Protestuesit te selitë e partive/ Vrenozi: Veprim antishqiptar, PD dhe PS nuk u prekën as në '97
Demokrati i famshëm, Ilir Vrenozi ka bërë një reagim në li...
Demokrati i famshëm, Ilir Vrenozi ka bërë një reagim në li...

Në 14 javë që nga momenti kur forcat ruse qëlluan për herë të parë me raketa balistike ndaj Ukrainës, Perëndimi ka dëshmuar se është një bllok i fortë dhe i unifikuar. Përpara pushtimit të 24 shkurtit, Bashkimi Europian ishte shpesh i përçarë në lidhje me politikën ndaj Rusisë.
Vende si Polonia dhe ato baltike ishin shpesh kundër Francës, Gjermanisë dhe Italisë, të cilat preferonin të ruanin linjat e komunikimit me Kremlinin. Por për shkak të akteve të saj brutale në Ukrainë, Rusia ka arritur që ta bashkojë Europën. Aq sa edhe kryeministri hungarez, Viktor Orban, lideri më dashamirës ndaj Moskës në BE, u detyrua të respektojë më në fund sanksionet e vendosura nga blloku.
Tani në muajin e katërt lufta ka arritur në një fazë tejet të përgjakshme. Trupat ruse kanë arritur përfitime territoriale të vogla, por domethënëse në lindje të vendit, ndërsa forcat ukrainase po përpiqen ose të ruajnë linjat e tyre mbrojtëse në zona të tjera ose kanë filluar kundërsulme të vogla, për t’i përhapur në maksimum burimet ushtarake ruse gjithnjë e më të pakta.
Por përtej zhvillimeve në fushën e betejës, pyetja kryesore është nëse Perëndimi do të jetë në gjendje të ruajë të njëjtin nivel uniteti kolektiv që shfaqi gjatë javëve të para të luftës. Në sipërfaqe, duket se përgjigjja është e vetëkuptueshme: Po. Gjatë javës së kaluar, Bashkimi Europian vendosi të heqë gradualisht dorë nga importet e naftës së papërpunuar ruse deri në fund të këtij viti, duke imituar vendimin e njëjtë që mori SHBA-ja që në muajin mars.
Por sanksionet e naftës kundër Rusisë u vendosën pas një muaji negociatash të brendshme shumë të vështira, për shkak të kundërshtimit të vendeve si Hungaria, Republika Çeke dhe Sllovakia, të cilat varen shumë nga nafta e papërpunuar ruse për të siguruar energji për qytetarët dhe bizneset.

Në fund, paketa e gjashtë e sanksioneve të BE-së kundër Moskës, ishte dukshëm e ndryshme nga ajo që propozoi në fillim të muajit maj Komisioni Europian.
Kjo pas këmbënguljes së Hungarisë, që dërgesat ruse të naftës nëpërmjet tubacionieve tokësore të lejohen ende deri në një datë të pacaktuar. Për shkak se rregullat e BE-së kërkojnë unanimitet në lidhje me sanksionet, Orban ishte në gjendje të përdorte fuqinë e tij të vetos për të diktuar negociatat dhe për të ruajtur furnizimin me energji të Hungarisë.
Nëse diskutimet mbi sanksionet e naftës ndaj Rusisë, kërcënonin ta dëmtonin kohezionin e brendshëm të BE-së, debati mbi reduktimin apo eliminimin e plotë të importeve të gazit rus, do të jetë edhe më i vështirë. BE-ja mbështetet te gazi rus për rreth 40 për qind të nevojave të saj.
Ndërkohë, 10 vende anëtare, përfshirë Bullgarinë, Republikën Çeke, Hungarinë dhe Austrinë, e importuan nga Moska më shumë se 75 për qind të gazit. Në kushtet kur inflacioni në eurozonë është aktualisht në nivelin më të lartë të 23 viteve të fundit, gjëja e fundit që do të duan shumë qeveri europiane, është miratimi i një politike që i detyron qytetarët e tyre të paguajnë edhe më shumë për karburantin.
Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, e ka hedhur poshtë idenë që gazi rus të jetë objektivi i raundit të ardhshëm të sanksioneve të BE-së. Ndërsa zyrtarët amerikanë dhe europianë nuk do ta pranojnë këtë qëndrim, ka një mosmarrëveshje në rritje midis Uashingtonit dhe disa vendeve europiane, lidhur me atë që do të përbënte një sukses në luftën e Ukrainës.
Ndërkohë, ekziston një dakordësi mbi atë që do të ishte skenari ideal: Ukraina të vendosë kontroll të plotë mbi çdo centimetër të territorit të saj (përfshirë Krimenë), dhe trupat ruse të tërhiqen prej andej. Por siç ndodh shpesh në politikën ndërkombëtare, ideali është një fantazi e plotë, një produkt i shpresave dhe ëndrrave tona, dhe jo një pasqyrim i realitetit.
Pikërisht këtu qëndron edhe mosmarrëveshja themelore brenda vetë Perëndimit. Aktualisht ka një mosdakordësi rreth asaj se çfarë do të duhet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, dhe se si supozohet të duket një e ashtuquajtur fitore në Ukrainë.
Shtetet baltike të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë, por edhe Britania e Madhe dhe Polonia, nuk e pranojnë logjikën e një armëpushimi, në një kohë kur trupat ruse po përparojnë me shpejtësi në Donbas dhe kanë pushtuar deri tani afro 1/5 e territorit ukrainas.
“Ne duhet të shmangim arritjen e një marrëveshjeje paqeje të keqe. Një paqe e negociuar keq për Ukrainën, do të nënkuptonte një paqe të keqe për të gjithë ne”- shkroi në "Twitter" më 25 maj kryeministrja estoneze Kaja Kallas. Megjithatë, për kancelarin gjerman Olaf Sholc dhe presidentin francez Emanuel Makron, situata aktuale imponon një paqe të negociuar.
Fundjavën e kaluar dy udhëheqësit europianë zhvilluan një bisedë telefonike trepalëshe me presidentin rus Vladimir Putin, duke i kërkuan udhëheqësit rus të niste një dialog të drejtpërdrejtë me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski.
Kryeministri italian, Mario Dragi, shkoi një hap më tej, duke paraqitur një projekt-propozim për një marrëveshje paqeje, e cila do të përfshinte një armëpushim të menjëhershëm përgjatë vijës aktuale të frontit, dhe që do të pasohej nga diskutime mbi statusin neutral të Ukrainës, garancitë e sigurisë për Kievin dhe autonominë për Krimenë dhe Donbasin.
Fakti që Moska dhe Kievi e refuzuan propozimin e Italisë, nuk e fsheh faktin se qeveri të ndryshme europiane, kanë nisur ta shohin luftën në mënyra të ndryshme.
Madje, në lidhje me hapat e ardhshëm që duhen ndjekur, ka disa mosmarrëveshje edhe brenda qeverisë amerikane. Rusia është aktualisht vendi më i sanksionuar në planet, falë lëvizjeve të administratës Bajden gjatë 4 muajve të fundit, të cilat e kanë ndalur eksportin e teknologjisë së nivelit të lartë në Rusi, kanë ngrirë qindra miliarda dollarë nga rezervat e saj valutore, dhe kanë dëbuar institucionet e mëdha financiare ruse nga sistemi ndërkombëtar i pagesave SWIFT.
Tashmë ka raporte se Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit janë duke diskutuar mbi një strategji edhe më agresive kundër industrisë ruse të naftës, ndoshta duke vendosur sanksione ndaj çdo kompanie të huaj që blen, financon apo transporton naftën ruse.
Zyrtarët e Departamentit të Thesarit hezitojnë që të mbrojnë vendosjen e sanksioneve dytësore, duke argumentuar se kjo do të vendoste akoma më shumë nën presion tregun e naftës, pikërisht në një kohë kur çmimet janë rritur në stratosferë.
Të gjitha këto mosmarrëveshje mund të sheshohen pas disa raundesh negociatash intensive. Por ndërsa lufta në Ukrainë po vazhdon, dhe sanksionet kanë nisur të ndikojnë te konsumatorët në Perëndim, koalicioni kundër Rusisë është i detyruar të përjetojë më shumë nga këto fraktura të brendshme në lidhje me politikën dhe strategjinë.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Së shpejti del në dritë punimi im “Voskopoja – Ency...
Për të zbuluar dhe demaskuar edhe gënjeshtarët më të theku...
Nga Anna Borshchevskaya & Garrett I.Campbell “The Hill” ...
Një teori e re mbi plakjen, që shpjegon arsyen se përse sh...
Zhak Pos nuk jetoi derisa të shihte përgënjeshtrimin e fja...
Pushtimi i paligjshëm i Ukrainës nga presidenti rus Vladim...
Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës po u ngjan shumë krizave ...
Është ende herët për të parashikuar rezultatin e luftë...
Një nga ironitë e luftës së Rusisë kundër Ukrainës - q...
Prej shumë vitesh, autoritetet shëndetësore në mbarë b...
“Der Spiegel” Ka zona ku duket se fitorja është e arritsh...
A është i mundur ndoshta një grusht shteti në Rusi? Disa m...
Klimatologët e OKB-së thonë se është momenti “tani ose kur...
Një sekret që ka mbetur i ruajtur brenda Vatikanit për më ...
Atmosferë pranvere në një qytet të Europës Lindore. Lulet ...
Tbilisi - Që kur Rusia pushtoi Ukrainën, kryeqyteti i Gjeo...
Rajoni Donjeck, Ukrainë - Toka në vendin ku ishin ngritur ...
Mund t’iu ndodhë që të dëgjoni shpesh për kriptomonedhat, ...
Qëlloi që Viktor Orban, kryeministri hungarez, të kishte d...
Masakra e së martës në një shkollë fillore në Uvalde të sh...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...