Protestuesit e larguan nga protesta/ Zmbrapset Shehaj
Një ditë më parë protestuesit e larguan nga protesta kreun...
Një ditë më parë protestuesit e larguan nga protesta kreun...

Italia po ecën aktualisht drejt një të ardhmeje politike të pasigurt. Kryeministri Mario Dragi, ish-presidenti i Bankës Qendrore Europiane, që e shpëtoi Eurozonën një dekadë më parë, duke u zotuar publikisht se do të bënte “çfarëdolloj gjëje që duhet” për ta nxjerrë Europën nga kriza e saj e borxhit sovran, i ka braktisur shpresat për ta nxjerrë Italinë nga telashet e saj aktuale.
Kësisoj, Italia duhet t’i përballojë me dikë tjetër në krye “stuhitë” e krijuara nga humbjet njerëzore dhe ekonomike nga pandemia dhe krizat energjetike, por edhe të sigurisë, të shkaktuara së fundmi nga pushtimi rus i Ukrainës.
Dragi do të qëndrojë në postin e tij, derisa Italia të mbajë zgjedhje të reja parlamentare në fundit të shtatorit. Por puna e tij si udhëheqës i një qeverie të rrallë të unitetit në Itali, do të mbetet e papërfunduar. Nëse do të përdorim një shprehje të shkrimtarit amerikan Ernest Heminguej, rënia e koalicionit të Dragit “erdhi gradualisht, pastaj papritur”.
Ai ra dakord të formonte një qeveri koalicioni në shkurtin e vitit 2021. Ishte kabineti i 19-të qeveritar në Itali në 33 vitet e fundit, me mbështetje nga e majta dhe e djathta. Duke pasur parasysh krizën e shkaktuar nga pandemia e COVID-19 dhe nevojën urgjente për ndihmë financiare nga BE-ja, për këtë qeveri ranë dakord shumica e partive të mëdha.

Kështu kabineti i ri pati firmat e Partisë Demokratike të qendrës së majtë, Lëvizjes Pesë Yje, populiste dhe kundër establishmentit politik tradicional, LEGA-s nacionaliste të Mateo Salvinit dhe Forza Italia e ish-kryeministrit Silvio Berluskoni.
Gjatë 17 muajve të fundit, mosmarrëveshjet e forta brenda koalicionit, ia bënë jo pak të vështirë punën Dragit. Por nevoja për të siguruar fonde e ndihmë nga Brukseli, dhe frika se zgjedhjet e reja do të shkaktonin kaos, e mbajti të bashkuar koalicionin.
Udhëheqësit e partive të krahut të djathtë, të cilët besonin se mund t’i fitonin zgjedhjet e ardhshme, e dinin se një votim kombëtar do të duhej të mbahej jo më vonë se në pranverën e vitit të ardhshëm. Por koalicioni filloi të shpërbëhej që në qershor.
Fillimisht, pati një përçarje gjithnjë e më thellë brenda Lëvizjes Pesë Yjet, dhe më pas midis Pesë Yjeve dhe Legës, që provokoi ultimatume publike. Kur Lëvizja Pesë Yjet kërcënoi të largohej nga qeveria, pati njëfarë shprese se Dragi do ta vazhdonte punën si kryeministër me një koalicion më një bazë më të ngushtë.
Por kur Lega dhe Forza Italia, e kushtëzuan mbështetjen e tyre me formimin e një qeverie më të krahut të djathtë, në vend të një koalicioni të unitetit, Mario Dragi dha dorëheqjen. Ky zhvillim vjen në një kohë shumë të papërshtatshme për Italinë.
Zgjedhjet e reja parlamentare, do të jenë të parat ndër dekada që do të mbahen në vjeshtë, një periudhë që zakonisht rezervohet për miratimin e buxhetit të vitit të ardhshëm. Dhe Italia duhet të miratojë një buxhet për të zbatuar reformat që kërkon Komisioni Europian, në këmbim të një granti dhe kredie të premtuar në shumën 200 miliardë euro nga fondi i BE-së për lehtësimin e pasojave të pandemisë.

Tani ky proces do të vonohet sepse presidenti i Italisë e ka shpërndarë parlamentin përpara zgjedhjeve të shtatorit. Në vend se të luftojnë inflacionin, dhe të përpiqen të gjejnë mënyra për të kaluar një dimër të vështirë pa furnizimet ruse me energji, por edhe të ndihmojnë konsumatorët të përballen me pasojat e inflacionin, udhëheqësit e Italisë do të politizojnë çdo çështje të mundshme, do të sulmojnë dhe fyejnë njëri-tjetrin, si dhe do të artikulojnë kërcënime politike.
Edhe pas numërimit të votave, do të duhen të kalojnë javë për formimin e një qeverie të re, dhe që ajo të nisë më pas nga puna. Po kush do të jetë përfituesi më i madh i këtij kaosi? Për momentin, sondazhet sugjerojnë se qeveria e ardhshme do të formohet nga një aleancë e partive të krahut të djathtë.
Lega e Salvinit dhe Forza Italia e Berluskonit do të kenë shumicën e vendeve në parlament. Por fituesja e madhe ka të ngjarë të jetë një parti e madhe, e cila refuzoi që në fillim të mbështeste qeverinë e Dragit, partia nacionaliste Fratelli D’Italia.
Dhe kjo do të thotë se italianët mund të jenë në prag të zgjedhjes së Xhorxhia Melonit si kryeministrja e parë grua në historinë e Italisë. Në moshën 45-vjeçare, Meloni është gati 30 vite më e re se njeriu që ajo shpreson të zëvendësojë si kryeministre.
Përvoja e saj në qeverisje është e kufizuar, por idetë e saj të djathta janë të rrënjosura shumë thellë. Kur ishte adoleshente, ajo iu bashkua Lëvizjes Sociale Italiane, një parti e frymëzuar nga lideri fashist Benito Musolini. Më pas si anëtare e Aleancës Kombëtare të krahut të djathtë, ajo u bë Ministre e Rinisë në një qeveri të drejtuar nga Silvio Berluskoni në vitin 2008.
Ajo e mbajti atë post, të vetmen detyrë qeveritare që ka pasur, për 3 vjet. Në vitin 2014, ajo u bë një nga anëtare themeluese të partisë Fratelli D’Italia, haptazi kundër emigrantëve. Parimi i “Mbrojtjës së Zotit, Atdheut dhe Familjes”, dhe premtimet për t’i mbajtur jashtë emigrantët, ka të ngjarë të shfaqen në fjalimet e saj gjatë fushatës së re elektorale.
Pozicioni i saj ndaj Bashkimit Europian do të jetë shumë më i nuancuar. Në të kaluarën, Meloni ka këmbëngulur në modifikimin e traktateve aktuale të BE-së, dhe që ligjet italiane të jenë mbi ose të zëvendësojë rregulloret e unionit. Por nga ana tjetër ajo nuk është shprehur asnjëherë për daljen e Italisë nga BE-ka.
Dhe në një kohë kur fondet europiane janë vendimtare për rimëkëmbjen e ekonomisë italiane, dhe pavarësisht referencës së herëpashershme të njohur ndaj “burokratëve të Brukselit”, Meloni ka të ngjarë ta minimizojë euro-skepticizmin që gjallon brenda partisë së saj.
Dragi i premtoi Europës se qeveria e tij do të liberalizonte ligjet e konkurrencës, dhe do të rishkruante rregullat e sistemit fiskal në Itali. Meloni e di se në rast se qeveria e ardhshme nuk do të jetë e gatshme të mbajë disa nga këto premtime, Italia do të përballet me shkurtime të mëdha të fondeve që do të marrë nga unioni në kuadrin e Fondit të Rimëkëmbjes nga COVID-19.
Meloni nuk ka gjasa që të prishë as qasjen konsensuale të BE-së në mbështetje të Ukrainës. Ajo e ka dënuar pushtimin rus, dhe ka mbështetur përpjekjet e Dragit për t’i ofruar Ukrainës armë dhe mbështetje të tjera. Ndërkohë, nuk është e sigurt nëse do të ketë sukses përpjekja e Xhorxhia Melonit për t’u bërë kryeministre e Italisë.
Përplasjet e forta të brendshme midis partive të krahut të djathtë, si dhe ndryshimet e forta që përjeton opinioni publik gjatë fushatave elektorale, mund t’i trazojnë jo pak ujërat. Por kryeministri i ardhshëm i Italisë, nuk do të ketë përvojën e Mario Dragit në menaxhimin e krizave, dhe as prirjen e tij që zgjidhja e problemeve, duhet të kapërcejë në çdo rast politikat partiake. Dhe ky është një lajm i keq, për një vend kaq shumë të mësuar me krizat politike.
Shënim: Ian Bremmer, kreu i think-tankut “Eurasia Group”, dhe lektor i gjeopolitikës në Shkollën e Çështjeve Ndërkombëtare dhe Publike të Universitetit të Kolumbias në Nju Jork, SHBA.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Njerëzit më të pasur të Ukrainës, të njohur në vend si oli...
Njerëzit që hanë shpesh fruta, kanë më shumë gjasa të rapo...
Ngjarjet e kohëve të fundit si skandali i Elon Musk, kanë ...
Edhe një herë, një bestseller i fanta-shkencës ka para...
Vdekja nga një zemër e thyer, ishte vetëm një mënyrë f...
Tornadot janë vorbulla të fuqishme ere, që shtrihen nga si...
Në takimin e fundit të planifikuar të komisionerëve europi...
Tornadot janë vorbulla të fuqishme ere, që shtrihen nga si...
Ndërsa Europa po digjet nga vala e të nxehtit ekstrem,...
Italia ka pasur dhjetëra qeveri prej Luftës së Dytë Botëro...
Politika e presidentit Xho Bajden në lidhje me konfliktin ...
Bashkimi Europian vazhdon të mbajë Shqipërinë, Bosnje Herc...
Kievi do të donte që dërgesat e armëve nga Perëndimi të is...
Arsyet që e nxitën Lëvizjen Pesë Yjet (M5S) të mos votonte...
Kur në vitin 1844 u dërgua me sukses mesazhi i parë telegr...
Nga Frank T.McAndrew “The Conversation” Pasi një 18-v...
Sot në Tokë jetojnë rreth 8 miliardë njerëz. Por plane...
“Depot e municioneve ruse janë ndoshta vendet më të pasigu...
Pas një pritjeje të gjatë, për Maqedoninë e Veriut po afro...
Ndërtimi i një zemre njerëzore nga e para në laborator...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...