"Një çoban e denoncoi"/ Si ra policia e Korçës në gjurmët e autorit të vrasjes së efektivit
Gazetarja Glidona Daci, në një lidhje me emisionin Opinion...
Gazetarja Glidona Daci, në një lidhje me emisionin Opinion...

Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës po u ngjan shumë krizave gjeopolitike të mëparshme. Përgjatë gjithë historisë, episodet që janë dukur në fillim si kriza të përkohshme, janë shndërruar më pas në kriza të tejzgjatura në kohë. Ajo që fillon si një konfrontim i shkurtër, shpesh rezulton në një kaos në dukje të pafund.
Rasti më i famshëm i një krize të tillë është Lufta e Parë Botërore, të cilën Xhorxh F.Kenan e përshkroi me saktësi si “katastrofa e madhe” e shekullit XX. Shkalla e madhe e mobilizimit ushtarak në gushtin e vitit 1914, nxiti një besim të shumëpërhapur se konflikti nuk mund të zgjaste shumë, se ai “do të përfundonte maksimumi deri në Krishtlindje”.
Por ajo që pasoi ishte një luftë shkatërruese me pothuajse asnjë lëvizje në Frontin Perëndimor. Ipre, Flandra, ishin vendi i betejave të përgjakshme në vitin 1914, por edhe në vitin 1918. A do të ketë ende beteja për kontrollin e Mariupolit në vitin 2026?
Është e vërtetë, që kancelari gjerman Olaf Sholc ka ripërsëritur shpesh deklaratën se Rusia “nuk duhet ta fitojë” luftën. Edhe filozofi i famshëm gjerman Jurgen Habermas ka deklaruar në mënyrë të ngjashme, se Ukraina “nuk duhet të humbasë”.
Por kur udhëheqësit politikë dhe intelektualët europianë bëjnë deklarata të tilla dramatike, është e qartë se ato po kompensojnë ndjenjën e pafuqisë. Po çfarë mund të nënkuptojnë deklarata të tilla edhe në një konflikt që ndodhet qartazi në një ngërç?
Nëse Rusia nuk bie në kolaps ose nuk përjeton një ndryshim të papritur të regjimit dhe demokratizohet, është e vështirë të imagjinohet se si Ukraina mund “të mos humbasë”.
Kriza si ajo në Ukrainë, priren të ndjekin një skenar të njohur përshkallëzimi dhe politizimi.
Teksa zgjatet konflikti, pjesëmarrësit bëhen më të investuar në të, jo vetëm financiarisht, por edhe shpirtërisht. Sakrificat e bëra për kauzën, e shndërrojnë konfliktin në diçka të shenjtë. Ky është një hap i domosdoshëm për ata që janë në krye të vendit.
Meqë askush nuk dëshiron të jetë përgjegjës për shkaktimin e vdekjeve të kota, humbja e jetëve njerëzore duhet të pajiset me një kuptim më të thellë, siç është përpjekur të bëjë Patriarku Kirill i Kishës Ortodokse Ruse, duke bekuar luftën e Vladimir Putinit.
Sapo zbatohet ky model, bëhet gjithnjë e më e vështirë të shihet se si mund të përfundojë konflikti pa një kolaps të plotë të njërës palë. Interpretimi i mendësisë së një diktatori nuk është asnjëherë i lehtë, dhe ne nuk mund ta dimë ndonjëherë me saktësi se çfarë dinamikash pushteti po luhen në Kremlin.
Por është e arsyeshme të supozohet se strategjia e Putinit është të rezistojë derisa Europa dhe Shtetet e Bashkuara të kenë humbur kapacitetin apo vullnetin për të vazhduar mbështetjen e Ukrainës dhe ndëshkimin e Rusisë.
Nuk ka dyshim se Kremlini shpreson se vendet e pasura nuk do të jenë në gjendje të përballojnë vështirësitë e shkaktuara nga çmimet më të larta të karburanteve dhe ushqimeve, dhe efektet e tyre në ekonomi dhe te të ardhurat.
Dikur udhëheqësit e kohës së luftës që e gjenin veten në një ngërç, ëndërronin që ta zgjeronin konfliktin. Kështu, Putin mund të jetë duke llogaritur se kriza globale e ushqimit e shkaktuar nga lufta, do të shkaktojë trazira politike në rajone të cenueshme, që janë importuese të ushqimit si Lindja e Mesme, duke çuar kështu një valë të re refugjatësh drejt Europës.
Putin dhe njerëzit tij kanë treguar tashmë se i kanë përdorur emigrantët dhe refugjatët e dëshpëruar si një armë kundër Perëndimit. Nga ana tjetër, strategët rusë mund të jenë duke llogaritur se Perëndimi në fund do të humbasë interesin mbi Ukrainën.
Në epokën tonë të ngopur me lajme, vëmendja mbi një ngjarje është shumë jetëshkurtër, dhe imagjinata e publikut perëndimor tërhiqet lehtësisht nga skandalet e bujshme, qoftë kjo një përplasje në gjykatë me personazhe të famshme apo një masakër në një shkollë në SHBA.
Për shoqëritë e “lodhura nga lufta në Ukrainë”, imazhet e Severodonetsk do të nisin të duken të largëta dhe të pakuptueshme. Për më tepër, demokracitë mbajnë zgjedhje të rregullta, prandaj mund të jetë vetëm çështje kohe para se të ndryshojnë politikat e vendeve kryesore të aleancës perëndimore.
Kremlini shpresonte që Marin Lë Pen të mundte presidentin francez Emanuel Makron në raundin e dytë të zgjedhjeve franceze muajin e kaluar. Po sikur konflikti të zgjasë deri në vitin 2025, në një kohë që inflacioni i lartë dhe shpresat e zbehta për një zgjidhje të shpejtë të konfliktit, të dobësojnë shumë vendosmërinë e Perëndimit?
Si do t’i qaset kësaj çështjeje një administratë tjetër Trumpi (ose Trumpiste) në SHBA? Ndërkohë, secila palë do të vazhdonte ta kishte të vështirë kontrollin e retorikës politike. Duke e mbështetur Ukrainën, udhëheqësit perëndimorë shpallin se po i rezistojnë agresionit, po parandalojnë gjenocidin, po mbajnë nën kontroll autoritarizmin fashist, dhe po ruajnë multilateralizmin.
Por shumëkush po dëgjon pothuajse të njëjtën gjuhë në Rusi, ku Putini supozohet se ka nisur një “operacion special ushtarak” për të ndaluar agresionin e NATO-s, për të kundërshtuar nazizmin ukrainas, për të parandaluar gjenocidin, dhe për të shpëtuar multilateralizmin nga hegjemonia amerikane.
Ndërsa politikanët perëndimorë demaskojnë gënjeshtrat e Putinit, propagandistët rusë po krijojnë një version të deformuar të historisë dhe realitetit. Sipas Maria Zakharovës, drejtoreshë e zyrës së informacionit në Ministrinë e Jashtme ruse, paralajmërimi i Xhorxh Oruell në librin “1984” nuk ishte kundër Bashkimit Sovjetik apo regjimit nazist, por kundër liberalizmit perëndimor.
A nënkupton përdorimi i së njëjtës gjuhë nga të dyja palët, se mund të ketë disa diskutime mbi përfundimin e kësaj lufte? Apo sugjeron të kundërtën: Se fjalët janë bërë tashmë të pakuptimta? Me shumë mundësi, është kjo e fundit, gjë që nënkupton se fitimi i luftës është e vetmja mënyrë për të rikuperuar kuptimin.
Por edhe kjo nuk do t'i jepte fund krizës. Në fund të Luftës së Parë Botërore, fituesit folën vazhdimisht për demokracinë dhe vetëvendosjen, duke krijuar kësisoj kushtet që konflikti të vazhdojë në një formë tjetër. Për të shmangur këtë herë një rezultat të ngjashëm, fitorja duhet të çojë në ndryshime thelbësore në rendin politik ndërkombëtar.
Shënim: Harold James, profesor i historisë dhe i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Prinston, SHBA.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Është ende herët për të parashikuar rezultatin e luftë...
Një nga ironitë e luftës së Rusisë kundër Ukrainës - q...
Prej shumë vitesh, autoritetet shëndetësore në mbarë b...
“Der Spiegel” Ka zona ku duket se fitorja është e arritsh...
A është i mundur ndoshta një grusht shteti në Rusi? Disa m...
Klimatologët e OKB-së thonë se është momenti “tani ose kur...
Një sekret që ka mbetur i ruajtur brenda Vatikanit për më ...
Atmosferë pranvere në një qytet të Europës Lindore. Lulet ...
Tbilisi - Që kur Rusia pushtoi Ukrainën, kryeqyteti i Gjeo...
Rajoni Donjeck, Ukrainë - Toka në vendin ku ishin ngritur ...
Mund t’iu ndodhë që të dëgjoni shpesh për kriptomonedhat, ...
Qëlloi që Viktor Orban, kryeministri hungarez, të kishte d...
Masakra e së martës në një shkollë fillore në Uvalde të sh...
Një mosmarrëveshje diplomatike gjithnjë e më e ashpër në l...
Nga Guillaume Serina & Stewart Mackinnon “Euobserver” Në ...
Dy emigrantë amerikanë, që të dy të mbijetuar të sundi...
Ndërsa presidenti amerikan Xho Bajden po takohej më 24...
Në Moskë ka diçka që nuk shkon. Çështja nuk është nëse...
Vladimir Putin ka një emërtim të tijin për Perëndimin. Ai ...
“Që nga shekulli i XVI-të, ne rusët kemi jetuar sipas lig...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...