Perëndimi duhet të nisë të mendojë përtej luftës në Ukrainë

17 Qershor 2022, 14:21, Blog Martin Svárovský

 

Perëndimi duhet të nisë të mendojë përtej
Foto ilustruese

Gjatë fazës përgatitor të Konceptit të ri Strategjik të NATO-s para luftës në Ukrainë, në fokus dy çështje kryesore: pozicioni i NATO-s në arenën globale, dhe qëndrueshmëria e krahut të saj lindor. Në nivel global, dukej e qartë se NATO do të vazhdonte të ekspozohej ndaj konkurrencës së fuqive të mëdha.

Kjo kërkonte që aleanca të adresonte kërcënimin e dy kundërshtarëve më të mëdhenj, Kinës dhe Rusisë. Këto dy fuqi zbatojnë një strategji të ngjashme ushtarake në disa aspekte: “skenarin e faktit të kryer”, luftërat e kufizuara, dhe mjegullojnë ndarjen midis taktikave sulmuese dhe atyre mbrojtëse.

Sugjerimet në lidhje me reagimin përfshinin një strategji të re detare; investimet për të mundësuar depërtimin e shpejtë të sistemeve kundër qasjes/refuzimit të zonës; rritjen e  ambicieve të vendeve evropiane brenda NATO-s (duke i bërë njësitë luftarake evropiane të NATO-s më të dislokueshme dhe me të qëndrueshme në fushën e betejës); si dhe përshpejtimin e vendimmarrjes politike gjatë konfliktit, duke anashkaluar procesin e ngadaltë të gjenerimit të forcave.

Perëndimi duhet të nisë të mendojë përtej

Sa i përket qëndrueshmërisë së krahut lindor të NATO-s, u propozua të vendoseshin formacione më të mëdha, në madhësinë e brigadës, së bashku me rritje të mëtejshme të aftësive parandaluese dhe ndërveprueshmërisë apo lëvizshmërisë së forcave.

Parë nga kjo perspektivë e paraluftës, vendet në krahun lindor të aleancës mund të jenë të kënaqur me vendimet që parashikohet të marrë NATO në samitin e Madridit. Zhvendosja nga “prania përpara” në “mbrojtjen përpara”, nga “policimi ajror” në “mbrojtjen ajrore”, dhe vendosja e formacioneve në madhësinë e brigadave në krahun lindor, që të gjitha këto tregojnë së gjërat po ecin në drejtimin e duhur.

Por as kjo nuk mjafton. Nuk ka kuptim që ne të përgatitemi për një luftë të kaluar, kur po përballemi me një luftë të ardhshme. Prandaj, Perëndimi duhet që të rishikojë mënyrën e të menduarit strategjik, duke shkuar përtej reagimit të menjëhershëm taktik ushtarak.

Pasi të përfundojë lufta e Rusisë kundër Ukrainës, ne duhet të reflektojmë mbi leksionet që do të nxjerrë nga ky konflikt çdo kundërshtar i mundshëm i Perëndimit. Ne duhet ta përdorim të menduarit strategjik të orientuar nga empatia, për të kuptuar se çfarë mendon kundërshtari për ne.

Ndërkohë në një aspekt më të përgjithshëm, ne duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje anës psikologjike, sepse është perceptimi ai që nxit veprimin. Rusia dhe çdo kundërshtar tjetër i mundshëm, do të nxjerrin disa mësime nga lufta Ukrainë-Rusi:

Një nivel i vazhdueshëm dhe i jashtëzakonshëm përçarjeje në Perëndim

Nëse analizojmë samitet e fundit të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, kohezioni perëndimorduket i mirë. Por kur analizohet sigurimi i armatimit për Ukrainën, anëtarët shfaqin një larmi vlerësimesh të ndryshme mbi kërcënimet ruse. Kujtoni pak mendimet e kundërta se cili sistem armësh është përshkallëzues dhe cili jo, apo se cili duhet të jetë synimi përfundimtar i ndihmës ushtarake perëndimore për Ukrainën.

Perëndimi duhet të nisë të mendojë përtej

Mund të supozohet se këto mosmarrëveshjeje do të vazhdojnë. Edhe pse NATO ka mekanizma shumëpalësh për vlerësimin e kërcënimeve, ato janë treguar të paafta për të gjeneruar një vlerësim të unifikuar mbi kërcënimin. Pikëpamja e BE-së është edhe më e ndryshueshme. Vendet anëtare të BE-së, nuk ishin në gjendje për shumë javë që të binin dakord mbi sanksionet ndaj rusëve. Mbi këtë çështje, kishte një hendek të madh midis Komisionit Evropian dhe vendeve anëtare.

Shoqëria perëndimore po shfaq një nivel të lartë frike

Për 2 vjet, Kremlini pa sesi frika nga Covid-19 e paralizoi gjithë botën. Gjatë luftës, kjo frikë u shndërrua në një ankth për konfliktin e armatosur dhe përdorimin e fuqisë ushtarake. Sot shoqëria perëndimore është e ndryshme nga vitet 1990. Masakra e Srebrenicës çoi në veprime ushtarake të NATO-s, por tmerret e Mariupolit jo. Këtë do e ketë parasysh çdo kundërshtar.

Hezitim midis vendimmarrësve për të ndërmarrë rreziqe

Vendimmarrësit varen nga mbështetja publike, e cila tani mund të matet (jo gjithmonë me saktësi) përmes përgjigjeve pothuajse të menjëhershme në mediat sociale. Këshilltarët e medias dhe politikave, dhe jo ekspertët e sigurisë apo të shërbimeve sekreteve, janë ata që përcaktojnë shumë shpesh atë që politikanët e konsiderojnë si të rrezikshme.

Perëndimi duhet të nisë të mendojë përtej

Rreziku i vërtetë i vendosjes së një Zone të kufizuar të Ndalim-Fluturimit mbi Ukrainën Perëndimore apo i një ure ajrore në Mariupol, ishte sipas mendimit tim politik dhe jo ushtarak. Në periudhën më intensive të luftimeve në portin e rrethuar, qeveritë perëndimore refuzuan të ndërmarrin veprime ushtarake, edhe pse 16 helikopterë ukrainas u ulën në qytet për të shpërndarë municione dhe për të evakuuar luftëtarët e plagosur. Rusët ishin në gjendje të rrëzonin vetëm 2 prej tyre.

Përdorimi i një fuqie të madhe ushtarake

Brigadat e armatosura rëndë, një fuqi e madhe zjarri e kështu me radhë, nuk do të sjellin rezultate në terren, nëse objektivi ushtarak nuk përshtatet me qëllimin politik, dhe me forcimin e moralit tek pala mbrojtëse. Prandaj, çdo kundërshtar i ardhshëm i Perëndimit do të kërkojë të ndërmarrë lloje shumë të ndryshme operacionesh kinetike apo mjetesh jo-kinetike.

Detyra e strategëve ushtarakë të kundërshtarit, do të jetë nisja e operacioneve ushtarake, që do ta linin kundërshtarin të pasigurt nëse do të luftonte apo jo. Për shembull, në të ardhmen mund të shohim një bllokadë ajrore ose detare, apo një sulm të shpejtë, të pasuar nga një tërheqje e shpejtë e forcave agresore. Që të dyja këto janë shumë më poshtë kufirit të mbrojtjes reciproke që garanton Neni 5 i NATO-s.

Përfundimi

Pavarësisht dështimeve të saj ushtarake, Rusia mbetet një kundërshtare e rrezikshme dhe e vendosur. Dhe ajo nuk do të jetë fuqia e vetme që do të nxjerrë mësime nga dështimi rus

në Ukrainë. Stërvitja e ushtrisë kineze për një sulm të paprovokuar ndaj Tajvanit, duket shumë e ngjashme me javën e parë të Luftës Rusi-Ukrainë.

Nuk ka asnjë dyshim se Pekini do ta modifikonte operacionin, edhe sepse ka burime më të mëdha se Rusia. Kjo do të ndikojë në mënyrë të pashmangshme në planifikimin e SHBA-së, por edhe tek ajo që pret SHBA nga NATO gjatë viteve të ardhshme.

Pyetja më e rëndësishme për krahun lindor të NATO-s është: A mund të jenë të sigurt anëtarët më të cënueshëm, se pjesa tjetër e aleancës do të luftojë në mbrojte të tyre? Unë shpresoj që Perëndimi të mos bjerë viktimë e frikës së tij.

Por pas një lufte, në të cilën u kryen krimet më të këqija të mundshme pa ndërhyrjen e Perëndimit, ka shumë arsye që armiqtë tanë të mbërrijnë sërish në këtë përfundim. Dhe ky perceptim (i rrezikshëm) do të përcaktojë edhe sigurinë tonë të ardhshme. Në çdo rast, në kohë krize, janë politikanët dhe jo shefat e shtabit apo shërbimet inteligjente, ato që vendosin për përdorimin e fuqisë ushtarake.

Janë politikanët, ata që janë përgjegjës para elektoratit të tyre. Prandaj, nuk mjafton një përgjigje thjesht ushtarake ndaj Luftës Rusi-Ukrainë. Ne kemi nevojë për një publik të informuar dhe të vetëdijshëm se ka raste kur edhe një pacifist duhet të rrëmbejë armët dhe të luftojë.

Shënim:Martin Svarovsky, këshilltar i Zëvendës Kryetarit të Parlamentit Çek dhe kryetar i Komisionit për Çështjet Evropiane.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga