Mbahet protesta e 25-të kundër qeverisë, qytetarët ‘sfidojnë’ shiun
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...

Vladimir Putin mund të ketë zhgënjyer në raport me shumicën e synimeve që ka pasur në këtë luftë. Por është e sigurt se ai po arrin më të rëndësishmin prej tyre, duke e neutralizuar plotësisht shtresën e mesme urbane e të arsimuar të Rusisë, që ishte kërcënimi real për regjimin e tij.
Cilado qoftë e vërteta mbi ankesat e tij ndaj NATO-s apo hipokrizinë perëndimore, këto nuk janë motive të arsyeshme për luftën që nisi në fundin e muajit shkurt. Shkatërrimi i infrastrukturës dhe i produktivitetit të një territori që ju propozoni të aneksoni, duke armiqësuar 44 milionë banorët e tij, nuk është një qëllim i dobishëm, përveçse qëllimi është diçka tjetër.
Edhe sikur të besonte se forcat e tij do të hynin me lehtësi në Kiev, siç ishte edhe plani fillestar, Putin e dinte se nuk po dërgonte forcë të mjaftueshme për të vënë nën kontroll Ukrainën në kufijtë e saj perëndimorë.
Dhe kjo na thotë diçka tjetër: Qëllimi i tij ishte destabilizimi, të krijonte një konflikt me Perëndimin, të shkatërronte Ukrainën, në mënyrë që shfaqja e saj si një shoqëri e begatë dhe reformuese të mos kërcënojë dot qëndrimin e tij në pushtet.
Presidenti Bajden u këshillua me të drejtë që të hiqte çdo lloj ndalese për të penguar pushtimin e Putinit. Për tani ka nga ata që shqetësohen për një konflikt të rrezikshëm dhe të pafundmë. Është për ardhur keq që vendet e NATO-s nuk kanë pasur një lloj dominimi në fillim të krizës.
Për shembull, duke zhdukur të ardhurat e Rusisë nga energjia, dhe e kushtëzuar këtë me arritjen e një armëpushimi. Tani SHBA e gjen veten të nënshtruar ndaj ukrainasve, falë rezistencës së tyre të papritur dhe llogaritjeve të gabuara të Putinit.
Nëse zërat për shëndetin e tij të keq janë të sakta, kjo vetëm sa e thekson dëshirën e tij për kontroll, dhe e shkurton kohën e qëndrimit të tij në krye të Rusisë. Ai mund të ketë fatin e liderit egjiptian Hosni Mubarak, i shtrirë në një shtrat spitali, duke ndjekur gjyqin e tij.
Një luftë kronike në Ukrainë, mund të sigurojë mbretërimin e Putinit edhe për 10 vjet të tjera, me një fushatë të gjerë për gjetjen dhe ndëshkimin e “tradhtarëve” dhe shtypjen e çdo opozite vendase. Dhe kjo qasje po funksionon.
“Elita ruse është bërë aq e shqetësuar se si të garantojë stabilitetin politik dhe të shmangë protestat, saqë është tubuar e gjitha rreth Putinit”- shkruan analistja e Kremlinit, Tatiana Stanovaja, e “Carnegie Endowment for International Peace”.
Mund të duhen vite që ushtria ruse të rikuperojë humbjet e trupave dhe armatimeve nga sulmet e saj të para në Ukrainë, por Putin mund ta shkurtojë kohën për këtë, me të ardhurat sado të pakta qofshin ato nga nafta. Nën udhëheqjen e tij apo të një pasardhësi, Rusia mund të bëhet e ngjashme me Korenë e Veriut, duke kërcënuar vazhdimisht me vazhdimin e luftës së saj të papërfunduar.
Rreziku i një lufte bërthamore duket i vogël, dhe ka të ngjarë të rritet vetëm në një rrethanë të pamundur: nëse një udhëheqës racional nga secila palë, mendon se një sulm bërthamor është i afërt, dhe se e vetmja mënyrë për të minimizuar shkatërrimet në shoqërinë e tij është duke shkatërruar sa më shumë nga arsenali i armikut përpara se ai të përdoret.
Moska dhe Uashingtoni janë praktikuar ndër dekada në menaxhimin e këtij rreziku, siç reflektohet ndoshta edhe në komoditetin në rritje të administratës Bajden përballë skenarëve të përshkallëzimit të konfliktit. Në fakt, asgjë nuk do t’i jepte më shpejt fund regjimit të Putinit sesa njerëzve që ka përreth, nëse ata do të shihnin se po i çon drejt një lufte bërthamore.
Pra, momenti për arritjen e një marrëveshjeje, që mund të rivendoste gjendjen e mëparshme apo diçka që i ngjan asaj që po kalon. Por deri atëherë do të duhet durim. Ashtu si me Luftën e Parë të Ftohtë, ne jemi përballë një tjetër pritjeje të gjatë që gjërat në Moskë të nisin të ndryshojnë.
Mund të duket e çuditshme ta përmendësh këtë fakt, por asnjë ushtri në botë në këto 30 vitet e fundit, nuk ka pasur më shumë përvojë në beteja sesa ushtria amerikane, nga luftimet kundër rebelimeve me njësi të vogla, deri te logjistika e lëvizjes së forcave me shumë divizione në pjesën më të madhe të botës.
Leksionet që po mësojnë SHBA dhe NATO nga lidhja e tyre e ngushtë me luftën në Ukrainë, do të jenë ndoshta të dobishme gjatë dekadave në vazhdim. Amerikanëve mund të mos u pëlqejë ajo që ka rezervuar për ta historia. Ngritja ushtarake e Kinës është veçanërisht shqetësuese.
Por siç na e kanë treguar rusët, luftimet aktuale në Ukrainë janë një shembull shumë i mirë nga i cili mund të mësojë shumë ushtria amerikane. Në njëfarë mënyre, SHBA është ende një vend i ndarë në këtë aspekt.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Këtë herë dua ta analizoj konfliktin ruso-ukrainas, jo...
Një nga pasojat kryesore gjeopolitike të luftës së pre...
Duke lexuar librin “SKËNDERBEU” të Oliver Jans Schmitt...
Ndonjëherë shpjegimi më i thjeshtë është edhe më i miri. J...
Nga Silas Laycock “The Conversation” Disa netë duket vërt...
Historia është e mbushur me vendet që kanë nisur luftërat ...
Nga Sara Novak “Discover Magazine” Pavarësisht nëse jeni ...
Lufta e Rusisë në Ukrainë e ka detyruar Bashkimin Europian...
Në 14 javë që nga momenti kur forcat ruse qëlluan për ...
Së shpejti del në dritë punimi im “Voskopoja – Ency...
Për të zbuluar dhe demaskuar edhe gënjeshtarët më të theku...
Nga Anna Borshchevskaya & Garrett I.Campbell “The Hill” ...
Një teori e re mbi plakjen, që shpjegon arsyen se përse sh...
Zhak Pos nuk jetoi derisa të shihte përgënjeshtrimin e fja...
Pushtimi i paligjshëm i Ukrainës nga presidenti rus Vladim...
Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës po u ngjan shumë krizave ...
Është ende herët për të parashikuar rezultatin e luftë...
Një nga ironitë e luftës së Rusisë kundër Ukrainës - q...
Prej shumë vitesh, autoritetet shëndetësore në mbarë b...
“Der Spiegel” Ka zona ku duket se fitorja është e arritsh...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...