Raketat e reja amerikane po bëjnë kërdinë ndaj ushtrisë ruse në Ukrainë
“Depot e municioneve ruse janë ndoshta vendet më të pasigu...

Sot në Tokë jetojnë rreth 8 miliardë njerëz. Por planeti ynë nuk ka qenë gjithmonë kaq shumë i populluar. Për shembull, rreth 300.000 vjet më parë, kur u shfaq për herë të parë Homo Sapiens, popullsia jonë totale ishte e vogël, midis 100 dhe 10.000 njerëz.
“Në fillim kishte kaq pak njerëz, saqë u deshën rreth 35.000 vjet që popullsia njerëzore të dyfishohej”- thotë Xhoel E.Kohen, kreu i Laboratorit të Popullsive në Universitetin Rokfeller në Nju Jork. Pas shpikjes së bujqësisë midis 15.000 dhe 10.000 vjet më parë, kur në Tokë kishte midis 1-10 milionë njerëz, u deshën 1500 vjet që popullsia njerëzore të dyfishohej.
Në shekullin e XVI-të, koha e nevojshme për dyfishimin e popullsisë u reduktua në 300 vjet. Dhe nga fillimi i shekullit të XIX-të, u deshën vetëm 130 vjet. Nga viti 1930 deri në vitin 1974, popullsia e botës u dyfishua sërish, brenda vetëm 44 vjetësh. Por a pritet që popullsia njerëzore të vazhdojë të rritet me këtë ritëm?
Dhe a ka një kufi të sipërm se sa njerëz mund të përballojë planeti ynë? Në vitin 1679, Antoni van Luvenhok, shkencëtar dhe shpikës i mikroskopit, parashikoi se Toka mund të përballonte deri 13.4 miliardë njerëz.
Ai llogariti se Holanda zinte 1 në 13.400 pjesë të tokës së banueshme të Tokës. Kësisoj e shumëzoi me 13.400 popullsinë e Holandës prej 1 milion banorësh. Prej më shumë se 40 vjetësh kërkime, Kohen ka mbledhur 65 vlerësime, që variojnë nga 1 miliardë në mbi 1 trilion njerëz.
“Diapazoni i madh në lidhje me vlerësimet se sa njerëz mund të përballojë Toka, zgjerohet me kalimin e kohës, gjë që do të thotë se ka pak konsensus se sa njerëz mund të mbajë planeti ynë në kushte normale”, - thotë Kohen.

Në fillim inxhinierët përdorën termin “kapacitet mbajtës”, për të përshkruar se sa ngarkesë mund të mbante një anije. Në shekullin XIX-të, drejtuesit e kopshteve zoologjike përdorën më pas termin “menaxhimi i tufës”, përpara se shkencëtarët të përdornin më vonë konceptin “ekologji” për të përshkruar popullsinë maksimale të një specie që mund të mbështeste një habitat i caktuar.
Brenda një habitati, një popullsi do të mbetet e qëndrueshme, në rast se nivelet e lindjeve dhe vdekjeve janë të barabarta, thotë Kohen. Por ndryshimet mjedisore, si ndotja apo sëmundjet, mund të rrisin ose zvogëlojnë kapacitetin mbajtës të një habitati.
Kur flitet për popullatën njerëzore, aftësia mbajtëse varet si nga kufizimet natyrore ashtu edhe nga zgjedhjet njerëzore. Për shembull, kufizimet natyrore përfshijnë mungesën e ushqimit dhe mjediset jo-mikpritëse. Ndërkohë zgjedhjet njerëzore përfshijnë ndërveprimet midis ekonomisë dhe kulturës, si për shembull mënyra se si prodhojmë dhe konsumojmë mallra, si dhe normat e lindjeve, jetëgjatësia mesatare dhe migrimet.
“E ardhmja e popullsisë botërore, diktohet nga një përzierje e mbijetesës dhe riprodhimit”- mendon Patrik Gerland nga Divizioni i Popullsisë në Kombet e Bashkuara. “Nëse kemi një raport prej 2 fëmijësh për çdo çift, atëherë mund të kemi një numër pak a shumë të qëndrueshëm të popullsisë. Por sapo nis të ketë një numër më të vogël se 2 fëmijë për çift, nga njëri brez në tjetrin, popullsia do të tkurret”- thotë ai.

Shumë vende me të ardhura të ulëta në mbarë botën, kanë nivele të larta të lindjeve dhe familje të mëdha, por edhe një shkallë të lartë të vdekshmërisë foshnjore si dhe një jetëgjatësi më të vogël. Por Gerland thekson se “gjithnjë e më shumë vende, pasi arrijnë një fazë të caktuar të zhvillimit kulturor socio-ekonomik, priren të kenë rreth 2 fëmijë për çift ose më pak”.
Kjo do të thotë se ndërsa qasja në kujdesin shëndetësor e rrit jetëgjatësinë, duke sugjeruar pra rritjen e popullsisë, kjo priret të ndodhë në vendet me një normë lindjeje në rënie. Rritja e popullsisë globale arriti kulmin në vitet 1960, dhe që nga ajo kohë është ngadalësuar.
Në vitin 1950, shkalla mesatare e lindjeve ishte 5.05 fëmijë për grua. Në vitin 2020, kjo normë kishte rënë në 2.44 fëmijë për grua. “Tani konsensusi shkencor është se popullsia e botës do të arrijë një kulm pak dekada më vonë gjatë këtij shekulli. Popullsia botërore parashikohet të arrijë në 10.4 miliardë njerëz diku në vitet 2080, dhe të mbetet në atë nivel deri në vitin 2100”- shton Gerland.
Por Gerland thekson se sa më larg shohin demografët në të ardhmen, aq më spekulative dhe të pasigurta bëhen parashikimet e tyre. Numri i njerëzve që mund të përballojë Toka, nuk është një shifër fikse. Mënyra se si njerëzit prodhojnë dhe konsumojnë burimet natyrore, ndikon në mënyrën se si mjedisi ynë do të jetë në gjendje të mbajë popullsinë e ardhshme.
Siç e thekson Gerland “kur bëhet fjalë për kapacitetin mbajtës, kjo është çështje e mënyrës së prodhimit, mënyrës së konsumit, dhe kush ka qasje në çfarë dhe si e ka atë”.
Një studim i botuar në revistën “Proceedings of the National Academy of Sciences”, zbuloi se nëse popullsia e Shteteve të Bashkuara kalonte në një dietë vegjetariane, toka e përdorur për të rritur të korrat për njerëzit, në vend të ushqimit të kafshëve për prodhimin e mishit, do të ushqente edhe 350 milionë amerikanë të tjerë.
Vendet me të ardhura të larta, ku gratë kanë qasje në arsim dhe planifikim familjar, priren të kenë nivele më të ulëta të lindjeve, dhe familje më të vogla sesa vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta, thotë Maks Rozer, drejtor i Programit Oksford Martin për Zhvillimin Global në Britaninë e Madhe.
Thënë ndryshe, mund të ketë vërtetë një kufi të sipërm se sa njerëz mund të përballojë Toka, por ne nuk e dimë saktësisht se cila është kjo shifër. Ajo ndryshon në bazë të mënyrës se si ne prodhojmë, konsumojmë dhe menaxhojmë burimet tona. Kohen thotë se nëse duam të ndikojmë tek numri i njerëzve që mund të përballojë Toka, duhet të vendosim “sa njerëz duan makina “Jaguar” me 4 rrota dhe sa duan kafshë Jaguar me 4 këmbë”.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
“Depot e municioneve ruse janë ndoshta vendet më të pasigu...
Pas një pritjeje të gjatë, për Maqedoninë e Veriut po afro...
Ndërtimi i një zemre njerëzore nga e para në laborator...
Shumë udhëheqës janë vrarë përgjatë historisë për një sërë...
Mbreti është lakuriq. Publiku e di këtë, dhe më në fund ka...
Ndryshimet klimatike dhe temperaturat ekstreme, po shk...
Bashkëthemeluesja e kriptovalutës së rreme “Onecoin” akuzo...
“Në Gjermani po vihet në rrezik paqja sociale!”- deklaroi ...
Debati publik dhe parlamentar rreth mbrojtjes evropian...
Përgjatë gjithë historisë ka pasur njerëz shumë të pas...
Valët e të nxehtit po shtohen gjithnjë e më shumë për ...
Ka një thënie të famshme, sipas së cilës asnjë plan ushtar...
Në rastin e një lufte bërthamore, Zvicra do të ishte v...
Bashkimi Europian dhe SHBA-ja e akuzojnë Rusinë se me ...
Në mbarë botën llogaritet të ketë rreth 1500 vullkane ...
Pse të mos e përjashtojmë Turqinë nga NATO? Duket si n...
Kryeqyteti i Francës, Parisi, është i mbushur me histori. ...
Ndërsa bota kishte filluar të rimëkëmbej nga njëra prej kr...
Politikanët jetojnë më gjatë sesa popullata në përgjit...
Rrëzimi nga pushteti i kryeministrit britanik Boris Xhonso...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...