Putini si Millosheviç: Si mund të ndiqet penalisht në Hagë diktatori rus
Kohët e fundit ka pasur gjithnjë e më shumë thirrje ng...

Udhëtimi në kohë është një nga temat kryesore të trajtuara nga fantashkenca. Por duke supozuar se teknologjitë tona po evoluojnë gjithnjë e më shumë, a do të jetë e mundur të udhëtojmë vërtet në kohë një ditë? Piter Uotson, profesor i fizikës në Universitetin Karleton, përpiqet t’i japë përgjigje kësaj pyetjeje në një artikull të ri në “The Conversation”.
Ligji i dytë i termodinamikës dhe udhëtimi në kohë
Sipas shkencëtarit, përgjigjja më e thjeshtë ndaj pyetjes “A është i mundur udhëtimi në kohë?”, është se kjo nuk mund të jetë e mundur, sepse nëse do të ishte vërtetë, ne tashmë do të kishim pasur sukses. Po ashtu atë duket se e pengojnë edhe disa ligje të fizikës. Ky është rasti i Ligjit të Dytë të Termodinamikës.
Sipas këtij ligji, entropia dhe rastësia duhet të rriten gjithmonë. Nga kjo rrjedh se koha mund të ecë vetëm në një drejtim. Pra, në thelb nuk mund të kthehemi pas në të kaluarën, pasi nuk mund të kalojmë në një gjendje që ka një entropi më të ulët se ajo e gjendjes fillestare. Gjithsesi, Ligji i Dytë i Termodinamikës nuk duket se e pengon mundësinë e udhëtimit në kohë në të ardhmen.
Teoria e Relativitetit dhe udhëtimi në kohë
Pastaj është Teoria e Relativitetit, e cila nuk është edhe aq në përputhje me idenë e udhëtimit në kohë, sidomos në të kaluarën. Në realitet, shpjegon Uotson, në kontekstin e Teorisë së Relativitetit, një nga më të famshmet në botën e fizikës, ishte shkencëtari Kurt Gëdel, që propozoi tezën e një Universi, në të cilin udhëtimi në kohë është jo vetëm i mundur, por sipas tij e kaluara dhe e tashmja janë “ngatërruar midis tyre në një mënyrë të pazgjidhshme”, siç e thekson Uotson.
Sërish në kontekstin e Teorisë së Relativitetit, në realitet udhëtimi në të ardhmen mund të jetë i mundshëm në një kuptim të caktuar. Për shembull, një person që i afrohet një objekti me një masë shumë të madhe (për shembull një vrimë e zezë), mund të bëjë që koha e tij të rrjedhë më shpejt sesa e një personi më larg këtij objekti.
Sfidat teknike të udhëtimit në kohë
Kjo për të mos përmendur sfidat e mëdha teknike, sidomos sfidën që përfshin sasinë e madhe të energjisë që do të duhej për të ndërtuar një makinë të udhëtimit në kohë. Natyrisht përtej sasisë, ka ide vetëm konceptuale të makinave të kohës, të cilat kërkojnë energji negative ose masë negative, gjëra që as që duken se ekzistojnë në universin tonë.
Propozimi i fizikantit, Frank Tipler, është një nga më interesantët. Makina e tij e kohës nuk kërkon masë negative, por sërish ka nevojë për një sasi të madhe energjie, sipas disa llogaritjeve edhe më të mëdha se gjithçka që ekziston aktualisht në Univers.
Paradokset e udhëtimit në kohë
Dhe së fundmi është pyetja ende pa përgjigje, dhe ndoshta më problematike, që ka lidhje me paradokset. Dikush u përpoq të zgjidhte një pjesë të enigmës duke përdorur konceptin e “shumë botëve”: Kur udhëton në kohë, krijon në thelb një univers tjetër, i cili nuk ndërvepron me universin origjinal.
Kjo u jep zgjidhje edhe paradokseve. Me konceptin e “botëve të shumta” mund të riktheheshim për shembull në vitet 1930 të shekullit të kaluar për të vrarë Hitlerin, pa shkaktuar paradokse: Vrasja e tij thjesht do të lindte një univers të ri.
Fizikanti i famshëm Stefën Houking e zgjidhi problemin e paradokseve të udhëtimit në kohë me “supozimin e tij të mbrojtjes kronologjike”. Sipas këtij hamendësimi, fizika ka ligje që në thelb e bëjnë të pamundur udhëtimin në kohë në shkallë makroskopike.
Po sikur koha të mos ekzistojë?
Megjithatë, ekziston një mundësi tjetër: që koha, siç e kemi konceptuar ne deri tani, mund të jetë vetëm iluzioni ynë. Në këtë pikë, udhëtimi në kohë do të ishte i parëndësishëm.
Përktheu dhe përshtati në shqip CNA.al
Kohët e fundit ka pasur gjithnjë e më shumë thirrje ng...
Kiril Kreçetov e kujton ende shumë mirë momentin kur gjeti...
Kur dëgjojmë dy fjalët “drogë” dhe “luftë”, të përdoru...
Ndërsa shitjet e makinave elektrike po shënojnë rekord...
Nis lobimi intensiv për legalizimin e kanabisit. Minis...
Kur pushton një vend fqinj, duhet pritur edhe një rezisten...
Gjatë fazës përgatitor të Konceptit të ri Strategji...
Xhengiz Khan i bashkoi të gjitha fiset mongole, dhe kr...
Uria është një armë e vjetër sa vetë lufta. Por Vladim...
Shumë njerëz mendojnë se 2020-a, ishte vit më i keq i ...
Një kolonë automjetesh ushtarake ruse në periferi të B...
Vladimir Putini e pëlqen shumë historinë, por vetëm pë...
Zyrtarët e administratës Bajden po e trajtojnë Rusinë ...
Revista “Commentary” botoi në nëntorin e vitit 1979 nj...
“A ishte hebre Hitleri?” E shtruar në këtë formë kjo p...
Perëndimi ka dy synime në luftën që po zhvillohet aktu...
Themelet e nismës “Open Balkan” ("Ballkani i Hapur") u hod...
Vizitat e nivelit të lartë, fjalimet inkurajuese dh...
Vladimir Putin mund të ketë zhgënjyer në raport me shu...
Këtë herë dua ta analizoj konfliktin ruso-ukrainas, jo...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...