VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka zbarkuar në Drej...
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka zbarkuar në Drej...

Në takimin e fundit të planifikuar të komisionerëve europianë përpara pushimeve verore ditën e mërkurë, teknokratët e Brukselit morën në duar pushtetin e tyre më të madh që është parë deri më sot: të drejtën për të vendosur racionimin e detyrueshëm të gazit në 27 vendet anëtare të bllokut.
Ndërsa qytetarët nga Portugalia në Poloni, po sfiliten dhe vdesin nga një valë ekstreme e të nxehtit, qeverive të tyre iu kërkua të heqin dorë brenda pak ditësh nga e drejta e tyre e sovranitetit energjetik.
Masat po përshpejtohen duke përdorur protokolle emergjente, dhe kjo do të thotë se asnjë vend nuk do të jetë në gjendje të vendosë veton ndaj planit, dhe se Parlamenti Europian nuk do të ketë asnjë ndikim në të.
Hapa të tillë të jashtëzakonshëm tregojnë se sa afër kanë shkuar vendet europiane kufirit të asaj që është e zbatueshme, si pasojë e veprimeve të tyre për të mbështetur Ukrainën kundër pushtimit rus. Me inflacionin tashmë në rritje në të gjithë rajonin, pjesërisht i nxitur nga përçarja e tregut të shkaktuar nga lufta, lufta e BE-së me Rusinë për çështjen e gazit, do të testojë deri në limite vendosmërinë e bllokut.
Kriza ekonomike sapo ka nisur.

Dokumentet që zotëron POLITICO, përshkruajnë në detaje planin për një mekanizëm alarmi në mbarë BE-në, që do ta lejojë Brukselin të vendosë për reduktime të detyrueshme të konsumit të gazit, nga gushti i këtij viti deri në majin e vitit që vjen.
Dhe këto reduktime mund të “ndodhin në çdo moment”, në rast se do të konstatohet se furnizimet me gaz nuk do të jenë të disponueshme në nivelet e duhura gjatë dimrit. Po ashtu, vendet do të duhet të përditësojnë planet e tyre kombëtare të emergjencës, përmes masave vullnetare për të reduktuar përdorimin e gazit deri në fund të shtatorit.
Nuk ka ende një shifër të caktuar për normën e këtyre reduktimeve që mund të imponohen. Por sipas dy diplomatëve, po diskutohet për një reduktim me 5-20 për qind, me pritshmëritë më të mëdha për një marrëveshje përfundimtare në intervalin 10-15 për qind.
Bizneset që konsiderohen “jo thelbësore” - dhe në dokumentet e Komisionit nënkuptohen industria e qeramikës, qelqit dhe kimikateve, por në disa zona si Mynihu përfshihen furrat lokale - mund të paguhen për të fikur vullnetarisht pajisjet e tyre, ose janë të parët në radhë për ndërprerjen e furnizimit me gaz, në rastin e skenarit më ekstrem.
E gjitha kjo po propozohet në emër të fushatës së BE-së për të qenë solidarë me Ukrainën. Pesë muaj pas fillimit të pushtimit nga presidenti rus Vladimir Putin ndaj fqinjit të tij lindor, në Europë do të nisë të funksionojë një ekonomi lufte, me të gjitha pasojat e saj.
Në përpjekje për të penguar përparimin e ushtrive të Putinit, Brukseli u përpoq ta privonte Kremlinin nga miliarda të ardhura nga shitja e gazit natyror, duke reduktuar vullnetarisht me 2/3 konsumin e gazit rus në BE. Por kjo strategji nuk funksionoi, dhe vendet e BE-së e bënë të qartë se nuk ishin të gatshme të vendosin nën sanksione gazin rus, edhe pse një embargo ndaj naftës ruse do të hyjë në fuqi në dhjetor të këtij viti.
Të dhënat nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA), të publikuara të hënën tregojnë se që nga pushtimi, Moska ka fituar tashmë 3-fishin e asaj që fiton zakonisht nga shitjet e naftës dhe gazit në një dimër të vetëm. Kjo do të thotë se ka mundësi të vazhdojë të reduktojë dërgesat drejt Evropës.
Putini po fërkon duart nga varësia që ka Europa nga energjia ruse, duke e kthyer gazin në armën e tij ekonomike më të fuqishme. Deri më sot, 12 shtete kanë reduktuar ose ndërprerë furnizimin me gaz nga kompania ruse ”Gazprom”.

Tani Brukseli po përpiqet të rimarrë kontrollin e situatës, duke ngadalësuar sa të mundet konsumin e rezervave të gazit.
Ndërsa po dështojnë përpjekjet e udhëheqësve evropianë për të kërkuar furnizime alternative nga Lindja e Mesme, termocentralet që punojnë me qymyr po rindizen në mbarë BE-në, ndërsa janë pezulluar politikat që adresonin ndryshimet klimatike.
Megjithatë, edhe disa nga zërat më të zhurmshëm që bënin thirrje për ndëshkimin e Rusisë me sanksione, tani janë kundër planit më të fundit të Komisionit Europian. Shtrëngimi i rripit në shtëpi për të shpëtuar fqinjët si Gjermania, nuk është aspak popullor në pjesë të Europës Lindore.
Berlini është një nga kryeqytetet e pakta që ka nënshkruar të ashtuquajturat marrëveshje solidariteti, në të cilat vendet fqinje premtojnë të japin gaz shtesë në raste krizash. Komisioni Europian u ka kërkuar vendeve të nënshkruajnë më shumë marrëveshje të tilla. Por disa prej tyre janë të kujdesshëm ndaj zbatimit të këtyre marrëveshjeve vullnetare.

“Ne jemi kundër vendosjes së objektivave të detyrueshëm të reduktimit deklaroi”- ministrja polake e klimës Ana Moskva, vendi i së cilës tani po përballet me mundësinë e një mungese të brendshme të qymyrit për shkak të sanksioneve ndaj importeve ruse. Polonia nuk ka marrëveshje solidariteti me asnjë nga fqinjët e saj.
Por Moskva është e bindur se “mekanizmi i solidaritetit, nuk duhet të çojë në një reduktim të sigurisë energjetike të asnjë shteti anëtar”. Ndërkohë Hungaria ka shkuar më tej. Qeveria e Viktor Orban ka njoftuar e planet e saj të reja mbi emergjencën energjitike, duke penguar daljen e gazit nga kufijtë e saj, duke filluar nga muaji gusht, vendim që u prit me kritika të ashpra nga Komisioneri Europian për Energjinë, Kadri Simson.
“Kufizimet individuale kombëtare që ndikojnë në rrjedhat ndërkufitare të gazit janë të pajustifikuara, dhe vetëm mund të thellojnë problemet në situatën aktuale të tregut të gazit”- paralajmëroi Simson.
Në Spanjë dhe Portugali, qeveritë po subvencionojnë tashmë pjesërisht koston e gazit të përdorur për prodhimin e energjisë elektrike, dhe po i kërkojnë Francës që t’u shesë gjithë energjinë e lirë që mundet.
Një diplomat i BE-së, e pranoi se racionimi i karburantit në vendet e BE-së do të ishte i paimagjinueshëm në kohëra normale, por shtoi se duke pasur parasysh rreziqet e dimrit, “ne nuk mund të përjashtojmë asnjë opsion”.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Tornadot janë vorbulla të fuqishme ere, që shtrihen nga si...
Ndërsa Europa po digjet nga vala e të nxehtit ekstrem,...
Italia ka pasur dhjetëra qeveri prej Luftës së Dytë Botëro...
Politika e presidentit Xho Bajden në lidhje me konfliktin ...
Bashkimi Europian vazhdon të mbajë Shqipërinë, Bosnje Herc...
Kievi do të donte që dërgesat e armëve nga Perëndimi të is...
Arsyet që e nxitën Lëvizjen Pesë Yjet (M5S) të mos votonte...
Kur në vitin 1844 u dërgua me sukses mesazhi i parë telegr...
Nga Frank T.McAndrew “The Conversation” Pasi një 18-v...
Sot në Tokë jetojnë rreth 8 miliardë njerëz. Por plane...
“Depot e municioneve ruse janë ndoshta vendet më të pasigu...
Pas një pritjeje të gjatë, për Maqedoninë e Veriut po afro...
Ndërtimi i një zemre njerëzore nga e para në laborator...
Shumë udhëheqës janë vrarë përgjatë historisë për një sërë...
Mbreti është lakuriq. Publiku e di këtë, dhe më në fund ka...
Ndryshimet klimatike dhe temperaturat ekstreme, po shk...
Bashkëthemeluesja e kriptovalutës së rreme “Onecoin” akuzo...
“Në Gjermani po vihet në rrezik paqja sociale!”- deklaroi ...
Debati publik dhe parlamentar rreth mbrojtjes evropian...
Përgjatë gjithë historisë ka pasur njerëz shumë të pas...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...