
A jetojnë vërtet më gjatë njerëzit optimistë? Ja çfarë thotë studimi më i fundit
Keni tendencën ta shihni gotën gjysmë plot apo gjysmë ...
Samiti i G7 zhvillohet në fund të qershorit nën presidencën gjermane. Po cilat janë të dhënat kryesore për G7? Disa nga përgjigjet jep Sabine Kinkarz.
Kush bën pjesë në G7?
"Grupi Shtatë” përfshin Gjermaninë, Francën, Britaninë e Madhe, Italinë, Japoninë, Kanadanë dhe SHBA-në. Rusia ka qenë pjesë e këtij grupi nga viti 1998 deri më 2014 dhe ky grup asokohe quhej G8. Por Rusia u përjashtua për shkak të aneksimit të Krimesë.
Kur u formua në mesin e viteve 1970, vendet eG7 ishin ekonomitë më të mëdha në botë. Sot ato e përshkruajnë veten si "demokracitë e forta ekonomikisht të botës", siç tha së fundmi kancelari Olaf Scholz. Një komunitet vlerash, anëtarët e të cilit janë të përkushtuar ndaj lirisë dhe të drejtave të njeriut, demokracisë dhe shtetit të së drejtës, si dhe prosperitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
G7 nuk është ndonjë organizatë ndërkombëtare, por një forum jozyrtar. Grupi nuk mund të marrë vendime ligjërisht të detyrueshme, por dakordohet për qëndrime dhe iniciativa të përbashkëta në fusha të ndryshme të politikave. Rezultatet e bisedimeve regjistrohen në deklaratat e përbashkëta të krerëve të shteteve dhe qeverive, të ashtuquajturat komunikata.
Temat e takimeve?
Ndërsa krerët e shteteve dhe qeverive fillimisht donin të flisnin vetëm për çështjet financiare dhe valutore në grupe të vogla, sot pothuajse të gjitha çështjet me rëndësi globale janë në axhendën e G7. Në vitet e fundit, temat kryesore kanë qenë ekonomia botërore, politika e jashtme dhe e sigurisë, zhvillimi dhe migrimi si dhe ndryshimet klimatike.
Përmbajtja e samitit përcakohet nga nikoqiri. Gjermania mban presidencën e G7 gjatë këtij viti. Samiti i radhës zhvillohet në Kështjellën Elmau në Bavarinë jugore dhe ka temën "Përparimet drejt një botë të drejtë". Fillimisht, ka dominuar tema e luftës kundër ndryshimeve klimatike dhe përshpejtimi i tranzicionit global të energjisë. Por pas agresionit të Rusisë në Ukrainë, klima ka kaluar në plan të dytë. Kancelari Scholz ka ftuar presidentin ukrainas Wolodymyr Selenskyj të marrë pjesë virtualisht në samitin e G7.
Sa shpesh takohet G7?
Ajo që filloi si takime vjetore të G7-ës në grupe të vogla, tani është shndërruar në një bashkëpunim të përhershëm në nivel të ministrave dhe zyrtarëve të lartë të qeverive. Ata koordinojnë qëndrimet kombëtare në mënyrë të vazhdueshme dhe sigurojnë në prag të takimeve ministrore dhe samiteve qëndrimet e palëve për takimet e niveleve më të larta.
Komisioni Evropian ka statusin e vëzhguesit, ndërsa përfaqësuesit më të rëndësishëm të BE-së marrin pjesë në samitet e G7. Vendet në zhvillim janë ftuar shpesh si mysafirë. Në vitin 2022 kanë marrë pjesë Argjentina, India, Indonezia, Senegali dhe Afrika e Jugut në këto takime.
Kritikat ndaj G7?
Popullsia e vendeve të G7 përbën vetëm rreth 10 përqind të popullsisë së botës, por gjeneron rreth 45 përqind të të ardhurave bruto globale. Pra, G7 janë vendet veçanërisht të pasura. Edhe nëse nuk mund të bien dakord për ndonjë rezolutë detyruese, qëndrimet e tyre të formuluara së bashku kanë peshë të konsiderueshme politike. Takimet e G7 gjithmonë hapin rrugën për nisma dhe marrëveshje shumëpalëshe.
Kritika më e madhe është se interesat e tyre dominojnë dhe, mbi të gjitha, se Jugut i kushtohet shumë pak vëmendje. Organizatat e shoqërisë civile kërkojnë rregullisht që G7 të luftojë më intensivisht shkaqet e urisë dhe kërkojnë të ndajë më shumë para për këtë luftë. Në vitin 2015, G7 vendosi si synim eliminimin e urisë për 500 milionë njerëz deri në vitin 2030.
Sa kushton një samit?
Samiti i G7 i këtij viti zhvillohet në Kështjellën Elmau në Bavari, në të njëjtin vend si në vitin 2015, kur Gjermania mbajti për herë të fundit presidencën e G7. Kostot vetëm për sigurinë llogariten në 180 milionë euro. Kjo paguhet nga qeveria federale dhe shteti i Bavarisë./DW
Keni tendencën ta shihni gotën gjysmë plot apo gjysmë ...
Zvicra është një vend evropian neutral, i pozicionuar ...
Drejtoria e 12-të e Ministrisë ruse të Mbrojtjes, drej...
Ka shpikje të cilat kanë shumë “baballarë”, dhe frigor...
A po terrorizohet Serbia për shkak se nuk po mbështet ...
Takimi i tretë i Grupit të Kontaktit mbi Ukrainën përf...
Dëshironi t’i zbardhni dhëmbët në mënyrë natyrale? Sho...
“Na çliro nga e keqja!” Kjo fjali është ndër më të njo...
Ndonëse politika e zgjerimit e Bashkimit Evropian do të je...
Termi ping-pong i referohet sportit të ping-pong...
Kujdes nga “leksionet e historisë” të nxjerra nga shar...
Skandali i Uotergejtit, që rrëzoi nga pushteti p...
Lufta e ashpër e Ukrainës për të mbrojtur demokracinë ...
Udhëtimi në kohë është një nga temat kryesore të trajt...
Kohët e fundit ka pasur gjithnjë e më shumë thirrje ng...
Kiril Kreçetov e kujton ende shumë mirë momentin kur gjeti...
Kur dëgjojmë dy fjalët “drogë” dhe “luftë”, të përdoru...
Ndërsa shitjet e makinave elektrike po shënojnë rekord...
Nis lobimi intensiv për legalizimin e kanabisit. Minis...
Kur pushton një vend fqinj, duhet pritur edhe një rezisten...
Ish-drejtori skandaloz i “Rrugëve”, Lefter Gështenja, që i...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Akil Kraja, në një ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, vijon të publikojë denonci...
Gati shtatë vite më parë, në vitin 2015, CNA.al, atëherë s...
Vettingu nuk po arrin të zgjidhë të gjitha problemet e...
Komisionerja e Vettingut, Etleda Çiftja, është paraqitur s...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
KPA ka marrë vendimin për shkarkimin e prokurorit të Tiran...
Sokol Bode, ish-shefi i policisë së Dhërmiut, që ra mbrëmj...
Ish-shefi i stacionit të Policisë së Dhërmiut, Sokol B...
Një konflikt është regjistruar ditën e sotme në lagjen...
Dy turistë francezë kanë mbetur të bllokuar në "Kanion...
Ashtu si ditët e fundit, edhe nesër do të ketë një rën...
Punimet për rrjetin e ri të kanalizimeve në bashkinë S...
Ndonëse ditët e fundit temperaturat kanë patur luhatje...
Orët e para të ditë do t’i kenë më të dukshme kthjellimet ...
Në Kosovë autoritetet thonë se dimri i këtij viti prit...
Shtetet perëndimore janë zotuar se do të ndajnë më shu...
Estonia planifikon t’ua ndalojë hyrjen në këtë shtet r...
Një klerik i njohur dhe mbështetës i talibanëve, është...
Kur flasim për qytetin e Korçës në mesjetë duhet të ke...
Pas një beteje të gjatë me sëmundjen, është ndarë nga ...
Dy mijë vjet më parë, Perandoria Romake ndodhej në kul...
Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua ...
Kompania Ryanair ka thënë se nuk do të ofrojë më fluturime...
Lufta në Ukrainë dhe çmimet e larta të energjisë po i kush...
Dollari amerikan po ndjek rrugën e euros në tregun valutor...
Euro vijon të mbetet në kuotat e 116 lekëve, ashtu si një ...