Krimi në Maliq, Lamallari dhe Hita nisen drejt Korçës/ Ministri tregon gjendjen e efektivit të plagosur
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka vizituar efekti...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka vizituar efekti...

Vladimir Putini e pëlqen shumë historinë, por vetëm për aq sa kjo e fundit e kënaq atë dhe pikëpamjet e tij. Vitin e kaluar, ai botoi në shtyp një ese e cila në thelb para-justifikonte pushtimin që do të niste pak muaj më vonë në Ukrainë.
Ai i trajtonte ngjarje historike në mënyrë amatore dhe plot fantazi. Ndërkohë tani po e krahason veten me Carin Pjetri i Madh. Por ky nuk është një krahasim që i përshtatet. Pjetri i Madh është një nga udhëheqësit më të mëdhenj të historisë ruse.
Ai sundoi nga fundi i shekullit XVII-të deri në fillimin e shekullit XVIII-të, dhe në atë kohë u bë cari i parë që udhëtoi në Evropë, ndërtoi një kryeqytet të ri në Shën Petersburg, dhe ishte njëkohësisht themeluesi i marinës ruse dhe fitimtar i Luftës së Madhe të Veriut, e cila zgjati 20 vite kundër Perandorisë Suedeze, duke e bërë Rusinë një fuqi dominuese në Baltik.
Gjatë një fjalimi të enjten e javës së kaluar me rastin e 350 vjetorit të lindjes së Pjetrit, Putin tha se Pjetri nuk u mori asgjë suedezëve - edhe pse aneksoi shumë territore përgjatë bregut të Baltikut dhe një pjesë të madhe të gadishullit të Karelias - por thjesht “i riktheu” Rusisë atë që kishte qenë e saja.
Ai shtoi me vetëkënaqësi: “Me sa duket, është edhe fati ynë të rikthejmë atë që është e Rusisë”. Deklarata e tij ka shkaktuar shumë bujë, duke përfshirë edhe pretendimet se ai po kërcënon të rimarrë edhe Estoninë apo shtetet fqinje. Në fakt ky që po shohim në publik është Putin klasik në 2 aspekte.
Para së gjithash, është mjeshtri i propagandës. Atij i pëlqen ta përdorë retorikën e tij, si për të mashtruar audiencën por edhe për ta frikësuar atë. Në kushtet kur forcat e tij janë të bllokuara në frontin e Ukrainës, ai nuk mund të përbëjë asnjë kërcënim domethënës në veri.
Megjithatë, duke e ditur se Perëndimi ka burime ushtarake të kufizuara - dhe për më tepër që politikanët perëndimorë e kanë të kufizuar manovrën e tyre politike - atij do t’i përshtatej shumë mirë që ta bindte NATO-n të përqendrohej pikërisht në këtë front dhe jo në Ukrainë.
Së dyti, është e qartë se Putin mendon se ka një vend të merituar në panteonin e heronjve shtet-formues të Rusisë. Ai ka bërë vazhdimisht krahasime jo vetëm midis tij dhe Pjetrit,por edhe figurave të tilla si Pjetër Stolipin (kryeministri carist, fushata e pamëshirshme modernizuese e të cilit ishte shansi i fundit real i regjimit për mbijetesë), carin Nikolla I, që quhej edhe “xhandari i Evropës”, dhe Juri Andropov, kreun e KGB-së, që në fund u zgjodh udhëheqësi suprem i Bashkimit Sovjetik.
Në këtë kontekst, kjo është vetëm një tjetër përpjekje e Putinit për të shkruar epitafin e tij. Por duke analizuar pak më thellë, a është vërtet ky modeli që duhet të pretendojë Putin? Ashtu si Putin, edhe Pjetri donte të ndërtonte fuqinë ushtarake ruse.

Ai jo vetëm që e reformoi ushtrinë e tij, por ndërtoi edhe marinën ruse. Ashtu si Putin, edhe ai shpenzoi 20 vite duke e modernizuar ushtrinë e tij. Por në këtë proces, shteti rus nisi rrëshqitjen drejt falimentimit. Ai nisi të zhvillojë luftëra jo vetëm në veriperëndim të Rusisë, por edhe në jug, kundër osmanëve.
Pjetri e detyroi aristokracinë e padisiplinuar ruse që të vihej në shërbim të shtetit. Por kontrolli i carit ndaj tyre nuk ishte kurrë aq i plotë sa mund të imagjinonte ai, dhe pasardhësit e tij do të detyroheshin që t’i blinin me para ose t’i shtypnin me dhunë në mënyrë periodike. Ndërkohë, reformat e Pjetrit të Madh ishin shumë më pak të qëndrueshme, ndryshe nga sa mund të supozohej përtej Shën Petersburgut. Ai ishte një car luftarak, që reformoi vetëm atë që i duhej për të mbështetur luftërat e tij.
Nga ana tjetër, ai dështoi të reformonte bazat e ekonomisë apo të shoqërisë ruse. Ai besonte në mënyrë naive se duke i detyruar fisnikët të rruanin mjekrat e tyre dhe duke adoptuar stile evropiane të veshjes, do të ndryshonte edhe mënyrën se si mendonin.
Megjithatë, ndërsa është joshëse të bësh krahasime midis Putinin dhe Pjetrit, cari ishte vërtet një figurë shumë e rëndësishme. Ai drejtonte që nga fronti i luftës (ndryshe nga Putin), ishte shumë i përfshirë në detajet e planeve të tij (ndryshe nga Putin), dhe trashëgimia konkrete e tij ishte lavdia e Shën Petersburgut (dhe jo rrënojat e Mariupolit si në rastin e Putinit).
Edhe në aspektin e arrogancës kapriçioze, Pjetri e lë në hije Putinin. Putin mund të jetë kënaqur duke e poshtëruar para kamerave shefin e tij të inteligjencës së jashtme. Por kur po mësonte mbi stomatologjinë, Pjetri i detyroi oborrtarët e tij që të praktikohej mbi ta.
Kur po shkruaja librin tima “Një histori e shkurtër e Rusisë”, Pjetri zuri pjesën më të mirë të një kapitulli. Vladimir Putin vetëm gjysmën. Pasi ai pushtoi Ukrainën “unë e ribotova librin me një shtesë: “Putin nuk duhet që të rivalizojë me historinë. Kjo e fundit fiton gjithmonë”.
Shënim:Mark Galeotti, është autor i 24 librave mbi Rusinë. Libri i tij i fundit titullohet “Një histori e shkurtër e Rusisë”.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Zyrtarët e administratës Bajden po e trajtojnë Rusinë ...
Revista “Commentary” botoi në nëntorin e vitit 1979 nj...
“A ishte hebre Hitleri?” E shtruar në këtë formë kjo p...
Perëndimi ka dy synime në luftën që po zhvillohet aktu...
Themelet e nismës “Open Balkan” ("Ballkani i Hapur") u hod...
Vizitat e nivelit të lartë, fjalimet inkurajuese dh...
Vladimir Putin mund të ketë zhgënjyer në raport me shu...
Këtë herë dua ta analizoj konfliktin ruso-ukrainas, jo...
Një nga pasojat kryesore gjeopolitike të luftës së pre...
Duke lexuar librin “SKËNDERBEU” të Oliver Jans Schmitt...
Ndonjëherë shpjegimi më i thjeshtë është edhe më i miri. J...
Nga Silas Laycock “The Conversation” Disa netë duket vërt...
Historia është e mbushur me vendet që kanë nisur luftërat ...
Nga Sara Novak “Discover Magazine” Pavarësisht nëse jeni ...
Lufta e Rusisë në Ukrainë e ka detyruar Bashkimin Europian...
Në 14 javë që nga momenti kur forcat ruse qëlluan për ...
Së shpejti del në dritë punimi im “Voskopoja – Ency...
Për të zbuluar dhe demaskuar edhe gënjeshtarët më të theku...
Nga Anna Borshchevskaya & Garrett I.Campbell “The Hill” ...
Një teori e re mbi plakjen, që shpjegon arsyen se përse sh...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në datë 4 qershor 2026, në mbledhjen...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...