Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Në librin e saj të fundit “Të lirë: Të rritesh në fundin e historisë”, politologia shqiptare, Lea Ypi, përshkruan se si u rrit në Shqipërinë komuniste, e shkëputur fizikisht dhe mendërisht nga bota e jashtme. Familjet e prindërve të saj kishin qenë të pasura dhe kozmopolite përpara revolucionit komunist dhe humbën gjithçka.
Nën sundimin e komunistëve, ato nuk e hoqën kurrë njollën e të pasurit “biografi të keqe”. Për shkak se prindërit nuk donin ta ngarkonin vajzën e tyre me këto probleme, ajo e mori vesh këtë vetëm më vonë. Edhe pse ndonjëherë pyeste veten pse gjyshja e saj këmbëngulte të fliste me të vetëm frëngjisht. Kur regjimi komunist e shemb në vitin 1991, shqiptarët përfaqësuan papritmas Perëndimin.
Ypi, ende adoleshente, ishte krejtësisht e hutuar. A nuk duhej që Perëndimi të ishte i shthurur dhe i ligë siç ishte propaganduar gjithnjë nga regjimi? Por si shumë shqiptarë të tjerë, edhe ajo u mësua shpejt me sloganet e epokës së re. “Nuk kishte më politikë për hir të politikës. Synimi i atyre politikave ishte përgatitja e shtetit për një epokë të re lirie, dhe për t’i bërë njerëzit të ndienin se i përkisnin “pjesës tjetër të Europës”.
Librat mbi iluzionet komuniste mund të jenë një lexim interesant, por episodet e vërteta dhe të habitshme kanë të bëjnë me periudhën e shkurtër tranzitore pas komunizmit, gjatë viteve 1990, kur Shqipëria kaloi papritur nga një sistem në tjetrin: nga një shtet social kolektivist në një demokraci parlamentare europiane, të bazuar te pluralizmi dhe liritë individuale, dhe tek ekonomia sociale e tregut.
Tani, me luftën e përgjakshme në Ukrainë, ky material duket magjepsës. Nga njëra anë, ukrainasit kanë një vendosmëri të ngjashme që t'i përkasin “pjesës tjetër të Europës”, ashtu si shqiptarët. Nga ana tjetër, kjo luftë po trondit shumë evropianë, sepse po e dobëson besimin tek ideologjia e progesit me të cilin ata janë edukuar.
Është shumë interesant fakti se është pikërisht kjo ndjenjë e pasigurisë dhe cenueshmërisë, ajo që u jep atyre një ndjenjë të re orientimi. Për vite me radhë, evropianët mendonin se nuk do të kishte më kurrë një luftë tjetër në kontinent, dhe madje se ata ishin “mbi” luftën.

Shumë prej tyre ishin të bindur - sidomos pas rënies së Murit të Berlinit në vitin 1989, kur Perëndimi “fitoi” dhe komunistët “humbën”, se qytetërimi ishte një proces linear. Se me kalimin e kohës, gjërat vetëm sa do të përmirësoheshin. Se kombet e tjera, përfshirë Rusinë, do ta ndiqnin Europën në këtë rrugë.
Lufta e Rusisë në Ukrainë e ka shkatërruar pjesërisht këtë besim. Shumë europianë nuk e shohin më qytetërimin perëndimor si një proces linear me vetëm një drejtim - lart - por si një proces të rrethuar nga pengesa. Për shkak të kësaj lufte, për shumë njerëz është e qartë se elita në pushtet në Rusi, por edhe në Kinë dhe vende të tjera, e refuzon modelin tonë politik, dhe përpiqet ta minojë dhe shkatërrojë atë.
Në Shqipërinë e viteve 1990, shkruan Ypi, Europa mbronte një mënyrë jetese, e cila më shumë imitohej sesa kuptohej. “Europa ishte si një tunel i gjatë me një hyrje të ndriçuar nga drita plot shkëlqim dhe shenja vezulluese, dhe me një pjesë të brendshme të errët, që në fillim ishte e padukshme.

Kur nisi udhëtimi, askujt nuk i shkoi mendja të pyeste se ku mbaronte tuneli, nëse drita do të fikej, apo për atë që kishte në anën tjetër të tunelit. Askujt nuk i shkoi mendja të merrte me vete pishtarë, të vizatonte harta, të pyeste nëse dikush do të dalë ndonjëherë nga tuneli, nëse ka vetëm një dalje apo disa, dhe nëse të gjithë dalin në të njëjtën mënyrë. Përkundrazi, ne thjesht marshuam përpara”.
Në fakt, ka qenë e njëjta gjë për shumë europianë, edhe pse ata vetë kishin qenë prej kohësh thellë në atë tunel “post-historik” (siç e etiketonte dikur filozofi francez Aleksandre Kozhev vendet industriale shumë të zhvilluara). Pra edhe ne në mënyrën tonë, por thjesht ecëm më tutje.
Por tani, besimi që shumë europianë kishin tek e ardhmja, dhe besimi se njerëzimi dhe bota do të përmirësoheshin kundër të gjitha gjasave, kanë marrë një goditje të fortë. Sociologu gjerman Andreas Rekvic shkroi kohët e fundit në “Die Zeit” se “Perëndimi dhe mendimi liberal nuk janë më e vetmja lojë në qytet, por një nga disa palët në konflikt”.
Rekvic sheh 3 tendenca kryesore: një deglobalizim gradual, një fokus gjithnjë e më i fortë mbi sigurinë dhe shfaqjen e ndarjeve të reja ideologjike. Ne në Perëndim flasim gjithnjë e më shumë për “demokracitë kundër autokracive” ose në rastin e Rusisë, mbi totalitarizmin.
Vetë rusët flasin për rrënjët kombëtare përkundrejt dekadencës perëndimore, që sipas tyre e ka humbur busullën e saj morale dhe është e shkëputur nga vlerat tradicionale. E gjitha kjo i ka zgjuar europianët. Dalëngadalë po zhduket ndjenja e të qenit në një tunel. Ka sërish një ndjenjë drejtimi.
Europianët po nisin të investojnë në sigurinë e tyre, për ta mbrojtur mënyrën e tyre të jetesës.
Procesi i zgjerimit i BE-së, ka ngecur për arsyen e thjeshtë se po bëhet më e qartë se kush është europian dhe kush jo. Është e vërtetë, që në Europë ka ende debate shumë të ashpra politike, dhe deficitet energjetike dhe buxhetore të mëdha.
Por kjo është ajo që bëjnë gjithmonë vendet evropiane kur lind nevoja për të bashkëpunuar apo për t’u integruar më shumë. Gjithçka nis me një krizë, pasohet nga negociata të tensionuara nga shtetet anëtare, që kanë dëshira dhe kërkesa të ndryshme, dhe përfundon me një lloj kompromisi të papërsosur.
Shembulli i fundit i kësaj është marrëveshja e 26 korrikut, për një reduktim me 15 për qind të konsumit të gazit në të gjitha vendet anëtare. Sondazhet tregojnë se evropianët nuk janë ende shumë të kënaqur me Bashkimin Europian, pra me mënyrën se si funksionon ai. Por përballë brutalitetit të Putinit ata sigurisht ndihen më të lumtur në BE.
Është shumë domethënës fakti se edhe politikanët euroskeptikë, kanë pushuar së foluri për nxjerrjen e vendeve të tyre nga unioni. Në vend të kësaj, ata duan ta ndryshojnë Europën nga brenda. Lea Ypi është sot profesoreshë e teorisë politike në Shkollën Ekonomike të Londrës, duke dhënë leksione dhe hulumtuar mbi Marksizmin.
Ajo është e zhgënjyer nga premtimet e pa mbajtura të liberalizmit, dhe mendon se bota e saj është po aq larg lirisë, si ajo që prindërit e saj u përpoqën t’i iknin. Shumë evropianë nuk do të pajtohen me këtë vlerësim. Por ata duket se janë dakord me të, madje më shumë se më parë, se “lufta ndaj cinizmit dhe apatisë politike, kthehet në atë që disa mund ta quajnë një detyrë morale”. Dhe kjo është një gjë e mirë.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Që nga fillimi i luftës së Rusisë në Ukrainë, analistët dh...
Lufta e Rusisë në Ukrainë ka hyrë në muajin e gjashtë, me ...
9 maj, Moskë. Parada vjetore ushtarake e Ditës së Fitores ...
Mosbesimi ndaj shkencës, është një problem i madh. Sepse k...
Italia po ecën aktualisht drejt një të ardhmeje politike t...
Njerëzit më të pasur të Ukrainës, të njohur në vend si oli...
Njerëzit që hanë shpesh fruta, kanë më shumë gjasa të rapo...
Ngjarjet e kohëve të fundit si skandali i Elon Musk, kanë ...
Edhe një herë, një bestseller i fanta-shkencës ka para...
Vdekja nga një zemër e thyer, ishte vetëm një mënyrë f...
Tornadot janë vorbulla të fuqishme ere, që shtrihen nga si...
Në takimin e fundit të planifikuar të komisionerëve europi...
Tornadot janë vorbulla të fuqishme ere, që shtrihen nga si...
Ndërsa Europa po digjet nga vala e të nxehtit ekstrem,...
Italia ka pasur dhjetëra qeveri prej Luftës së Dytë Botëro...
Politika e presidentit Xho Bajden në lidhje me konfliktin ...
Bashkimi Europian vazhdon të mbajë Shqipërinë, Bosnje Herc...
Kievi do të donte që dërgesat e armëve nga Perëndimi të is...
Arsyet që e nxitën Lëvizjen Pesë Yjet (M5S) të mos votonte...
Kur në vitin 1844 u dërgua me sukses mesazhi i parë telegr...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...