
Rusia, pranë mobilizimit të përgjithshëm për të zëvendësuar humbjet e mëdha që ka pësuar
Kiril Kreçetov e kujton ende shumë mirë momentin kur gjeti...
Kohët e fundit ka pasur gjithnjë e më shumë thirrje nga aktivistë dhe udhëheqës politikë ukrainas dhe të tjerë, për ndjekjen penale të presidentin rus Vladimir Putin për krime lufte në Ukrainë, duke përfshirë edhe autorizimin e sulmeve ndaj civilëve.
Por ndërkohë ka pasur edhe një skepticizëm publik, nëse kjo mund të ndodhë vërtetë. Historia na jep disa leksione në lidhje me akuzat ndaj udhëheqësve politikë për krime lufte, një term ligjor që përfshin sulmin dhe vrasjen e civilëve gjatë luftës.
Ukraina ka gjykuar dhe dënuar tashmë 3 ushtarë rusë për krime lufte gjatë konfliktit që vazhdon ende, dhe planifikon të ndjekë penalisht të paktën 80 ushtarë të tjerë. Por si një studiues i të drejtave të njeriut, konflikteve dhe i gjykatave ndërkombëtare, mendoj se është e rëndësishme të kuptojmë se ka pasur një histori të përzier të arrestimit dhe ndjekjes penale të liderëve të lartë politikë dhe ushtarakë, që dyshohet se janë përgjegjës për mizoritë.
Gjyqi ndërkombëtar ndaj liderit serb Sllobodan Millosheviç në mesin e viteve 2000, është një shembull se si gjykatat ndërkombëtare mund të ndjekin penalisht kriminelët e luftës.
Këtu është edhe thelbi: Vetëm kur udhëheqës si Millosheviç bien nga pushteti, ka ndonjë shans që qeveritë e tyre t’i arrestojnë dhe t'ua dorëzojnë gjykatave ndërkombëtare për ndjekje penale. Por historia tregon gjithashtu, se edhe nëse Putini rrëzohet ose humbet pushtetin, nuk ka asnjë garanci të qartë nëse ai do të dalë ndonjëherë në gjyq përpara një gjykate ndërkombëtare.
Në Europën Juglindore ndodhën 3 luftëra të mëdha në vitet 1990. Në total, rreth 130.000 njerëz vdiqën gjatë luftërave në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë. Rritja e nacionalizmit dhe tensioni midis grupeve të ndryshme etnike shkaktoi këto konflikte.
Shkëndija e këtyre luftërave u ndez që në vitin 1991, kur Jugosllavia, një ish-republikë komuniste që dikur përfshinte Bosnje-Hercegovinën, Kroacinë, Maqedoninë, Malin e Zi, Serbinë dhe Slloveninë, filloi të shpërbëhej. Millosheviç, një udhëheqës nacionalist serb, ishte një nga politikanët më me ndikim në rajon.
Ai nxiti qëllimisht luftërat. Në vitin 1993, ku po zhvillohej ende lufta në Bosnje, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara krijoi një gjykatë të posaçme, të quajtur Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, për të gjykuar krimet e kryera gjatë luftërave atje.
Kjo gjykatë e paditi Millosheviçin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në vitin 1999 gjatë luftës së Kosovës. Krimet e Millosheviçit në Kosovë përfshinin një fushatë masive të spastrimit etnik të zhvilluar kundër shqiptarëve të Kosovës, grupimit më të madh etnik atje.
Shumica e personave që vdiqën gjatë kësaj lufte ishin shqiptarë të Kosovës. Por Millosheviç ishte ende në pushtet kur u ngrit aktakuza, dhe qeveria serbe e mbrojti atë nga arrestimi. Ai i humbi zgjedhjet presidenciale në fundin e shtatorit të vitit 2000, por fillimisht refuzoi të hiqte dorë nga pushteti.
Pas protestave të mëdha, Millosheviçi dha dorëheqjen një javë më vonë, dhe në krye të vendit u vendos një qeveri demokratike. Gati 2 muaj më vonë, policia serbe arrestoi Millosheviçin, edhe pse me akuzat për korrupsion familjar dhe shpërdorim pushteti.
Qeveria serbe e transferoi Millosheviçin në gjykatën ndërkombëtare në qershorin e vitit 2001. Kjo ndodhi pas kërcënimeve të SHBA-së me pezullimin e ndihmës shumë të nevojshme financiare për Serbinë, nëse qeveria nuk e dorëzonte Millosheviçin.
Më vonë Serbia dorëzoi edhe ish-udhëheqës të tjerë të kërkuar për krime lufte, sërish pas presionit të fortë politik nga Perëndimi, dhe garancive nga vendet europiane dhe SHBA-ja se bashkëpunimi i qeverisë mund të sillte anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Europian.
Gjykata ndërkombëtare filloi gjyqin kundër Millosheviçit në Hagë të Holandës në shkurtin e vitit 2002. Millosheviçi u përball me dhjetëra akuza për krime lufte, të cilat ai i kreu në tri luftëra të ndryshme. Por ish-udhëheqësi serb vdiq në burg në vitin 2006, pak para përfundimit të gjyqit ndaj tij.
Gjykatat ndërkombëtare të ngritura nga OKB-ja, si Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, kanë një problem të dyfishtë. Së pari, këto gjykata nuk kanë një forcë reale policore ndërkombëtare për të kryer arrestime.
Qeveritë e përfshira në krimet e supozuara të liderëve të tyre, përpiqen shpesh të pengojnë punën e gjykatave ndërkombëtare, duke mos i dorëzuar të dyshuarit. Siç e kam treguar në studimin tim, problemet me zbatimin e ligjit mund ta lejojnë një vend të fuqishëm si Rusia të shmangë urdhër-arrestet nga gjykatat ndërkombëtare, për sa kohë që i dyshuari mbetet brenda Rusisë.
Për shembull, Gjykata Ndërkombëtare Penale nuk ka qenë në gjendje të bindë qeverinë sudaneze që të dorëzojë ish-presidentin Omar al-Bashir, i akuzuar për krime lufte të kryera në Darfur në vitet 2000. Me vdekjen e tij, Millosheviçi i shpëtoi një vendimi përfundimtar dhe burgut të mundshëm që do të pasonte.
Por gjyqi i tij tregon ende se në rrethana specifike, gjykatat ndërkombëtare mund të kapërcejnë mungesën e kompetencave të tyre përmbarimore dhe të nxjerrin në gjyq të dyshuarit e nivelit të lartë. Presioni politik ndërkombëtar dhe stimujt shpesh luajnë një rol në këtë proces.
Në majin e këtij viti, Gjykata Ndërkombëtare Penale - gjykata kryesore ndërkombëtare që ndjek penalisht krimet e luftës - dërgoi ekipin e saj më të madh ndonjëherë të ekspertëve për të hetuar situatën në Ukrainë. Karim Khan, kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, duhet të vendosë nëse do të shënjestrojë të dyshuarit e nivelit të ulët apo të mesëm në ushtrinë ruse apo të padisë udhëheqësit e lartë të Rusisë, përfshirë Vladimir Putinin.
Disa analistë paralajmërojnë se Khan nuk do të synojë aq lart, duke pasur parasysh edhe historikun e dobët të gjykatës për ndjekjen penale të të pandehurve të nivelit të lartë, si ish-presidenti i Bregut të Fildishtë, Laurent Gbagbo.
Për sa kohë që Putini do të mbetet në pushtet, nuk ka gjasa që ndonjë presion apo premtim politik ta bindë Rusinë të bashkëpunojë me një gjykatë ndërkombëtare dhe ta dorëzojë Putinin, nëse ai do të akuzohet zyrtarisht për krime lufte. Por situata mund të ndryshojë
nëse Putini do të bjerë në një moment nga pushteti.
Por edhe atëherë shumëçka do të varej nga qeveria e re ruse, dhe nëse vendet perëndimore do të ofronin llojin e stimujve që i shtynë dikur udhëheqësit serb të ktheheshin kundër ish-udhëheqësve të tyre politikë dhe heronjve ushtarakë.
Shënim: Victor Peskin, profesor i asociuar i politikës dhe studimeve globale në Universitetin Shtetëror të Arizonës, SHBA.
Përktheu dhe përshtati në shqip CNA.al
Kiril Kreçetov e kujton ende shumë mirë momentin kur gjeti...
Kur dëgjojmë dy fjalët “drogë” dhe “luftë”, të përdoru...
Ndërsa shitjet e makinave elektrike po shënojnë rekord...
Nis lobimi intensiv për legalizimin e kanabisit. Minis...
Kur pushton një vend fqinj, duhet pritur edhe një rezisten...
Gjatë fazës përgatitor të Konceptit të ri Strategji...
Xhengiz Khan i bashkoi të gjitha fiset mongole, dhe kr...
Uria është një armë e vjetër sa vetë lufta. Por Vladim...
Shumë njerëz mendojnë se 2020-a, ishte vit më i keq i ...
Një kolonë automjetesh ushtarake ruse në periferi të B...
Vladimir Putini e pëlqen shumë historinë, por vetëm pë...
Zyrtarët e administratës Bajden po e trajtojnë Rusinë ...
Revista “Commentary” botoi në nëntorin e vitit 1979 nj...
“A ishte hebre Hitleri?” E shtruar në këtë formë kjo p...
Perëndimi ka dy synime në luftën që po zhvillohet aktu...
Themelet e nismës “Open Balkan” ("Ballkani i Hapur") u hod...
Vizitat e nivelit të lartë, fjalimet inkurajuese dh...
Vladimir Putin mund të ketë zhgënjyer në raport me shu...
Këtë herë dua ta analizoj konfliktin ruso-ukrainas, jo...
Një nga pasojat kryesore gjeopolitike të luftës së pre...
Inceneratorët po provohen ditë pas dite, javë pas jave...
Artur Mamadhaj ekspert investimesh dhe pasurish i cili ka ...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e ZVA Elbasan e cila la pa...
“Sa e vështirë është të jesh gjithë kohën me frikën, se mo...
Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Ti...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Të tjera detaje janë zbardhur nga grabitja me amrë që ...
Pasditen e sotme, në Malin e Dajtit, duke eksploruar n...
Mbrëmjen e sotme, tre persona të armatosur me kallashn...
Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me grabitj...
Vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike...
"Mjekët kanë nxjerrë më shumë se 60 krimba të gjallë n...
Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve ...
Truri është i vetmi organ i trupit të njeriut, të cilit i ...
Korporata e Kosovës për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike...
Shaban Murseli, babai i Naim Murselit i akzuar si i dyshua...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e përdori ...
Policia e Kosovës ka arrestuar edhe personin e katërt që d...
Artistja e njohur shqiptare, Mira Konçi do të rikthehe...
Media prestigjoze britanike “BBC” i ka kushtuar Kukësit qy...
Aktori dhe regjisori i mirënjohur shqiptar, Guri Koço, fes...
Mirush Kabashi, mjeshtri i skenës së teatrit dhe jo vetëm,...
Sot më 9 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94.2 lek...
Teksa ekonomia e vendit u zgjerua dhe buxheti arkëtoi ...
Sot më 8 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94 l...
Procedura për ndërtimin e një institucioni për edukimin dh...