Nga Musolini te Mozarti/ Zakonet e çuditshme që kishin personazhet e famshme të historisë
Secili prej tyre njihet për kontributin e tij në histori, ...

Një “bateri uji” e aftë të ruajë një sasi energji elektrike të barasvlershme me 400.000 bateri makinash elektrike, do të nisë që të funksionojë në Zvicër javën e ardhshme. Centrali energjetik që punon me ujin e depozituar më parë, është ndërtuar në një shpellë nëntokësore në kantonin zviceran Valais.
Me aftësinë për të ruajtur dhe gjeneruar sasi të mëdha të energjisë hidroelektrike, kjo lloj baterie revolucionare do të luajë një rol të rëndësishëm në stabilizimin e furnizimit me energji elektrike në Zvicër dhe Europë.
Po çfarë është saktësisht një “bateri uji”?
Një “bateri uji” ose një central i magazinimit të pompuar të ujit, është një lloj depozitimi i energjisë hidroelektrike. Bateria përbëhet në thelb nga dy pishina të mëdha uji të vendosura në lartësi të ndryshme. Ajo mund të ruajë energjinë e tepërt duke pompuar ujin nga pishina që ndodhet poshtë te pishina që ndodhet më lart, duke e “karikuar” në mënyrë efektive baterinë.

Kur nevojitet energji elektrike ndryshon edhe drejtimi i ujit. Rrjedha e ujit rrotullon një turbinë, e cila gjeneron energji hidroelektrike. Hidro-bateritë janë veçanërisht të dobishme për ruajtjen e energjisë së tepërt të prodhuar nga burime të ndërprera të energjisë si era, dielli dhe ajo bërthamore.
Energjia pompohet deri në pishinën e sipërme në kohën e mbiprodhimit, dhe më pas mund të lirohet për të prodhuar energji gjatë periudhave kur ka një kërkesë të lartë. “Bateritë e ujit” janë lloji me kapacitet më të madh i ruajtjes së energjisë në rrjet që është aktualisht në dispozicion.
Pse Zvicra ka ndërtuar një “bateri uji” gjigante?
Centrali zviceran, i ndërtuar nga kompania "Nant de Drance", është vënë në punë që më 1 korrik. Ai ka 6 turbina të pajisura me pompa, dhe një fuqi totale prej 900 Megavat, e mjaftueshme për të furnizuar me energji deri në 900.000 shtëpi.
Me një kapacitet magazinimi prej 20 milionë kilovatorë energji elektrike, shpresohet që kjo “bateri uji” të luajë një rol të rëndësishëm në stabilizimin e rrjeteve energjetike të Zvicrës dhe Evropës. Gjatë periudhave me kërkesë të lartë, sikurse janë valët e të nxehtit, kjo bateri e veçantë mund të zvogëlojë gjasat e një mbingarkese të rrjetit.
Sfidat inxhinierike të ndërtimit të një baterie të tillë
Bateria ndodhet 600 metra nën tokë midis rezervuarëve Emosson dhe Vieux Emosson në Valais. U deshën plot 14 vjet për ta përfunduar këtë vepër, për shkak të sfidave të mëdha logjistike dhe inxhinierike. Kështu për të krijuar atë, u desh të hapeshin 18 kilometra tunele nëpër Alpe.
Këto tunele mundësonin transportin e materialeve të ndërtimit dhe ndërtesave të parafabrikuara në mal. Në zemër të centralit gjendet dhoma e madhe e motorit me përmasa gati 200 metra të gjatë dhe 32 metra të gjerë. Gjatë viteve 2012-2016, lartësia e digës Vieux Emosson u rrit me 20 metra, për t’i dhënë mundësi rezervuarëve të ruajnë më shumë ujë, dhe të prodhojnë më shumë energji./“Euronews”-Përshtatur në Shqip nga CNA.al
Secili prej tyre njihet për kontributin e tij në histori, ...
Në marsin e vitit 1990, “New Yorker” botoi një karikatu...
Pushtimi i Ukrainës nga Rusia po shkakton një uri me p...
Josif Stalini është një nga udhëheqësit më të ligj në hist...
“The Indipendent” Më shumë shpesh sesa jo, gjëja e rë...
Njerëzit kanë përjetuar tashmë një epokë akullnajore, që k...
Për dekada, Vito Gjenoveze ishte praktikisht sinonim i vet...
Për dekada, Vito Gjenoveze ishte praktikisht sinonim i...
Samiti i Madridit dëshmoi një nivel të lartë solidarit...
Trupi juaj bart triliona qeliza. Por qelizat që keni s...
Disa orë pasi Bashkimi Europian mori një vendim histor...
Krizat e mëdha të naftës të viteve 1970, u mësuan poli...
Ekzistojnë shumë arsye pse na pëlqen të udhëtojmë. Por...
Kur ish-kryeministri britanik, Uinston Çërçill, foli për k...
Për arsye historike dhe sociologjike, gara e Maratonës...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka të drejtë kur...
Europa ka ndryshuar në një mënyrë mbresëlënëse 5 muajt e f...
Dubai është sot një qytet që ka tërhequr vëmendjen e njerë...
Si mikpritëse e takimit të nivelit të lartë të G-7 Gjerman...
Ëndrra e qenieve njerëzore, dhe e mjekësisë në përgjithësi...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...