Pse “ora” e Europës nuk ka ardhur ende
Zhak Pos nuk jetoi derisa të shihte përgënjeshtrimin e fja...

Një teori e re mbi plakjen, që shpjegon arsyen se përse shëndeti i njerëzve nis të dobësohet papritmas pasi mbushin të 70-at, ka rritur mundësinë e terapive të reja kundër rënies fizike dhe sëmundjeve të pleqërisë.
Studiuesit në Universitetin e Kembrixhit zbuluan një proces që shkakton një ndryshim “katastrofik” në përbërjen e gjakut te moshat e vjetra, duke rritur rrezikun e kancerit të gjakut dhe anemisë, si dhe duke dëmtuar efektivitetin e qelizave të bardha të gjakut për të luftuar infeksionet.
Shkencëtarët besojnë se ndryshime të ngjashme ndodhin tek organet në të gjithë trupin, nga lëkura në tru, duke shpjeguar potencialisht edhe arsyen pse njerëzit plaken në mënyrë të shëndetshme për dekada, përpara se të përjetojnë një rënie më të shpejtë në të 70-at dhe 80-at e tyre.
“Emocionuese në këtë studim, është fakti se mund të ketë një grup të përbashkët procesesh që ndodhin”- thotë dr.Peter Kempëll, autori kryesor i studimit dhe drejtues i programit kundër kancerit, plakjes dhe mutacioneve somatike në Institutin Sanxher në Kembrixh.
“Synimi është ngadalësimi ose ndërhyrja në procesin e plakjes. Por të paktën tani për tani, ne shohim mundësinë për ta përdorur këtë studim për të matur moshën biologjike”- shton eksperti.
Plakja është një proces kompleks, por shumë shkencëtarë kanë dyshuar prej kohësh se grumbullimi gradual i mutacioneve në qeliza e degradon gradualisht aftësinë e trupit për të funksionuar siç duhet. Studimi i fundit sugjeron se ky mendim është i gabuar, ose në rastin më të mirë jo i plotë, pasi fajin ua ngarkon qelizave “egoiste” që bëhen dominante në periudhën e pleqërisë.
Duke punuar me shkencëtarët në Institutin e Qelizave Staminale “Wellcome-MRC” në Kembrixh, Kempëll dhe kolegët e tij studiuan qelizat e gjakut në të gjithë gamën e moshave nga të porsalindurit te njerëzit në të 70-at dhe 80-at e tyre.
Ata zbuluan se të rriturit nën 65 vjeç, kishin një gamë të gjerë të qelizave të kuqe dhe të bardha të gjakut të prodhuara nga një popullsi e ndryshme prej 20.000-200.000 lloje të ndryshme qelizash burimore në palcën e tyre kockore.
Në moshën mbi 65 vjeç, panorama ishte rrënjësisht e ndryshme. Rreth gjysma e qelizave të tyre të gjakut vinin nga 10 ose 20 qeliza staminale të ndryshme, duke e reduktuar në mënyrë dramatike diversitetin e qelizave të gjakut të personit, me pasoja për shëndetin e tyre.
Në studimin e botuar në revistën “Nature”, studiuesit shpjegojnë se ndërsa qelizat burimore të përfshira në prodhimin e gjakut grumbullojnë mutacione me kalimin e kohës, shumica e këtyre ndryshimeve janë të padëmshme.
Por problemet lindin kur mutacionet e rralla i bëjnë qelizat staminale të rriten më shpejt, duke prodhuar shpeshherë si kompensim qeliza të gjakut me cilësi më të ulët. Kur një person është në të 30-at dhe 40-at, avantazhi i rritjes së qelizave staminale me mutacione ka pak ndryshim.
Por në moshën 70 vjeç e lart, këto qeliza me rritje të shpejtë dominojnë prodhimin e qelizave të gjakut. “Rritja eksponenciale shpjegon se përse ka një ndryshim kaq të papritur në dobësinë e organizmit pas moshës 70-vjeçare, pra pse plakja jep më shumë efektet e saj në atë lloj moshe”, - thotë Kempëll.
Qelizat burimore të gjakut me një rritje më të shpejtë lidhen me kancerin e gjakut dhe aneminë, por po ashtu i bëjnë njerëzit më pak rezistentë ndaj infeksioneve dhe trajtimeve mjekësore si kimioterapia. “Ajo që dimë mbi sistemet e tjera të organeve, është se vlen shumica e proceseve”, - shton Kempëll. Tani studiuesit synojnë të kërkojnë të njëjtin proces në lëkurë, për të kuptuar se përse plakja çon në rrudha dhe një shërim më të ngadaltë të plagëve.
Dr.Elisa Laurenti, asistent/profesore në Institutin e Qelizave Staminale “Wellcome-MRC Cambridge” dhe një studiuese pjesëmarrëse në këtë studim, thotë se inflamacioni kronik, pirja e duhanit, infeksioni dhe kimioterapia mund të prodhojnë qeliza burimore me mutacione që shkaktojnë kancer.
“Ne parashikojmë se këta faktorë shkaktojnë gjithashtu edhe rënien e diversitetit të qelizave burimore të gjakut të lidhura me plakjen. Ka të ngjarë që ka edhe faktorë që mund ta ngadalësojnë këtë proces.
Tani kemi përpara detyrën emocionuese për të kuptuar se si këto mutacione të zbuluara rishtazi, ndikojnë në funksionin e qarkullimit të gjakut te të moshuarit. Ne mund të mësojmë se si ta minimizojmë rrezikun e sëmundjes, dhe të promovojmë plakjen e shëndetshme”, - thotë ajo.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Zhak Pos nuk jetoi derisa të shihte përgënjeshtrimin e fja...
Pushtimi i paligjshëm i Ukrainës nga presidenti rus Vladim...
Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës po u ngjan shumë krizave ...
Është ende herët për të parashikuar rezultatin e luftë...
Një nga ironitë e luftës së Rusisë kundër Ukrainës - q...
Prej shumë vitesh, autoritetet shëndetësore në mbarë b...
“Der Spiegel” Ka zona ku duket se fitorja është e arritsh...
A është i mundur ndoshta një grusht shteti në Rusi? Disa m...
Klimatologët e OKB-së thonë se është momenti “tani ose kur...
Një sekret që ka mbetur i ruajtur brenda Vatikanit për më ...
Atmosferë pranvere në një qytet të Europës Lindore. Lulet ...
Tbilisi - Që kur Rusia pushtoi Ukrainën, kryeqyteti i Gjeo...
Rajoni Donjeck, Ukrainë - Toka në vendin ku ishin ngritur ...
Mund t’iu ndodhë që të dëgjoni shpesh për kriptomonedhat, ...
Qëlloi që Viktor Orban, kryeministri hungarez, të kishte d...
Masakra e së martës në një shkollë fillore në Uvalde të sh...
Një mosmarrëveshje diplomatike gjithnjë e më e ashpër në l...
Nga Guillaume Serina & Stewart Mackinnon “Euobserver” Në ...
Dy emigrantë amerikanë, që të dy të mbijetuar të sundi...
Ndërsa presidenti amerikan Xho Bajden po takohej më 24...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...