Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Nga Guillaume Serina & Stewart Mackinnon “Euobserver”
Në një fjalim të mbajtur në mbledhjen e “American Bar Foundation” në vitin 1962, Sekretari amerikan i Mbrojtjes i presidentit Xhon Kenedi, Robert Meknamara, përdori për të parë termin “Shkatërrimi i Sigurt Reciprok” (MAD), që parashikonte shkatërrimin e Bashkimit Sovjetik në rastin e një sulmi bërthamor nga ky i fundit.
Me një goditje të tillë hakmarrëse, ajo do të vriste 1/3 e popullsisë sovjetike, dhe do të shkatërronte gjysmën e kompleksit të saj industrial, duke e dërrmuar superfuqinë e dytë të botës. Meknamara theksoi se ajo qasje ishte “guri i themelit i politikës sonë strategjike” dhe “vetë thelbi i të gjithë konceptit të frenimit të armikut”.
Por më vonë ai hoqi dorë nga ai term, duke deklaruar se “as Bashkimi Sovjetik dhe as Shtetet e Bashkuara, nuk mund të sulmojnë tani njëri-tjetrin, qoftë edhe në befasi të plotë, pa pësuar dëme të mëdha nga goditja hakmarrëse”. “Kjo gjë do të ishte praktikisht e pamundur”, -u shpreh ai.
Disa vite më vonë, presidenti Ronald Regan po vizitonte NORAD (Komandën e Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore të Amerikës së Veriut) dhe po diskutonte mbi strategjinë bërthamore të Amerikës. Ai ngriti pyetjet më themelore “Cili është Plani ynë B?”, të cilave iu dha po vetë përgjigjet më të thjeshta “Nuk ka asnjë të tillë!”
Ai diskutim vuri në lëvizje një angazhim personal të presidentit Regan për të shmangur me çdo kusht luftën bërthamore, duke e pastruar botën nga raketat me rreze të gjatë veprimi. Ironikisht, Regan, që donte të eliminonte një luftë, e cila do t’u jepte fund të gjitha luftërave, e kishte quajtur Bashkimin Sovjetik një “perandori të së keqes”, një perandori që “do të përfundonte në koshin e historisë”.
Një gjuhë e tillë kaq e ashpër, vështirë se mund të krijonte ambientin e duhur për diskutime miqësore rreth mospërhapjes së armëve bërthamore. Për pasojë, administrata Regan u përball me një kombinim të frikës, mosbesimit dhe shqetësimi nga sovjetikët, që e bëri gati të pamundur konceptin e negociatave midis dy superfuqive.
Regan nisi të adoptonte qasjen “beso, por verifiko” në lidhje me sovjetikët. Por “akulli” filloi të shkrihej pas emërimit në krye të Bashkimin Sovjetik të Mikail Gorbaçovit. Ashtu si Regani, të cilin ai e kundërshtoi politikisht dhe filozofikisht, edhe udhëheqësi komunist e ndjeu nevojën për ta çliruar botën nga “Shpata bërthamore e Damokleut” që tundej mbi kokën e saj.
Të dy udhëheqësit do të vazhdonin të takoheshin në 3 samite të famshme, që filluan me atë të Rejkjavikut në Islandë. Edhe pse nuk e çliruan botën nga armët bërthamore, ata i dhanë jetë lëvizjes që solli një angazhim të vazhdueshëm të presidentëve të ardhshëm, nga Bush te Klinton dhe deri tek Obama, për të përmbushur ëndrrën e tyre.
Mjerisht, me kalimin e kohës çështja e asgjësimit të armëve bërthamore u zbeh në mendjet e qytetarëve të zakonshëm, ndërsa gjenerata e “Baby Boomers” po plakej, dhe “Gjenerata Z” u fokusua në sfidat e një bote të sapolidhur. Por mijëra raketa bërthamore janë në gatishmëri, duke e bërë një mundësi praktike Apokalipsin nuklear. Sigurisht që asnjë udhëheqës i arsyeshëm nuk do të merrte në konsideratë shtypjen e butonit të kuq, apo jo?
Ajo që parashikoi Putini në fillim ishte një fitore e shpejtë. Por tani lufta po zgjat prej disa muajsh, me humbje të konsiderueshme nga të dyja palët. Retorika e ashpër nga liderët në Rusi dhe Perëndim vazhdon, dhe krejt papritur ka dalë sërish në pah mundësia e një lufte bërthamore. Atëherë, çfarë mund të bëhet?
Ne do t’ua lëmë në dorë ekspertëve ushtarakë dhe të politikës së jashtme, që të propozojnë idetë se si të shtypen emocionet dhe mund të parashtrohet një strategji për t’i dhënë fund krizës. Por si dy njerëz që kanë studiuar negociatat Regan-Gorbaçov, ne mund të ofrojmë të dhëna mbi atë që i motivoi ato diskutime.
Së pari, që të dy udhëheqësit e panë çështjen nga këndvështrimi racional dhe emocional. Ata kujtuan ndikimin e tmerrshëm të pasojave nga shpërthimi i armëve bërthamore në Hiroshima dhe Nagasaki, dhe nga incidenti i Çernobilit. Efektet ishin të tmerrshme, dhe asnjëri nuk e donte përsëritjen e tyre.
Së dyti, të menduarit racional duhej ta tejkalonte ideologjinë dhe madhështinë personale. Shkatërrimi i Sigurt i Ndërsjellë, ishte ai që nënkuptonte ky term - Ditën e Apokalipsit - dhe asnjë çështje nuk do të zgjidhej duke asgjësuar njëri-tjetrin.
Së treti, ata treguan se edhe nëse liderët nuk e pëlqejnë njëri-tjetrin, siç ndodh shpesh, është e rëndësishme të ndjekësh një axhendë kontaktesh dhe bisedimesh të vazhdueshme, siç edhe ndodhi në Rejkjavik. Bisedimet përgatitore në nivelet më të ulëta, prania e ekipeve të informuara dhe profesionale për të sqaruar detajet dhe marrëveshjet, kur drejtuesit ishin shumë të lodhur fizikisht dhe donin të pushonin, ishin shumë të rëndësishme.
Të gjitha negociatat mbi marrëveshjen START, i dhanë botës atë lloj modeli për negociatat mbi çështje shumë delikate, dhe ai model është i nevojshëm edhe tani. Së fundmi, ata ndanë gatishmërinë për t’u biseduar pavarësisht nga besimet e tyre të kundërta, dhe arritën të krijonin një marrëdhënie të bazuar te besimi i ndërsjelltë.
Ata ranë dakord të linin mënjanë dallimet e tyre dhe të përqendroheshin te njerëzit në vendet e tyre përkatëse dhe më gjerë, pasi të gjithë do të ndikoheshin nga një luftë bërthamore. Për fat të keq, negociatat ishin fillimi i fundit politik për Gorbaçovin. Ai u largua nga posti i tij si president pasi Bashkimi Sovjetik nisi kolapsin e tij.
Regan do ta përfundonte mandatin e tij të dytë nën hijet e skandalit Iran-Contra, dhe do t’i kalonte vitet e fundit larg syrit të publikut duke vuajtur pasojat e sëmundjes së Alzheimerit.
Asnjëri prej tyre nuk ia arriti qëllimit. Pavarësisht nga kjo, ato bisedime bartin ende disa leksione që duhet të mësohen nga liderët aktualë, dhe veçanërisht nga Vladimir Putin. Gjithçka fillon me besimin dhe dialogimin e shoqëruar me respektin e ndërsjelltë. Pa këtë, gjithçka që mund të bëjmë është të presim dhe të shohim të trembur duke mbajtur frymën pezull, përpara se shkatërrimi i sigurt reciprok t’i japë fund gjithë këtij spekulimi rreth luftës bërthamore.
Shënim: Guillaume Serina, është autor i librit “Një ëndërr e pamundur: Regani, Gorbaçovi dhe bota pa bomba bërthamore”. Stewart Mackinnon, është drejtues dhe producent në “Circle Pictures”.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Dy emigrantë amerikanë, që të dy të mbijetuar të sundi...
Ndërsa presidenti amerikan Xho Bajden po takohej më 24...
Në Moskë ka diçka që nuk shkon. Çështja nuk është nëse...
Vladimir Putin ka një emërtim të tijin për Perëndimin. Ai ...
“Që nga shekulli i XVI-të, ne rusët kemi jetuar sipas lig...
Pushtimi i paligjshëm i Ukrainës nga Rusia, është karakter...
Pas goditjes që forcat ruse morën në përpjekje për të push...
Nga Keir Giles “The Guardian” Midis mbështetësve të Ukrai...
Nga Petro Poroshenko, “Politico.eu” Kur presidenti rus Vl...
Midis mbështetësve të Ukrainës ka aktualisht një ndjenjë g...
Kur presidenti rus, Vladimir Putin, nisi luftën e tij shka...
Ministri i Jashtëm i Rusisë dhe ambasadori rus në Shtetet ...
Më 23 maj 1992, gjykatësi Giovanni Falcone u vra në mes të...
Im atë ishte vetëm 15 vjeç kur kaloi kufirin hungarez në n...
Shefja e diplomacisë britanike, Liz Trus, propozoi në fjal...
Prej disa javësh, në disa kryeqytete perëndimore po qarkul...
Organizata e Kombeve të Bashkuara mund të mos jetë shumë e...
Nga David Brennan “Newsweek”Perëndimi duhet që të shtojë pre...
Nga Susi Denison & José Ignacio Torreblanca “European Counci...
Nga David A.Andelman “CNN”Presidenti rus Vladimir Putin ka j...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...