Historiani italian Aldo Gallota dhe origjina e Korçës/ Kur u ngrit flamuri i Skënderbeut dhe u shpall “vetqeverimi shqiptar”
Duke lexuar librin “SKËNDERBEU” të Oliver Jans Schmitt...

Një nga pasojat kryesore gjeopolitike të luftës së presidentit rus Vladimir Putin kundër Ukrainës, ka qenë rikthimi në politikën kryesore europiane i shqetësimeve të forta në lidhje me sigurinë. Në disa vende europiane, si Gjermania, pushtimi i Putinit ka shkaktuar një angazhim të ri për të shtuar shpenzimet në fushën e mbrojtjes.
Në Finlandën dhe Suedinë tradicionalisht neutrale, rritja e mbështetjes publike për anëtarësimin në NATO, u pasua nga aplikimet zyrtare për t’iu bashkuar aleancës. Për këtë arsye, samiti i NATO-s në Madrid në fund të këtij muaji është shndërruar në një ngjarje historike, e cila paralajmëron zgjerimin e mëtejshëm të aleancës.

Por zgjerimi i NATO-s kërkon pëlqimin e të gjitha vendeve anëtare, dhe tani për tani presidenti turk Rexhep Taip Erdogan thotë se “vendi i tij nuk ka një opinion të favorshëm” në lidhje me aplikimet e Suedisë dhe Finlandës. Qëndrimi negativ i Erdoganit, të cilin ai e arsyetoi me akuzën se të dyja këto vende po strehojnë terroristët kurdë, po e vë në rrezik zgjerimin e mëtejshëm të NATO-s në një kohë pasigurie të madhe gjeopolitike.
Nga ana tjetër, Turqia ka mbështetur tradicionalisht politikën e dyerve të hapura të NATO-s ndaj anëtarëve të rinj potencialë. Prandaj deklarata e Erdoganit nuk duhet të lexohet si një vendim kategorik për të bllokuar pranimin e dy vendeve nordike. Në fakt, ajo është në funksion të dy objektivave të tjerë.
Së pari, qëndrimi i Erdoganit pasqyron ankesat e vjetra të Turqisë në lidhje me qëndrimin e Suedisë ndaj çështjes kurde në përgjithësi dhe Partisë separatiste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në veçanti. Turqia është e pakënaqur me mosreagimin e autoriteteve suedeze në lidhje me aktivitetet e PKK-së dhe degët e saj në Suedi, një entitet i përcaktuar si organizatë trerroriste nga Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara dhe Turqia.
Kërkesat e Turqisë që autoritetet suedeze të godasin aktivitetet e mbledhjes së fondeve dhe rekrutimeve të këtij rrjeti, kanë rënë kryesisht në vesh të shurdhër. Po ashtu Suedia ka strehuar disa refugjatë politikë, për të cilët autoritetet turke besojnë se janë të lidhur me përpjekjen për grusht shteti të korrikut 2016 në Turqi.

Për më tepër, Finlanda dhe Suedia vendosën më herët një embargo armësh ndaj Turqisë, për shkak të operacioneve të saj ushtarake ndërkufitare në Irak dhe Siri. Opinioni publik turk i njeh mirë kërkesat e qeverisë së tij, dhe ndaj qasjes së Erdoganit ka një mbështetje të gjerë ndërpartiake.
Dhe kjo na çon tek arsyeja e dytë e qasjes aktuale të Erdoganit. Duke dalë publikisht kundër anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë, në vend se të zgjidhte diplomacinë në prapaskenë, Erdogan shpreson se kjo çështje do ta ndihmojë në konsolidimin e mbështetjes së tij publike. Vlerësimet e tij në sondazhe kanë rënë ndjeshëm kohët e fundit, dhe në kushtet kur zgjedhjet e ardhshme presidenciale janë vetëm një vit larg, ai dëshiron të ushqejë imazhin e tij si një udhëheqës i fortë dhe që ka një rol kyç në politikën ndërkombëtare.
Përfshirja e opinionit publik në çështjet e diplomacisë ndërkombëtare, mund t’i shërbejë synimit të transparencës. Por nga ana tjetër, kjo qasje e ndërlikon procesin e kërkimit të konsensusit, pasi i bën qeveritë peng të qëndrimeve të tyre të shpallura publikisht, duke e penguar potencialin për lëshime dhe kompromise. Është kjo arsyeja pse është shumë optimiste të pritet që mosmarrëveshja të tejkalohet para mbajtjes së samitit të NATO-s në Madrid. Mos krijoni ndonjë iluzion të gabuar: ngërçi në lidhje me këtë çështje nënkupton rreziqe në rritje për integritetin e aleancës, por edhe për marrëdhëniet e Turqisë me Perëndimin.

Me gjithë aktivitetin e madh diplomatik që pasoi deklaratat fillestare të Erdoganit, deri më tani duket se është arritur pak përparim. Është e paqartë nëse Finlanda dhe Suedia mund të përmbushin të gjitha kërkesat e Turqisë.
Ato duhet të jenë në gjendje të ofrojnë garancitë e kërkuara nga Ankaraja, për të zbatuar me rigorozitet ligjet e tyre antiterror, duke kufizuar kësisoj mbledhjen e fondeve dhe aktivitetet e rekrutimit nga organizatat e etiketuara si terroriste. Dhënia fund e embargos së armëve, duhet të jetë gjithashtu diçka e realizueshme.
Në fakt, qeveria suedeze deklaroi kohët e fundit se nuk ka asnjë pengesë për eksportet e armëve drejt Turqisë. Por për disa nga kërkesat e tjera të Turqisë, siç janë kërkesat e saj për ekstradimin e eksponentëve të PKK, Finlanda dhe Suedia mund të mos jenë në gjendje të ofrojnë një angazhim të fortë.
Në një rend kushtetues të karakterizuar nga një ndarje e fortë e pushteteve, qeveritë nuk mund të vendosin në emër të gjykatave. Në rastin më të mirë, Turqia dhe dy vendet nordike mund të bien dakord për të vendosur një dialog më të rregullt, ku këto kërkesa mund të trajtohen në një mënyrë më konstruktive.
Po ashtu Turqia do të forconte ndjeshëm pozicionin e saj diplomatik, duke forcuar dukshëm sundimin e ligjit në vend, duke filluar me zbatimin e vendimeve të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Deri në samitin e NATO-s në Madrid, ka një frymë diplomatike tolerance dhe dashamirësie.

Por sapo mbledhja e samitit të mbarojë, pozicioni i anëtarëve të tjerë të NATO-s dhe veçanërisht i SHBA-së mund të fillojë të forcohet kundër Turqisë. Akuzat se Turqia po e bllokon zgjerimin në një moment jetik për sigurinë europiane, duke ndihmuar në këtë mënyrë Rusinë, mund të fitojnë jo pak vëmendje.
Një rezultat i tillë do të binte ndesh me qëllimin e aleancës, dhe izolimi i Turqisë, mund të përforconte rezistencën e Erdoganit. Shmangia e këtij skenari, do të kërkojë që Finlanda dhe Suedia të angazhohen për atë që është politikisht e realizueshme dhe moralisht e nevojshme në një luftë të përbashkët kundër terrorizmit.
Po ashtu, kjo do të kërkojë nga Turqia që të pranojë atë që ka të ngjarë të jetë një marrëveshje e papërsosur. Udhëheqësit politikë në Stokholm, Helsink dhe Ankara, duhet ta përgatisin publikun e tyre për një marrëveshje të pashmangshme me të meta.
Shënim: Sinan Ülgen, ish-diplomat turk, aktualisht drejtor i institutit EDAM me seli në Stamboll./ “Project Syndicate”-Përshtatur nga CNA.al
Duke lexuar librin “SKËNDERBEU” të Oliver Jans Schmitt...
Ndonjëherë shpjegimi më i thjeshtë është edhe më i miri. J...
Nga Silas Laycock “The Conversation” Disa netë duket vërt...
Historia është e mbushur me vendet që kanë nisur luftërat ...
Nga Sara Novak “Discover Magazine” Pavarësisht nëse jeni ...
Lufta e Rusisë në Ukrainë e ka detyruar Bashkimin Europian...
Në 14 javë që nga momenti kur forcat ruse qëlluan për ...
Së shpejti del në dritë punimi im “Voskopoja – Ency...
Për të zbuluar dhe demaskuar edhe gënjeshtarët më të theku...
Nga Anna Borshchevskaya & Garrett I.Campbell “The Hill” ...
Një teori e re mbi plakjen, që shpjegon arsyen se përse sh...
Zhak Pos nuk jetoi derisa të shihte përgënjeshtrimin e fja...
Pushtimi i paligjshëm i Ukrainës nga presidenti rus Vladim...
Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës po u ngjan shumë krizave ...
Është ende herët për të parashikuar rezultatin e luftë...
Një nga ironitë e luftës së Rusisë kundër Ukrainës - q...
Prej shumë vitesh, autoritetet shëndetësore në mbarë b...
“Der Spiegel” Ka zona ku duket se fitorja është e arritsh...
A është i mundur ndoshta një grusht shteti në Rusi? Disa m...
Klimatologët e OKB-së thonë se është momenti “tani ose kur...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...