Përplasjet me opozitën/ Balla: Partinë e Sali Berishës nuk e pranoj si përfaqësuese të protestës
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, pas mbledhjes së Ko...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, pas mbledhjes së Ko...

Mosbesimi ndaj shkencës, është një problem i madh. Sepse kjo gjë po çon drejtpërdrejt në vdekjen e njerëzve. Pjesa më e madhe e keqinformimeve, me të cilat përballemi, është e qëllimshme dhe e organizuar. Madje, akoma më keq, një studim ka zbuluar se gënjeshtrat duket se përhapen më shpejt në internet, dhe shpesh besohen më shumë sesa të vërtetat.
Kështu, psikologia Aviva Filip-Myler e Universitetit Sajmën Frejzër dhe kolegët e tij, hulumtuan te literatura shkencore mbi bindjen dhe komunikimin, për të hartuar disa rekomandime se si mund të përballohet ky problem serioz.
Një nga mitet më të mëdha në lidhje me komunikimin e informacioneve shkencore, është se njohja e njerëzve me to, do t’i nxisë ata të veprojnë në përputhje me logjikën. Por siç e kemi parë shpesh gjatë pandemisë së COVID-19, shpeshherë kjo gjë nuk funksionon.
“Vaksinimi ishte dikur një procedurë standarde që e pranonin që të gjithë. Vitet e fundit ka pasur disa zhvillime, që e kanë bërë më të lehtë bindjen e njerëzve për t’u sjellë në kundërshtim me rekomandimet shkencore mbi vaksinat dhe çështje të tjera”- thotë psikologu nga Ohajo, SHBA, Riçard Peti. Ndërsa kjo qasje mund të jetë e vështirë për t’u pranuar nga shumë prej nesh, njerëzit kanë shumë arsye legjitime për mosbesimin e tyre. Dhe ja cilat janë 4 arsyet kryesore.
Mosbesimi te burimet e informacionit
Për ta adresuar këtë problem, studiuesit sugjerojnë të vihet theksi te natyra komunale e shkencës, dhe të theksohen qëllimet më të gjera pro-sociale të kërkimit shkencor. Njohja e sinqertë e pozicioneve të njerëzve të tjerë dhe të metave tuaja, në vend të shpërfilljes së tyre, mund të diktojë pozitivisht në ndërtimin e besimit. “Mesazhet pro-shkencës mund të pranojnë ekzistencën e shqetësimeve të vlefshme nga disa njerëz. Por nga ana tjetër duhet të shpjegojnë arsyet pse është më i preferueshëm pozicioni shkencor”-thotë Filip-Myler.
Besnikëria ndaj grupimit ku bën pjesë
Mënyra se si mendimi ynë ndikohet nga mjedisi përreth, na bën shumë të cenueshëm, dhe na nxit shpeshherë t’u besojmë ndonjëherë verbërisht atyre me të cilët identifikohemi si pjesë e grupit tonë kulturor, pavarësisht nivelit të arsimimit. Ky fenomen quhet njohje kulturore.
“Studimet mbi këtë dukuri, kanë treguar se si njerëzit i shtrembërojnë gjetjet shkencore për t’u përshtatur me vlerat që kanë rëndësi për identitetin e tyre kulturor”- shkruajnë Filip-Myler dhe kolegët e saj në studimin në fjalë. Dhe polarizimi politik dhe mediat sociale, vetëm sa e kanë forcuar këtë fenomen.
Për shembull në SHBA, konservatorët kanë më shumë gjasa t’u besojnë shkencëtarëve që shfaqen në "Fox News", ndërsa liberalët kanë më shumë gjasa t’u besojnë atyre që dalin dhe flasin në "CNN". “Platformat e mediave sociale si 'Facebook', ofrojnë burime të personalizuara të lajmeve, që do të thotë se konservatorët dhe liberalët mund të marrin informacione shumë të ndryshme nga njëri-tjetri”- shpjegon Filip-Myler.
Për t’iu kundërvënë këtij fenomeni, duhet të gjejmë gjuhën e përbashkët, të krijojmë informacione të përshtatura për audienca specifike të synuara dhe të bashkëpunojmë me komunitetet që kanë pikëpamje antishkencë, përfshirë njerëzit që janë tradicionalisht të margjinalizuar nga shkenca.
Informacioni është kundër bindjeve personale të dikujt
Konfliktet e brendshme, që krijohen nga informacioni që sfidon bindjet tona shoqërore ose personale si morali dhe feja, çojnë në gabime logjike dhe paragjykime njohëse si disonanca konjitive. “Informacioni shkencor mund të jetë i vështirë për t’u përpunuar, dhe shumë individë do të nxitonin të refuzonin provat, sesa të pranonin informacionin që sugjeron se ata mund të kenë gabim”- shkroi ekipi në studimin e tyre.
Në këto kushte, strategjia kryesore për ta kundërshtuar këtë prirje, përfshin edhe kuptimin e këndvështrimit të personit tjetër. “Njerëzit priren të jenë me kokëfortë, nëse mendojnë se po sulmohen apo se ti je aq shumë ndryshe nga ata, sa që nuk mund të jesh i besueshëm. Ndaj duhet të gjenden disa pika të përbashkëta, dhe të punohet mbi to”- thotë Peti.
Në mënyrë kundër-intuitive, edhe forcimi i edukimit të përgjithshëm shkencor të dikujt, mund të sjellë efektin e kundërt, pasi siguron aftësinë për të forcuar më mirë besimet e tyre paraekzistuese. Ndaj këshillohet rritja e arsyetimit shkencor dhe e aftësive të sqarimit si duhet të lajmeve shkencore që raportohen nga media.
Informacioni nuk prezantohet në stilin e duhur
Këtu përfshihen elementë të tillë si preferenca abstrakte, në krahasim me informacionin konkret apo të qenit i fokusuar te promovimi apo parandalimi. Këtu, Filip-Myler dhe ekipi i saj sugjerojnë përdorimin e disa prej të njëjtave taktika që kanë përdorur nga forcat kundër shkencës.
Për shembull, ashtu si industria e teknologjisë dhe reklamave, studiuesit duhet të përdorin të dhënat e studimit për të përhapur më mirë mesazhet, bazuar në profilet e njerëzve sipas zakoneve të tyre personale në internet. Ndërsa niveli aktual i pranimit publik të kërkimeve shkencore mund të jetë zhgënjyes, lajmi i mirë është se ndërsa ka rënë besimi te shkencëtarët në përgjithësi, besimi mbetet gjithsesi ende i lartë në krahasim me autoritetet e tjera të informacionit.
Sado që krenohemi që jemi qenie të logjikshme, në realitet ne njerëzit jemi kafshë me mendje kaotike, të cilat ndikohen po aq nga aleancat, emocionet dhe instinktet tona shoqërore, sa edhe nga logjika jonë. Kjo gjë duhet të mbahet parasysh nga shkencëtarët dhe mbështetësit e shkencës.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Italia po ecën aktualisht drejt një të ardhmeje politike t...
Njerëzit më të pasur të Ukrainës, të njohur në vend si oli...
Njerëzit që hanë shpesh fruta, kanë më shumë gjasa të rapo...
Ngjarjet e kohëve të fundit si skandali i Elon Musk, kanë ...
Edhe një herë, një bestseller i fanta-shkencës ka para...
Vdekja nga një zemër e thyer, ishte vetëm një mënyrë f...
Tornadot janë vorbulla të fuqishme ere, që shtrihen nga si...
Në takimin e fundit të planifikuar të komisionerëve europi...
Tornadot janë vorbulla të fuqishme ere, që shtrihen nga si...
Ndërsa Europa po digjet nga vala e të nxehtit ekstrem,...
Italia ka pasur dhjetëra qeveri prej Luftës së Dytë Botëro...
Politika e presidentit Xho Bajden në lidhje me konfliktin ...
Bashkimi Europian vazhdon të mbajë Shqipërinë, Bosnje Herc...
Kievi do të donte që dërgesat e armëve nga Perëndimi të is...
Arsyet që e nxitën Lëvizjen Pesë Yjet (M5S) të mos votonte...
Kur në vitin 1844 u dërgua me sukses mesazhi i parë telegr...
Nga Frank T.McAndrew “The Conversation” Pasi një 18-v...
Sot në Tokë jetojnë rreth 8 miliardë njerëz. Por plane...
“Depot e municioneve ruse janë ndoshta vendet më të pasigu...
Pas një pritjeje të gjatë, për Maqedoninë e Veriut po afro...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...