
A ishte hebre babai i Adolf Hitlerit?
“A ishte hebre Hitleri?” E shtruar në këtë formë kjo p...
Revista “Commentary” botoi në nëntorin e vitit 1979 një nga esetë më të rëndësishme të shekullit XX me titull “Diktaturë dhe standarde të dyfishta” nga Xhin J. Kirkpatrik, e cila do të bëhej ambasadore e presidentit Ronald Regan në Kombet e Bashkuara.
Regjimet autoritare të krahut të djathtë, shpjegoi ajo, kontrollonin vetëm levat e pushtetit, ndaj nuk ndërhynin në “ritmet e zakonshme” të shoqërive tradicionale; dhe nuk ishin as të prirur për revolucione. Kështu, ato i lanë të pandryshuara vendet e tyre.
Ndërkohë sistemet dhe ideologjia komuniste u përpoqën të rindërtonin shoqëritë, duke pretenduar “juridiksionin mbi gjithë jetën” e popujve të tyre. Për këtë arsye, gjatë dekadave në vazhdim i shkatërruan ato krejtësisht nga lart poshtë.
Edhe pse fokusi i Kirkpatrik ishin regjimet komuniste në Botën e Tretë, nuk mund të gjendet një shembull më i mirë për këtë sesa Rusia e sotme, një shoqëri e europianizuar vetëm në sipërfaqe, dhe që përjetoi më shumë se 70 vjet komunizëm.
Kur sistemi sovjetik më në fund u shemb në vitin 1991, rezultati nuk ishte stabiliteti, por një dekadë gati anarkie. Me një trashëgimi të tillë, tirania e Vladimir Putin erdhi në mënyrë organike. Putin është përshkruar me të drejtë si një fashist, për shkak të kultit të tij të personalitetit dhe sulmit të egër ultra-nacionalist ndaj Ukrainës.
Por meqë e djathta ekstreme dhe e majta ekstreme kanë ndarë gjithmonë ngjashmëri të çuditshme midis tyre sa u përket metodave të tyre të kontrollit dhe demonizimit të armiqve, është gjithashtu e vërtetë se Putin ka qenë sovjetik në stilin e tij të qeverisjes. Ai ka grumbulluar më shumë pushtet personal sesa çdo lider tjetër rus që nga koha e Josif Stalinit.
Shumë prej rusëve ishin vërtet naivë kur u shemb Bashkimi Sovjetik në vitin 1991, pasi menduan se komunizmin e kishin lënë pas në një të kaluar të pakthyeshme. Por 3 dekadat e fundit kanë rezultuar të jenë thjesht një fillim i rremë për Rusinë, për shkak se problemet e komunizmit janë ende me ne.
Revolucioni Rus nuk ishte një ngjarje e pashmangshme. Ai ishte produkt i shumë faktorëve të dobët dhe të rastësishëm. Sikur Car Nikolla II të kishte mbetur në pushtet, Rusia ka të ngjarë të kishte evoluar në një monarki kushtetuese vërtet jo të përsosur, por jo në monstruozitetin vrastar të 100 viteve të fundit.
Për t’u kthyer sërish tek eseja e Kirkpatrik, autoritarizmi i krahut të djathtë do t’i kishte
bërë Rusisë shumë më pak dëme sesa ai i krahut të majtë. Asgjë nuk e zbulon më mirë trashëgiminë sovjetike të Vladimir Putin sesa struktura dhe performanca e ushtrisë ruse gjatë luftës aktuale në Ukrainë.
Disa vite angazhim me forcat tokësore të SHBA-së, më mësuan se një ushtri perëndimore është ndërtuar rreth korpusit të saj të nënoficerëve: rreshterëve dhe tetarëve të ndryshëm, që u imponojnë trupave krenarinë por edhe disiplinën. Ushtria ruse që dërgoi Putin në Ukrainë, mezi kishte një trupë nënoficerësh.
Ky detaj nuk kishte shumë rëndësi për mercenarët dhe njësitë e forcave speciale që ishin angazhuar më parë në luftërat e vogla të zotit Putin. Por në kuadër të forcës së madhe konvencionale ruse në Ukrainë, mungesa e një korpusi të fortë dhe kompetent nënoficerësh ka qenë vendimtare.
Kjo është edhe arsyeja kryesore pse janë vrarë kaq shumë gjeneralë rusë. Në vend se të qëndrojnë në pjesën e pasme të frontit siç ndodh në një ushtri perëndimore, ata shkojnë në vijën e parë të frontit për të koordinuar lëvizjet, ndaj janë të pambrojtur. Një ushtri që është produkt i demokracisë perëndimore, e decentralizon vendimmarrjen sipas gradave. Ndërkaq, një ushtri që është produkt i një sistemi sovjetik nuk e bën këtë.
Një Rusi post-Putin nuk është aspak e afërt. Perëndimit do t’i duhet që të tregohet i durueshëm dhe mirëkuptues. Vetë Kirkpatrik ishte shumë e kujdesshme në lidhje me imponimin e demokracisë tek shoqëritë që kishin pak përvojë për të.
“Në Britaninë e Madhe, rruga nga Magna Carta tek Akti i Zgjedhjeve, dhe tek Ligjet e Reformës së Madhe së viteve 1832, 1867 dhe 1885, zgjati plot 7 shekuj”- shkroi ajo. Sa i përket historisë amerikane, ajo thotë se nuk ka ndonjë bazë më të mirë “për të besuar se demokracia vjen lehtë, shpejt apo edhe pa e kërkuar”.
Daniel Patrik Mojnihan na kujtonte se e vërteta thelbësore e konservatorizmi, është kultura dhe jo politika, ajo që përcakton suksesin e një shoqërie. Kultura ruse mbetet viktimë e një regjimi disadekadësh revolucionar i krahut të majtë, të ndjekur nga një variacion Putinian.
Degradimi i ushtrisë ruse reflekton forcat e errëta në shoqërinë dhe politikën ruse në përgjithësi, forca që ka të ngjarë të shfaqeshin në rastin e një boshllëku pushteti. Nëse humbja ushtarake e Putinit në Ukrainë do të shkaktojë trazira në Moskë, drama vetëm sa do të përshkallëzohet.
Një Rusi post-Putin do të vazhdojë të jetë sfida më e madhe gjeopolitike e Evropës, prandaj ne duhet të jemi të kujdesshëm për zgjidhjet e shpejta në shoqërinë apo politikën ruse. Por
për shkak se sjellja kafshërore e rusëve në Ukrainë, është pjesërisht rezultati përfundimtar i një shekulli ideologjie, nga ky përfundim rrjedh se një shkëputje nga kjo ideologji ofron shpresën më të mirë për të ardhmen.
Mund të vijë ende një ditë kur Perëndimit do t’i duhet që ta ndihmojë Rusinë. Kirkpatrik, diplomatja realiste gjithnjë shpresëdhënëse, e përfundoi kështu esenë e saj: “Idealizmi liberal nuk duhet të jetë identik me mazokizmin, dhe nuk duhet të jetë i papajtueshëm me mbrojtjen e lirisë dhe interesit kombëtar”.
Shënim:Robert Kaplan, anëtar i Institutit të Kërkimeve mbi Politikën e Jashtme, SHBA.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
“A ishte hebre Hitleri?” E shtruar në këtë formë kjo p...
Perëndimi ka dy synime në luftën që po zhvillohet aktu...
Themelet e nismës “Open Balkan” ("Ballkani i Hapur") u hod...
Vizitat e nivelit të lartë, fjalimet inkurajuese dh...
Vladimir Putin mund të ketë zhgënjyer në raport me shu...
Këtë herë dua ta analizoj konfliktin ruso-ukrainas, jo...
Një nga pasojat kryesore gjeopolitike të luftës së pre...
Duke lexuar librin “SKËNDERBEU” të Oliver Jans Schmitt...
Ndonjëherë shpjegimi më i thjeshtë është edhe më i miri. J...
Nga Silas Laycock “The Conversation” Disa netë duket vërt...
Historia është e mbushur me vendet që kanë nisur luftërat ...
Nga Sara Novak “Discover Magazine” Pavarësisht nëse jeni ...
Lufta e Rusisë në Ukrainë e ka detyruar Bashkimin Europian...
Në 14 javë që nga momenti kur forcat ruse qëlluan për ...
Së shpejti del në dritë punimi im “Voskopoja – Ency...
Për të zbuluar dhe demaskuar edhe gënjeshtarët më të theku...
Nga Anna Borshchevskaya & Garrett I.Campbell “The Hill” ...
Një teori e re mbi plakjen, që shpjegon arsyen se përse sh...
Zhak Pos nuk jetoi derisa të shihte përgënjeshtrimin e fja...
Pushtimi i paligjshëm i Ukrainës nga presidenti rus Vladim...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Akil Kraja, në një ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, vijon të publikojë denonci...
Gati shtatë vite më parë, në vitin 2015, CNA.al, atëherë s...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka denoncuar...
Vettingu nuk po arrin të zgjidhë të gjitha problemet e...
Komisionerja e Vettingut, Etleda Çiftja, është paraqitur s...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
KPA ka marrë vendimin për shkarkimin e prokurorit të Tiran...
Policia ka dhënë detajet e para lidhur me ngjarjen e m...
Detaje të reja janë bërë me dije nga ngjarja e rëndë n...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme...
Gjurmët bilogjike të gjetura në banesën ku u qëllua me...
Kleoi Sulkollari, është 9 vjeçari nga fshati Gështenjas i ...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Ditën e nesërme pritet që vendi të ndikohet nga kthjel...
Territori shqiptar mbetet me alternime kthjellimesh dhe vr...
Presidenti i SHBA Joe Biden ka nënshkruar dokumentet e...
Bastisja e pronës së Donald Trump nga agjentët e FBI-s...
Gjermania ka ndërmarrë hapa të fortë për kursimin e en...
Sipas raportimeve në media, hetuesit gjermanë do të ko...
Pas një beteje të gjatë me sëmundjen, është ndarë nga ...
Dy mijë vjet më parë, Perandoria Romake ndodhej në kul...
Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua ...
5 gushti i vitit 1927 do të sillte në jetë një njeri që sh...
Bordi i Transparencës ka vendosur që të ulë vetëm me 4 lek...
Euro vijon të mbetet në kuotat e 116 lekëve, nga 120 lekë,...
Indeksi i çmimeve të konsumit në muajin korrik 2022, arrit...
Ishte kancelari gjerman, Olaf Scholz, ai që së pari kritik...