SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për disa nga të pa...
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për disa nga të pa...

Shumë njerëz mendojnë se 2020-a, ishte vit më i keq i mundshëm. Por ne besojmë se 8 vite më të këqija në historinë e njerëzimit, kanë qenë këto që po rendisim më poshtë:
Viti 536 Pas Krishtit:Epoka e Errësirës
Një mjegull misterioze raportohet se e mbuloi Diellin për 18 muaj me radhë. Më vonë u kuptua se ishte një shpërthim vullkanik në Islandë, ai që krijoi një re të madhe hiri, e cila e bllokoi Diellin në gjithë Evropën, Lindjen e Mesme dhe disa pjesë të Azisë. Mungesa e dritës së Diellit i shkatërroi të korrat, gjë që solli vdekjen nga uria të qindra mijëra njerëzve.
Si për t’i përkeqësuar më tej gjërat, në vitin 541 u shfaq Murtaja e parë Bubonike, e cila zgjati për 8 vite. Murtaja, e njohur edhe si Murtaja e Justinianit, vrau rreth 50-100 milionë njerëz, më shumë se gjysmën e popullsisë së botës. Nuk është çudi që historianët e cilësojnë atë si “vitin më të keq për të jetuar”.
Viti 1316:Një shi i pafundëm

Edhe pse Anglia është e njohur për motin e saj kryesisht me shi, reshjet më të rënda në historinë e Mbretërisë së Bashkuar zgjatën për 6 muaj rresht! Shiu filloi në verën e vitit 1314 dhe nuk u ndal deri në vjeshtën e atij viti. Edhe pas 6 muajsh përmbytjesh të vazhdueshme, shiu dhe dimrat e ashpër vazhduan përgjatë viteve 1315 dhe 1316, duke shkaktuar një zi buke të madhe që krijoi vështirësi deri edhe për Mbretin dhe oborrin e tij.
Historianët kanë zbuluar histori tronditëse të vjedhjeve, vrasjeve dhe madje edhe kanibalizmit, ndërsa fshatarët por edhe fisnikëria po përpiqej që t’i mbijetonte zisë së bukës. Më në fund, moti u rikthye disi në normalitet në vitin 1317, por ishte vetëm fillimi. Përmbytja e Madhe e vitit 1314, shënoi fundin e periudhës së ngrohtë mesjetare, dhe fillimin e epokës së vogël akullnajore, që zgjati deri në vitin 1860.
Vitit 1347: Vdekja e Zezë
Ishte e para nga dy pandemitë kryesore të Murtajës Bubonike. Mbërriti për herë të parë në Evropë në vitin 1347 kur disa anije u ankoruan në portin e Mesinës në Siçili. Kur prej tyre nuk po dilte askush, disa njerëz hipën në to, dhe bënë një zbulim të tmerrshëm:gati të gjithë në bord kishin vdekur, dhe ata që ishin ende gjallë, ishin në grahmat e fundit.
Vdekja e Zezë u përhap shpejt në të gjithë Evropën, duke vrarë rreth 20 milionë njerëz, gati 1/3 popullsisë së Evropës. Shkrimtari dhe studiuesi italian Xhovani Bokaçio përshkroi përvojën e tij personal në Firence në 1348. Ai tregon mbi familjet që ktheheshin kundër njëra-tjetrës, duke i distancuar të afërmit e sëmurë nga shtëpitë e tyre, për të mbajtur larg Vdekjen e Zezë.
Viti 1492 :Mbretërimi i Terrorit të Kolombit

Në 1492, Kristofor Kolombi kapërceu oqeanin Atlantik, duke sjellë një shfarosje masive në Amerikën e Veriut. Kur Kolombi shkeli për herë të parë atje, kishte marrë me vete një mori sëmundjesh, të cilat Bota e Re nuk i kishte parë kurrë më parë. Shumë popuj indigjenë që jetonin atje prej mijëra vjetësh, nuk kishin qenë asnjëherë të ekspozuar ndaj sëmundjeve evropiane si lija, difteria, fruthi dhe sigurisht Murtaja Bubonike.
Shumë historianë besojnë se afro 90 për qind e popullsisë indigjene në Amerikën e Veriut, vdiq nga sëmundjet evropiane brenda 10 viteve të ardhshme. Po ashtu, Kolombi konsiderohej si “babai” i tregtisë së skllevërve, duke sjellë në Evropë mijëra skllevër gjatë udhëtimeve të tij.
Viti 1601:Vullkanet dhe uria
Si mundi një shpërthim vullkanik në Peru, të shkaktonte urinë me përmasa më shkatërruese në historinë e Rusisë? Historianët besojnë se një shpërthim që ndodhi në vitin 1600 në vullkanin Huajnapatina në Peru, lëshoi në atmosferë 16-32 milionë ton hi vullkanik
dhe kimikate, duke shkaktuar një “dimër vullkanik”.
Ndërsa shumë njerëz në mbarë Evropën, e patën të vështirë të gjenin mjaftueshëm për të ngrënë, uria në Rusi arriti kulmin, kur çmimi i drithit u dyfishua për shkak të mungesave. Gjatë dy viteve të urisë, mbi 127.000 trupa njerëzish u varrosën në varreza të përbashkëta vetëm në Moskë. Në total, gjatë zisë së bukës Rusia humbi 30 për qind të popullsisë së saj.
1816: Viti pa verë
Në verën e vitit 1815, shpërthimi më i madh vullkanik në histori, solli çlirimin në atmosferë të një sasia të madhe hiri vullkanik. E gjithë bota përjetoi disa nga temperaturat më të ftohta të regjistruara ndonjëherë. Të korrat u shkatërruan për shkak të të ftohtit, ndërsa mungesa e ushqimit dhe shpërthimet epidemik të kolerës, shfarosën popullatat në shumë rajone të botës.
Disa njerëz raportuan se liqenet dhe lumenjtë në Pensilvani, SHBA, ishin të ngrirë edhe në muajin korrik. Ndërkohë banorët e Nju Inglend u përballën me stuhi dëbore. Një fermer në Vermont, SHBA, ngriu për vdekje gjatë një stuhi dëbore që ndodhi në qershor 1816.
Nipi i tij dëshmoi se përpara se të nisej për të kontrolluar kopenë e deleve, viktima ai tha me shaka:“Në rast se nuk kthehem pas një ore, thërrit fqinjët dhe hajde me kërkoi. Qershori është një muaj i keq për t’u varrosur nën dëborë, sidomos kur është kaq afër korrikut”… E gjetën 3 ditë më vonë të ngrirë nën dëborë...
Viti 1919:Pandemia e Gripit Spanjoll

Një shekull përpara se koronavirusi të detyronte mbylljen e gati të gjithë botës në karantinë në marsin e vitit 2020, pandemia e Gripit Spanjoll e ndryshoi jetën siç e njohim sot. Vlerësohet se 1/3 popullsisë globale u prek nga Gripi Spanjoll, dhe 50 milionë njerëz vdiqën në mbarë botën. Ajo periudhë u shoqërua me humbje të mëdha jetësh gjatë Luftës së Parë Botërore, me rreth 20 milionë të vdekur.
Viti 1943:Holokausti nazist
Holokausti cilësohet ende si një nga periudhat më tragjike, më të tmerrshme dhe më të dhunshme në historinë e shekujve të fundit. Gjatë viteve 1933-1945, 6 milionë hebrenj u vranë dhe miliona të tjerë u detyruan të jetonin në kushte mjerane në kampet e përqendrimit.
1943-shi, konsiderohet si viti më vdekjeprurës i Holokaustit.
Operacioni Rajnhard nisi në vitin 1942 dhe vazhdoi gjatë gjithë vitit 1943, si fushata më e madhe vrastare e Holokaustit. Në atë periudhë të shkurtër kohore u vranë 1.7 milionë hebrenj polakë, ose afro 25 për qind e të gjitha viktimave nga Holokausti.
Përktheu dhe përshtati në shqip CNA.al
Një kolonë automjetesh ushtarake ruse në periferi të B...
Vladimir Putini e pëlqen shumë historinë, por vetëm pë...
Zyrtarët e administratës Bajden po e trajtojnë Rusinë ...
Revista “Commentary” botoi në nëntorin e vitit 1979 nj...
“A ishte hebre Hitleri?” E shtruar në këtë formë kjo p...
Perëndimi ka dy synime në luftën që po zhvillohet aktu...
Themelet e nismës “Open Balkan” ("Ballkani i Hapur") u hod...
Vizitat e nivelit të lartë, fjalimet inkurajuese dh...
Vladimir Putin mund të ketë zhgënjyer në raport me shu...
Këtë herë dua ta analizoj konfliktin ruso-ukrainas, jo...
Një nga pasojat kryesore gjeopolitike të luftës së pre...
Duke lexuar librin “SKËNDERBEU” të Oliver Jans Schmitt...
Ndonjëherë shpjegimi më i thjeshtë është edhe më i miri. J...
Nga Silas Laycock “The Conversation” Disa netë duket vërt...
Historia është e mbushur me vendet që kanë nisur luftërat ...
Nga Sara Novak “Discover Magazine” Pavarësisht nëse jeni ...
Lufta e Rusisë në Ukrainë e ka detyruar Bashkimin Europian...
Në 14 javë që nga momenti kur forcat ruse qëlluan për ...
Së shpejti del në dritë punimi im “Voskopoja – Ency...
Për të zbuluar dhe demaskuar edhe gënjeshtarët më të theku...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...