri i Jashtëm i Rusisë dhe ambasadori rus në Shtetet ...
Më 23 maj 1992, gjykatësi Giovanni Falcone u vra në mes të...
Im atë ishte vetëm 15 vjeç kur kaloi kufirin hungarez në n...
Shefja e diplomacisë britanike, Liz Trus, propozoi në fjal...
Prej disa javësh, në disa kryeqytete perëndimore po qarkul...
Organizata e Kombeve të Bashkuara mund të mos jetë shumë e...
Nga David Brennan “Newsweek”Perëndimi duhet që të shtojë pre...
Nga Susi Denison & José Ignacio Torreblanca “European Counci...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...