Xho Bajden është mbreti lakuriq
Mbreti është lakuriq. Publiku e di këtë, dhe më në fund ka...

Shumë udhëheqës janë vrarë përgjatë historisë për një sërë arsyesh, dhe këtu përfshihet presidenti amerikan Xhon Kenedi, kryeministrja pakistaneze Benazir Buto dhe kryeministri izraelit Jitzhak Rabin. Politikani më me ndikim në Japoni, ish-kryeministri Shinzo Abe vdiq nga plagët e marra pasi u qëllua në një atentat gjatë një fjalimi që po mbante për fushatën zgjedhore të partisë së tij. Mbetet ende e paqartë nëse vrasja e Abe ishte e nxitur nga motive politike apo fetare.
Xhon F.Kenedi

Presidenti i 35-të i SHBA-së, Xhon F.Kenedi, u vra më 22 nëntor 1963 në qytetin e Dallasit në shtetin e Teksasit. Li Harvi Osvald, vrasësi i supozuar, u qëllua për vdekje dy ditë më vonë nga Xhek Rubi, pronar i një klubi nate në Dallas. Pavarësisht 59 viteve që kanë kaluar nga ajo ngjarje, vrasja e Kenedit ende mbetet temë e një debati shumë të gjerë.
Mbreti Faizal

Faizal Bin Abdulaziz Al Saud ishte mbreti i Arabisë Saudite nga viti 1964 deri në vrasjen e tij më 25 mars 1975. Ai zbatoi një sërë reformash në vendin e tij. Lejoi ngritjen e televizioneve dhe hapjen e shkollave për vajzat. Po ashtu, luajti një rol të rëndësishëm në embargon e naftës që shkaktoi krizën e naftës në vitin 1973. Faizal, 68 vjeç, u qëllua për vdekje nga nipi i tij 30-vjeçar Princi Faizal Bin Musaid bin Abdulaziz Al Saud në Pallatin Mbretëror në Riad.
Park Çung-Hi

Presidenti Park Çung-Hi, që e mori pushtetin nëpërmjet një grushti shteti ushtarak të vitit 1961 në Korenë e Jugut, u qëllua për vdekje në një restorant nga miku i tij Kim Jae Kju, shefi i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Koreane, më 26 tetor 1979. Që kur mori kontrollin e Koresë së Jugut, Çung-Hi sundoi me një grusht të hekurt. Kim pretendoi se e vrau presidentin për të rivendosur demokracinë në vend.
Muhamed Anvar Sadat

Presidenti egjiptian Anvar Sadat u vra në vitin 1981 nga anëtarët e grupimit xhihadit islamik egjiptian, pak kohë pas nënshkrimit të diskutueshëm të një traktati paqeje me Izraelin në vitin 1979. Sadat erdhi në pushtet në vitin 1970, pas vdekjes së Abdel-Naser. Sadat cilësohej si krijuesi i paqes, pasi e udhëhoqi vendin gjatë luftës së vitit 1973 kundër Izraelit.
Indira Gandi

Indira Gandi, ishte kryeministrja e parë dhe e vetme grua e Indisë. Ajo u qëllua për vdekje nga dy truprojat e saj të besimit fetar Sikh më 31 tetor 1984. Ata thanë në gjykatë se e ndërmorën atë akt në shenjë hakmarrjeje, pasi Indira kishte urdhëruar një bastisje ushtarake në Tempullin e Artë, tempullin më të shenjtë Sikh. Vrasja çoi në trazirat anti-Sikh të vitit 1984, në të cilat gjetën vdekjen mijëra anëtarë të këtij komuniteti.
Olof Palme

Kryeministri suedez Olof Palme ishte një kritik i shpeshtë i politikës së jashtme të SHBA-së, Bashkimit Sovjetik, si dhe regjimit të Aparteidit në Afrikën e Jugut. Palme u qëllua pas shpine më 28 shkurt 1986, pasi kishte dalë nga një kinema në Stokholm, së bashku me gruan e tij.
Kjo ngjarje tërhoqi vëmendjen e politikanëve të tjerë suedezë që dilnin në publik pa asnjë masë sigurie. Pasi qëlloi Palmen, vrasësi u largua me armën e krimit. Ende nuk dihet autori i asaj ngjarjeje, edhe pse u morën në pyetje më shumë se 10.000 njerëz, nga të cilët 130 prej tyre pranuan përgjegjësinë për krimin.
Jitzhak Rabin

Kryeministri izraelit Jitzhak Rabin u vra më 4 nëntor 1995 për shkak të bisedimeve të paqes me palestinezët. Autori ishte radikali i së djathtës izraelite Jigal Amir. Marrëveshjet e Oslos të vitit 1993 që nënshkroi Rabin, synonin të hidhnin themelet për bisedimet e paqes.
Roli i Rabinit në ato bisedime i dha atij Çmimin Nobel për Paqe, së bashku me liderin palestinez Jaser Arafat. Pas vrasjes së Rabin, mundësia e zgjidhjes së çështjes palestinezo-izraelite me krijimin e 2 shteteve u bë edhe më e vështirë.
Rafik Hariri

Vrasja e ish-kryeministrit Rafik Hariri, i njohur si politikani që e rindërtoi Libanin, ndikoi thellë në kursin që po ndjek ky vend. Hariri, që erdhi në pushtet në vitin 1992 pas Luftës Civile, dhe që udhëhoqi rindërtimin e vendit për të fshirë gjurmët e luftës, u vra më 14 shkurt 2005 gjatë një atentati me bombë në Bejrut. Pas asaj ngjarje Libani u polarizua, ndërsa pasiguria u shtua. Vendi, i dominuar nga paqëndrueshmëria politike, po përjeton aktualisht një nga krizat më të mëdha ekonomike në historinë e tij.
Benazir Buto

Benazir u vra në një sulm terrorist gjatë një tubimi në parkun historik Liakuat të Raualpindi në dhjetorin e vitit 2007. Në vitin 1988, ajo ishte presidentja e parë grua e Pakistanit, e zgjedhur në një vend me shumicë myslimane. Buto, që u shkarkua nga posti i saj, të cilin e mbajti për 2 vjet për shkak të akuzave për korrupsion, u bë kryeministre në vitin 1993 për herë të dytë.
Ajo u shkarkua 3 vite më vonë, me akuza të ngjashme, dhe u largua vullnetarisht nga Pakistani në vitin 1999. U rikthye në vitin 2007, kur edhe gjeti vdekjen. Gjithsesi partia e saj fitoi zgjedhjet e vitit 2008, dhe bashkëshorti i saj, Asif Zardari, dhe nënkryetari i partisë, Sajet Gilani, u bënë përkatësisht president dhe kryeministër.
Jovenel Moise

Presidenti 53-vjeçar i Haitit u vra më 7 korrik të vitit 2021, gjatë një sulmi në shtëpinë e tij nga persona të armatosur. Gruaja e tij mbeti e plagosur. Të paktën 40 persona u arrestuan në lidhje me atë atentat, që ende sot mbetet një mister, pasi askush nga të arrestuarit nuk është akuzuar zyrtarisht për krimin.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Mbreti është lakuriq. Publiku e di këtë, dhe më në fund ka...
Ndryshimet klimatike dhe temperaturat ekstreme, po shk...
Bashkëthemeluesja e kriptovalutës së rreme “Onecoin” akuzo...
“Në Gjermani po vihet në rrezik paqja sociale!”- deklaroi ...
Debati publik dhe parlamentar rreth mbrojtjes evropian...
Përgjatë gjithë historisë ka pasur njerëz shumë të pas...
Valët e të nxehtit po shtohen gjithnjë e më shumë për ...
Ka një thënie të famshme, sipas së cilës asnjë plan ushtar...
Në rastin e një lufte bërthamore, Zvicra do të ishte v...
Bashkimi Europian dhe SHBA-ja e akuzojnë Rusinë se me ...
Në mbarë botën llogaritet të ketë rreth 1500 vullkane ...
Pse të mos e përjashtojmë Turqinë nga NATO? Duket si n...
Kryeqyteti i Francës, Parisi, është i mbushur me histori. ...
Ndërsa bota kishte filluar të rimëkëmbej nga njëra prej kr...
Politikanët jetojnë më gjatë sesa popullata në përgjit...
Rrëzimi nga pushteti i kryeministrit britanik Boris Xhonso...
Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimi në përgjithësi, po e sht...
Një “bateri uji” e aftë të ruajë një sasi energji elektrik...
Secili prej tyre njihet për kontributin e tij në histori, ...
Në marsin e vitit 1990, “New Yorker” botoi një karikatu...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...