Gjak dhe kaos/ Kostoja e luftës së Rusisë në Ukrainë
Lufta e Rusisë në Ukrainë – e nisur më 24 shkurt – ka ...

Sanksionet e Perëndimit kundër Rusisë janë politika më e keqkonceptuar dhe më kundërproduktive në historinë ndërkombëtare të kohëve të fundit. Ndihma ushtarake për Ukrainën është e justifikuar. Por lufta ekonomike kundër regjimit në Moskë është e paefektshme dhe shkatërruese, për shkak të pasojave të saj të padëshiruara.
Çmimet botërore të energjisë po rriten, inflacioni po ashtu, në një kohë që zinxhirët e furnizimit janë kaotike, dhe miliona njerëz kanë shumë nevojë për gaz, drithëra dhe plehra kimike. E megjithatë, barbaria e Vladimir Putinit në Ukrainë vetëm sa po përshkallëzohet, ashtu si kontrolli i tij shtypës mbi qytetarët rusë.

Të kritikosh sanksionet perëndimore është gati një anatemë. Ekspertët në fushën e mbrojtjes janë gati “memecë” në lidhje me këtë temë. Edhe qendrat e mendimit po qëndrojnë të heshtura. Udhëheqësit e supozuar të Britanisë pas largimit të Xhonson, Liz Trus dhe Rishi Sunak, po garojnë midis tyre me një retorikë luftarake, duke premtuar sanksione gjithnjë e më të ashpra, por duke mos thënë asgjë se cili është synimi përfundimtar në raport me Rusinë.
Ndërkohë nëse nis të jesh qoftë edhe disi skeptik mbi çështjen e sanksioneve, do të kritikohesh menjëherë si një njeri “pro-Putinit” dhe kundër Ukrainës. Sanksionet janë në krye të kryqëzatës së perëndimit ndaj Moskës. Por realiteti i tyre, është se ato vetëm sa nxisin hakmarrjen e palës që goditet.

Putini është i lirë që ta lërë Europën të ngrijë dimrin që vjen. Ai e ka reduktuar me deri 80 për qind sasinë e gazit që dërgojnë në Europë tubacionet kryesore si “Nord Stream”. Çmimet botërore të naftës janë rritur, ndërsa janë pezulluar eksportet e grurit dhe produkteve të tjera ushqimore në Europën Lindore në Afrikë dhe Azi.
Faturat e gazit për konsumatorin britanik janë 3-fishuar brenda 1 viti. Dhe përfituesi kryesor i kësaj situate, nuk është askush tjetër përveç Rusisë, eksportet energjitike të së cilës në Azi janë rritur ndjeshëm, duke e çuar bilancin e saj të pagesave në një suficit të paprecedentë.

Rubla është këtë vit një nga monedhat më të forta në botë, pasi është forcuar me gati 50 për qind që nga janari. Asetet e Moskës jashtë shtetit janë ngrirë, teksa oligarkët e saj i kanë zhvendosur jahtet e tyre, por nuk ka asnjë shenjë se Putini është i shqetësuar. Ai nuk ka një elektorat të lirë që ta vendosë nën presion.
Ndërvarësia e ekonomive të botës, e parë prej kohësh si një instrument paqeje, është shndërruar në një armë lufte. Politikanët e vendeve të NATO-s kanë qenë shumë të kujdesshëm në lidhje me mos-përshkallëzimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën.
Ata synojnë të ruajnë një ruajnë strategjinë e parandalimit ushtarak. Ata duan ta bombardojnë ekonominë e Rusisë, në mënyrë që ajo “të rikthehet në epokën e gurit ”. Unë do të doja të dija nëse kabinetit të Boris Xhonson, i është paraqitur ndonjëherë një dokument që parashikonte rezultatin e mundshëm të sanksioneve ruse mbi ekonominë britanike.

Supozimi bazë është se nëse embargot tregtare dëmtojnë, ato janë duke funksionar. Dhe meqë ato nuk vrasin drejtpërdrejt njerëz, janë disi një formë e pranueshme e agresionit. Ato bazohen në një supozim neo-perandorak, se vendet perëndimore kanë të drejtë ta rregullojnë botën ashtu siç dëshirojnë ato.
Sanksionet zbatohen, nëse jo përmes luftanijeve, atëherë përmes “muskujve” të kapitalit në një ekonomi të globalizuar. Një nga studiuesit e rrallë të kësaj fushe është historiani ekonomik amerikan Nikolas Mullder, që thekson se më shumë se 30 “luftëra” sanksionesh në 50 vitet e fundit kanë pasur një ndikim minimal, në mos kundër-produktiv.
Ato synojnë ”t’i frikësojnë popujt që të frenojnë princat e tyre”. Por në shumë raste kanë pasur efektin e kundërt. Kështu nga Kuba në Kore, nga Mianmar në Iran, dhe nga Venezuela në Rusi, janë çimentuar regjime autokratike, janë forcuar elitat dhe janë shtypur liritë dhe të drejtat e njeriut.
Gati të gjitha diktaturat më të vjetra në botë, kanë përfituar nga sanksionet perëndimore. Rusia nuk është as e vogël dhe as e dobët. Një analist tjetër, eksperti për Rusinë i Institutit Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara, Riçard Konoli, ka analizuar reagimin e Putinit ndaj sanksioneve të vendosura ndaj tij, që nga pushtimit i Krimesë dhe një pjese të Donbasit në vitin 2014.

Objektivi i tyre ishte të ndryshonin kursin e Rusisë në ato rajone, dhe të pengonin agresionin e mëtejshëm. Dështimi i tyre ishte më se i dukshëm. Avokatët e tyre e justifikojnë këtë me faktin që sanksionet ishin shumë të dobëta. Dhe ato aktuale, ndoshta më të ashpra që i janë imponuar ndonjëherë një fuqie të madhe botërore, mund të mos funksionojnë ende, por do të funksionojnë me kalimin e kohës.
Thuhet se ato e kanë lënë Rusinë pa mikroçipe dhe pajisjet rezervë të dronëve. Dhe shumë shpejt Putini do të detyrohet t’i lutet Perëndimit për paqe. Në fakt, Putin po e vazhdon luftën e tij. Konoli thotë se Rusia po “i përshtatet dalëngadalë rrethanave të saj të reja”. Sanksionet kanë nxitur zgjerimin e tregtisë me Kinën, Iranin dhe Indinë.
Këto të fundit kanë përfituar “nga lidhjet me njerëz pranë Putinit, duke arkëtuar fitime të mëdha nga zëvendësimi i importeve”. Kështu rrjeti i dyqaneve të McDonald’s në të gjithë vendin është zëvendësuar nga një zinxhir në pronësi ruse i quajtur “Vkusno & Tochka” (Të shijshme dhe vetëm kaq).
Sigurisht që ekonomia ruse është më e dobët se para luftës, por Putini është më i fortë, ndërsa sanksionet po krijojnë një sferë të re ekonomike në të gjithë Azinë, duke sjellë një rol gjithnjë e më të zgjeruar për Kinën. A ishte parashikuar diçka e tillë?
Ndërkohë, Perëndimi dhe popujt e tij janë zhytur në recesion. Në Britani, Francë, Itali dhe SHBA, lidershipi është tronditur, teksa është përhapur shumë pasiguria. Gjermania dhe Hungaria që kanë shumë nevojë për gaz, janë gati të kërcejnë sipas “melodisë” që luan Putini.
Kostot e jetesës po rriten kudo. E megjithatë ende askush nuk guxon të vërë në dyshim sanksionet. Është një sakrilegj të pranosh dështimin e tyre apo të sugjerosh tërheqjen prej tyre. Perëndimi është joshur nga ironia e përjetshme e agresionit. Në fund viktima e saj më e dukshme është agresori. Ndoshta, në fund të fundit, ne duhet t’i përmbahemi luftës./“The Guardian” -Përkthyer dhe përshtatur në shqip nga CNA.al
Lufta e Rusisë në Ukrainë – e nisur më 24 shkurt – ka ...
Pak terma gjeopolitikë përdoren aq shpesh, teksa mungon një...
Në librin e saj të fundit “Të lirë: Të rritesh në fundin e...
Që nga fillimi i luftës së Rusisë në Ukrainë, analistët dh...
Lufta e Rusisë në Ukrainë ka hyrë në muajin e gjashtë, me ...
9 maj, Moskë. Parada vjetore ushtarake e Ditës së Fitores ...
Mosbesimi ndaj shkencës, është një problem i madh. Sepse k...
Italia po ecën aktualisht drejt një të ardhmeje politike t...
Njerëzit më të pasur të Ukrainës, të njohur në vend si oli...
Njerëzit që hanë shpesh fruta, kanë më shumë gjasa të rapo...
Ngjarjet e kohëve të fundit si skandali i Elon Musk, kanë ...
Edhe një herë, një bestseller i fanta-shkencës ka para...
Vdekja nga një zemër e thyer, ishte vetëm një mënyrë f...
Tornadot janë vorbulla të fuqishme ere, që shtrihen nga si...
Në takimin e fundit të planifikuar të komisionerëve europi...
Tornadot janë vorbulla të fuqishme ere, që shtrihen nga si...
Ndërsa Europa po digjet nga vala e të nxehtit ekstrem,...
Italia ka pasur dhjetëra qeveri prej Luftës së Dytë Botëro...
Politika e presidentit Xho Bajden në lidhje me konfliktin ...
Bashkimi Europian vazhdon të mbajë Shqipërinë, Bosnje Herc...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...