A kanë kuptim të gjitha ëndrrat që shohim në gjumë?
Nga Sara Novak “Discover Magazine” Pavarësisht nëse jeni ...

Historia është e mbushur me vendet që kanë nisur luftërat e tyre në pritje të një fitoreje të shpejtë dhe pa shumë dhimbje, vetëm për t’u zhytur në një konflikt shumë më të zgjatur dhe shumë më pak të suksesshëm nga sa pritej.
Mendoni pak për Napoleonin në Spanjë dhe Rusi, Gjermaninë në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore, Korenë e Veriut në Luftën Koreane, Irakun në Luftën Iran-Irak, Shtetet e Bashkuara në Afganistan dhe Irak. Pasi u zbeh optimizmi fillestar, që të gjitha këto konflikte u kthyen në luftëra sfilitëse, në të cilat dominonte pala që mund të rezistonte më shumë dhe që mund të ndëshkonte palën tjetër.
Pushtimi rus i Ukrainës, tashmë prej më shumë se 100 ditësh, ka ndjekur pikërisht këtë model. Diktatori rus, Vladimir Putin, nisi një sulm të dështuar ndaj Kievit. Ato ditë bota u mrekullua me heroizmin ukrainas, i simbolizuar nga trupat që iu përgjigjën kërkesës së rusëve për dorëzim me fjalët e pavdekshme: “Shkofshi në Djall!”
Fotot e traktorëve ukrainas që tërhiqnin zvarrë tanket ruse të kapura janë bërë virale në internet. Por pavarësisht se pësuan humbje të mëdha në njerëz dhe materiale - Pentagoni vlerëson se Rusia ka humbur rreth 1000 tanke - Putini nuk i ka dhënë fund pushtimit të tij djallëzor.
Ai thjesht reduktoi përmasat e operacionit. Në mesin e muajit prill, ai i ridrejtoi forcat e tij për t’u fokusuar kryesisht në rajonin Donbas të Ukrainës Lindore. Duke e grumbulluar artilerinë e tyre në atë zonë, rusët ua kanë bërë jetën “ferr” trupave ukrainas që luftojnë në këtë sektor të frontit.
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, thotë se rusët po vrasin deri në 100 trupa ukrainas në ditë dhe po plagosin deri në 500 të tjerë. Pushtuesit kontrollojnë aktualisht rreth 20 për qind të Ukrainës, një zonë më e madhe se Holanda.
Thuhet se Putini beson ende se mund ta fitojë luftën, duke pritur dobësimin e vullnetit të Perëndimit për ta ndihmuar Ukrainën. Dhe ka jo pak njerëz në Perëndim që e kanë inkurajuar atë. Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kisinger, ka sugjeruar që Ukraina të heqë dorë nga një pjesë e territorit për hir të rivendosjes së paqes, ndërsa presidenti francez Emanuel Makron këmbëngul se Rusia nuk duhet të “poshtërohet”.
A do të thotë kjo se Putini duhet të shpërblehet për agresionin e tij të paligjshëm? Kjo është këshilla që buron nga dëshpërimi, dhe që është e ndarë nga faktet në terren. Një sondazh i fundit zbulon se gati 80 për qind e ukrainasve thonë se vendi i tyre po ecën në drejtimin e duhur, dhe shumë refugjatë ukrainas po rikthehen në shtëpitë e tyre.
Pamja e fushëbetejës është më e zymtë se një muaj më parë, por shumë më e ndritshme se 3 muaj më parë. Është e vërtetë, ukrainasit kanë humbur një pjesë të terrenit. Por nga ana tjetër ata kanë rifituar terren. Ata i kanë dëbuar pushtuesit nga veriu i Ukrainës dhe po rimarrin shumë fshatra në jug të vendit.
Madje, trupat ukrainas kanë rimarrë një pjesë të Severodonjeck, një qytet në lindje që dukej i humbur një javë më parë. Ndërsa rusët vazhdojnë “të shënojnë një përparim në rritje, por shumë të kushtueshëm në Ukrainën Lindore” (sipas Institutit për Studimin e Luftës ), ata janë ende larg rrethimit të trupave ukrainas apo thyerjes së vullnetit të tyre për të luftuar.
Për më tepër, forcat ruse vazhdojnë të vuajnë nga lidershipi i paaftë dhe morali i ulët, gjë që ndihmon edhe në shpjegimin e arsyes se përse nuk përparojnë derisa artileria të ketë shkatërruar gjithçka që kanë përpara. Ukraina ka ende shumë më tepër forca. 700.000 trupa ukrainas përballen me më pak se 200.000 pushtues dhe arsenali i saj vazhdon të përmirësohet përmes dërgesave me armë perëndimore.
Gjatë 100 ditëve të fundit, ne kemi kaluar nga pesimizmi i tepruar në një optimizëm të tepruar, dhe tani sërish në një pesimizëm të tepruar. Por ky nuk është momenti për të humbur besimin ndaj Ukrainës. Përkundrazi, është momenti për të dyfishuar mbështetjen tonë për luftëtarët e lirisë.
Presidenti Bajden ka bërë në përgjithësi një punë të shkëlqyer për të mbështetur Ukrainën. Ai ka bërë bashkë aleatët me shumë mjeshtëri, dhe e ka bindur Kongresin të sigurojë 54 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën që nga fillimi i pushtimit.
Dhe ai ka pasur të drejtë me shmangien e përfshirjes në luftime të drejtpërdrejta me rusët; pra, refuzimi i tij për të shpallur një zonë të ndalim-fluturimit. Por ai ka hezituar që t`i japë ndihmën maksimale Ukrainës. Prej muajsh, ukrainasit kanë kërkuar sisteme të shumta raketore, që do t’i lejonin ata të neutralizonin artilerinë ruse.
Vetëm javën e kaluar, Bajden ra dakord të dërgojë në Ukrainë sistemet raketore të artilerisë me lëvizshmëri të lartë M142, por vetëm 4 prej tyre. Ndërsa aleatët po mbyllin disa boshllëqe (Gjermania premton të dërgojë sistemin e saj të mbrojtjes ajrore IRIS-T), Bajden refuzon ende që të dërgojë në Ukrainë sistemet e mbrojtjes ajrore me rreze të gjatë Patriot apo avionët luftarakë (MiG-29 ose më mirë F-16), për të cilat Ukraina ka dëshpërimisht nevojë.
Po ashtu, ai refuzon të marrë ndonjë masë kundër bllokadës detare ruse të Detit të Zi, e cila po e asfikson ekonominë e Ukrainës. Do të ishte mirë që Bajden të kujtonte Doktrinën Pauell, të formuluar nga Sekretari i ndjerë i Shtetit Kolin L.Pauell.
Ai ishte kundër përfshirjes në “gjysmëluftëra me gjysmëzemre”, dhe argumentoi se kur Shtetet e Bashkuara përdorin forcën, duhet ta bëjnë këtë me fuqi dërrmuese, në mënyrë që të fitojnë. E njëjta doktrinë duhet të zbatohet edhe për ndihmën ushtarake.
Në vend se t’i ofrojmë Ukrainës ndihma të mjaftueshme për të shmangur humbjet, ne duhet t’i ofrojmë një mbështetje aq të madhe saqë ajo të mundet ta fitojë luftën (pra, të çlirojë pjesën më të madhe të territorit të humbur që prej dates 24 shkurt). Ukraina nuk po tregon asnjë shenjë të lodhjes nga lufta. As ne nuk duhet ta bëjmë këtë.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga Sara Novak “Discover Magazine” Pavarësisht nëse jeni ...
Lufta e Rusisë në Ukrainë e ka detyruar Bashkimin Europian...
Në 14 javë që nga momenti kur forcat ruse qëlluan për ...
Së shpejti del në dritë punimi im “Voskopoja – Ency...
Për të zbuluar dhe demaskuar edhe gënjeshtarët më të theku...
Nga Anna Borshchevskaya & Garrett I.Campbell “The Hill” ...
Një teori e re mbi plakjen, që shpjegon arsyen se përse sh...
Zhak Pos nuk jetoi derisa të shihte përgënjeshtrimin e fja...
Pushtimi i paligjshëm i Ukrainës nga presidenti rus Vladim...
Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës po u ngjan shumë krizave ...
Është ende herët për të parashikuar rezultatin e luftë...
Një nga ironitë e luftës së Rusisë kundër Ukrainës - q...
Prej shumë vitesh, autoritetet shëndetësore në mbarë b...
“Der Spiegel” Ka zona ku duket se fitorja është e arritsh...
A është i mundur ndoshta një grusht shteti në Rusi? Disa m...
Klimatologët e OKB-së thonë se është momenti “tani ose kur...
Një sekret që ka mbetur i ruajtur brenda Vatikanit për më ...
Atmosferë pranvere në një qytet të Europës Lindore. Lulet ...
Tbilisi - Që kur Rusia pushtoi Ukrainën, kryeqyteti i Gjeo...
Rajoni Donjeck, Ukrainë - Toka në vendin ku ishin ngritur ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...