A është i mundur udhëtimi në kohë? Ligjet e fizikës, sfidat teknike dhe paradokset
Udhëtimi në kohë është një nga temat kryesore të trajt...

Lufta e ashpër e Ukrainës për të mbrojtur demokracinë e saj ndaj një sulmi brutal dhe të paprovokuar nga ana e Rusisë, meriton mbështetjen e plotë të Perëndimit. Lufta e Ukrainës për mbijetesë është gjithashtu edhe e Europës.
Dhënia e statusit të kandidatit për në Bashkimin Europian për Kievin, do të ishte sinjali i duhur që duhet dërguar për samitin e javës së ardhshme të liderëve të BE-së. Por që të sigurohet që ky sinjal të shkojë përtej një deklarimi të thjeshtë, udhëheqësit e BE-së duhet t’i mbështesin fjalët e tyre me vepra dhe të rifokusohen në atë që përfaqëson Bashkimi Europian.
Në samitin e BE-së të datave 23-24 qershor, udhëheqësit e vendeve të unionit do të vendosin nëse do të ndjekin rekomandimin e Komisioni Europian për t’i dhënë Ukrainës statusin e kandidatit për anëtarësim në union. Kjo do të ishte e paprecedentë.
Pasi asnjëherë më parë BE-ja nuk e ka shtrirë këtë ofertë për një vend në luftë. Kësisoj, dhe për shkak të madhësisë territoriale të Ukrainës, por edhe sfidave të pamohueshme në aspektin e reformave që duhet të ndërmarrë, disa qeveri nuk duken shumë entuziaste.

Përpara se liderët të diskutojnë mbi Ukrainën, ata do të kenë një darkë pune me liderët e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Përvoja e këtyre 6 vendeve, disa prej të cilave janë kandidate prej më shumë se 15 vjetësh, duhet t’u japë liderëve një moment reflektimi duke forcuar vendosmërinë e tyre për të mos përsëritur me Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë gabimet që u bënë në Europën Juglindore.
15 vitet e fundit, vendet e Ballkanit kanë treguar cektësinë e vizionit të zgjerimit të BE-së. Ajo shkon përtej thjesht “lodhjes nga zgjerimi”, e diagnostikuar për herë të parë që nga përfundimi i zgjerimit të madh të vitit 2004.
Pas hyrjes së Rumanisë dhe Bullgarisë në vitin 2007 dhe krizës së eurozonës në vitet 2009-2010, lodhja nga zgjerimi e nxiti BE-në të vendoste kushte më të ashpra për reformat, duke dobësuar njëkohësisht edhe mbikëqyrjen e tyre. Elitat ballkanike e pranuan këtë, duke e shfrytëzuar për luftën e tyre për të ruajtur një statuskuo, nga e cila ata kishin shumë përfitime.
Përgjigjja histerike e BE-së ndaj krizës së refugjatëve të viteve 2015-2016, ndihmoi në forcimin e një qasjeje transaksionale, e cila shpërbleu regjimet autokratike, si ai i presidentit Aleksandër Vuçiç në Serbi. Rrjedhimisht, angazhimet serbe për sundimin e ligjit, lirinë e medias dhe përafrimin me politikën e jashtme të BE-së janë penguar deri në pikën e të qenit qesharake.

Kjo e ka dëmtuar jo vetëm reputacionin e BE-së si një “komunitet vlerash” (tashmë i dëmtuar rëndë nga abuzimet e shumta të të drejtave të njeriut gjatë mbajtjes së emigrantëve jashtë unionit), por edhe si një aktore politike. Elektorati potencial i BE-së, por edhe më gjerë, i botës demokratike me qytetarët e Ballkanin Perëndimor, nuk ndihet thjesht i zhgënjyer, por edhe i zemëruar.
Dhe kur BE-ja i zbeh vlerat që mbron, teksa vazhdon që të flasë për liberalizimin ekonomik dhe mundësitë, i gjithë projekti europian vihet me të drejtë në pikëpyetje. Problemi i vërtetë, përtej lodhjes nga zgjerimi, është se vetë elitat politike të BE-së kanë humbur çdo lloj bindjeje se pse zgjerimi është gjëja e duhur për t’u bërë.
Zgjerimi i BE-së nuk shihet më në kontekstin e një Europe “të plotë dhe të lirë” apo si një bashkim politik i thelluar i vlerave. Në vend të kësaj zgjerimi shihet në rastin më të mirë, si një detyrim me gjysmë zemre që buron nga premtimet e mëparshme, si ai i dhënë shteteve të ballkanit në samitin e Selanikut në vitin 2003.
Mungesa e plotë e një vizioni strategjik për zgjerimin u dëshmua ndoshta më së miri kur presidenti francez Emanuel Makron vuri veton ndaj hapjes së negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut në tetor 2019, dhe me propozimin e paqartë që bëri në fillim të këtij viti për krijimin e një lloj “komuniteti politik”, anëtarët e të cilit do të ishin përkohësisht pjesë e mbledhjeve të unionit.

Mungesa e vizionit dhe bindjes u shoqërua nga brenda nga çmontimi i brendshëm i tipareve themelore demokratike dhe të sundimit të ligjit nga qeveritë e Polonisë dhe Hungarisë, të ndihmuara dhe të përkrahura nga Berlini dhe Brukseli, gjë që minoi më tej bindjen se zgjerimi është vërtetë në interesin e BE-së, duke e rritur rrezikun e antiliberalizmit brenda vetë BE-së.
Lufta brutale e Rusisë ndaj Ukrainës ka shkaktuar një shok te një BE moralisht e rraskapitur (dhe më gjerësisht te Perëndimi), duke e detyruar atë ta pranojë se demokracia ka armiqtë e saj, dhe se nganjëherë dinjiteti njerëzor duhet të mbrohet me forcë.
Vetëmbrojtja e guximshme e Ukrainës dhe evokimi i vlerave demokratike e ka penguar BE-në, NATO-n dhe në përgjithësi Perëndimin që të artikulojnë perspektivat politike të Ukrainës. Ndërsa kjo i bën disa liderë të shteteve anëtare, që ishin tashmë mbështetës të zgjerimit, të ndihen në siklet, kjo pikë kthese duhet të shihet si një dhuratë që i ofron unionit një mundësi për të pasur një rikthim të vonuar te vlerat e tij themelore dhe morale.
Kjo përfshin gjithashtu një ballafaqim të brendshëm deri tani të anashkaluar me joliberalët në Budapest, Varshavë dhe gjetkë. BE-ja duhet të pyesë veten nëse beson ende në kombinimin e liberalizmit politik, të bazuar te të drejtat me liberalizmin ekonomik, kombinimi i nevojshëm që i ka siguruar BE-së suksesin që ka pasur. Ky është një shans për të rikalibruar jo vetëm procesin e zgjerimit, por të gjithë projektin europian. Udhëheqësit e BE-së duhet që ta përqafojnë këtë strategji.
Shënim: Toby Vogel, bashkëpunëtor i Këshillit të Politikave Demokratizuese, një institut kërkimor me seli në Berlin, Gjermani.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Udhëtimi në kohë është një nga temat kryesore të trajt...
Kohët e fundit ka pasur gjithnjë e më shumë thirrje ng...
Kiril Kreçetov e kujton ende shumë mirë momentin kur gjeti...
Kur dëgjojmë dy fjalët “drogë” dhe “luftë”, të përdoru...
Ndërsa shitjet e makinave elektrike po shënojnë rekord...
Nis lobimi intensiv për legalizimin e kanabisit. Minis...
Kur pushton një vend fqinj, duhet pritur edhe një rezisten...
Gjatë fazës përgatitor të Konceptit të ri Strategji...
Xhengiz Khan i bashkoi të gjitha fiset mongole, dhe kr...
Uria është një armë e vjetër sa vetë lufta. Por Vladim...
Shumë njerëz mendojnë se 2020-a, ishte vit më i keq i ...
Një kolonë automjetesh ushtarake ruse në periferi të B...
Vladimir Putini e pëlqen shumë historinë, por vetëm pë...
Zyrtarët e administratës Bajden po e trajtojnë Rusinë ...
Revista “Commentary” botoi në nëntorin e vitit 1979 nj...
“A ishte hebre Hitleri?” E shtruar në këtë formë kjo p...
Perëndimi ka dy synime në luftën që po zhvillohet aktu...
Themelet e nismës “Open Balkan” ("Ballkani i Hapur") u hod...
Vizitat e nivelit të lartë, fjalimet inkurajuese dh...
Vladimir Putin mund të ketë zhgënjyer në raport me shu...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...