Mbahet protesta e 25-të kundër qeverisë, qytetarët ‘sfidojnë’ shiun
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...

Vizitat e nivelit të lartë, fjalimet inkurajuese dhe projektet e reja po shtohen gjithnjë e më shumë, ndërsa udhëheqësit e BE-së përgatiten për një samit të shumëpritur me 6 homologët e tyre të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet më 23 qershor.
Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës, ndikimi në rritje i Moskës në Europën Juglindore, dhe aplikimet për anëtarësimin në Bashkimin Europian nga Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia e kanë ripërqendruar vëmendjen në procesin e zgjerimit të unionit që aktualisht ka ngecur.
Po ashtu ata e kanë ringjallur interesin e BE-së për sigurinë, stabilitetin dhe brishtësinë e vendeve në Ballkanin Perëndimor. Kjo vëmendje është shumë e vonuar, ndaj është i nevojshëm një vrull i ri në këtë situatë.
Qasja shumë shpesh e vetëkënaqur e BE-së ndaj Europës Juglindore, e karakterizuar nga premtimet ngushëlluese për anëtarësimin, “ndoshta një ditë”, kanë shkaktuar zhgënjim dhe kanë sjellë humbjen e popullaritetit dhe besueshmërisë së BE-së në rajon.
Me rënien e fuqisë së shumëpërfolur “transformuese” të BE-së, reformat e Ballkanit Perëndimor janë ngadalësuar ndërsa nacionalizmi është në rritje. Ndaj, shabllonin e vjetër të zgjerimit të vendosur në samitin e Selanikut gati 20 vjet më parë nuk është më një opsion i vlefshëm. Nevojitet dëshpërimisht një qasje e re dhe më e mprehtë gjeopolitike.
Një ritëm shumë i ngadaltë
Lëvizjet për të integruar 6 shtete në BE po përparojnë me një ritëm shumë të ngadaltë.
Me negociatat e anëtarësimit të nisura 10 vjet më parë, Mali i Zi është i vetmi vend që ka hapur të 30 kapitujt e negociatave, edhe pse vetëm 3 prej tyre janë mbyllur përkohësisht.
Bisedimet e pranimit me Serbinë janë shumë më të ngadalta. Janë hapur vetëm 22 nga 35 kapitujt e negociatave. Marrëdhëniet e ngushta të Beogradit me Rusinë, dhe refuzimi i qeverisë për të vendosur sanksione ndaj Moskës, i kanë tensionuar lidhjet me Brukselin.
Kosova dhe Bosnje-Hercegovina, janë ende në pritje të statusit të kandidatit. Në dallim nga pjesa tjetër e rajonit, Kosovës nuk i është dhënë ende liberalizimi i vizave për në vendet e BE-së. Ndërkohë, Brukseli ka dështuar të nisë negociatat e anatarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, edhe pse të dyja vendet kanë marrë dritën jeshile nga Komisioni Europian. Edhe Parlamenti Europian ka vënë në dukje kohët e fundit nevojën për marrjen e vendimeve të shpejta në funksion të “kontekstit të ri gjeostrategjik”.
Por nuk ka të ngjarë të ndodhë një përparim i menjëhershëm, sepse Bullgaria, vend që iu bashkua BE-së në vitin 2007, ka ende një mosmarrëveshje me Maqedoninë e Veriut mbi referencat ndaj historisë, identitetit dhe gjuhës. Padurimi me BE-në në Shkup është në mënyrë të kuptueshme i lartë, pasi përpjekjet e këtij vendi për anëtarësim në NATO dhe BE u mbajtën për shumë vite peng nga Greqia deri në nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës në qershorin e vitit 2018, e cila u dha zgjidhje polemikave mbi emrin e vendit. Shqipëria, rrugëtimi i së cilës është i lidhur me anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut, është një dëm anësor në këtë çështje. Edhe pse tani disa kanë nisur të flasin për “ndarjen” e 2 aplikimeve.
Vështirësi ekonomike
Ndërsa po zbehen shpresat për anëtarësim në BE, Europa Juglindore po shndërrohet “në një enklavë të shqetësimeve ekonomike, tensioneve sociale dhe konflikteve të pazgjidhura në mes të Europës”, paralajmëron Fondacioni Robert Shuman.
Përveç rënies së lindshmërisë, është në rritje emigracioni drejt vendeve të Bashkimit Europian. Nacionalizmi është shumë i përhapur, teksa lufta në Ukrainë po ndikon në rihapjen e plagëve dhe mosmarrëveshjeve të vjetra.
Udhëheqësit e rajonit janë të ndarë midis mbështetjes së tyre ndaj nismës së integrimit rajonal të miratuar nga Gjermania, e njohur si “Procesi i Berlinit” dhe planit “Ballkani i Hapur” për lehtësimin e lëvizjes ndërkufitare të ndërmarrë nga udhëheqësit e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Tani asaj i është bashkuar edhe Mali i Zi.
Në kushtet kur perspektivat për përmbushjen e premtimeve të së kaluarës po zbehen me shpejtësi, presidenti francez Emanuel Makron dhe presidenti i Këshillit të BE-së, Sharl Mishel, po kërkojnë që të sjellin risi. Projekti i Makronit, që u zbulua muajin e kaluar, kërkon krijimin e një “Komuniteti Politik Europian” të ri që do t’i japë mundësi Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Moldavisë të afrohen më shumë me BE-në pa pritur deri në anëtarësimin e plotë.
Por deri tani presidenti francez nuk ka dhënë shumë detaje mbi këtë projekt. Nga ana e tij, Mishel është më i gatshëm në përshkrimin e synimeve të “Komunitetit Gjeopolitik Europian” të propozuara prej tij. Ai është shprehur se në vend të “lojës me shumën zero” që po luhet aktualisht, pra gjithçka ose asgjë, në të cilën vendet duhet të presin deri në fund për të përfituar nga anëtarësimi në BE, duhet të ketë dispozita për integrimin e tyre gradual, me faza, gjatë procesit të anëtarësimit.
Përparimi në negociata, do të nënkuptonte një qasje në programet e ndihmës dhe financimet e BE-së, ndërsa hapat prapa do të ndëshkoheshin. Si Makron po ashtu edhe Mishel këmbëngulin se propozimet e tyre nuk e zëvendësojnë procesin e zgjerimin. Por Kievi ka refuzuar tashmë çdo alternativë ndaj anëtarësimit të plotë në BE.
Kambanat e alarmit po bien edhe në Ballkanin Perëndimor, ku vendet u druhen zvarritjeve të mëtejshme nga ana e BE-së. Por që të dyja këto ide, si dhe propozimi i politikanit italian Enriko Letta për të krijuar një konfederatë europiane, duhet të shqyrtohen seriozisht. Po kështu edhe sugjerimet se BE-ja duhet të forcojë qëndrueshmërinë ekonomike në Europën Juglindore, duke ofruar një ndihmë financiare më të madhe (kryesisht në grante, dhe jo kredi) për të rritur standardin e jetesës dhe për të përmirësuar kapitalin e përgjithshëm njerëzor në rajon.
Tani këto propozime duhet të mishërohen në projekte konkrete, të diskutohen më tej midis shteteve të BE-së, dhe më pas t’i shpjegohen Ballkanit Perëndimor. Sigurisht, vitet e premtimeve të pambajtura të unionit si dhe të mundësive të humbura, nuk mund të harrohen brenda natës.
Por samiti i ardhshëm, është një mundësi e mirë që BE-ja të sqarojë qartë se çfarë do të ndodhë më pas, dhe të dëgjojë shqetësimet që kanë liderët e rajonit. Ndërsa po rritet konkurrenca për ndikim në rajon, udhëheqësit e BE-së duhet të flasin njëzëri me liderët dhe qytetarët e Ballkanit Perëndimor.
Shënim: Shada Islam, eksperte e BE-së, drejtuese e kompanisë konsulente “New Horizons Project”.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Vladimir Putin mund të ketë zhgënjyer në raport me shu...
Këtë herë dua ta analizoj konfliktin ruso-ukrainas, jo...
Një nga pasojat kryesore gjeopolitike të luftës së pre...
Duke lexuar librin “SKËNDERBEU” të Oliver Jans Schmitt...
Ndonjëherë shpjegimi më i thjeshtë është edhe më i miri. J...
Nga Silas Laycock “The Conversation” Disa netë duket vërt...
Historia është e mbushur me vendet që kanë nisur luftërat ...
Nga Sara Novak “Discover Magazine” Pavarësisht nëse jeni ...
Lufta e Rusisë në Ukrainë e ka detyruar Bashkimin Europian...
Në 14 javë që nga momenti kur forcat ruse qëlluan për ...
Së shpejti del në dritë punimi im “Voskopoja – Ency...
Për të zbuluar dhe demaskuar edhe gënjeshtarët më të theku...
Nga Anna Borshchevskaya & Garrett I.Campbell “The Hill” ...
Një teori e re mbi plakjen, që shpjegon arsyen se përse sh...
Zhak Pos nuk jetoi derisa të shihte përgënjeshtrimin e fja...
Pushtimi i paligjshëm i Ukrainës nga presidenti rus Vladim...
Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës po u ngjan shumë krizave ...
Është ende herët për të parashikuar rezultatin e luftë...
Një nga ironitë e luftës së Rusisë kundër Ukrainës - q...
Prej shumë vitesh, autoritetet shëndetësore në mbarë b...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...