Protestat në Tiranë/ Eksperti i sigurisë: Prapavijë e huaj që e shfrytëzon dhe shumicë radikale në rrjete
Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, ngriti sot dy shqetës...
Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, ngriti sot dy shqetës...

Ndërsa presidenti amerikan Xho Bajden po takohej më 24 maj me aleatët e tij rajonalë në Tokio, Kina dhe Rusia realizuan një shfaqje të paprecedentë të forcës së tyre: disa avionë bombardues strategjikë të të dyja vendeve, të aftë për të mbajtur në bord armë bërthamore, fluturuan mbi zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore të Japonisë.
Menjëherë, avionët ushtarakë të Koresë së Jugut dhe Japonisë u ngritën në ajër për t’i mbajtur ata në distancë. Zyrtarisht u tha se ishin thjeshtë “manovra ajrore” nga të dyja vendet, dhe asnjë nga avionët kinezë apo rusë nuk e shkeli hapësirën ajrore japoneze. Kësisoj, nuk pati asgjë të rrezikshme.
Por është e dukshme se ai aksion ishte një gjest simbolik shumë i fortë drejtuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe partnerëve të saj. Në këtë pikë është e nevojshme të kuptohet natyra e kësaj simbolike, dhe sinjali që donin të dërgonin Pekini dhe Moska duke e sfiduar presidentin amerikan pikërisht në mesin e luftës që po zhvillon Moska në Ukrainë.
Nën këtë sfond, ka një pyetje që i shqetëson zyrtarët dhe ekspertët perëndimorë: A po përballen Shtetet e Bashkuara me një krizë të vetme apo dy kriza të veçanta? A ka në fakt një bosht Kinë-Rusi? Apo ekzistojnë në fakt dy “luftëra të ftohta” të dallueshme, njëra me Moskën, dhe tjetra me Pekinin?
Qëndrimi i përbashkët
Pavarësisht kësaj manovre të përbashkët ajrore, sot për sot nuk ka asnjë aleancë ushtarake zyrtare midis Kinës dhe Rusisë. Por nga ana tjetër ka një qëndrim të përbashkët mbi shumë çështje ndërkombëtare. Në fakt që të dyja këto vende konsiderohen si “revizioniste”, pra e kontestojnë rendin aktual botëror, që sipas tyre ka qenë gjithnjë i dominuar nga vendet perëndimore.
Midis Rusisë dhe Kinës ka shkëmbime të mëdha politike, ushtarake dhe ekonomike, të cilat vetëm sa kanë vazhduar të forcohen pas vitit 2014, viti i sanksioneve të para perëndimore kundër Moskës, për shkak të aneksimit të Krimesë. Por ndërkaq midis Moskës dhe Pekinit ka edhe dallime të shumta.
Pavarësisht qëndrimi zyrtar, Kina nuk është shumë e lumtur me luftën e nisur nga Vladimir Putin në Ukrainë, e cila po e trazon seriozisht ekonominë botërore. Pekini është shumë i kujdesshëm që të mos rrezikojë të vuajë pasojat e sanksioneve dytësore të vendosura nga amerikanët për shkak të ndihmës tepër të dukshme për Rusinë, aq sa disa zyrtarë rusë nuk e fshehin njëfarë hidhërimi që kanë për këtë qasje të kinezëve.
Skenari më katastrofik do të ishte ai i dy luftërave bashkëshoqëruese, ajo e Rusisë kundër Ukrainës dhe një pushtimi i ishullit të Tajvanit nga Kina. Kjo gjë nuk ndodhi asnjëherë, dhe gjithsesi kjo hipotezë cilësohej si me shumë pak gjasa që të ndodhte.
E megjithatë, kjo nuk do të thotë se Kina është një vend partner i Shteteve të Bashkuara. Përkundrazi, takimi në Tokio midis Xho Bajdenit, dhe udhëheqësve të QUAD- një grupim ku bëjnë pjesë Australia, Shtetet e Bashkuara, India dhe Japonia, tregon se amerikanët po vazhdojnë ta trajtojnë Pekinin si rivalin kryesor të XXI.
Prandaj Uashingtoni është i detyruar të menaxhojë dy “luftëra të ftohta” paralele, të cilat ndonjëherë mund të përkojnë me njëra-tjetrën, por që kërkojnë përgjigje të veçanta në nivel ushtarak, ekonomik apo diplomatik.
Ky është kompleksiteti i periudhës aktuale të tensionuar, e cila nuk riprodhon “Luftën e parë të Ftohtë” midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik, por huazon retorikën dhe teatralizimin e saj. Ky është mesazhi i dërguar nga avionët rusë dhe kinezë mbi qiejt e Detit të Japonisë.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Në Moskë ka diçka që nuk shkon. Çështja nuk është nëse...
Vladimir Putin ka një emërtim të tijin për Perëndimin. Ai ...
“Që nga shekulli i XVI-të, ne rusët kemi jetuar sipas lig...
Pushtimi i paligjshëm i Ukrainës nga Rusia, është karakter...
Pas goditjes që forcat ruse morën në përpjekje për të push...
Nga Keir Giles “The Guardian” Midis mbështetësve të Ukrai...
Nga Petro Poroshenko, “Politico.eu” Kur presidenti rus Vl...
Midis mbështetësve të Ukrainës ka aktualisht një ndjenjë g...
Kur presidenti rus, Vladimir Putin, nisi luftën e tij shka...
Ministri i Jashtëm i Rusisë dhe ambasadori rus në Shtetet ...
Më 23 maj 1992, gjykatësi Giovanni Falcone u vra në mes të...
Im atë ishte vetëm 15 vjeç kur kaloi kufirin hungarez në n...
Shefja e diplomacisë britanike, Liz Trus, propozoi në fjal...
Prej disa javësh, në disa kryeqytete perëndimore po qarkul...
Organizata e Kombeve të Bashkuara mund të mos jetë shumë e...
Nga David Brennan “Newsweek”Perëndimi duhet që të shtojë pre...
Nga Susi Denison & José Ignacio Torreblanca “European Counci...
Nga David A.Andelman “CNN”Presidenti rus Vladimir Putin ka j...
Nga Nicolas Tenzer, “Center for European Policy Analysis”Pre...
Nga Gideon Rachman, “Financial Times”Vladimir Putin nuk isht...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...