Një vit pritje për 3 milionë borxh, çfarë ndodhi pas ndërhyrjes së “Stop”
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...

Lufta e Rusisë në Ukrainë ka hyrë në muajin e gjashtë, me humbje njerëzish dhe pajisjesh nga të dyja anët dhe mungesë përparimi në terren. Kështu e komenton luftën eksperti i ushtrisë ruse, Michael Kofman, në një intervistë për Shërbimin gjeorgjian të radios "Evropa e Lirë".
Sipas tij, këto viktima dhe humbje të pajisjeve do të përcaktojnë në masë të madhe “qëndrueshmërinë afatgjate” të forcave ruse dhe ukrainase.
Konflikti tani “përcaktohet shumë më tepër nga përdorimi i madh i artilerisë dhe fuqia e zjarrit”, thotë Kofman, i cili drejton Programin e Studimeve për Rusinë në Institutin CNA, me seli në Virxhinia të SHBA-së.
Nga muaji prill, Kremlini është përqendruar në kapjen e Donbasit - një rajon industrial i Ukrainës lindore, ku kontrollin e kanë separatistët e mbështetur nga Rusia.

“Aty ku forcat ruse kanë avancuar, përparimet e tyre kanë qenë graduale”, thotë Kofman.
Komentet e tij pasojnë një vlerësim nga Komanda e Inteligjencës e Forcave Kanadeze, publikuar më 22 korrik, i cili thoshte se, “për shkak të humbjeve të konsiderueshme të personelit dhe pajisjeve, Rusia ndoshta nuk ka më kapacitet ushtarak për të realizuar ambiciet e saj në Ukrainë”.
Richard Moore, shef i Shërbimit Sekret të Inteligjencës Britanike - i njohur si MI6 - ka thënë më 21 korrik se forcat e Moskës ka të ngjarë të nisin një pauzë operacionale në Ukrainë. Sipas tij, ushtria ruse do ta ketë gjithnjë e më të vështirë të furnizojë fuqinë punëtore në javët e ardhshme.
Pavarësisht këtyre vlerësimeve, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë më 20 korrik se ambiciet e Rusisë në Ukrainë tani shkojnë shumë përtej rajonit lindor të Donbasit, duke përfshirë një pjesë të tokës në jug dhe “një numër territoresh të tjera”.

Autoritetet ukrainase kanë thënë se Rusia - nga koha kur ka nisur pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës, më 24 shkurt, deri më 23 korrik - ka humbur më shumë se 39.240 ushtarë dhe oficerë. Ministria ruse e Mbrojtjes i ka publikuar për herë të fundit shifrat e viktimave në fund të marsit, duke thënë se 1.351 ushtarë të saj janë vrarë.
Për t’i përforcuar radhët e veta, Rusia është duke përdorur kontraktorin ushtarak privat, Vagner, ka thënë inteligjenca ushtarake britanike më 18 korrik.
Ministria britanike e Mbrojtjes ka thënë se Vagner është duke i ulur standardet e rekrutimit dhe se është duke punësuar të dënuar dhe individë që më herët kanë qenë në lista të zeza - gjë që mund të jetë duke ndikuar edhe në efektivitetin e ushtrisë ruse.
Përveç në kontraktorët e Vagnerit, ushtria ruse mbështetet edhe në batalionet vullnetare dhe rezervë, për shkak të mungesës së këmbësorisë, thotë Kofman. Sipas tij, këta trupa tani po luftojnë gjithnjë e më shumë me pajisje më pak vdekjeprurëse të epokës sovjetike, të tilla si tanket “T- 80BV”.

“Rusia ka ende mjaft pajisje në depo. Kjo është e vërtetë. Por, ka bërë një hap të konsiderueshëm prapa sa i përket cilësisë dhe nivelit teknologjik, krahasuar me atë që ka pasur kur ka nisur luftën. Çështja e shkatërrimit është e rëndësishme. Mendoj se është e drejtë të thuhet se, në kategoritë kryesore, ata kanë humbur 30 për qind të forcës së blinduar aktive”, thotë Kofman.
“Nuk është e njëjta sfidë. Por, ekziston një sfidë e ngjashme afatgjate për Ukrainën, për të shmangur degradimin e forcës. Sepse, është e qartë se derisa lufta vazhdon, Ukraina humb gjithashtu një numër të njësive të saj më të mira, që detyrohet pastaj t’i zëvendësojë me personel të mobilizuar dhe individë që kanë trajnime të kufizuara bazë”, thotë Kofman.
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, ka thënë në një intervistë për gazetën "Wall Street Journal" më 22 korrik se ushtria e Ukrainës ka humbur nga 100 deri në 200 ushtarakë në ditë, në muajt maj dhe qershor, porse këto shifra tani kanë rënë në rreth 30 të vrarë dhe rreth 250 të plagosur çdo ditë.
Zelenski ka thënë se armët perëndimore, sidomos raketat me rreze më të gjatë, si HIMARS, të cilat Ukraina i ka pozicionuar javëve të fundit, kanë ndihmuar në stabilizimin e situatës në Donbas.
“Mendoj se HIMARS do ta ndihmojë Ukrainën të ketë një lloj barazie me artilerinë ruse dhe do të krijojë probleme të mëdha për ushtrinë ruse”, thotë Kofman.
HIMARS ka rreze më të gjatë dhe është më i saktë se artileria e epokës sovjetike, që Ukraina ka pasur në arsenalin e saj.
Zyrtarët ukrainas kanë thënë se pozicionimi i këtyre armëve është i rëndësishëm për zmbrapsjen e trupave ruse dhe për goditjen e linjave të tyre të furnizimit.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka thënë më 20 korrik se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë katër armë të tjera HIMARS në Ukrainë. Zotimi është bërë një ditë pas kërkesës së ministrit ukrainas të Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov, i cili ka thënë se forcat e Kievit i kanë përdorur këto armë për të shkatërruar rreth 30 stacione komanduese ruse dhe depo municionesh.
Katër HIMARS-ët shtesë do ta çojnë në 16 numrin e përgjithshëm të tyre, të dërguar nga Shtetet e Bashkuara.
“Unë mendoj se sfidë për ushtrinë ruse do të jetë nëse Ukraina përdor gjithnjë e më shumë armë si HIMARS, për të shënjestruar depot ruse të municioneve. Nuk do të ketë rëndësi nëse Rusia ka sasi të mëdha municionesh apo jo, sepse nuk do të jetë në gjendje t’i çojë në fushën e betejës”, thotë Kofman.

Sipas tij, mundësitë e Rusisë për t’iu kundërvënë tankeve HIMARS janë minimale.
HIMARS-ët lëshojnë raketa që mund të godasin objektiva deri në 80 kilometra largësi - një distancë kjo që e tejkalon atë të shumicës së artilerisë ruse.
Përgatiti: Valona Tela-REL
9 maj, Moskë. Parada vjetore ushtarake e Ditës së Fitores ...
Mosbesimi ndaj shkencës, është një problem i madh. Sepse k...
Italia po ecën aktualisht drejt një të ardhmeje politike t...
Njerëzit më të pasur të Ukrainës, të njohur në vend si oli...
Njerëzit që hanë shpesh fruta, kanë më shumë gjasa të rapo...
Ngjarjet e kohëve të fundit si skandali i Elon Musk, kanë ...
Edhe një herë, një bestseller i fanta-shkencës ka para...
Vdekja nga një zemër e thyer, ishte vetëm një mënyrë f...
Tornadot janë vorbulla të fuqishme ere, që shtrihen nga si...
Në takimin e fundit të planifikuar të komisionerëve europi...
Tornadot janë vorbulla të fuqishme ere, që shtrihen nga si...
Ndërsa Europa po digjet nga vala e të nxehtit ekstrem,...
Italia ka pasur dhjetëra qeveri prej Luftës së Dytë Botëro...
Politika e presidentit Xho Bajden në lidhje me konfliktin ...
Bashkimi Europian vazhdon të mbajë Shqipërinë, Bosnje Herc...
Kievi do të donte që dërgesat e armëve nga Perëndimi të is...
Arsyet që e nxitën Lëvizjen Pesë Yjet (M5S) të mos votonte...
Kur në vitin 1844 u dërgua me sukses mesazhi i parë telegr...
Nga Frank T.McAndrew “The Conversation” Pasi një 18-v...
Sot në Tokë jetojnë rreth 8 miliardë njerëz. Por plane...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...