Çfarë është stresi ekstrem i nxehtësisë?/ Brenda fenomenit vdekjeprurës që po përhapet në të gjithë Evropën
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...

Ndryshimet klimatike dhe temperaturat ekstreme, po shkaktojnë një valë pagjumësie në mbarë botën. Të provosh të flesh gjumë kur temperatura i kalon 30 gradë Celcius, do të thotë të humbasësh rreth 14 minuta gjumë në natë. Pra, mesatarisht, 44 orë në vit.
Për më tepër, këto orë nuk do t’i rifitojmë asnjëherë, pasi nuk do të mund të përshtatemi me një planet që do të jetë gjithnjë e më i ngrohtë. Në fakt, shkenca parashikon që deri në vitin 2099, temperaturat e larta mund të vjedhin 50-58 orë gjumë për çdo person në vit. Këto llogaritje janë bërë nga studiues të Universitetit të Kopenhagës në Danimarkë, dhe studimi i tyre është publikuar në revistën “Cell”.
Më nxehtë, më pak gjumë, më pak shëndet të mirë
Studime të ndryshme kishin sugjeruar më herët, se netët me temperatura shumë të larta - dhe ato të 7 viteve të fundit kanë qenë më të nxehtat e regjistruara - e përkeqësojnë cilësinë e gjumit, duke e vënë në rrezik shëndetin mendor dhe atë fizik, dhe duke shkaktuar për shembull rënie të performancës dhe produktivitetit njohës, sëmundje kardiovaskulare, depresion dhe obezitet.
Por për herë të parë, një studim e ka nxjerrë në pah fenomenin në nivel global, duke identifikuar gjithashtu se cilët janë dhe ku jetojnë njerëzit më të prekur, dhe që janë për rrjedhojë edhe më të rrezikuarit.
Gjatë viteve 2015-2017, studiuesit nga Universiteti i Kopenhagës monitoruan kohëzgjatjen dhe cilësinë e gjumit të 47.000 të rriturve nga 68 vende të botës, duke i udhëzuar ata të mbanin disa shirita dore për regjistrimin e gjumit.
Duke kombinuar të dhënat e mbledhura me të dhënat lokale të motit, ata zbuluan se njerëzit flinin më pak në netët më të nxehta, sepse i zinte gjumi më vonë, dhe zgjoheshin më herët. Dhe kur temperatura i kalonte 30 gradë Celcius, ata flinin rreth 14 minuta më pak në natë, ose mesatarisht rreth 44 orë më pak në vit.
Po ashtu studiuesit zbuluan gjithashtu se mungesa e pushimit fizik për shkak të temperaturave të larta, ishte 25 për qind më e madhe te gratë sesa te burrat, dhe 50 për qind te të rriturit mbi 65 vjeç.
Pabarazi globale
Deri më tani, ata që flinin më keq ishin banorët e vendeve me të ardhura të ulëta, ku është e vështirë të freskohesh me ajër të kondicionuar. Një element që shkencëtarët e nënvizuan: ”Meqë humbja e gjumit për shkak të temperaturave ekstreme, do të ndihet në një mënyrë gjithnjë e më e pabarabartë në të gjithë planetin, kërkimet e ardhshme duhet të fokusohen mbi popullatat më të cenueshme që jetojnë në rajonet më të ngrohta, për të parandaluar dhe trajtuar pabarazitë e mëtejshme globale”.
Me pak fjalë ne tani e dimë se ngrohja globale do t’i bëjë njerëzit të humbasin gjumin, dhe për rrjedhojë do të kenë edhe probleme të tjera shëndetësore. Gjithçka tjetër është aty për t’u parë: akullnajat që shkrihen, lumenjtë dhe liqenet që thahen, zjarret që bëjnë kërdinë, thatësirat që shkatërrojnë të korrat, dhe që e favorizojnë migrimin klimatik.
Po ashtu shumë lloje kafshësh, do të detyrohen të lëvizin në kërkim të habitateve të reja. Madje edhe bimët do të zhvendosen sipas mënyrës së tyre për të mbijetuar. Paralajmërimi është gjithmonë i njëjtë: Toka është gjithnjë e më e etur për ujë, dhe nuk ka më kohë për ta ndalur ndryshimin. E megjithatë, ne jemi duke qëndruar duarkryq.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Bashkëthemeluesja e kriptovalutës së rreme “Onecoin” akuzo...
“Në Gjermani po vihet në rrezik paqja sociale!”- deklaroi ...
Debati publik dhe parlamentar rreth mbrojtjes evropian...
Përgjatë gjithë historisë ka pasur njerëz shumë të pas...
Valët e të nxehtit po shtohen gjithnjë e më shumë për ...
Ka një thënie të famshme, sipas së cilës asnjë plan ushtar...
Në rastin e një lufte bërthamore, Zvicra do të ishte v...
Bashkimi Europian dhe SHBA-ja e akuzojnë Rusinë se me ...
Në mbarë botën llogaritet të ketë rreth 1500 vullkane ...
Pse të mos e përjashtojmë Turqinë nga NATO? Duket si n...
Kryeqyteti i Francës, Parisi, është i mbushur me histori. ...
Ndërsa bota kishte filluar të rimëkëmbej nga njëra prej kr...
Politikanët jetojnë më gjatë sesa popullata në përgjit...
Rrëzimi nga pushteti i kryeministrit britanik Boris Xhonso...
Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimi në përgjithësi, po e sht...
Një “bateri uji” e aftë të ruajë një sasi energji elektrik...
Secili prej tyre njihet për kontributin e tij në histori, ...
Në marsin e vitit 1990, “New Yorker” botoi një karikatu...
Pushtimi i Ukrainës nga Rusia po shkakton një uri me p...
Josif Stalini është një nga udhëheqësit më të ligj në hist...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Kongresit të miratojë një pa...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...