Balla reagon ndaj Athinës: Narta është tokë shqiptare, autoktone
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Dr...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Dr...

Klimatologët e OKB-së thonë se është momenti “tani ose kurrë” për të ndalur rritjen katastrofike të temperaturës globale dhe prishjen e sistemeve klimatike, nga të cilat varet mënyra jonë e jetesës. Raportet mbi stuhi të mëdha dhe thatësira ekstreme na japin një ide të realitetit të mundshëm të ndryshimit të klimës. Por a jemi vërtet dëshmitarë të përkeqësimit të motit?
Mjerisht, përgjigjja është po. Moti po përkeqësohet për njerëzit në SHBA dhe në mbarë botën thotë Spenser Uert, historian dhe ish-drejtor i Qendrës për Historinë e Fizikës në Institutin Amerikan të Fizikës Merilend.
Me klimë nënkuptojmë parametrat mesatarë të motit me kalimin e kohës. Dhe Toka ka një histori të gjatë dhe dramatike të ndryshimeve natyrore klimatike. Periudha Triasike (252- 201 milionë vjet më parë) mund të ketë përfunduar me një stuhi shiu që zgjati miliona vite.
Ndërkohë asteroidi që u përplas me Tokën në fund të Periudhës Kretake (145-66 milionë vite më parë) e zhyti pjesën tjetër të botës në errësirë dhe acar për vite me radhë nën re të dendura prej hiri. Më pas, temperaturat e Tokës u rritën për 100.000 vjet, për shkak të sasisë shumë të madhe të dioksidit të karbonit që u ngrit në atmosferë kur asteroidi u përplas në Gadishullin Jukatan duke sjellë edhe shfarosjen e dinozaurëve.
Ndërsa ndryshimet e mëdha klimatike nuk janë asgjë e re për planetin tonë, ato kanë qenë tepër shkatërruese në të kaluarën. Dhe oreksi ynë aktual për lëndët djegëse fosile po nxit një ndryshim të shpejtë që mund të ketë pasoja të tmerrshme për njerëzimin. Përmes lëndëve djegëse fosile, njerëzit po dërgojnë në atmosferë dioksid karboni dhe gazra të tjerë serë që po e bllokojnë nxehtësinë që po rrit temperaturat globale.

Të dhënat eksperimentale dhe modelet e klimës tregojnë se kjo ngrohje do të ndikojë te moti në mënyra të ndryshme, duke e bërë atë më të nxehtë dhe më të ftohtë, pra më ekstrem dhe më kaotik. Për shembull, ndërsa bota po bëhet më e ngrohtë, më shumë ujë do të avullojë nga sipërfaqja e zonave të thata, duke shtuar reshjet në zonat me lagështi.
Pra, ndërsa zonat e thata do të bëhen edhe më të thata, zonat e lagështa do të bëhen edhe më të lagështa. Më shumë lagështi në atmosferë në një planet që po ngrohet, mund të shkaktojë reshje më të mëdha dëbore gjatë dimrit. Uert përmend uraganet e fortë të Atlantikut të Veriut në Karaibe dhe SHBA në vitet e fundit, por edhe ciklonet tropikale në mbarë botën.
Nuk ka domosdoshmërisht një rritje të numrit të uraganeve, por ata më të mëdhenjtë po bëhen më brutalë. “Ai që do të kishte qenë një uragan i Kategorisë 3, është tani i Kategorisë 4, dhe ai Kategorisë 4 është në fakt i Kategorisë 5”- thekson Uert. Kategoria 5 përfshin uraganet më të forta, me erëra me shpejtësi 251 km/h ose më shumë.
Ndërkohë, ngjarjet ekstreme të motit, si vala e të nxehtit e vitit 2018 në Japoni, që vrau më shumë se 1000 njerëz, ka të ngjarë të bëhen më të zakonshme. Për shembull, në një studim të po atij viti, botuar në revistën “Scientific Online Letters on the Atmosphere”, studiuesit kryen simulime kompjuterike klimatike dhe zbuluan se vala e të nxehtit nuk mund të kishte ndodhur pa ngrohjen globale të shkaktuar nga njeriu.
Po çfarë po bëjmë për t’iu kundërvënë ndryshimit të klimës, dhe për të shmangur një të ardhme me një me mot më të tmerrshëm? Vendet e mbarë botës nënshkruan Marrëveshjen e Parisit për Klimën në vitin 2015, duke rënë dakord të mbanin ngrohjen globale mundësisht nën 1.5 gradë Celsius.
Por Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, deklaroi pak kohë më parë se me vazhdimin e emetimeve në atmosferë “jemi duke ecur symbyllur drejt katastrofës klimatike”. Sipas raportit të fundit të Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike, (IPÇ), nëse duam të arrijmë objektivin, udhëheqësit botërorë duhet të sigurojnë që emetimet globale të dioksidit të karbonit të fillojnë të bien deri në vitin 2025, dhe të përgjysmohen deri në vitin 2030.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Një sekret që ka mbetur i ruajtur brenda Vatikanit për më ...
Atmosferë pranvere në një qytet të Europës Lindore. Lulet ...
Tbilisi - Që kur Rusia pushtoi Ukrainën, kryeqyteti i Gjeo...
Rajoni Donjeck, Ukrainë - Toka në vendin ku ishin ngritur ...
Mund t’iu ndodhë që të dëgjoni shpesh për kriptomonedhat, ...
Qëlloi që Viktor Orban, kryeministri hungarez, të kishte d...
Masakra e së martës në një shkollë fillore në Uvalde të sh...
Një mosmarrëveshje diplomatike gjithnjë e më e ashpër në l...
Nga Guillaume Serina & Stewart Mackinnon “Euobserver” Në ...
Dy emigrantë amerikanë, që të dy të mbijetuar të sundi...
Ndërsa presidenti amerikan Xho Bajden po takohej më 24...
Në Moskë ka diçka që nuk shkon. Çështja nuk është nëse...
Vladimir Putin ka një emërtim të tijin për Perëndimin. Ai ...
“Që nga shekulli i XVI-të, ne rusët kemi jetuar sipas lig...
Pushtimi i paligjshëm i Ukrainës nga Rusia, është karakter...
Pas goditjes që forcat ruse morën në përpjekje për të push...
Nga Keir Giles “The Guardian” Midis mbështetësve të Ukrai...
Nga Petro Poroshenko, “Politico.eu” Kur presidenti rus Vl...
Midis mbështetësve të Ukrainës ka aktualisht një ndjenjë g...
Kur presidenti rus, Vladimir Putin, nisi luftën e tij shka...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...