Perëndimi po përpiqet të kuptojë se si mund të duket paqja në Ukrainë
“Der Spiegel” Ka zona ku duket se fitorja është e arritsh...

Prej shumë vitesh, autoritetet shëndetësore në mbarë botën janë përpjekur të reduktojnë përdorimin e tepruar të antibiotikëve në rastet kur ato nuk janë shumë të nevojshëm. Por një studim i ri tregon se ky mesazh nuk po përcillet aq sa duhet edhe brenda vetë komunitetit të mjekëve.
Dhe kemi të bëjmë me një problem shumë serioz. Përveç rrezikut të efekteve anësore kur antibiotikët jepen edhe kur kjo nuk është e nevojshme, problemi i rezistencës ndaj antibiotikëve është një shqetësim në rritje në shëndetin global, duke përbërë sipas disa vlerësimeve shkakun e tretë kryesor të vdekjeve në mbarë botën.
Në këtë kuadër, organizata si Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) po bëjnë përpjekje për të përmirësuar ndërgjegjësimin ndaj antibiotikëve, pasi përdorimi i tepërt i këtyre ilaçeve po ndihmon në shkaktimin e më shumë se 2.8 milionë infeksioneve rezistente ndaj antibiotikëve që ndodhin çdo vit në SHBA, mijëra prej të cilave kanë pasoja fatale, duke sjellë vdekjen e njerëzve.
Studiuesit kryen një sondazh në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Merilendit. Ata anketuan 551 mjekë të kujdesit parësor, duke iu paraqitur një sërë skenarësh klinikë hipotetikë. Një nga këta skenarë hipotetikë përfshinte zotin Uilliams, një pacient 65-vjeçar, i cili paraqitet në spital me bakteriurinë asimptomatike, një gjendje mjekësore në të cilën një numër i madh bakteresh janë të pranishme në urinë, por që nuk ka simptoma që sugjerojnë një infeksion të traktit urinar.

Udhëzimet e praktikës klinike në SHBA, përcaktojnë se në mungesë të faktorëve specifikë të rrezikut, një pacienti si zoti Uilliams nuk duhet t’i jepen antibiotikë. Por në sondazh, një shumicë e qartë (71 për qind) e të anketuarve që plotësuan sondazhin pohuan se do t’i jepnin antibiotikë zotit Uilliams.
Sipas studiuesve, tendenca për të përshkruar antibiotikë në receta, ishte më e zakonshme te mjekët e familjes. Ata shtojnë se ekzistojnë një sërë arsyesh pse një mjek mund të përshkruajë në mënyrë të papërshtatshme një antibiotik të panevojshëm.
Studimet e mëparshme kanë treguar se mjekët mund të ndiejnë nevojën për të përmbushur pritshmëritë e pacientit të tyre, ose mendojnë se rekomandimet e autoriteteve të shëndetit publik për të mos dhënë antibiotikë atëherë kur nuk është nevoja nuk përkojnë me situatën reale të pacientit që dergjet në shtratin e spitalit.
Në raste të tjera, një mjek mund të bëjë një diagnozë të gabuar të pacientit, bazuar në faktet që ka në dispozicion, duke menduar se antibiotikët janë të nevojshëm për një gjendje të caktuar, kur në fakt ata nuk rekomandohen.
“Në një masë dërrmuese, mjeket që thanë se do të përshkruanin antibiotikë, vlerësuan se pacienti kishte një probabilitet të lartë për të pasur një infeksion të traktit urinar, edhe pse detajet e rastit nuk e mbështesnin këtë diagnozë. Ne dyshojmë se shumë nga mjekët që morën pjesën në sondazhin tonë, nuk ishin të vetëdijshëm se çfarë përbënin simptomat e infeksionit të traktit urinar, ose nuk ishin të vetëdijshëm se çfarë simptomash kërkohen për të vërtetuar një diagnozë me këtë gjendje?”- shkruajnë autorët e studimit.

Ndërkohë, mjekët e rinj praktikantë, kishin më pak gjasa të përshkruanin antibiotikë. Dhe kjo sugjeron se si studentët e brezave aktualë të mjekësisë, mund të kenë përvetësuar më mirë informacionin më të fundit mbi menaxhimin e duhur të bakteruriurisë asimptomatike.
Studiuesit këshillojnë autoritetet të bëjnë shumë më tepër punë në edukimin e mjekëve profesionistë mbi çështjen e përdorimit të duhur të antibiotikëve. Kur 7 në 10 mjekë bëjnë të njëjtin gabim, atëherë ka shumë punë përpara. Gjetjet e këtij studimi, janë raportuar në revistën “JAMA Network Open”./ Sciencealert.com-Përshtatur nga CNA.al
“Der Spiegel” Ka zona ku duket se fitorja është e arritsh...
A është i mundur ndoshta një grusht shteti në Rusi? Disa m...
Klimatologët e OKB-së thonë se është momenti “tani ose kur...
Një sekret që ka mbetur i ruajtur brenda Vatikanit për më ...
Atmosferë pranvere në një qytet të Europës Lindore. Lulet ...
Tbilisi - Që kur Rusia pushtoi Ukrainën, kryeqyteti i Gjeo...
Rajoni Donjeck, Ukrainë - Toka në vendin ku ishin ngritur ...
Mund t’iu ndodhë që të dëgjoni shpesh për kriptomonedhat, ...
Qëlloi që Viktor Orban, kryeministri hungarez, të kishte d...
Masakra e së martës në një shkollë fillore në Uvalde të sh...
Një mosmarrëveshje diplomatike gjithnjë e më e ashpër në l...
Nga Guillaume Serina & Stewart Mackinnon “Euobserver” Në ...
Dy emigrantë amerikanë, që të dy të mbijetuar të sundi...
Ndërsa presidenti amerikan Xho Bajden po takohej më 24...
Në Moskë ka diçka që nuk shkon. Çështja nuk është nëse...
Vladimir Putin ka një emërtim të tijin për Perëndimin. Ai ...
“Që nga shekulli i XVI-të, ne rusët kemi jetuar sipas lig...
Pushtimi i paligjshëm i Ukrainës nga Rusia, është karakter...
Pas goditjes që forcat ruse morën në përpjekje për të push...
Nga Keir Giles “The Guardian” Midis mbështetësve të Ukrai...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...