Rama pret në takim Presidentin e Lituanisë/ Zbardhen diskutimet
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...

“Depot e municioneve ruse janë ndoshta vendet më të pasigurta në çdo zonë lufte”- shpjegonte një manual i ushtrisë amerikane i botuar në vitin 2016. Municionet nuk ruheshin në mënyrë të sigurt, vinte në dukje dokumenti, dhe shumica e tyre datonin që nga epoka sovjetike, dhe janë shumë pranë datës së skadencës, duke krijuar “Një kuti të zezë gati për të shpërthyer”.
“Shënjestrimi prioritar i këtyre zonave do t’i shkaktonte një tendosje logjistike serioze të gjithë sistemit ushtarak rus”- përfundonte raporti. Tani gjeneralët ukrainas po e vënë në provë këtë teori. Më 11 korrik shpërtheu në mënyrë spektakolare një depo municionesh ruse në Nova Kakovka në Ukrainën Jugore.
Imazhet satelitore treguan se e gjithë godina u zhduk brenda natës. Mendohet se ajo është viktima e fundit e Sistemit Raketor të Lëvizshmërisë së Lartë (HIMARS), të cilin Amerika filloi ta dërgonte në Ukrainë në fundin e muajit qershor.
Amerika ka dërguar deri tani 8 armë të tilla, ndërsa më 8 korrik tha se do të dërgonte edhe 4 të tjera. Secila prej tyre mbart një grup prej 6 raketash, të drejtuara nga GPS me një rreze deri në 84 km ose më shumë, gati 3 herë më shumë sesa rrezet e topave të dërguar më herët.
Zyrtarët amerikanë u treguan të kujdesshëm për të siguruar më shumë nga këto armë, kur u bë e qartë se Ukraina do t’i përdorte ato në mënyrë efektive. Edhe pse ato në pamje të parë duken të ngjashme me raketat e epokës sovjetike, të cilat lëshojnë raketa mbi një zonë të madhe, ato janë shumë më të sakta, dhe duhet të përdoren me maturi për të ruajtur municionet.
Deri më tani, Ukraina duket se po e kalon atë test. Depoja në Nova Kakovka ishte ndoshta e 19-ta e përfshirë nga flakët që nga data 27 qershor, sipas një raporti nga eksperti i pavarur Kajl Glen. Një goditje ndaj një postkomande në provincën Kerson më 10 korrik, thuhet se vrau komandantin e Divizionit të XX-të të Forcave Tokësore të Motorizuara, dhe disa nga oficerët e tij të lartë, së bashku me shefin e shtabit të korpusit të ushtrisë së 22-të, një gjeneral-major.

Sulmet e HIMARS, duket se kanë ndodhur përgjatë vijës së frontit, nga Luhansku në lindje deri në Kerson në jug. Kiril Mikailov i Ekipit të të Dhënave të Inteligjencës gjatë Konflikteve, një grup i njohur kërkimor, thotë se bateria e parë prej 4 lëshuesish, u vendos në bregun e majtë të lumit Dnipro.
Ajo është përdorur kundër objektivave në Harkiv, Zaporizhzhia dhe Donbas. Kohët e fundit, një tjetër sistem i tillë është vendosur në bregun e djathtë, dhe duket se po përgatit terrenin për një kundërofensivë të madhe të Ukrainës rreth provincës Kerson. Komandantët ukrainas janë shumë optimistë.
Ata thonë se HIMARS po e kthen luftën në favor të tyre, pas humbjes së javëve të fundit të Severodonjeck dhe Lisiçansk, qytete në rajonin e Luhanskut. Një kolonel ukrainas, përgjegjës për vendosjen në terren të sistemit në fjalë, thotë se arma po rezulton shumë efektive kundër një sërë objektivash, nga postet ruse të komandës deri te kazermat.
Nga ana tjetër, ajo mbetet pothuajse imune ndaj zjarrit të kundërshtarit, falë aftësisë së saj për të “gjuajtur dhe humbur gjurmët” me shpejtësi. Duket se Ukraina po përdor raketa të epokës sovjetike për të ngatërruar dhe mposhtur sistemet ruse të mbrojtjes ajrore, përpara se të lëshojë raundet e reja të goditjeve të drejtuara nga sistemi satelitor GPS.

Koloneli ukrainas thotë se nevojiten dhjetëra lëshues të tjerë, për të bërë të mundur një kundërsulm serioz ndaj ushtrisë ruse. Nga ana tjetër ai e pranon se HIMARS mund të bëhen më pak efektive, ndërsa Rusia u përshtatet rrethanave të reja, për shembull duke i maskuar objektivat kryesorë.
Por fakti që ushtria ruse nuk mori masa të tilla paraprake, pavarësisht nga njoftimi për javë të tëra nga Kievi se HIMARS ishin rrugës duke ardhur, tregon se ajo ka një problem strukturor. Ushtria e SHBA-së tenton që t’i shpërndajë dhe fshehë depot e saj të municioneve, nëpër një numër bazash më të vogla.
Ushtria ruse, e cila mbështetet shumë te trenat për të zhvendosur municionet, dhe te muskujt e njerëzve për t’i ngarkuar ato në kamionë, ka ndërtuar depo të mëdha armatimesh pranë hekurudhave. Dhe shpeshherë e ka bërë këtë duke vënë nën kontroll qendrat civile të shpërndarjes industriale.
Kjo qasje ishte efektive derisa u shfaqën sistemet amerikane HIMARS. Shpërndarja e këtyre depove, do të kërkonte një sasi të madhe pajisjesh të reja ose fuqi punëtore shtesë. Edhe zhvendosja e tyre më larg nga vija e frontit do ta sforconte shumë flotën e kufizuar të kamionëve të ushtrisë.
Kjo pasi do të kishte një dyfishim të distancës, dhe më shumë se dyfishim të numrit që do të duheshin për këtë mision. Por edhe nëse Rusia do ta zhvendoste me përpikëri zinxhirin e saj të furnizimit jashtë rrezes goditëse të HIMARS, siguria e tyre mund të ishte vetëm e përkohshme.
Amerika, e kujdesshme për të mos e përshkallëzuar konfliktin, i dërgoi lëshuesit e raketave me kushtin që Ukraina të mos i përdorte kundër objektivave në tokën ruse. Si një tjetër masë paraprake tjetër, ajo nuk i dha Kievit municione me rreze më të gjatë: ato të Sistemin Raketor Taktik të Ushtrisë (ATACMS), me rreze veprimi 300 km.
Nëse do të vepronte në këtë mënyrë, çdo centimetër katror i territorit të pushtuar nga Rusia do të ishte brenda rrezes së zjarrit të ushtrisë ukrainase. Kjo përfshin Krimenë, të cilën Rusia e aneksoi në vitin 2014, si dhe Urën e Kerçit që e lidh atë me Rusinë, anijet e ankoruara në portet e Krimesë, dhe shumë objektiva të tjerë të prekshëm.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Pas një pritjeje të gjatë, për Maqedoninë e Veriut po afro...
Ndërtimi i një zemre njerëzore nga e para në laborator...
Shumë udhëheqës janë vrarë përgjatë historisë për një sërë...
Mbreti është lakuriq. Publiku e di këtë, dhe më në fund ka...
Ndryshimet klimatike dhe temperaturat ekstreme, po shk...
Bashkëthemeluesja e kriptovalutës së rreme “Onecoin” akuzo...
“Në Gjermani po vihet në rrezik paqja sociale!”- deklaroi ...
Debati publik dhe parlamentar rreth mbrojtjes evropian...
Përgjatë gjithë historisë ka pasur njerëz shumë të pas...
Valët e të nxehtit po shtohen gjithnjë e më shumë për ...
Ka një thënie të famshme, sipas së cilës asnjë plan ushtar...
Në rastin e një lufte bërthamore, Zvicra do të ishte v...
Bashkimi Europian dhe SHBA-ja e akuzojnë Rusinë se me ...
Në mbarë botën llogaritet të ketë rreth 1500 vullkane ...
Pse të mos e përjashtojmë Turqinë nga NATO? Duket si n...
Kryeqyteti i Francës, Parisi, është i mbushur me histori. ...
Ndërsa bota kishte filluar të rimëkëmbej nga njëra prej kr...
Politikanët jetojnë më gjatë sesa popullata në përgjit...
Rrëzimi nga pushteti i kryeministrit britanik Boris Xhonso...
Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimi në përgjithësi, po e sht...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...