Nuk është koha e hezitimit/ Perëndimi duhet të vazhdojë ta ndihmojë Ukrainën
Historia është e mbushur me vendet që kanë nisur luftërat ...

Nga Silas Laycock “The Conversation”
Disa netë duket vërtet sikur Hëna është më pranë Tokës, dhe më e madhe sesa zakonisht.
Një mbrëmje vere kur isha fëmijë, më kujtohet që mbeta pa fjalë nga një formë e madhe e rrumbullakët që zvarritej dalëngadalë pas shtëpisë së shoqes sime Nensi, e cila ndodhej në një kodër në anën tjetër të fshatit tonë.
Në një moment e kuptova se ishte Hëna, dhe vrapova duke bërtitur për t’i treguar tim eti që të vinte e të shihte. Hëna ishte më e madhe sesa një shtëpi, me një ngjyrë portokalli të thellë. Babai më tha diçka në lidhje me perspektivën e shikimit, dhe u rikthye të punonte kopshtin tonë në oborr.
Unë vazhdoja të kundroja Hënën. Më vonë, sapo Hëna u ngrit më lart në qiell, ajo nisi të kishte pamjen e saj të zakonshme. Mirë se vini në atë që astronomët si unë e quajnë “iluzioni i Hënës”. Mund të jetë e vështirë të besohet se është thjesht një iluzion kur Hëna duket e madhe, por kjo është e vërtetë. Ju mund ta provoni vetë këtë iluzionin, dhe madje ta fiksoni duke i bërë një foto.
Një truk i mendjes sonë

Astronomët kanë diskutuar për shekuj me radhë mbi “iluzionin e Hënës”. Dhe ka disa fakte, për të cilat bien të gjithë dakord. Njerëzit pohojnë se Hëna u duket më e madhe dhe më afër tyre kur është e plotë dhe afër horizontit. Kjo ndodh sepse mendja juaj gjykon se sa i madh apo i vogël është një objekt si Hëna, duke e krahasuar atë me gjëra të tjera, të njohura.
Imagjinoni sikur jeni duke qëndruar pranë shtëpisë suaj. Ajo do të duket e madhe dhe nëse Hëna del pranë saj. Kjo e fundit do të duket normale. Megjithatë, nëse shihni një shtëpi nga larg, shtëpia duket shumë e vogël.
Iluzioni buron nga fakti se Hëna është njëlloj larg, pavarësisht se ku ndodheni në planet, dhe ajo ka gjithnjë të njëjtën madhësi. Por janë gjërat me të cilat mendja juaj e krahason Hënën - një shtëpi, një mal apo ndonjë gjë tjetër - që duken më të mëdha ose më të vogla në varësi të asaj se sa larg jeni prej tyre.
Prandaj kur Hëna ngrihet pranë një shtëpie apo mali të largët, ajo duket e madhe. Fotografët e përdorin këtë truk për të kapur imazhe spektakolare të objekteve të largëta me Hënën pas tyre. Njerëzit e përjetojnë shpesh “iluzionin e Hënës” gjatë pushimeve kur shkojnë në hapësira të mëdha. Kjo mund të jetë arsyeja pse “Hënat e mëdha” bëhen kujtime mbresëlënëse të kohërave të lumtura.
Zmadhimi atmosferik dhe ndryshimi i orbitave

Ekzistojnë disa shpjegime në dukje bindëse, por në thelb të gabuara në lidhje me “iluzionin e Hënës”. Shumica janë të bazuara te disa gjëra të vërteta, prandaj vazhdojnë të besohen. Së pari është ideja që atmosfera vepron si një lente dhe e zmadhon Hënën.
Kur Hëna është afër horizontit, drita e saj duhet të udhëtojë shumë më tepër nga atmosfera e Tokës, sesa kur Hëna është lart. Është e vërtetë që i gjithë ai ajër, vepron si një prizëm gjigant dhe i përkul rrezet e dritës, duke shtrembëruar ngjyrën dhe formën e Hënës. Por nuk vepron si një xham zmadhues.
Pastaj është edhe ideja që në disa netë Hëna është vërtet më afër. Kur pjesa më e ngushtë e orbitës përkon me një Hënë të plotë, kjo dukuri quhet Superhëna. Por kur Hëna është më afër Tokës, ajo është vetëm rreth 12-15 për qind më pranë, pra një ndryshim shumë i vogël për të shpjeguar “iluzionin e Hënës”.
Testimi i iluzionit
Është e lehtë të testosh “iluzionin e Hënës”, dhe ju mund ta bëni edhe vetë fare thjeshtë. Herën tjetër që e shihni Hënën ju duket e madhe dhe më afër sesa zakonisht, shtrini dorën duke mbajtur drejt krahun. Pastaj mbyllni njërin sy dhe shihni se cila majë e gishtit mezi e mbulon Hënën. Prisni pak derisa Hëna të lëvizë më lart në qiell dhe provojeni sërish eksperimentin. Hëna mund të duket më e vogël, por i njëjti gisht do ta mbulojë njëlloj atë.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Historia është e mbushur me vendet që kanë nisur luftërat ...
Nga Sara Novak “Discover Magazine” Pavarësisht nëse jeni ...
Lufta e Rusisë në Ukrainë e ka detyruar Bashkimin Europian...
Në 14 javë që nga momenti kur forcat ruse qëlluan për ...
Së shpejti del në dritë punimi im “Voskopoja – Ency...
Për të zbuluar dhe demaskuar edhe gënjeshtarët më të theku...
Nga Anna Borshchevskaya & Garrett I.Campbell “The Hill” ...
Një teori e re mbi plakjen, që shpjegon arsyen se përse sh...
Zhak Pos nuk jetoi derisa të shihte përgënjeshtrimin e fja...
Pushtimi i paligjshëm i Ukrainës nga presidenti rus Vladim...
Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës po u ngjan shumë krizave ...
Është ende herët për të parashikuar rezultatin e luftë...
Një nga ironitë e luftës së Rusisë kundër Ukrainës - q...
Prej shumë vitesh, autoritetet shëndetësore në mbarë b...
“Der Spiegel” Ka zona ku duket se fitorja është e arritsh...
A është i mundur ndoshta një grusht shteti në Rusi? Disa m...
Klimatologët e OKB-së thonë se është momenti “tani ose kur...
Një sekret që ka mbetur i ruajtur brenda Vatikanit për më ...
Atmosferë pranvere në një qytet të Europës Lindore. Lulet ...
Tbilisi - Që kur Rusia pushtoi Ukrainën, kryeqyteti i Gjeo...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...