Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming me BE, së shpejti tarifa të njëjta kur udhëtoni
Këshilli Europian njoftoi sot miratimin e hapjes së negoci...
Këshilli Europian njoftoi sot miratimin e hapjes së negoci...

A është i mundur ndoshta një grusht shteti në Rusi? Disa muaj më parë, shumica e analistëve do ta cilësonin si absurde një ide të tillë. Por sot kur lufta në Ukrainë po shkon keq për Rusinë dhe presidentin Vladimir Putin, kjo pyetje është e rëndësishme. Madje, mund të jetë edhe emergjente.
Në fakt, kjo pyetje plotësohet nga një tjetër: A mund të mbijetojë në pushtet një udhëheqës që ka shkaktuar një katastrofë kaq të madhe për regjimin dhe vendin e tij? Spekulimet për një grusht shteti të mundshëm janë për momentin në nivelin e zërave.
Ndonëse nuk ka prova të drejtpërdrejta që dikush në Moskë po planifikon një grusht shteti, më e mira që mund të bëhet, siç thotë eksperti i Bellingcat për Rusinë, Kristo Grozev, është të nxirren disa përfundime nga situata aktuale në Rusi dhe të shpresojmë që këto prognoza kanë një të vërtetë brenda.
Lista e sëmundjeve të Rusisë është e gjatë. Ky vend po përjeton aktualisht një izolim pothuajse të plotë politik, një kolaps ekonomik të afërt, vështirësi materiale dhe pakënaqësi në rritje, si dhe një disfatë ushtarake që duket të jetë e afërt. Po ashtu Moska është dëshmitare e rigjallërimit të madh të NATO-s, e cila ka të ngjarë të zgjerohet me anëtarë të rinj, si dhe forcimin e ndjeshëm të aleancës së SHBA-së me Europën.
Dhe të gjithë këto po ndodhin falë Vladimir Putinit, që ka arritur ta kthejë vendin e tij në një shtet të pazhvilluar të botës së tretë dhe të pajisur me armë bërthamore. Është e arsyeshme që mendohet se një pjesë e elitës politike dhe ushtarake shpresojnë ta zëvendësojnë sa më parë njeriun që e shkaktoi këtë kaos.
Kështu kanë reaguar elitat e zemëruara në vende të tjera me rrethana të ngjashme. Dhe po kështu kanë reaguar edhe në të kaluarën e Rusisë. Në vitin 1991, komunistët e vijës së ashpër, të pakënaqur me Perestrojkën, u përpoqën, por dështuan të largonin nga detyra arkitektin e saj Mikail Gorbaçov.
Në vitin 1964, shokët e rrëzuan nga pushteti Nikita Hrushovin. Në vitin 1917, bolshevikët e Vladimir Leninit morën me sukses pushtetin nga Qeveria e Përkohshme në Petrograd. Disa muaj para atij zhvillimi, gjenerali rus Lavr Kornillov nuk arriti ta rrëzonte qeverinë.
A do të përsërisin elitat e zemëruara historinë, duke ndërmarrë një grusht shteti kundër Putinit? Një përgjigje e pjesshme për këtë pyetje, mund të gjendet në librin e shkëlqyer të Eduard Lutvak të vitit 1968 “Grushti i shtetit:Një manual praktik”.
Libri e përkufizon grushtin e shtetit si “infiltrim të një segmenti të vogël por kritik në aparatin shtetëror, që më pas përdoret për të rrëzuar qeverinë”. Më pas autori identifikon 3 parakushte për ndodhjen e një grushti shteti, të cilat vlejnë që të gjitha edhe për Rusinë e Putinit.
Së pari, kushtet sociale dhe ekonomike të vendit duhet të jenë të tilla që ta kufizojnë pjesëmarrjen politike tek vetëm një pjesë e vogël e popullsisë. Së dyti, shteti duhet të jetë i pavarur, dhe ndikimi i fuqive të huaja në jetën e tij të brendshme politike duhet të jetë relativisht i kufizuar.
Së fundmi, shteti në fjalë duhet të ketë një qendër politike. Kur janë të pranishme këto kushte, siç janë në fakt në Rusinë e sotme, grushtet e shtetit janë të mundshme. Por që të ndodhë një grusht shteti, komplotistët duhet të kontrollojnë ose neutralizojnë burokracinë shtetërore dhe forcat e saj të sigurisë, “ndërsa në të njëjtën kohë ta përdorin makinerinë e shtetit për të imponuar… kontroll mbi të gjithë vendin”.
Meqenëse “operacionet e veçanta të grushtit të shtetit duhet të kryhen pothuajse njëkohësisht”, Lutvak thotë se duhen të përfshihen një grup i madh njerëzish që kanë trajnimin dhe pajisjet e nevojshme. “Zakonisht ka një një burim të rekrutëve të tillë: forcat e armatosura të vetë shtetit”, me të cilin Lutvak nënkupton ushtrinë, policinë dhe shërbimet e sigurisë.
Më pas grupi fillestar i puçistëve duhet që të rekrutojë mbështetës. Ata mund të jenë në gjendje të tërheqin pas vetes persona të brendshëm që janë të distancuar nga qeveria dhe me të cilët janë miq. Lutvak thotë se mund të jenë me rëndësi lidhjet familjare, etnike ose klanore.
Planifikimi dhe koha janë çelësi për një grusht shteti të suksesshëm. “Informacioni është pasuria më e madhe” e puçistëve. Komplotistët duhet të kenë shumë informacione mbi mbrojtjen e shtetit, ndërsa shteti të dijë pak ose asgjë mbi komplotin. Prandaj prioritet është neutralizimi i shërbimeve të kundërzbulimit të shtetit.
Duhet të arrestohen përfaqësuesit kryesorë të forcave politike të një vendi dhe qeverisë së tij. Po ashtu duhet të vihen nën kontroll rrugët, aeroportet dhe komunikimet për të penguar forcat e jashtme që të nxitojnë t’i vijnë ndihmë qeverisë. Edhe godinat kryesore shtetërore duhet të vihen nën kontrollin e puçistëve.
Sipas Lutvak hapi i fundit është “izolimi i dhunshëm i forcave besnike të regjimit”. Pasi arrihet një “shkallë e kënaqshme e depërtimit” në mesin e forcave të armatosura dhe policisë, është koha për të nisur grushtin e shtetit. Nëse dikush vepron shumë shpejt ose shumë vonë, do të zvogëlohen shanset për të pasur sukses dhe do të dështojë grushti i shtetit.
Puçistët e vitit 1991 dështuan keqazi. Ata nuk e arrestuan presidentin rus Boris Jelcin, nuk pushtuan ndërtesën e parlamentit, nuk neutralizuan forcat e armatosura besnike të qeverisë dhe nuk vunë nën kontroll rrjetin e e komunikimeve. Në të kundërt, kundërshtarët e Hrushovit u siguruan që të kishin mbështetjen e aparatit të Partisë Komuniste, ushtrisë dhe KGB-së, ndaj patën sukses.
Po kështu, edhe bolshevikët planifikuan me përpikmëri grushtin e shtetit në Petrograd duke pushtuar qendrat e komunikimit dhe rrugët kryesore, duke kontrolluar hekurudhat dhe Sovjetin e Punëtorëve dhe Ushtarëve, dhe duke depërtuar në forcat e armatosura të qeverisë. Megjithatë, përpjekja e tyre për grusht shteti në Moskë nuk pati sukses. Ata dështuan të neutralizonin forcat ushtarake, duke provokuar një konflikt të armatosur, të cilin e fituan pas disa javësh.
Fakti që Rusia ka përjetuar 4 përpjekje për grusht shteti që nga viti 1917, nuk do të thotë se një grusht shteti kundër Putinit do të ndodhë me siguri. Por historia na kujton se grushtet e shtetit nuk janë të pazakonta për këtë vend. Ç’është më e rëndësishmja: tashmë mund të jetë krijuar një precedent.
Kreu i shërbimit sekret ushtarak të Ukrainës, pretendon se një atentat ndodhi menjëherë pas fillimit të luftës. Nëse puçistët e mundshëm do të lexonin Lutvak, ata do të merrnin guxim. Në Rusi ekzistojnë të tria parakushtet për një grusht shteti. Ka prova të qarta se elementë brenda ushtrisë dhe shërbimeve të inteligjencës janë të pakënaqur me rrjedhën e luftës kundër Ukrainës, dhe me drejtimin e saj nga Putin.
Po ashtu, ka prova në rritje të ushtarëve që refuzojnë të luftojnë dhe të tjerëve që refuzojnë të regjistrohen në repartet ushtarake. Ushtria është e hutuar nga lufta në Ukrainë, ndërsa shërbimi sekret dhe kundërzbulimi janë të përqendruara në shtypjen e pakënaqësisë popullore dhe ndaj kërcënimit që vjen nga forcat speciale ukrainase dhe diversantët guerilas.
Meqë Putin ka kaq shumë pushtet në duart e tij, largimi i tij është i barabartë me rrëzimin e qeverisë. Komplotistët e grushtit të shtetit do të duhej të ishin gjeneralë të pakënaqur dhe oficerë të FSB-së miq midis tyre, dhe të motivuar nga frika e shkatërrimit të Rusisë si rezultat i luftës.
S’ka asnjë arsye që individë të tillë të mos gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të rekrutojnë mbështetës nga brenda radhëve të tyre. Nuk ka dyshim se besnikët e Putinit do të reagonin ashpër, siç do të bënin edhe disa segmente të popullsisë në Moskës. Por duke pasur parasysh ekonominë në kolaps, numrin e madh të viktimave në radhët e ushtrisë, poshtërimin ushtarak në Ukrainë dhe mungesën e një shtypi të lirë dhe të shoqërisë civile nga Rusia, forcat pro-puçit duhet të jenë në gjendje që ta shtypin atë rezistencë dhe të marrin nën kontroll Kremlinin.
Shënim:Alexander Motyl, profesor i shkencave politike në Universitetin Ratxhers-Njuark, ekspert mbi Ukrainën dhe Rusinë.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Klimatologët e OKB-së thonë se është momenti “tani ose kur...
Një sekret që ka mbetur i ruajtur brenda Vatikanit për më ...
Atmosferë pranvere në një qytet të Europës Lindore. Lulet ...
Tbilisi - Që kur Rusia pushtoi Ukrainën, kryeqyteti i Gjeo...
Rajoni Donjeck, Ukrainë - Toka në vendin ku ishin ngritur ...
Mund t’iu ndodhë që të dëgjoni shpesh për kriptomonedhat, ...
Qëlloi që Viktor Orban, kryeministri hungarez, të kishte d...
Masakra e së martës në një shkollë fillore në Uvalde të sh...
Një mosmarrëveshje diplomatike gjithnjë e më e ashpër në l...
Nga Guillaume Serina & Stewart Mackinnon “Euobserver” Në ...
Dy emigrantë amerikanë, që të dy të mbijetuar të sundi...
Ndërsa presidenti amerikan Xho Bajden po takohej më 24...
Në Moskë ka diçka që nuk shkon. Çështja nuk është nëse...
Vladimir Putin ka një emërtim të tijin për Perëndimin. Ai ...
“Që nga shekulli i XVI-të, ne rusët kemi jetuar sipas lig...
Pushtimi i paligjshëm i Ukrainës nga Rusia, është karakter...
Pas goditjes që forcat ruse morën në përpjekje për të push...
Nga Keir Giles “The Guardian” Midis mbështetësve të Ukrai...
Nga Petro Poroshenko, “Politico.eu” Kur presidenti rus Vl...
Midis mbështetësve të Ukrainës ka aktualisht një ndjenjë g...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...