A e shmang depresionin konsumimi i shpeshtë i frutave?
Njerëzit që hanë shpesh fruta, kanë më shumë gjasa të rapo...

Njerëzit më të pasur të Ukrainës, të njohur në vend si oligarkë, janë mësuar ta dominojnë jetën politike dhe ekonomike. Por gjatë 5 muajve të fundit, që nga fillimi i pushtimit të plotë nga ana e Rusisë, ata kanë qëndruar në heshtje.
Analistët dhe ekspertët e politikës e shpjegojnë rënien e ndikimit të tyre me faktin se oligarkët dhe bizneset e tyre - ashtu si të gjithë qytetarët ukrainas - kanë nevojë për mbrojtje në formën e ushtrisë dhe diplomacisë, funksione shtetërore mbi të cilat ata nuk kanë asnjë kontroll.
Mikita Poturjaev, deputet dhe ish-këshilltar i fushatave zgjedhore për disa oligarkë dhe politikanë ukrainas, përfshirë presidentin, Volodimir Zelenski, thotë se oligarkët janë në pozitën e pazakontë të mos qenit në gjendje për të ndikuar te zhvillimet në vend, të paktën për momentin.

“Për shembull në dallim nga viti 2014, kur oligarku ukrainas Igor Kolomoiski, u përfshi në mbrojtjen e rajonit të Dnjepropetrovsk, sot këtë e bën dikush tjetër, shteti, administrata rajonale”- thotë Poturjaev. Me sa duket lufta i ka dhënë mundësinë Zelenskit të bëhet presidenti i parë ukrainas që i mënjanon nga skena oligarkët, të cilët tradicionalisht kanë garuar me njëri-tjetrin për të kontrolluar udhëheqjen politike të vendit.
Por analistët thonë se vetëm pasi të përfundojë lufta, do të jetë e qartë nëse epoka oligarkike e Ukrainës ka marrë njëherë e mirë fund apo nëse oligarkët do të përpiqen të rifitojnë ndikimin e tyre.
“Për momentin, prioriteti i oligarkëve nuk është politika, por sigurimi i mbijetesës së bizneseve dhe minimizimi i humbjeve të tyre. Përjashtimi i vetëm është ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, që po përpiqet ende të përfshihet në politikë”- shprehet Volodimir Fesenko, analist politik ukrainas.
Kur u shpërbë Bashkimi Sovjetik, një pjesë e popullsisë së Ukrainës fitoi shumë para duke vënë nën kontroll fabrikat dhe bizneset e mëparshme shtetërore, ndonjëherë edhe me dhunë. Disa nga këta njerëz i përdorën përfitimet e tyre për të korruptuar zyrtarë të lartë, përfshirë presidentët e njëpasnjëshëm ukrainas.
Po ashtu ata krijuan parti politike dhe media për të mbrojtur dhe zgjeruar bizneset e tyre. Synimi ishte të siguronin që njerëzit në pushtet të ishin nën kontrollin e tyre. Nga ana tjetër, presidentët ukrainas prireshin të krijonin bazën e tyre të pushtetit për të mbrojtur interesat vetjake.
Në këtë mënyrë politika ukrainase ishte shndërruar në një “karusel” intrigash, grindjesh dhe marrëveshjesh korruptive në prapaskenë, të nxitura kryesisht nga interesat personale. Shpeshherë për nevojat e qytetarëve të thjeshtë kishte shumë pak vëmendje.

Bashkimi Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, e kanë nxitur prej kohësh Ukrainën ta spastrojë sistemin e saj oligarkik. Madje në shtator 2021, presidenti Zelenski miratoi një ligj të de-oligarkizimit, që ndër të tjera krijoi një regjistër kombëtar të oligarkëve.
Sipas ligjit, oligarkët përkufizohen si njerëz që plotësojnë 3 nga 4 karakteristikat: pjesëmarrje në jetën politike, ndikim të rëndësishëm në media, deh që janë pronarë të një monopoli apo të aseteve me vlerë 1 milion herë më shumë sesa paga minimale e një ukrainasi.
“Ligji për de-oligarkizimin, mund të luajë një rol në reduktimin e ndikimit të dëmshëm të interesave private në politikën dhe ekonominë e Ukrainës”- shkroi në atë kohë ambasadorja britanike në Ukrainë, Melinda Simons. Ndërkohë Rinat Akhmetov, që refuzoi të quhej oligark, ia dorëzoi shtetit median e tij të madhe, që kur ligji hyri në fuqi javën e kaluar.
Ai tha se e bëri këtë pasi nuk donte të “bëhej oligark” duke u përfshirë në listën famëkeqe. Këshilltari i Zelenskit, Mikailo Podoliak, tha se Akhmetov po udhëheq përmes shembullit.
Analistët thonë se një arsye tjetër e mundshme e lëvizjes së tij, është se bizneset e Akhmetov po përjetojnë probleme të mëdha me mungesën e parave për shkak të luftës.
“Po ashtu, oligarkët e kanë humbur ndikimin pasi bizneset e tyre kanë humbur shumë në këtë konflikt”- thotë Poturjaev. Gati të gjithë oligarkët e Ukrainës kanë bërë deklarata kundër agresionit rus, dhe kanë dhënë fonde për ushtrinë, si dhe ndihma humanitare në një shfaqje uniteti, e cila mund të jetë nxitur nga një takim që zhvilloi me ta Zelenski që para fillimit të luftës.

Edhe Dimitro Firtash, një oligark që po i reziston ekstradimit në SHBA nga Vjena ku ndodhet aktualisht, dhe që i ka bërë miliardat e tij si ndërmjetës për "Gazpromin", ka deklaruar se dëshiron të rikthehet në Ukrainë për të ndihmuar bashkatdhetarët e tij.
Firtash zotëron disa fabrika të plehrave kimike, përfshirë njërën në qytetin lindor të Severodonetsk, që gjatë muajit qershor iu nënshtrua bombardimeve të rënda nga rusët.
Por oligarkët nuk janë e vetmja pjesë e skenës politike të Ukrainës që ka rënë në qetësi.
Deputetët ukrainas dhe udhëheqësit e fraksioneve, duket se kanë arritur në një lloj marrëveshjeje joformale për të paraqitur një front të unifikuar, në një kohë që po vazhdon agresioni ushtarak i Rusisë thotë Fesenko.
“Jeta politike është gjysmë e ngrirë. Në kushte normale, kur shkarkohet një figurë e nivelit të lartë siç është prokurori i përgjithshëm, krerët e fraksioneve partiake dhe politikanët bëjnë deklarata dhe komente të ndryshme. Disa deputetë e bënë këtë gjë, por shumica qëndroi në heshtje”- shton Fesenko, duke iu referuar shkarkimit të Irina Venediktovës.
Deputetët e parlamentit ukrainas kanë votuar, ndonjëherë thuajse njëzëri, miratimin e ligjeve, duke përfshirë edhe mbi temat që dikur ishin një mollë sherri siç është Konventa e Stambollit për abuzimin në familje. Sot ka një ndryshim të dukshëm me periudhën para luftës, kur seancat parlamentare të Ukrainës ishin të famshme për sherret dhe grindjet me grushte midis deputetëve.
Mbetet për t’u parë nëse do të kemi një dinamikë të re politike. “Ne mund ta mësojmë vetëm pas luftës, nëse oligarkët do të përpiqen të rifitojnë ndikimin e tyre. Dhe kjo do të varet nga ajo që po ndodh aktualisht. Nëse Ukraina e fiton luftën, duke i dhënë një goditje vendimtare ushtarake Rusisë, atëherë popullariteti i Zelenskit do të mbetet i lartë”- mendon Fesenko.
Por nëse Zelenski do të detyrohet të pranojë një kompromis për të arritur armëpushimin, për shembull, për të lejuar shkëputjen e pjesës së pushtuar tashmë nga rusët, atëherë kjo do ta përçajë shoqërinë, dhe do të kemi një opozitë të fortë ndaj tij.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Njerëzit që hanë shpesh fruta, kanë më shumë gjasa të rapo...
Ngjarjet e kohëve të fundit si skandali i Elon Musk, kanë ...
Edhe një herë, një bestseller i fanta-shkencës ka para...
Vdekja nga një zemër e thyer, ishte vetëm një mënyrë f...
Tornadot janë vorbulla të fuqishme ere, që shtrihen nga si...
Në takimin e fundit të planifikuar të komisionerëve europi...
Tornadot janë vorbulla të fuqishme ere, që shtrihen nga si...
Ndërsa Europa po digjet nga vala e të nxehtit ekstrem,...
Italia ka pasur dhjetëra qeveri prej Luftës së Dytë Botëro...
Politika e presidentit Xho Bajden në lidhje me konfliktin ...
Bashkimi Europian vazhdon të mbajë Shqipërinë, Bosnje Herc...
Kievi do të donte që dërgesat e armëve nga Perëndimi të is...
Arsyet që e nxitën Lëvizjen Pesë Yjet (M5S) të mos votonte...
Kur në vitin 1844 u dërgua me sukses mesazhi i parë telegr...
Nga Frank T.McAndrew “The Conversation” Pasi një 18-v...
Sot në Tokë jetojnë rreth 8 miliardë njerëz. Por plane...
“Depot e municioneve ruse janë ndoshta vendet më të pasigu...
Pas një pritjeje të gjatë, për Maqedoninë e Veriut po afro...
Ndërtimi i një zemre njerëzore nga e para në laborator...
Shumë udhëheqës janë vrarë përgjatë historisë për një sërë...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...